{"id":144220,"date":"2026-05-30T15:57:40","date_gmt":"2026-05-30T15:57:40","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=144220"},"modified":"2026-05-30T15:57:40","modified_gmt":"2026-05-30T15:57:40","slug":"tabaku-plaga-me-e-madhe-e-shqiperise-eshte-humbja-e-besimit-detyra-jone-eshte-ta-rikthejme-ate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/30\/tabaku-plaga-me-e-madhe-e-shqiperise-eshte-humbja-e-besimit-detyra-jone-eshte-ta-rikthejme-ate\/","title":{"rendered":"Tabaku: Plaga m\u00eb e madhe e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb humbja e besimit, detyra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb ta rikthejm\u00eb at\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Jorida Tabaku, mbajti nj\u00eb fjalim me tone reflektuese dhe bashkuese n\u00eb Kuvendin Komb\u00ebtar t\u00eb PD-s\u00eb, ku vler\u00ebsoi q\u00ebndres\u00ebn e demokrat\u00ebve gjat\u00eb 14 viteve n\u00eb opozit\u00eb dhe vuri theksin te kriza e besimit q\u00eb, sipas saj, po p\u00ebrjeton sot Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Tabaku tha se korrupsioni, varf\u00ebria dhe emigracioni jan\u00eb plag\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb vendit, por theksoi se problemi m\u00eb i thell\u00eb mbetet humbja e besimit t\u00eb qytetar\u00ebve te shteti, te puna e ndershme dhe te mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar t\u00eb ardhmen n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Tabaku: <\/strong>I nderuar kryetar i Partis\u00eb Demokratike zoti Berisha, t\u00eb nderuar demokrat\u00eb dhe demokrate, t\u00eb nderuara an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar q\u00eb zgjidheni, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb shkuar. S\u00eb pari, m\u00eb lejoni t&#8217;ju them q\u00eb ndihem e nderuar q\u00eb flas para jush sot. Jo si politikane, jo si kandidate, jo si figur\u00eb politike. Po flas k\u00ebtu si nj\u00eb demokrate, q\u00eb q\u00eb f\u00ebmij\u00eb e kam zgjedhur k\u00ebt\u00eb parti. Flas si nj\u00eb grua q\u00eb ka trokitur n\u00eb mij\u00ebra dyer dhe kam par\u00eb me syt\u00eb e mi se \u00e7far\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb sot shqiptar\u00ebt e \u00e7far\u00eb meritojn\u00eb ato. 14 vite, 14 vite me radh\u00eb demokrat\u00eb e demokrate keni q\u00ebndruar.<\/p>\n<p>Jo sepse ishte e leht\u00eb, por pik\u00ebrisht sepse ishte e v\u00ebshtir\u00eb. Keni q\u00ebndruar kur \u00e7do dit\u00eb keni par\u00eb padrejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb shp\u00ebrblehet. Keni q\u00ebndruar kur ndershm\u00ebria ishte e shihej edhe si dob\u00ebsi. Keni q\u00ebndruar kur t\u00eb rinjt\u00eb largoheshin e syt\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb tyre fatkeq\u00ebsisht mbeteshin t\u00eb ngulur n\u00eb boshll\u00ebkun q\u00eb ata linin. Ju nuk jeni thjesht an\u00ebtar\u00eb partie. Ju jeni d\u00ebshmi e gjall\u00eb se dinjiteti nuk shitet dhe bindja nuk vdes kurr\u00eb.<\/p>\n<p>E p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, faleminderit! Faleminderit p\u00ebr \u00e7do demokrat q\u00eb sot pas 14 vitesh t\u00eb v\u00ebshtira, vazhdon t\u00eb ket\u00eb akoma zgjedhje Partin\u00eb Demokratike. Kjo sall\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja n\u00eb k\u00ebt\u00eb besim. Jan\u00eb mbi 700 mij\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin guxim p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrballur me k\u00ebt\u00eb sistem. Ne kemi folur gjat\u00eb bashk\u00eb p\u00ebr korrupsionin. Kemi folur p\u00ebr varf\u00ebrin\u00eb. Kemi folur p\u00ebr emigracionin. E t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb plag\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb reale. T\u00eb gjitha k\u00ebto reflektojn\u00eb sot Shqip\u00ebrin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Por plaga e v\u00ebrtet\u00eb, plaga q\u00eb sot ka krijuar problemin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb humbja e besimit.<\/p>\n<p>Shum\u00eb shqiptar\u00eb sot nuk e besojn\u00eb q\u00eb puna e ndershme shp\u00ebrblehet. Nuk e besojn\u00eb se mund t\u00eb ec\u00ebsh p\u00ebrpara pa njohur njeriun e duhur. Nuk e besojn\u00eb se shteti punon p\u00ebr ta. Dhe kur nuk beson, sigurisht q\u00eb ose largohesh, ose rri aty e nuk flet. E kjo \u00ebsht\u00eb beteja jon\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Jo me kund\u00ebrshtarin politik, sepse kund\u00ebrshtari politik sot p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb model i cili ka degraduar, por beteja m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb me d\u00ebshp\u00ebrimin. \u00c7do dit\u00eb ne shohim se si ky shtet funksionon. Ne shohim se cilat jan\u00eb mekanizmat e tij. Sip\u00ebrmarr\u00ebsi i ndersh\u00ebm fatkeq\u00ebsisht paguan taks\u00ebn e korrupsionit p\u00ebr t\u00eb mbijetuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtori i sistemit merr tenderin. Familjet b\u00ebjn\u00eb llogari \u00e7do mbr\u00ebmje se \u00e7far\u00eb l\u00ebn\u00eb pa paguar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pakica e lidhur me pushtetin merr para publike, p\u00ebrfiton ligje e merr favore. I riu me diplom\u00eb emigron, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pa merit\u00eb, me lidhje politike nj\u00eb tjet\u00ebr promovohet.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra fatkeq\u00ebsisht se si sot Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar. Se si ky sistem po vret shpres\u00ebn, po nga ana tjet\u00ebr po shkat\u00ebrron edhe t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb. E un\u00eb nuk mund t\u00eb besoj q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, jo. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb e p\u00ebrtej k\u00ebsaj salle, ka shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt \u00e7do dit\u00eb e denoncojn\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem. \u00c7do dit\u00eb e mbrojn\u00eb pron\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt e sigurisht q\u00eb nuk tolerojn\u00eb m\u00eb. Sepse ekziston dhe nj\u00eb mund\u00ebsi tjet\u00ebr. Ekziston nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb lind nga besimi se pavar\u00ebsisht \u00e7do sfide, ka shpres\u00eb. E nuk mund t\u00eb shuhet asnj\u00ebher\u00eb shpresa p\u00ebr t\u00eb luftuar e p\u00ebr t\u00eb punuar \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb e p\u00ebr nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Nj\u00eb Shqip\u00ebri ku prona nuk \u00ebsht\u00eb privilegj i pakic\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e secilit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb Shqip\u00ebri ku biznesi nuk paguan taks\u00ebn e korrupsionit p\u00ebr t\u00eb mbijetuar, ku tregu \u00ebsht\u00eb konkurrenca e \u00ebsht\u00eb meritokracia. Nj\u00eb Shqip\u00ebri ku shtresa e mesme \u00ebsht\u00eb shtylla kurrizore p\u00ebr ta \u00e7uar vendin p\u00ebrpara. Nj\u00eb Shqip\u00ebri ku familjet nuk rrin\u00eb zgjuar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb llogari se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb paguajn\u00eb p\u00ebr vaktin e radh\u00ebs. Nj\u00eb Shqip\u00ebri ku t\u00eb rinjt\u00eb nuk largohen e e shohin largimin si rrug\u00ebzgjidhje t\u00eb vetme. Nj\u00eb Shqip\u00ebri ku politika shp\u00ebrblen merit\u00ebn, shp\u00ebrblen pun\u00ebn, jo servilizmin. Nj\u00eb Shqip\u00ebri e cila nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr heronj. Nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb, ka nevoj\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb ndersh\u00ebm. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr mjekun q\u00eb nuk k\u00ebrkon zarfin, p\u00ebr gjyqtarin q\u00eb nuk pret telefonin, p\u00ebr politikanin q\u00eb voton gjithmon\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr interes t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nd\u00ebrtohet pik\u00ebrisht nga k\u00ebta njer\u00ebz. E k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb zanafilla e asaj Shqip\u00ebrie. Nj\u00eb Shqip\u00ebri e till\u00eb e kalon k\u00ebt\u00eb sall\u00eb, i kalon demokrat\u00ebt q\u00eb ne njohim e takojm\u00eb \u00e7do dit\u00eb. Nj\u00eb Shqip\u00ebri e till\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb qeverisje e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej interesave t\u00eb p\u00ebrditshme. Shqip\u00ebria e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe se \u00e7do parti, e sot, thirrja ime \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebr ato t\u00eb rinj q\u00eb nuk kan\u00eb votuar kurr\u00eb se nuk kan\u00eb gjetur arsye, p\u00ebr sip\u00ebrmarr\u00ebsit q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb rregulla t\u00eb drejta, p\u00ebr prind\u00ebrit q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb ardhme p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre. Edhe p\u00ebr ato socialist\u00eb t\u00eb trishtuar q\u00eb nuk bien dakord me zgjedhjen dhe me rrug\u00ebn q\u00eb ka marr\u00eb vendi. Askush prej jush nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtar. Shqip\u00ebria jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ato q\u00eb nuk bien dakord me regjimin aktual.<\/p>\n<p>Partia Demokratike nuk k\u00ebrkon q\u00eb t&#8217;i ndryshoj\u00eb bindjet askujt, nuk k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb besimet, por shtrin dor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb punuar bashk\u00eb me \u00e7do shqiptar t\u00eb ndersh\u00ebm, p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se kjo e sotmja. Sepse n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, t\u00eb gjith\u00eb ndajm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tok\u00eb, ndajm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend, t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs marrim frym\u00eb n\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjtin qiell, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs e duam k\u00ebt\u00eb vend. Prandaj, Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb aty, gati, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb oferta e shqiptar\u00ebve. Partia Demokratike ka pasur brezin q\u00eb rr\u00ebzoi komunizmin, ka pasur brezin q\u00eb nd\u00ebrtoi pluralizmin, ka pasur brezin q\u00eb mbajti gjall\u00eb opozit\u00ebn edhe n\u00eb dit\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Por sot, Shqip\u00ebria k\u00ebrkon di\u00e7ka tjet\u00ebr. K\u00ebrkon t\u00eb rikthej\u00eb besimin.<\/p>\n<p>Sot, Shqip\u00ebria k\u00ebrkon nj\u00eb brez q\u00eb bashkon. K\u00ebrkon nj\u00eb brez q\u00eb nuk pyet kush \u00ebsht\u00eb me mua e kush \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr meje, por pyet si mundet ta b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri Shqip\u00ebrin\u00eb triumfuese e me kok\u00ebn lart. Prandaj, sot nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb t&#8217;i drejtohemi vet\u00ebm an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb partis\u00eb son\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb me ne e jan\u00eb me ne, por sot ka r\u00ebnd\u00ebsi t&#8217;i drejtohemi \u00e7do shqiptari. Ka r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb t\u00eb na besojn\u00eb s\u00ebrish.<\/p>\n<p>Ka r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb beteja jon\u00eb nga kjo sall\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb \u00e7do rrug\u00eb, n\u00eb \u00e7do lagje, n\u00eb \u00e7do qytet dhe t\u00eb nis\u00eb me demokratin e thjesht\u00eb q\u00eb ka vendosur t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb e t\u00eb rikthehet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, me gruan q\u00eb vendos t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb politik\u00eb, me t\u00eb riun q\u00eb vendos t\u00eb marr\u00eb bilet\u00ebn e kthimit e ta gris\u00eb at\u00eb, sepse Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb kur dikush tjet\u00ebr vendos p\u00ebr ne. Shqip\u00ebria ndryshon kur ne, secili prej nesh, zgjedhim t\u00eb jemi ndryshe.<\/p>\n<p>Detyra jon\u00eb, detyra e k\u00ebtij kuvendi, detyra e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb historike: \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ta kthyer Shqip\u00ebrin\u00eb aty ku e meriton. T\u00eb ndryshojm\u00eb veten, t\u00eb ndryshojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Jorida Tabaku, mbajti nj\u00eb fjalim me tone reflektuese dhe bashkuese n\u00eb Kuvendin Komb\u00ebtar t\u00eb PD-s\u00eb, ku vler\u00ebsoi q\u00ebndres\u00ebn e demokrat\u00ebve gjat\u00eb 14 viteve n\u00eb opozit\u00eb dhe vuri theksin te kriza e besimit q\u00eb, sipas saj, po p\u00ebrjeton sot Shqip\u00ebria. Tabaku tha se korrupsioni, varf\u00ebria dhe emigracioni jan\u00eb plag\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb vendit, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":144221,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-144220","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144220","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=144220"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144220\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":144222,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144220\/revisions\/144222"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/144221"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=144220"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=144220"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=144220"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}