{"id":14425,"date":"2022-06-07T10:41:15","date_gmt":"2022-06-07T10:41:15","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=14425"},"modified":"2022-06-07T10:41:15","modified_gmt":"2022-06-07T10:41:15","slug":"sergei-lavrov-zbuloi-mashtrimin-e-kryeministrit-rama-me-open-balkan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/06\/07\/sergei-lavrov-zbuloi-mashtrimin-e-kryeministrit-rama-me-open-balkan\/","title":{"rendered":"Sergei Lavrov zbuloi mashtrimin e kryeministrit Rama me \u201cOpen Balkan\u201d!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga<\/strong>\u00a0<strong>Enver Byty\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>Ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Rusis\u00eb, Sergei Lavrov, pasi nuk mundi ta realizoj\u00eb vizit\u00ebn e tij n\u00eb Beograd p\u00ebr shkak t\u00eb bllokimit t\u00eb trafikut ajror p\u00ebr avionin e tij, deklaroi se \u201cNatyrisht, ata q\u00eb po i t\u00ebrheqin fijet n\u00eb Bruksel nuk e kan\u00eb dashur k\u00ebt\u00eb, nuk kan\u00eb dashur q\u00eb ne t\u2019i shprehim mb\u00ebshtetjen ton\u00eb p\u00ebr Beogradin, nd\u00ebr t\u00eb tjera, projektin e Ballkanit t\u00eb Hapur.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb se Brukseli, NATO dhe BE duan ta kthejn\u00eb Ballkanin n\u00eb projektin e tyre t\u00eb quajtur Ballkani i Mbyllur&#8221;! Nd\u00ebrsa nes\u00ebr n\u00eb Oh\u00ebr mblidhen tre lider\u00ebt e tri vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, presidenti i Serbis\u00eb, kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb dhe ai i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, p\u00ebr ta zhvilluar mbledhjen e radh\u00ebs s\u00eb iniciativ\u00ebs &#8220;Ballkani i Hapur&#8221;! S\u00eb paku Edi Rama nuk do t\u00eb donte kurr\u00eb q\u00eb kjo deklarat\u00eb e mikut t\u00eb tij n\u00eb Mosk\u00eb t\u00eb b\u00ebhej dit\u00ebn e sotme e as n\u00eb ndonj\u00eb dit\u00eb tjet\u00ebr. Sepse Lavrov zbuloi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>T\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn se Ballkani i Hapur nuk \u00ebsht\u00eb projekt evropian e as amerikan, por projekt i Serbis\u00eb. Sepse ai zbuloi faktin se projektet serbe kan\u00eb mb\u00ebshtetjen e Mosk\u00ebs, por nuk paskan mb\u00ebshtetjen e Brukselit, Berlinit, Londr\u00ebs e kryeqyteteve t\u00eb tjera evropianw. Sepse ky projekt u sh\u00ebrbeka interesave t\u00eb Serbis\u00eb dhe interesat serbe jan\u00eb edhe interesa ruse. Deklarata e shefit t\u00eb diplomacis\u00eb ruse ka nj\u00eb dobi t\u00eb pamatshme. Nxori n\u00eb shesh mashtrimin gati tre vje\u00e7ar t\u00eb kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Me Ballkanin e Hapur ai ka lidhur k\u00ebrthiz\u00ebn e tij e \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjekur t\u00eb lidh\u00eb interesat e shqiptar\u00ebve. Ata shqiptar\u00eb q\u00eb e kan\u00eb kund\u00ebrshtuar Open Balkan jan\u00eb konsideruar arkaik\u00eb, restriktiv\u00eb, t\u00eb pagdhendur, peng i mentaliteteve t\u00eb vjetra e nd\u00ebrkoh\u00eb militant\u00ebt dhe fansat e t\u00eb t\u00eb \u00e7mendurit Rama e kan\u00eb besuar me kollajll\u00ebk k\u00ebt\u00eb mashtrim. Me aq shum\u00eb forc\u00eb dhe arroganc\u00eb \u00ebsht\u00eb mbrojtur iniciativa serbe e Open Balkan, sa ne q\u00eb kemi folur q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb kund\u00ebr tij, na \u00ebsht\u00eb dukur vetja minoranc\u00eb. E kund\u00ebrshtuan fillimisht minishengenin e Novi Sadit e m\u00eb pas Open Balkanin sa e sa politikan\u00eb, analist\u00eb, komentator\u00eb, opinionist\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile. E kund\u00ebrshtoi lideri i opozit\u00ebs shqiptare, Sali Berisha, presidenti Meta dhe disa analist\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Kosova u tregua m\u00eb e unifikuar.<\/p>\n<p>Por Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk u mb\u00ebshteten sa duhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb kauz\u00eb nga opozita, e cila flirtoi me Ram\u00ebn. Pra &#8220;fjeti me mullixhin\u00eb (Rama) p\u00ebr inat t\u00eb Kurtit&#8221;! Deri para tri dit\u00ebsh jam ballafaquar n\u00eb emisione televizive me analiste te Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt mburrnin Edi Ram\u00ebn p\u00ebr &#8220;lojalitetin&#8221; me Serbin\u00eb dhe e mb\u00ebshtesnin Open Balkan-in. E t\u00eb nxitur nga kjo qasje kritikonin mbrojt\u00ebsit e ides\u00eb se &#8220;Open Balkan \u00ebsht\u00eb projekt ruso-serb&#8221;! Po sot? A ndjehen mir\u00eb k\u00ebta sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb verb\u00ebr t\u00eb kauzave serbe e ruse n\u00eb rajon dhe n\u00eb territoret shqiptare n\u00eb Ballkan?<\/p>\n<p>A kan\u00eb kurajon s\u00eb paku t\u00eb thon\u00eb &#8220;Na falni, besuam si qorrat&#8221;?! A munden t\u00eb shohin qart\u00ebsisht e sakt\u00ebsisht at\u00eb q\u00eb ka ndodhur me shqiptar\u00ebt si rezultat i angazhimit anti-shqiptar t\u00eb kryeministrit Rama?! Apo do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb besojn\u00eb se Open Balkan \u00ebsht\u00eb produktiv edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, edhe p\u00ebr Serbin\u00eb e Rusin\u00eb?! Sikur kjo armat\u00eb e madhe t\u00eb shp\u00ebrblyesish nga Beogradi e Moska t\u00eb kishte mbrojtur Procesin e Berlinit, sa ka mbrojtur Ballkanin e Hapur, sot Shqip\u00ebria do t\u00eb ishte n\u00eb dyert e hapura t\u00eb Bashkimit Evropian. Sergei Lavrov me deklarat\u00ebn e tij t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme shpresoj t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr zgjimin dhe kthjellimin e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kjo deklarat\u00eb \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm shuplak\u00eb p\u00ebr mashtrimet e Edi Ram\u00ebs, i cili na thot\u00eb p\u00ebrdit\u00eb se &#8220;Europa e mb\u00ebshtet Ballkanin e Hapur&#8221;, por edhe p\u00ebr deklarata t\u00eb tilla, si ajo e zonj\u00ebs Felaj se &#8220;Ne nuk mund t\u00eb miratojm\u00eb rezolut\u00ebn p\u00ebr d\u00ebnimin e gjenocidit serb n\u00eb Kosov\u00eb, sepse bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me Open Balkan&#8221;! Ndryshe shqiptar\u00ebt do t\u00eb binden plot\u00ebsisht se vota kund\u00ebr rezolut\u00ebs p\u00ebr gjenocidin serb n\u00eb Kosov\u00eb e parlamentit shqiptar do t\u00eb ishte vot\u00eb pro Serbis\u00eb dhe Rusis\u00eb. Madje Rusis\u00eb do t&#8217;i vij\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb nj\u00eb vot\u00eb e till\u00eb kund\u00ebr n\u00eb momentet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb saj, kur po p\u00ebrgatitet akt-akuza p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit e gjenocid rus n\u00eb Ukrain\u00eb!<\/p>\n<p>Deklarata e shefit te diplomacis\u00eb ruse ishte nj\u00eb rrufe n\u00eb qiell t\u00eb past\u00ebr p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar bashk\u00ebpunimin e ngusht\u00eb t\u00eb kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq p\u00ebr interesat e Serbis\u00eb e t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Ballkan. Ne e kemi th\u00ebn\u00eb vazhdimisht, prej n\u00ebntorit t\u00eb vitit 2019, se minishengen dhe Open Balkan rritin dominimin serb n\u00eb rajon dhe krijon premisa p\u00ebr krijimin e nj\u00eb Jugosllavie t\u00eb Re, si dhe realizon interesat e Rusis\u00eb n\u00eb rajonin ton\u00eb. K\u00ebt\u00eb konkluzion, qoft\u00eb dhe n\u00eb form\u00eb abstraksioni, nuk e besuan mb\u00ebshtet\u00ebsit e Edi Ram\u00ebs. Do t\u00eb ket\u00eb nga ata q\u00eb edhe pos k\u00ebsaj t\u00eb mos e besojn\u00eb. Por dielli nuk mbulohet me shosh\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb vij\u00eb dita kur gjith\u00e7ka do t\u00eb dal\u00eb n\u00eb drit\u00eb. Dhe dokumentet, bisedat, marr\u00ebveshjet, padit\u00eb e Edi Ram\u00ebs te Vu\u00e7iq kund\u00ebr politikan\u00ebve shqiptar\u00eb, do t\u00eb zbulojn\u00eb tradhtin\u00eb e pashembullt t\u00eb tij n\u00eb historin\u00eb e qytet\u00ebrimit europian. Do t\u00eb shihni nj\u00eb dit\u00eb se Edi Rama ka r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb ta zhb\u00ebj\u00eb shtetin e Kosov\u00ebs dhe n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebsaj formule t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Beogradin ka mb\u00ebshtetur ndryshimin e kufijve e ndarjen e Kosov\u00ebs, si dhe miniishengenin ose Open Balkan! Do t\u00eb lexoni dikur bised\u00ebn q\u00eb Edi Rama ka b\u00ebr\u00eb me Vu\u00e7iq sa i p\u00ebrket ndarjeve e p\u00ebr\u00e7arjeve politike, ideologjike e deri krahinore n\u00eb Shqip\u00ebri! Ky \u00ebsht\u00eb tmerr i v\u00ebrtet\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Enver Byty\u00e7i Ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Rusis\u00eb, Sergei Lavrov, pasi nuk mundi ta realizoj\u00eb vizit\u00ebn e tij n\u00eb Beograd p\u00ebr shkak t\u00eb bllokimit t\u00eb trafikut ajror p\u00ebr avionin e tij, deklaroi se \u201cNatyrisht, ata q\u00eb po i t\u00ebrheqin fijet n\u00eb Bruksel nuk e kan\u00eb dashur k\u00ebt\u00eb, nuk kan\u00eb dashur q\u00eb ne t\u2019i shprehim &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-14425","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14425","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14425"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14425\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14425"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14425"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14425"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}