{"id":144231,"date":"2026-05-30T17:02:12","date_gmt":"2026-05-30T17:02:12","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=144231"},"modified":"2026-05-30T17:02:12","modified_gmt":"2026-05-30T17:02:12","slug":"kellici-ndersa-jemi-mbledhur-ketu-qytetare-te-ndryshem-po-merren-zvarre-nga-civile-me-maska-ne-prani-te-policise-se-shtetit-ne-zvernec","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/30\/kellici-ndersa-jemi-mbledhur-ketu-qytetare-te-ndryshem-po-merren-zvarre-nga-civile-me-maska-ne-prani-te-policise-se-shtetit-ne-zvernec\/","title":{"rendered":"K\u00eblli\u00e7i: Nd\u00ebrsa jemi mbledhur k\u00ebtu, qytetar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm po merren zvarr\u00eb nga civil\u00eb me maska, n\u00eb prani t\u00eb policis\u00eb s\u00eb shtetit n\u00eb Zv\u00ebrnec"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fjala e deputetit t\u00eb PD, Belind K\u00eblli\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar delegat\u00eb,<br \/>\nT\u00eb nderuar demokrat\u00eb,<br \/>\nI dashur Kryetar i PDSH Prof. Dr. Sali Berisha,<br \/>\nTeksa jemi mbledhur k\u00ebtu n\u00eb dit\u00eb t\u00eb veshtira p\u00ebr vendin, qytetar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm po merren zvarr\u00eb nga civil\u00eb me maska, n\u00eb prani t\u00eb policis\u00eb s\u00eb shtetit n\u00eb Zv\u00ebrnec!<br \/>\nMiqte e mi q\u00eb jeni k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb, miq t\u00eb nj\u00eb historie t\u00eb rrall\u00eb mbijetese!<br \/>\nKat\u00ebr vite m\u00eb par\u00eb, Partia Demokratike rrezikonte ekzistenc\u00ebn. Jo sepse kish humbur gar\u00ebn me pushtetin kriminal t\u00eb Rilindjes, por sepse p\u00ebrball\u00eb kishte nj\u00eb sistem q\u00eb k\u00ebrkonte krijimin e nj\u00eb republike ku pushteti nuk mund t\u00eb fitohej m\u00eb, por thjesht t\u00eb administrohej.<br \/>\nKu zgjedhjet t\u00eb sh\u00ebrbenin si dekor institucional p\u00ebr partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, nd\u00ebrsa rezultati t\u00eb prodhohej nga patronazhimi, frika, parat\u00eb e pista dhe lodhja kolektive.<br \/>\nPropaganda u investua me gjith\u00e7ka mundej q\u00eb PD t\u00eb pranonte fundin e saj, t\u00eb zvog\u00eblohej gradualisht, t\u00eb kthehej n\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb simbolike, t\u00eb menaxhueshme, t\u00eb pad\u00ebmshme.<br \/>\nDhe at\u00ebher\u00eb, kur shum\u00ebkush mendoi se Partia Demokratike ishte n\u00eb kapitullin e fundit t\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj, demokrat\u00ebt b\u00ebn\u00eb at\u00eb q\u00eb din\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb mir\u00eb n\u00eb momentet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb k\u00ebtij vendi, refuzuan t\u00eb dor\u00ebzohen.<br \/>\nN\u00ebn drejtimin e Kryetarit ton\u00eb Sali Berisha u bashkuam n\u00eb Kuvendin e Rithemelimit.<br \/>\nQe kjo p\u00ebrpjekje e pangjashme n\u00eb historin\u00eb politike t\u00eb Ballkanit dhe Europ\u00ebs, q\u00eb bllokoi projektin politik kriminal q\u00eb synonte izolimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb opozit\u00ebs. Pjesa e par\u00eb e skenarit iu dogj n\u00eb duar autokracis\u00eb elektorale, q\u00eb k\u00ebrkon me \u00e7do kusht vijimin e tij, shnd\u00ebrrimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ku rotacioni t\u00eb jet\u00eb i pamundur.<br \/>\nAjo q\u00eb ndodhi n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2023 synonte zhdukjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb partis\u00eb s\u00eb par\u00eb opozitare n\u00eb vend. Pa vul\u00eb, pa logo, pa financa, pa minutazh mediatik, por me t\u00eb vetmin parim q\u00eb pushteti kriminal i Ram\u00ebs nuk ka arritur ende ta blej\u00eb: rezistenc\u00ebn e demokrat\u00ebve patriot\u00eb.<br \/>\nMbrojtja e PD-s\u00eb u njehsua me mbrojtjen e vet\u00eb ides\u00eb s\u00eb demokracis\u00eb.<br \/>\nP\u00ebrball\u00eb kishim jo vet\u00ebm administrat\u00ebn, propagand\u00ebn e eg\u00ebr, por edhe nj\u00eb model t\u00eb t\u00ebr\u00eb pushteti q\u00eb funksionon si korporat\u00eb e frik\u00ebs dhe shantazhit. Edhe pse e dija se p\u00ebrball\u00eb kisha organizata kriminale, p\u00ebrfshi at\u00eb 5D, hoqa dor\u00eb nga ul\u00ebsja e sigurt e Kuvendit, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar votbesimin tuaj si kandidat p\u00ebr Bashkin\u00eb Tiran\u00eb.<br \/>\nEnde sot u jam mir\u00ebnjoh\u00ebs mbi 100 mij\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb votuan kund\u00ebr makineris\u00eb s\u00eb shfrenuar elektorale t\u00eb Rilindjes, jo ve\u00e7 p\u00ebr nj\u00eb kandidat, por p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn legjitime p\u00ebr t\u00eb mos u ndjer\u00eb peng n\u00eb qytetin e tyre.<br \/>\nAto vota faktuan se ne ishim p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb refuzojn\u00eb modelin kriminal t\u00eb nj\u00eb narkoshteti, q\u00eb refuzojn\u00eb shpopullimin, vrasjen masive nga ndotja e ajrit, l\u00ebngimin e arsimimit.<br \/>\nPas t\u00eb gjitha shpifjeve e goditjeve monstruoze q\u00eb mora n\u00eb fushat\u00eb, as nuk e \u00e7ova nd\u00ebrmend t\u00eb ndaloja, pasi beteja ime qe mision p\u00ebr t\u00eb zhdukur nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb far\u00ebn e keqe n\u00eb krye t\u00eb qytetit ton\u00eb t\u00eb dashur.<br \/>\nIa dol\u00ebm bashk\u00eb dhe sot Erion Veliaj \u00ebsht\u00eb aty ku e meritonte!<br \/>\nZgjedhjet humb\u00ebn kuptim e funksion, por nuk u ndal\u00ebm. Sepse premtimi i Rithemelimit qe atuja e vetme p\u00ebr demokrat\u00ebt. Pushteti nuk k\u00ebrkonte vet\u00ebm t\u00eb fitonte ndaj Partis\u00eb Demokratike, por ta kthente at\u00eb n\u00eb relike muzeale t\u00eb tranzicionit shqiptar, nj\u00eb simbol pa forc\u00eb, nj\u00eb em\u00ebr pa nerv, nj\u00eb opozit\u00eb dekorative q\u00eb duhej t\u00eb ekzistonte vet\u00ebm si alibi p\u00ebr fasad\u00ebn demokratike t\u00eb regjimit.<br \/>\nN\u00eb 2025-\u00ebn, edhe pse jo me rezultatin q\u00eb punuam e k\u00ebrkuam sepse garonim p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb parti-narkoshteti, s\u00ebrish na mbajti rezistenca.<br \/>\nTrokit\u00ebm n\u00eb \u00e7do organizat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb faktuar se n\u00eb Shqip\u00ebri tashm\u00eb nuk ka m\u00eb zgjedhje por fars\u00eb, nuk ka m\u00eb program por patronazhist\u00eb, nuk ka m\u00eb vizion por grupe kriminale.<br \/>\nS\u00ebrish i\u2019a dol\u00ebm.<br \/>\nSot \u00e7do kancelari nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb e informuar mbi shtetin kriminal e patronazhist t\u00eb Edi Ram\u00ebs, faktet e Opozit\u00ebs tashm\u00eb jan\u00eb 32 kushtet p\u00ebr integrimin.<br \/>\nSot opozita shqiptare nuk konsiderohet m\u00eb \u2018problemi\u2019, por alarmi q\u00eb grisi perden e hekurt t\u00eb propagand\u00ebs e lobuesve t\u00eb autokratit Rama.<br \/>\nTa themi tro\u00e7, n\u00ebse Rithemelimi nuk do t\u00eb kishte ndodhur, sot nuk do t\u00eb diskutonim p\u00ebr \u2018reset\u2019, p\u00ebr modernizim apo p\u00ebr rotacion. Do t\u00eb diskutonim vet\u00ebm p\u00ebr fundin politik t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare. Andaj Rithemelimi ishte kushti i par\u00eb i shpres\u00ebs, momenti kur Partia Demokratike refuzoi t\u00eb firmoste kapitullimin.<br \/>\nNuk do t\u00eb kishte t\u00eb ardhme politike t\u00eb Partis\u00eb Demokratike pa at\u00eb refuzim historik p\u00ebr t\u2019u dor\u00ebzuar. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb merit\u00eb e demokrat\u00ebve.<br \/>\nE njer\u00ebzve q\u00eb q\u00ebndruan k\u00ebtu sepse nuk kishin m\u00eb asgj\u00eb p\u00ebrve\u00e7 bindjes s\u00eb tyre. N\u00eb koh\u00ebn kur shum\u00ebkush largohej nga politika si nga nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb n\u00eb zjarr, demokrat\u00ebt hyn\u00eb s\u00ebrish brenda saj p\u00ebr ta shp\u00ebtuar.<br \/>\nKjo nuk do harrohet kurr\u00eb!<br \/>\nPor sot, pik\u00ebrisht sepse e shp\u00ebtuam Partin\u00eb Demokratike, pas rezistenc\u00ebs, pas betejave, pas mbijetes\u00ebs, kemi detyrimin moral t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pyetjen q\u00eb ndan partit\u00eb historike nga ato kalimtare.<br \/>\nA e shp\u00ebtuam Partin\u00eb Demokratike vet\u00ebm p\u00ebr ta mbajtur gjall\u00eb?<br \/>\nApo p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se vetja? A u p\u00ebrmbush plot\u00ebsisht premtimi i Rithemelimit?<br \/>\nRithemelimi ishte premtim p\u00ebr rip\u00ebrt\u00ebritje politike n\u00eb kuptimin m\u00eb fisnik t\u00eb fjal\u00ebs: nj\u00eb Parti Demokratike m\u00eb e hapur, m\u00eb moderne, meritokratike, m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare.<br \/>\nNdaj ky Kuvend duhet t\u00eb jet\u00eb prova jon\u00eb kryesore para shqiptar\u00ebve si p\u00ebr reflektim t\u00eb sinqert\u00eb, ashtu edhe p\u00ebr gatishm\u00ebri si qeveri n\u00eb pritje. Le t\u00eb b\u00ebjm\u00eb disa pyetje t\u00eb pashmangshme:<br \/>\nA e ndjen sot veten plot\u00ebsisht n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet i riu shqiptar q\u00eb nuk pranon t\u00eb jetoj\u00eb me standardin e ul\u00ebt t\u00eb k\u00ebtij regjimi?<br \/>\nA e gjejn\u00eb veten tek ne profesionist\u00ebt q\u00eb u p\u00ebrjashtuan jo sepse nuk dinin, por sepse nuk u p\u00ebrkul\u00ebn?<br \/>\nA e ndjejn\u00eb Partin\u00eb Demokratike si adres\u00ebn e tyre intelektual\u00ebt q\u00eb refuzojn\u00eb propagand\u00ebn si m\u00ebnyr\u00eb jetese?<br \/>\nA i kemi afruar realisht grat\u00eb e zonjat e k\u00ebtij vendi, ato q\u00eb mbajn\u00eb familje, biznese, universitete, spitale, institucione?<br \/>\nA e kemi b\u00ebr\u00eb PD-n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb natyrale t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare, t\u00eb atyre q\u00eb u larguan jo nga mungesa e dashuris\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, por nga mungesa e ajrit dhe meritokracis\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar normalisht k\u00ebtu?<br \/>\nDhe pyetja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme:<br \/>\nA kemi ditur t\u2019i hapim dyert p\u00ebr mendjet novatore, p\u00ebr energjit\u00eb e reja, p\u00ebr ata q\u00eb nuk k\u00ebrkojn\u00eb privilegje, por hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontribuar?<br \/>\nKoha e mbijetes\u00ebs u mbyll dhe nj\u00eb parti q\u00eb ka kaluar p\u00ebrmes zjarrit nuk ka luksin t\u00eb sillet si viktim\u00eb. Sepse ne nuk ishim t\u00eb till\u00eb n\u00eb Rithemelim dhe nuk ka sesi t\u00eb jemi n\u00eb Rip\u00ebrt\u00ebritje.<br \/>\nDhe k\u00ebtu dua t\u00eb ndalem tek nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb k\u00ebrkon pjekuri historike.<br \/>\nUn\u00eb besoj se demokrat\u00ebt nuk kan\u00eb luksin t\u00eb fragmentohen pafund\u00ebsisht n\u00eb parti t\u00eb vogla q\u00eb ushqehen nga t\u00eb nj\u00ebjtat plag\u00eb, nga t\u00eb nj\u00ebjtat zhg\u00ebnjime dhe nga e nj\u00ebjta histori. Sepse p\u00ebrball\u00eb nuk kemi nj\u00eb kund\u00ebrshtar normal politik, por nj\u00eb sistem q\u00eb ka investuar prej vitesh n\u00eb p\u00ebr\u00e7arjen e \u00e7do alternative q\u00eb mund ta rrezikoj\u00eb.<br \/>\nNdaj sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb duhet t\u00eb kuptojm\u00eb se bashkimi nuk \u00ebsht\u00eb kompromis dob\u00ebsie, por inteligjenc\u00eb politike p\u00ebr t\u00eb kuptuar momentin historik.<br \/>\nDhe momenti historik \u00ebsht\u00eb ky: ose opozita bashkohet rreth nj\u00eb projekti modern, t\u00eb hapur dhe serioz qeveris\u00ebs, ose regjimi do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb, jo nga forca e tij, por nga cop\u00ebzimi yn\u00eb.<br \/>\nPushteti aktual nuk mbahet vet\u00ebm nga propaganda, por edhe nga perceptimi se alternativa ende nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shumic\u00eb morale.<br \/>\nDetyra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb bindim Shqip\u00ebrin\u00eb se Partia Demokratike nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm partia e rezistenc\u00ebs.<br \/>\nPor partia ku mund t\u00eb bashkohen energjit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb k\u00ebtij vendi.<br \/>\nN\u00eb Ballkan, pushtetet nuk bien vet\u00ebm sepse lodhen, por edhe kur njer\u00ebzit fillojn\u00eb t\u00eb besojn\u00eb se alternativa \u00ebsht\u00eb m\u00eb e sigurt se frika.<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb misioni yn\u00eb sot, jo thjesht t\u00eb fitojm\u00eb zgjedhjet e ardhshme, por t\u00eb rikthejm\u00eb besimin se politika mund t\u00eb prodhoj\u00eb ende dinjitet, standard dhe shtet.<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb reset-i i v\u00ebrtet\u00eb i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nJu faleminderit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala e deputetit t\u00eb PD, Belind K\u00eblli\u00e7i T\u00eb nderuar delegat\u00eb, T\u00eb nderuar demokrat\u00eb, I dashur Kryetar i PDSH Prof. Dr. Sali Berisha, Teksa jemi mbledhur k\u00ebtu n\u00eb dit\u00eb t\u00eb veshtira p\u00ebr vendin, qytetar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm po merren zvarr\u00eb nga civil\u00eb me maska, n\u00eb prani t\u00eb policis\u00eb s\u00eb shtetit n\u00eb Zv\u00ebrnec! Miqte e mi q\u00eb jeni &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":144232,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-144231","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144231","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=144231"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144231\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":144233,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144231\/revisions\/144233"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/144232"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=144231"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=144231"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=144231"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}