{"id":144251,"date":"2026-05-30T18:47:43","date_gmt":"2026-05-30T18:47:43","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=144251"},"modified":"2026-05-30T18:47:43","modified_gmt":"2026-05-30T18:47:43","slug":"vokshi-riperteritja-e-pd-nis-nga-grate-eshte-rikthim-te-vlerat-guximi-dhe-sherbimi-ndaj-qytetareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/30\/vokshi-riperteritja-e-pd-nis-nga-grate-eshte-rikthim-te-vlerat-guximi-dhe-sherbimi-ndaj-qytetareve\/","title":{"rendered":"Vokshi: Rip\u00ebrt\u00ebritja e PD nis nga grat\u00eb, \u00ebsht\u00eb rikthim te vlerat, guximi dhe sh\u00ebrbimi ndaj qytetar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fjala e deputetes s\u00eb PD, Albana Vokshi:<\/strong><\/p>\n<p>I nderuar Kryetari i PD z. Sali Berisha<br \/>\nT\u00eb dashur delegat\u00eb t\u00eb Kuvendit Komb\u00ebtar<br \/>\nT\u00eb dashur demokrate dhe demokrat\u00eb,<br \/>\nMes shum\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh q\u00eb doja t\u00eb ndaja me ju sot, mendova q\u00eb ajo q\u00eb vlen m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, \u00ebsht\u00eb Slogani i k\u00ebtij Kuvendi:<br \/>\nKuvendi i Rip\u00ebrt\u00ebritjes!<br \/>\nPas rr\u00ebzimit vjen mbijetesa.<br \/>\nPas mbijetes\u00ebs vjen ringritja.<br \/>\nDhe pas ringritjes vjen rip\u00ebrt\u00ebritja.<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb edhe cikli i Partis\u00eb Demokratike. Nj\u00eb cik\u00ebl q\u00eb nuk ndalet. Nj\u00eb histori q\u00eb nuk mbaron. Nj\u00eb forc\u00eb q\u00eb kurr\u00eb nuk dor\u00ebzohet.<br \/>\nPor rip\u00ebrt\u00ebritja nuk \u00ebsht\u00eb thjesht ndryshim njer\u00ebzish, emrash. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm largimi i disa an\u00ebtar\u00ebve dhe ardhja e disa t\u00eb tjer\u00ebve.<br \/>\nRip\u00ebrt\u00ebritja \u00ebsht\u00eb, mbi t\u00eb gjitha, rikthim tek vetja jon\u00eb. T\u00eb rinj n\u00eb Parti apo n\u00eb mosh\u00eb.<br \/>\nRikthim tek vlerat q\u00eb na b\u00ebn\u00eb t\u00eb lindim.<br \/>\nTek idealet q\u00eb na mbajt\u00ebn gjall\u00eb.<br \/>\nTek besimi se politika mund t\u00eb jet\u00eb ende nj\u00eb mision dhe jo nj\u00eb biznes.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur politika shpesh shihet si mjet p\u00ebrfitimi personal, kur pushteti p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb vota, ndikim, presione, intimidime, shantazhe, Partia Demokratike duhet t\u00eb jet\u00eb d\u00ebshmia se ky vend nuk mund t\u00eb qeveriset m\u00eb gjat\u00eb nga e keqja.<br \/>\nSepse ne besojm\u00eb se Shqip\u00ebria meriton m\u00eb shum\u00eb.<br \/>\nRip\u00ebrt\u00ebritja \u00ebsht\u00eb t\u00eb ruash vlerat n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur shum\u00eb njer\u00ebz kan\u00eb pushuar s\u00eb besuari tek vlerat.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb t\u00eb q\u00ebndrosh i drejt\u00eb kur t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebrkulen.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb t\u00eb mbrosh dinjitetin kur pushteti p\u00ebrpiqet ta blej\u00eb at\u00eb.<br \/>\nSepse pushteti mund t\u00eb t\u00eb josh\u00eb.<br \/>\nMund t\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb.<br \/>\nMund t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb.<br \/>\nPor ka nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb nuk mund ta blej\u00eb kurr\u00eb: bindjen e lir\u00eb t\u00eb nj\u00eb njeriu q\u00eb beson tek vlerat e tij.<br \/>\nPrandaj ne jemi ende k\u00ebtu. Jo sepse kemi zgjedhur rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb. P\u00ebrkundrazi!<br \/>\nPor sepse kemi zgjedhur t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb.<br \/>\nKan\u00eb provuar gjith\u00e7ka me ne.<br \/>\nNa kan\u00eb joshur<br \/>\nNa kan\u00eb sulmuar.<br \/>\nNa kan\u00eb p\u00ebrjashtuar.<br \/>\nNa kan\u00eb goditur.<br \/>\nNa kan\u00eb persekutuar<br \/>\nNa kan\u00eb arrestuar<br \/>\nKan\u00eb menduar se do t\u00eb dor\u00ebzoheshim.<br \/>\nNuk ja dol\u00ebn!<br \/>\nNe zgjodh\u00ebm q\u00ebndres\u00ebn!<br \/>\nPa u viktimizuar.<br \/>\nNe zgjodh\u00ebm guximin!<br \/>\nPartia Demokratike lindi nga guximi i njer\u00ebzve q\u00eb sfiduan nj\u00eb nga diktaturat m\u00eb t\u00eb egra t\u00eb Europ\u00ebs. Dhe nuk ka rip\u00ebrt\u00ebritje pa guxim. Nuk ka t\u00eb ardhme p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb frik\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<br \/>\nZgjodh\u00ebm dinjitetin.<br \/>\nKur pushteti mendon se gjith\u00e7ka dhe gjithkush e ka nj\u00eb \u00e7mim, d\u00ebshmuam se ka njer\u00ebz dhe bindje q\u00eb nuk blihen. Si\u00e7 kjo sall\u00eb e d\u00ebshmon sot.<br \/>\nNe zgjodh\u00ebm bashkimin.<br \/>\nG\u00eblltit\u00ebm shum\u00eb brenga personale, hat\u00ebr mbetje, m\u00ebrzi, p\u00ebr hir t\u00eb nj\u00eb Partie Demokratike m\u00eb t\u00eb madhe, m\u00eb t\u00eb hapur, m\u00eb t\u00eb bashkuar, m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. PD nuk mund e nuk duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb bashkim interesash apo axhendash personale. Njer\u00ebz q\u00eb presin pas gardhit \u2018si nj\u00eb mas\u00eb amorfe\u2019 p\u00ebr t\u2019u aktivizuar \u2018kur t\u00eb jet\u00eb momenti\u2019.<br \/>\nN\u00ebse Partin\u00eb e duam m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, e fituese, ajo duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb familje politike q\u00eb gjen forc\u00eb tek nj\u00ebri-tjetri, q\u00eb mb\u00ebshtet nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb dit\u00ebt e v\u00ebshtira dhe q\u00eb bashkohet p\u00ebrball\u00eb \u00e7do sfide.<br \/>\nNe zgjodh\u00ebm sh\u00ebrbimin.<br \/>\nSepse politika n\u00eb opozit\u00eb, sidomos n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk \u00ebsht\u00eb privilegj. \u00cbsht\u00eb Sakrific\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb pushtet. Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfitim. \u00cbsht\u00eb sh\u00ebrbim ndaj qytetar\u00ebve. Sh\u00ebrbim ndaj familjeve shqiptare. Sh\u00ebrbim ndaj Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nPrandaj un\u00eb Rip\u00ebrt\u00ebritjen nuk e shoh thjesht \u00e7\u00ebshtje brezash.<br \/>\nPor rikthimin e k\u00ebtyre pes\u00eb vlerave q\u00eb e kan\u00eb mbajtur gjall\u00eb Partin\u00eb Demokratike q\u00eb nga dita e par\u00eb: q\u00ebndresa, guximi, dinjiteti, solidariteti dhe sh\u00ebrbimi.<br \/>\nJemi goditur shum\u00eb her\u00eb.<br \/>\nJemi rr\u00ebzuar po aq her\u00eb.<br \/>\nPor sa her\u00eb jemi rr\u00ebzuar, aq her\u00eb jemi ringritur.<br \/>\nPartia Demokratike ka kaluar izolim politik, sulme, padrejt\u00ebsi, zhg\u00ebnjime dhe munges\u00eb besimi.<br \/>\nMegjithat\u00eb, sa her\u00eb q\u00eb shpresa dukej se venitej, ne kemi gjetur forc\u00ebn p\u00ebr t&#8217;u ngritur p\u00ebrs\u00ebri \u2013 m\u00eb t\u00eb fort\u00eb.<br \/>\nAshtu si Anteu, q\u00eb fitonte forc\u00eb sa her\u00eb prekte tok\u00ebn, edhe ne kemi gjetur forc\u00eb sa her\u00eb jemi kthyer tek demokrat\u00ebt, tek vlerat tona dhe tek besimi tek nj\u00ebri-tjetri.<br \/>\nAty rigjenerohemi.<br \/>\nAty rip\u00ebrt\u00ebrihemi.<br \/>\nPartia Demokratike lindi nga idealizmi dhe sakrifica.<br \/>\nDhe sfida jon\u00eb sot \u00ebsht\u00eb t\u00eb rikthejm\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb idealiz\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn politike shqiptare.<br \/>\nT\u00eb rikthejm\u00eb besimin tek familja.<br \/>\nTek tradita.<br \/>\nTek puna.<br \/>\nTek liria.<br \/>\nTek meritokracia.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb diferenca jon\u00eb me qeverisjen e Edi Ram\u00ebs.<br \/>\nP\u00ebr ta, politika \u00ebsht\u00eb pushtet.<br \/>\nP\u00ebr ne, politika \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbim.<br \/>\nP\u00ebr ta, r\u00ebnd\u00ebsi ka bindja ndaj pushtetit.<br \/>\nP\u00ebr ne, r\u00ebnd\u00ebsi ka besnik\u00ebria ndaj vlerave.<br \/>\nP\u00ebr ta, pushteti mbahet me frik\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr ne, mb\u00ebshtetja fitohet me liri, besim, dinjitet.<br \/>\nPor rip\u00ebrt\u00ebritja nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e brendshme.<br \/>\nAjo \u00ebsht\u00eb edhe rikthim i besueshm\u00ebris\u00eb son\u00eb tek aleat\u00ebt dhe partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<br \/>\nPak vite m\u00eb par\u00eb Partia Demokratike kaloi nj\u00eb nga periudhat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj. Sot ne jemi s\u00ebrish pjes\u00eb aktive e familjes s\u00eb madhe europiane dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb.<br \/>\nSot kemi rikthyer dialogun, bashk\u00ebpunimin dhe respektin me partner\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. 8 rezoluta, deklarata, p\u00ebrsh\u00ebndetje, takime, konferenca, Dhe kjo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi se kur q\u00ebndron besnik ndaj vlerave, edhe besimi rikthehet.<br \/>\nDhe tani dua t\u00eb ndalem tek nj\u00eb dimension thelb\u00ebsor i k\u00ebsaj rip\u00ebrt\u00ebritjeje.<br \/>\nGrat\u00eb.<br \/>\nA mund t\u00eb ket\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritje pa grat\u00eb? Jo.<br \/>\nAshtu si jeta, edhe shoq\u00ebrit\u00eb zhvillohen, p\u00ebrparojn\u00eb kur grat\u00eb dhe burrat ecin bashk\u00eb.Historia na m\u00ebson se nuk ka pasur asnj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb \u00ebsht\u00eb modernizuar, zhvilluar apo forcuar duke l\u00ebn\u00eb grat\u00eb pas.<br \/>\nSa m\u00eb e madhe pjes\u00ebmarrja e grave profesioniste, t\u00eb men\u00e7ura, t\u00eb ndershme, t\u00eb forta, aq m\u00eb e fort\u00eb b\u00ebhet shoq\u00ebria.<br \/>\nPor ndryshe nga partia shtet, p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike grat\u00eb nuk jan\u00eb thjesht numra, statistika, nuk jan\u00eb dekor politik.<br \/>\nNuk jan\u00eb thjeshte kuot\u00eb e nuk duhet par\u00eb si e till\u00eb.Ato jan\u00eb forc\u00eb.<br \/>\nJan\u00eb energji.<br \/>\nJan\u00eb lidership.<br \/>\nJan\u00eb e ardhmja.<br \/>\nPrandaj jam mir\u00ebnjoh\u00ebse p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e rritjes s\u00eb kuot\u00ebs p\u00ebr grat\u00eb n\u00eb 40% n\u00eb forumet drejtuese Kryetarit t\u00eb PDSH z. Berisha, Grupit t\u00eb Pun\u00ebs p\u00ebr ndryshimet statutore, Kryesis\u00eb dhe k\u00ebtij kuvendi.<br \/>\nPor kuota s duhet t\u00eb mbetet n\u00eb let\u00ebr, por mbi 40% e emrave fitues n\u00eb list\u00ebn e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar duhet t\u00eb jen\u00eb gra.<br \/>\nDhe jam e bindur se rip\u00ebrt\u00ebritja e PD-s\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet me grat\u00eb dhe prej grave.<br \/>\nT\u00eb dashur miq,<br \/>\nRip\u00ebrt\u00ebritja nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb slogan.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nj\u00eb premtim.<br \/>\nPremtimi se do t\u00eb mbrojm\u00eb vlerat tona.<br \/>\nPremtimi se do t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb nga gabimet tona.<br \/>\nPremtimi se do t\u00eb ngrihemi pas \u00e7do goditjeje.<br \/>\nPremtimi se nuk do t\u00eb heqim dor\u00eb nga Shqip\u00ebria.<br \/>\nSepse Partia Demokratike ka b\u00ebr\u00eb gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb: ka mbijetuar.<br \/>\nDhe kush mbijeton, mund t\u00eb ringrihet.<br \/>\nKush ringrihet, mund t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrihet.<br \/>\nDhe kush rip\u00ebrt\u00ebrihet, mund t\u00eb fitoj\u00eb.<br \/>\nPrandaj sot nuk jemi mbledhur thjesht p\u00ebr t\u00eb kujtuar t\u00eb shkuar\u00ebn.<br \/>\nJemi mbledhur p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar t\u00eb ardhmen.<br \/>\nMe besim.<br \/>\nMe kuraj\u00eb.<br \/>\nMe dinjitet.<br \/>\nMe bashkim.<br \/>\nP\u00ebr nj\u00eb Parti Demokratike m\u00eb t\u00eb fort\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr nj\u00eb fitore q\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm e Partis\u00eb Demokratike, por e \u00e7do shqiptari q\u00eb beson se ky vend meriton m\u00eb shum\u00eb.<br \/>\nDhe un\u00eb besoj fort se ajo dit\u00eb do t\u00eb vij\u00eb.<br \/>\nFaleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala e deputetes s\u00eb PD, Albana Vokshi: I nderuar Kryetari i PD z. Sali Berisha T\u00eb dashur delegat\u00eb t\u00eb Kuvendit Komb\u00ebtar T\u00eb dashur demokrate dhe demokrat\u00eb, Mes shum\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh q\u00eb doja t\u00eb ndaja me ju sot, mendova q\u00eb ajo q\u00eb vlen m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, \u00ebsht\u00eb Slogani i k\u00ebtij Kuvendi: Kuvendi i Rip\u00ebrt\u00ebritjes! Pas rr\u00ebzimit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":144252,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-144251","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144251","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=144251"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144251\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":144253,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144251\/revisions\/144253"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/144252"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=144251"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=144251"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=144251"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}