{"id":144227,"date":"2026-05-30T16:59:33","date_gmt":"2026-05-30T16:59:33","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=144227"},"modified":"2026-05-30T16:59:33","modified_gmt":"2026-05-30T16:59:33","slug":"berisha-riperteritja-e-pd-ka-filluar-kryengritja-paqesore-eshte-leva-e-arkimedit-per-voten-e-lire","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/30\/berisha-riperteritja-e-pd-ka-filluar-kryengritja-paqesore-eshte-leva-e-arkimedit-per-voten-e-lire\/","title":{"rendered":"Berisha: Rip\u00ebrt\u00ebritja e PD ka filluar, kryengritja paq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb leva e Arkimedit p\u00ebr vot\u00ebn e lir\u00eb"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, duke folur p\u00ebr gazetar\u00ebt n\u00eb fund t\u00eb Kuvendit Komb\u00ebtar, deklaroi se procesi i rip\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb partis\u00eb ka nisur dhe do t\u00eb shtrihet n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet organizative, duke filluar nga seksionet baz\u00eb. \u2018Ky Kuvend, me debatet dhe dokumentet e tij, p\u00ebrcakton si q\u00ebllim rip\u00ebrt\u00ebritjen e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb kilometrin e saj t\u00eb fundit, si kusht themelor p\u00ebr rikthimin e vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb tek shqiptar\u00ebt dhe fitoren e opozit\u00ebs,\u2019 u shpreh Berisha.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kryedemokrati Sali Berisha u zotua p\u00ebrpara delegat\u00ebve se PD do t\u00eb vijoj\u00eb me p\u00ebrkushtim procesin e transformimit t\u00eb brendsh\u00ebm. \u2018Me p\u00ebrkushtim t\u00eb madh do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb p\u00ebrcaktimet dhe premtimet e k\u00ebtij Kuvendi t\u00eb kthehen n\u00eb vepra konkrete,\u2019 tha ai. \u00a0Duke vler\u00ebsuar diskutimet n\u00eb Kuvend, Berisha theksoi se ato reflektojn\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re p\u00ebr partin\u00eb. \u2018Ajo q\u00eb kishte atmosfera e sall\u00ebs ishte rip\u00ebrt\u00ebritja dhe ndryshimi n\u00eb drejtimet e p\u00ebrcaktuara t\u00eb Partis\u00eb Demokratike,\u2019 deklaroi ai.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb lidhje me procesin zgjedhor t\u00eb brendsh\u00ebm dhe kandidaturat p\u00ebr K\u00ebshillin Komb\u00ebtar, lideri i demokrat\u00ebve Sali Berisha garantoi transparenc\u00eb dhe gar\u00eb. \u2018\u00c7donj\u00ebri prej tyre mbetet nj\u00eb aset i \u00e7muar i Partis\u00eb Demokratike. \u00c7do njeri q\u00eb ka dyshimin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl do t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb num\u00ebroj\u00eb votat e veta,\u2019 u shpreh ai. I pyetur p\u00ebr vones\u00ebn n\u00eb publikimin e listave t\u00eb kandidat\u00ebve, kreu i PD pranoi se ka pasur vonesa procedurale. \u2018Ka pasur nj\u00eb vones\u00eb nga deg\u00ebt n\u00eb p\u00ebrcjelljen e tyre, kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse nuk \u00ebsht\u00eb respektuar afati,\u2019 tha Berisha.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke komentuar munges\u00ebn e z\u00ebrave kritik\u00eb brenda Kuvendit, lideri i opozit\u00ebs Sali Berisha u shpreh se debati ka qen\u00eb i pranish\u00ebm p\u00ebrmes sugjerimeve dhe propozimeve. \u2018Brenda Partis\u00eb Demokratike kritikat jan\u00eb nj\u00eb norm\u00eb konstante,\u2019 tha ai. Berisha hodhi posht\u00eb pretendimet p\u00ebr p\u00ebrjashtime politike brenda PD-s\u00eb, duke theksuar se individ\u00ebt q\u00eb kan\u00eb vepruar kund\u00ebr partis\u00eb nuk jan\u00eb pjes\u00eb e saj. \u2018Cilido q\u00eb punon kund\u00ebr Partis\u00eb Demokratike, nuk ka m\u00eb lidhje me t\u00eb,\u2019 u shpreh ai.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fokus t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb kryetarit t\u00eb PD-s\u00eb, Sali Berisha ishte edhe procesi i rip\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb strukturave t\u00eb partis\u00eb. \u2018Rip\u00ebrt\u00ebritja ka filluar. Kjo parti kthehet te seksioni dhe do t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet,\u2019 deklaroi Berisha. Duke iu p\u00ebrgjigjur kritikave p\u00ebr hapjen dhe reformimin e brendsh\u00ebm, ai shtoi: \u2018Ai q\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrin veten, si mund t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb nga rip\u00ebrt\u00ebritja?\u2019<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb p\u00ebrmbyllje kryedemokrati Sali Berisha n\u00ebnvizoi rolin e protestave n\u00eb strategjin\u00eb e opozit\u00ebs. \u2018Kryengritja paq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb leva e Arkimedit p\u00ebr t\u00eb rikthyer vot\u00ebn e lir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve,\u2019 tha ai, duke paralajm\u00ebruar se protesta e radh\u00ebs do t\u00eb p\u00ebrcaktohet s\u00eb shpejti.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>FJALA E PLOTE<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me diskutimin e Jonathan Panos u mbyll seria e diskutimeve t\u00eb shk\u00eblqyera n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kuvend, i cili me debatin, me dokumentet, p\u00ebrcakton si q\u00ebllim rip\u00ebrt\u00ebritjen e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb kilometrin e saj t\u00eb fundit, si kusht themelor q\u00eb t\u00eb realizoj\u00eb objektivin e vet, rikthimin e vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb tek shqiptar\u00ebt dhe fitoren e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Potencialet jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, vullneti \u00ebsht\u00eb i hekurt, ndaj dhe un\u00eb zotohem para demokrat\u00ebve, demokrateve dhe mbar\u00eb opozitar\u00ebve se me p\u00ebrkushtim t\u00eb madh do b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb kthejm\u00eb n\u00eb vepra, t\u00eb konkretizojm\u00eb p\u00ebrcaktimet dhe premtimet e k\u00ebtij Kuvendi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Partia Demokratike t\u00eb ec\u00eb e vendosur dhe t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb misionin e saj.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb ndoqa me shum\u00eb interes diskutimet, jam i inkurajuar prej tyre, mendimet q\u00eb u shpreh\u00ebn. Pra, n\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb lexoni t\u00eb palexueshmen, at\u00eb q\u00eb kishte atmosfera e sall\u00ebs, ajo ishte rip\u00ebrt\u00ebritja dhe ndryshimi n\u00eb drejtimet e p\u00ebrcaktuara i Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshtu q\u00eb ju fal\u00ebnderoj dhe ju p\u00ebr ndjekjen q\u00eb i b\u00ebt\u00eb punimeve t\u00eb k\u00ebtij Kuvendi. Do ta quaja un\u00eb n\u00eb shum\u00eb aspekte nj\u00eb Kuvend jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb me nj\u00eb zhvillim normal, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tani le t\u00eb presim rezultatin e votimeve, t\u00eb cilat n\u00eb mos gaboj do fillojn\u00eb nga ora 8 e dark\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebtu dua t\u00eb garantoj, sigurisht, se kur jan\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend mbi dy kandidatura, nj\u00ebri fiton, tjetri nuk fiton, por nj\u00eb gj\u00eb theksoj: se n\u00eb vler\u00ebsimin tim ato kan\u00eb qen\u00eb kandidaturat m\u00eb dinjitoze q\u00eb jan\u00eb paraqitur ndonj\u00ebher\u00eb. S\u00eb pari.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">S\u00eb dyti, pavar\u00ebsisht n\u00ebse marrin apo jo votat, \u00e7donj\u00ebri prej tyre mbetet nj\u00eb aset i \u00e7muar i Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">S\u00eb treti, \u00e7do njeri q\u00eb do ket\u00eb dyshimin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl do t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb num\u00ebroj\u00eb votat e veta.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo \u00ebsht\u00eb maksimumi i transparenc\u00ebs q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Pyetje: Zoti Berisha, sa transparent mund t\u00eb quhet procesi n\u00eb kushtet kur lista e kandidat\u00ebve p\u00ebr K\u00ebshillin u publikua vet\u00ebm sot para nisjes s\u00eb Kuvendit. A kan\u00eb patur koh\u00eb t\u00eb mjaftueshme delegat\u00ebt q\u00eb t\u00eb njihen me kandidaturat?<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Bravo. Tani \u00e7far\u00eb jan\u00eb kandidaturat? N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi jan\u00eb kandidatura t\u00eb propozuara nga deg\u00ebt. K\u00ebsaj here nj\u00eb specifik\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb ka qen\u00eb se kandidaturat kan\u00eb ardhur nga deg\u00ebt dhe n\u00eb qoft\u00eb se e vut\u00eb re ju, u votua sipas qarqeve. U votua\u2026 prandaj, dometh\u00ebn\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr kandidaturat e tjera q\u00eb nuk kan\u00eb ardhur nga deg\u00ebt, nuk jan\u00eb t\u00eb panjohura n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tyre, jan\u00eb personalitete. Tani, e tjetra, bravo.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Pyetje: A e cil\u00ebsoni si problem faktin q\u00eb u shkel statuti edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb zoti Berisha? U shkel statuti edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb p\u00ebr publikimin e listave, sanksionohet n\u00eb statut q\u00eb duhen pes\u00eb dit\u00eb para mbledhjes s\u00eb Kuvendit Komb\u00ebtar publikimi i listave.<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Ju p\u00ebrg\u00ebzoj p\u00ebr leximin e statutit. E besoj plot\u00ebsisht, jo, jo nuk e v\u00eb n\u00eb dyshim. Edhe nj\u00eb her\u00eb nuk po e v\u00eb fare n\u00eb dyshim. E ke shum\u00eb, e ke, po. N\u00eb fakt, n\u00eb fakt ka patur nj\u00eb vones\u00eb nga deg\u00ebt n\u00eb p\u00ebrcjelljen e tyre, sepse k\u00ebsaj here realisht jan\u00eb deg\u00ebt burimi kryesor i kandidaturave dhe t\u00eb shpallnim kandidatura pa deg\u00ebt kjo nuk mund t\u00eb realizohej, kjo q\u00ebndron, kjo q\u00eb thoni ju. Por kjo ka qen\u00eb arsyeja sepse nuk \u00ebsht\u00eb vepruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb vepruar k\u00ebsaj here, q\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi kandidaturat nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb kryesis\u00eb qendrore, ka prej tyre q\u00eb jan\u00eb t\u00eb kryesis\u00eb qendrore departamentet p\u00ebr shembull.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Pyetje: Pra, ka patur shkelje t\u00eb statutit?<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Kjo nj\u00eb po, vonim po, sigurisht vonim po, por jan\u00eb deg\u00eb t\u00eb cilat i kan\u00eb vonuar p\u00ebr arsyet q\u00eb s\u2019duhet t\u2019i vononin.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Pyetje: Nj\u00eb pyetje zoti Berisha. Ju that\u00eb q\u00eb i keni d\u00ebgjuar t\u00eb gjith\u00eb diskutant\u00ebt. A ju b\u00ebri p\u00ebrshtypje q\u00eb nuk kishte asnj\u00eb z\u00eb kritik, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb z\u00ebrat kritik\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb partis\u00eb jo brenda. Dhe nj\u00eb z\u00eb ndryshe mund t\u00eb themi ishte i deputetit t\u00eb CDU-s\u00eb Peter Beyer, i cili u tha demokrat\u00ebve zgjidhni nj\u00eb kryetar t\u00eb ri, nj\u00eb president t\u00eb ri.<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0E p\u00ebrg\u00ebzoj. P\u00ebr sugjerimin q\u00eb b\u00ebri. E kam mik\u2026<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Pyetje: Zoti Berisha, ju b\u00ebri p\u00ebrshtypje q\u00eb nuk ka m\u00eb kritika brenda partis\u00eb, por vet\u00ebm jasht\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Jo, jo, nuk jan\u00eb tamam ashtu, po t\u00eb jesh se i ndoqe, ato q\u00eb ndoqa n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, ishin ndar\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tyre dy pjes\u00eb. Nj\u00ebra pjes\u00eb ishte vler\u00ebsimi i periudh\u00ebs nga Kuvendi n\u00eb Kuvend, por e v\u00ebrteta nuk ishte pjesa kryesore. Pjesa e dyt\u00eb ishin sugjerime, ishin propozime t\u00eb cilat n\u00eb vetvete fshihnin edhe kritik\u00ebn, por edhe konstruktivitetin, ndaj dhe t\u2019i marrim me k\u00ebt\u00eb form\u00eb, por shiko, brenda Partis\u00eb Demokratike kritikat jan\u00eb absolutisht nj\u00eb norm\u00eb konstante. Ju garantoj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, jan\u00eb norma m\u00eb konstante brenda K\u00ebshillit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe nuk e di si pash\u00eb disa, Partia Demokratike ka ca kritik\u00eb t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm brenda n\u00eb K\u00ebshill.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Pyetje: Cili ndonj\u00eb shembull? Zoti Berisha, disa demokrat\u00eb dit\u00ebn e djeshme ishin n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr tubim\u2026<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Asnj\u00eb demokrat nuk ishte aty t\u00eb \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. Asnj\u00eb absolutisht\u2026<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Pyetje: I kemi par\u00eb n\u00ebp\u00ebr protesta\u2026<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Jo, m\u00eb falni nj\u00eb minut\u00eb. Tani t\u2019i themi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn asaj pune. Un\u00eb jam i gatsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebj prova\u2026 Jo, jo s\u2019ka nevoj\u00eb fare, ata q\u00eb fol\u00ebn, m\u00eb fal, falni nj\u00eb minut\u00eb, ata q\u00eb ishin dhe ata q\u00eb fol\u00ebn jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga Partia Demokratike ose s\u2019kan\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb n\u00eb Partin\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Pyetje: Pse jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar?<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Sepse jan\u00eb kritik\u00eb? Jo s\u2019jan\u00eb kritik\u00eb, jo. Arsyet mbeten t\u00eb ndara\u2026<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Pyetje: Jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar apo t\u00eb vet\u00ebp\u00ebrjashtuar?<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Urdh\u00ebro? Jo nuk jan\u00eb, jo nuk kan\u00eb ardhur vet\u00eb. P\u00ebrve\u00e7, p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb un\u00eb i kam quajtur t\u00eb vet\u00ebp\u00ebrjashtuar, por asnj\u00eb demokrat aty, asnj\u00eb demokrat nuk ishte\u2026<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Pyetje: Zoti Salianji a ka qen\u00eb pjes\u00eb e\u2026 Hysen Kadiu, zoti Berisha\u2026<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Cili do q\u00eb ndjek Salianjin, i mbyll hesapet me PD-n\u00eb. N\u00eb rregull, shum\u00eb mir\u00eb. Absolutisht, cili do q\u00eb ndjek at\u00eb, do t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vet, po ama me Partin\u00eb Demokratike s\u2019kan\u00eb asnj\u00eb lidhje.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Pyetje: A nuk \u00ebsht\u00eb ky nj\u00eb lloj p\u00ebrjashtimi edhe ndaj kritik\u00ebve zoti Berisha? Ata po thon\u00eb q\u00eb Partia Demokratike po shkon drejt gremin\u00ebs\u2026<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Jo, nuk jan\u00eb kritik\u00eb ata. Kritik\u00eb ka sa t\u00eb duash n\u00eb gjirin e partis\u00eb q\u00eb s\u2019p\u00ebsojn\u00eb asnj\u00eb gj\u00eb dhe nuk i pyet asnj\u00eb, kurse ata kan\u00eb veprime konkrete kund\u00ebr Partis\u00eb Demokratike. N\u00eb qoft\u00eb se ti, m\u00eb fal nj\u00eb minut\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se ti je larguar gjat\u00eb fushat\u00ebs, at\u00ebher\u00eb ti, nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt, minimumi q\u00eb vend drejtues nuk mund t\u00eb marr\u00ebsh.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Pyetje: Zoti Salianji ka qen\u00eb n\u00eb burg gjat\u00eb fushat\u00ebs\u2026<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Jo, nuk ishte n\u00eb burg, jo nuk ishte n\u00eb burg. Tjet\u00ebr pun\u00eb, tjet\u00ebr pun\u00eb\u2026<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Pyetje: Tani kujt zoti Berisha mund t\u2019i besojm\u00eb, atij t\u00eb parit q\u00eb thoshte se i burgosur politik apo k\u00ebtij q\u00eb thoni ju tani?<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Po edhe prap\u00eb them \u00ebsht\u00eb i burgosur politik. Po \u00e7far\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie kam un\u00eb q\u00eb u b\u00eb byrazer me Oltion Bistrin dhe me Pllumin? \u00c7far\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie kam un\u00eb q\u00eb u bir\u00ebsua tek fati? Nuk kam un\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr at\u00eb, nuk kam un\u00eb\u2026 p\u00ebr nj\u00eb minut\u00eb\u2026 Cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia ime? P\u00ebrgjegj\u00ebsia ime \u00ebsht\u00eb kjo, un\u00eb t\u2019i besoj\u2026<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Pyetje: News24 ka ndjekur gjith\u00eb procesin\u2026<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Ju p\u00ebrg\u00ebzoj, ju p\u00ebrg\u00ebzoj, ju fal\u00ebnderoj, por un\u00eb them q\u00eb lidhur me ata q\u00eb largohen, le t\u00eb largohen. N\u00eb qoft\u00eb se ti n\u00eb mes t\u00eb fushat\u00ebs shkon dhe punon p\u00ebr socialist\u00ebt, s\u2019ke m\u00eb lidhje me PD-n\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Pyetje: Po punove p\u00ebr partin\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb fushat\u00eb\u2026<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0S\u2019ke m\u00eb lidhje me partin\u00eb t\u00ebnde.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Pyetje: Zoti Berisha, rip\u00ebrt\u00ebritja do t\u00eb shohim frytet shum\u00eb shpejt apo si kilometri i fundit q\u00eb do presim gjat\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Rip\u00ebrt\u00ebritja ka filluar t\u00eb them t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. T\u00eb drejt\u00eb keni, do ta paraqesim. Kjo parti kthehet tek seksioni dhe do fillojm\u00eb me seksionin dhe do kaloj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb ka filluar prej dy muajsh, por nuk \u00ebsht\u00eb promovuar, sepse kemi pasur probleme t\u00eb tjera.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Pyetje: Keni frik\u00eb se prekeni nga rip\u00ebrt\u00ebritja?<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Po ai q\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrin veten si mund t\u00eb preket?<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Pyetje: Protesta e radh\u00ebs kur do t\u00eb jet\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Protesta e radh\u00ebs do p\u00ebrcaktohet sot ose nes\u00ebr. Edhe do t\u2019jua njoftojm\u00eb, do t\u00eb ket\u00eb pa diskutim. Ne ziejm\u00eb, presim demokrat\u00ebt t\u00eb protestojn\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Pyetje: Mbaron n\u00eb kilometrin e fundit apo vazhdon?<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Sali Berisha:\u00a0<\/strong>Protestat duhet t\u2019i kuptojm\u00eb, krahas rip\u00ebrt\u00ebritjes t\u00eb bazuar n\u00eb vizion, modernitet, organizim, por kryengritja paq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb leva e Arkimedit p\u00ebr t\u00eb rikthyer vot\u00ebn e lir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Faleminderit, ju p\u00ebrsh\u00ebndes.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, duke folur p\u00ebr gazetar\u00ebt n\u00eb fund t\u00eb Kuvendit Komb\u00ebtar, deklaroi se procesi i rip\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb partis\u00eb ka nisur dhe do t\u00eb shtrihet n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet organizative, duke filluar nga seksionet baz\u00eb. \u2018Ky Kuvend, me debatet dhe dokumentet e tij, p\u00ebrcakton si q\u00ebllim rip\u00ebrt\u00ebritjen e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb kilometrin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":144228,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-144227","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144227","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=144227"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144227\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":144230,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144227\/revisions\/144230"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/144228"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=144227"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=144227"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=144227"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}