{"id":144248,"date":"2026-05-30T18:10:37","date_gmt":"2026-05-30T18:10:37","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=144248"},"modified":"2026-05-30T18:10:56","modified_gmt":"2026-05-30T18:10:56","slug":"platforma-e-diaspores-ne-pd-ceno-shqiptaret-jashte-ze-te-drejtperdrejte-ne-vendimmarrje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/30\/platforma-e-diaspores-ne-pd-ceno-shqiptaret-jashte-ze-te-drejtperdrejte-ne-vendimmarrje\/","title":{"rendered":"Platforma e diaspor\u00ebs n\u00eb PD\/ \u00c7eno: Shqiptar\u00ebt jasht\u00eb, z\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb vendimmarrje"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fjala e Enri \u00c7eno, Departamenti i Marr\u00ebdheni\u00ebve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar kryetar i Partis\u00eb Demokratike, doktor Berisha, t\u00eb nderuar miq nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, t\u00eb nderuar delegat\u00eb t\u00eb Kuvendit Komb\u00ebtar, t\u00eb dashur demokrat\u00eb. Kam nderin q\u00eb sot, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb grupit t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr diaspor\u00ebn, t\u00eb paraqes p\u00ebrpara jush platform\u00ebn politike dhe organizative p\u00ebr diaspor\u00ebn shqiptare. Nj\u00eb dokument strategjik q\u00eb synon t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb re, moderne dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme nd\u00ebrmjet Partis\u00eb Demokratike dhe qindra mij\u00ebra shqiptar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb, punojn\u00eb dhe kontribuojn\u00eb jasht\u00eb vendit.<br \/>\nKjo platform\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb dokument organizativ. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vizion politik p\u00ebr t\u00eb ardhmen. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, ne propozojm\u00eb q\u00eb diaspora shqiptare t\u00eb mos shihet vet\u00ebm si nj\u00eb rezervuar votash apo si nj\u00eb faktor elektoral n\u00eb periudha zgjedhore, por si nj\u00eb partner i p\u00ebrhersh\u00ebm politik, komb\u00ebtar dhe zhvillimor i Partis\u00eb Demokratike dhe Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nSot, diaspora shqiptare p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nga asetet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb kombit shqiptar. Ajo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb kapital t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm ekonomik, intelektual, profesional dhe njer\u00ebzor, t\u00eb nd\u00ebrtuar me pun\u00eb, sakrific\u00eb dhe sukses n\u00eb vendet m\u00eb t\u00eb zhvilluara t\u00eb bot\u00ebs. P\u00ebr dekada me radh\u00eb, diaspora ka mb\u00ebshtetur familjet shqiptare, ka kontribuar n\u00eb ekonomin\u00eb komb\u00ebtare, ka promovuar interesat e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe ka ruajtur identitetin ton\u00eb komb\u00ebtar larg atdheut.<br \/>\nMegjithat\u00eb, duhet t\u00eb pranojm\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi se as shteti shqiptar dhe as partit\u00eb politike nuk kan\u00eb arritur t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb diaspor\u00ebn n\u00eb nivelin q\u00eb ajo meriton. Shpeshher\u00eb kemi k\u00ebrkuar mb\u00ebshtetjen e saj, por jo gjithmon\u00eb kemi krijuar hap\u00ebsirat e nevojshme q\u00eb ajo t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e vendimmarrjes. Sot kjo duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb.<br \/>\nT\u00eb nderuar delegat\u00eb, miratimi i s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs p\u00ebr diaspor\u00ebn ka krijuar nj\u00eb realitet t\u00eb ri politik p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Qindra mij\u00ebra shqiptar\u00eb jasht\u00eb vendit do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb drejtimin politik t\u00eb vendit. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebnia midis partive politike dhe diaspor\u00ebs nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb sporadike, formale dhe sezonale. Ajo duhet t\u00eb jet\u00eb institucionale, profesionale dhe afatgjat\u00eb.<br \/>\nPik\u00ebrisht mbi k\u00ebt\u00eb realitet t\u00eb ri kemi nd\u00ebrtuar platform\u00ebn ton\u00eb. Nj\u00eb platform\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb dy shtylla kryesore: s\u00eb pari, organizimi politik dhe elektoral i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb diaspor\u00eb; s\u00eb dyti, nd\u00ebrtimi i nj\u00eb partneriteti strategjik nd\u00ebrmjet shtetit shqiptar dhe diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb funksion t\u00eb zhvillimit t\u00eb vendit.<br \/>\nT\u00eb nderuar demokrat\u00eb, n\u00eb pjes\u00ebn organizative t\u00eb platform\u00ebs propozojm\u00eb krijimin e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Diaspor\u00ebs si organi m\u00eb i lart\u00eb koordinues, k\u00ebshillues dhe organizativ i Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr shqiptar\u00ebt jasht\u00eb vendit. Propozojm\u00eb ngritjen e deg\u00ebve dhe strukturave t\u00eb p\u00ebrhershme n\u00eb t\u00eb gjitha shtetet ku jetojn\u00eb komunitete t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shqiptare, duke filluar nga Italia, Greqia, Gjermania, Britania e Madhe, Zvicra, Belgjika, Franca, Austria, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe vendet nordike.<br \/>\nNe synojm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb rrjet global politik dhe organizativ t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, t\u00eb aft\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb, mobilizoj\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jetojn\u00eb. Propozojm\u00eb gjithashtu krijimin e rrjeteve t\u00eb grave demokrate n\u00eb diaspor\u00eb, aktivizimin e t\u00eb rinjve, integrimin e elit\u00ebs profesionale shqiptare jasht\u00eb vendit dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sistemi modern komunikimi dhe koordinimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<br \/>\nNj\u00eb objektiv i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i platform\u00ebs \u00ebsht\u00eb krijimi i databaz\u00ebs m\u00eb moderne organizative dhe elektorale t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare, duke nd\u00ebrtuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb rrjet t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm komunikimi dhe bashk\u00ebpunimi me votuesit shqiptar\u00eb jasht\u00eb vendit.<br \/>\nPor, t\u00eb nderuar delegat\u00eb, organizimi nuk mjafton pa p\u00ebrfaq\u00ebsimin. N\u00ebse duam q\u00eb diaspora t\u00eb ndihet pjes\u00eb reale e Partis\u00eb Demokratike, ajo duhet t\u00eb ket\u00eb vend n\u00eb tryezat ku merren vendimet. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, krahas ndryshimeve statutore t\u00eb propozuara n\u00eb platform\u00eb, grupi i pun\u00ebs propozon nj\u00eb hap historik p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike.<br \/>\nNe propozojm\u00eb q\u00eb diaspora shqiptare t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kuot\u00eb t\u00eb garantuar deri n\u00eb 15% t\u00eb strukturave drejtuese t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Ky nuk \u00ebsht\u00eb privilegj. Kjo \u00ebsht\u00eb njohje e rolit, kontributit dhe potencialit q\u00eb diaspora ka p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike dhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<br \/>\nPrandaj, propozojm\u00eb q\u00eb n\u00eb statutin e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb sanksionohet se deri n\u00eb 15% e vendeve t\u00eb strukturave drejtuese t\u00eb partis\u00eb rezervohen p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb diaspor\u00ebs. Kjo kuot\u00eb do t\u00eb zbatohet n\u00eb K\u00ebshillin Komb\u00ebtar, forumet drejtuese, komisionet dhe strukturat e tjera qendrore. Kandidat\u00ebt e diaspor\u00ebs t\u00eb propozohen nga strukturat e partis\u00eb jasht\u00eb vendit dhe nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Diaspor\u00ebs. T\u00eb krijohen mekanizma statutore q\u00eb t\u00eb garantojn\u00eb respektimin dhe zbatimin efektiv t\u00eb k\u00ebsaj kuote.<br \/>\nPor ne besojm\u00eb se p\u00ebrfaq\u00ebsimi nuk duhet t\u00eb ndalet vet\u00ebm brenda struktur\u00ebs s\u00eb partis\u00eb. P\u00ebrfaq\u00ebsimi duhet t\u00eb shtrihet edhe n\u00eb institucionet e vendimmarrjes publike. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, propozojm\u00eb q\u00eb diaspora shqiptare t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet n\u00eb listat e kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, n\u00eb p\u00ebrputhje me frym\u00ebn e platform\u00ebs son\u00eb dhe me pesh\u00ebn reale q\u00eb ajo p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb jet\u00ebn politike dhe komb\u00ebtare t\u00eb vendit.<br \/>\nNe besojm\u00eb gjithashtu se p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e diaspor\u00ebs duhet t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb kontribuojn\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb nivel parlamentar, por edhe n\u00eb nivel t\u00eb qeverisjes vendore dhe n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e p\u00ebrfaq\u00ebsimit politik.<br \/>\nT\u00eb dashur demokrat\u00eb, kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje numrash, kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e filozofis\u00eb politike. Partia Demokratike duhet t\u00eb jet\u00eb partia q\u00eb bashkon shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jetojn\u00eb. Duhet t\u00eb jet\u00eb partia q\u00eb sheh tek diaspora jo vet\u00ebm votuesin, por edhe drejtuesin, ekspertin, sip\u00ebrmarr\u00ebsin, profesorin, mjekun, t\u00eb riun dhe aktivistin q\u00eb mund t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb vendimmarrjen ton\u00eb.<br \/>\nNe duhet ta shohim diaspor\u00ebn shqiptare si nj\u00eb fuqi ekonomike, intelektuale, komb\u00ebtare dhe tashm\u00eb edhe elektorale. Ambicia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb Partia Demokratike t\u00eb jet\u00eb forca e par\u00eb politike n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb institucionalizon diaspor\u00ebn jo vet\u00ebm si elektorat, por si pjes\u00eb organike e struktur\u00ebs, vendimmarrjes dhe vizionit t\u00eb saj politik.<br \/>\nN\u00ebse vitet q\u00eb kaluan ishin vitet e emigrimit shqiptar, vitet q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb vitet e bashkimit t\u00eb potencialit shqiptar kudo q\u00eb jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt. Kjo platform\u00eb \u00ebsht\u00eb hapi i par\u00eb p\u00ebr t\u00eb kthyer diaspor\u00ebn nga nj\u00eb forc\u00eb q\u00eb ndihmon shqiptar\u00ebt nga larg, n\u00eb nj\u00eb forc\u00eb q\u00eb merr pjes\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb nd\u00ebrtimin e t\u00eb ardhmes s\u00eb saj.<br \/>\nNe besojm\u00eb se ka ardhur koha q\u00eb shqiptar\u00ebt jasht\u00eb vendit t\u00eb mos jen\u00eb vet\u00ebm pjes\u00eb e fushatave tona, por pjes\u00eb e institucioneve tona politike. Ka ardhur koha q\u00eb diaspora t\u00eb mos jet\u00eb thjesht nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse e Partis\u00eb Demokratike, por nj\u00eb nga shtyllat e saj kryesore.<br \/>\nPrandaj ju ftoj q\u00eb k\u00ebt\u00eb platform\u00eb ta miratojm\u00eb. Jo vet\u00ebm si nj\u00eb dokument organizativ, por si nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb re politike mes Partis\u00eb Demokratike dhe diaspor\u00ebs shqiptare. Nj\u00eb kontrat\u00eb q\u00eb garanton organizim, nj\u00eb kontrat\u00eb q\u00eb garanton p\u00ebrfaq\u00ebsim, nj\u00eb kontrat\u00eb q\u00eb garanton partneritet, nj\u00eb kontrat\u00eb q\u00eb garanton se z\u00ebri i shqiptar\u00ebve jasht\u00eb vendit do t\u00eb d\u00ebgjohet aty ku merren vendimet.<br \/>\nDhe mbi t\u00eb gjitha, nj\u00eb kontrat\u00eb q\u00eb garanton se diaspora shqiptare do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga shtyllat kryesore t\u00eb fitores s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, t\u00eb forcimit t\u00eb demokracis\u00eb dhe zhvillimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb.<br \/>\nJu faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala e Enri \u00c7eno, Departamenti i Marr\u00ebdheni\u00ebve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare T\u00eb nderuar kryetar i Partis\u00eb Demokratike, doktor Berisha, t\u00eb nderuar miq nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, t\u00eb nderuar delegat\u00eb t\u00eb Kuvendit Komb\u00ebtar, t\u00eb dashur demokrat\u00eb. Kam nderin q\u00eb sot, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb grupit t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr diaspor\u00ebn, t\u00eb paraqes p\u00ebrpara jush platform\u00ebn politike dhe organizative p\u00ebr diaspor\u00ebn shqiptare. Nj\u00eb dokument strategjik &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":144249,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-144248","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144248","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=144248"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144248\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":144250,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144248\/revisions\/144250"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/144249"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=144248"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=144248"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=144248"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}