{"id":144257,"date":"2026-05-30T19:14:12","date_gmt":"2026-05-30T19:14:12","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=144257"},"modified":"2026-05-30T19:14:33","modified_gmt":"2026-05-30T19:14:33","slug":"julia-emiri-sa-me-shpejt-te-afrohemi-te-gjithe-ketu-te-behemi-nje-front-i-perbashket-opozitar-aq-me-shume-shkaterrim-do-i-kursejme-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/30\/julia-emiri-sa-me-shpejt-te-afrohemi-te-gjithe-ketu-te-behemi-nje-front-i-perbashket-opozitar-aq-me-shume-shkaterrim-do-i-kursejme-shqiperise\/","title":{"rendered":"Emiri: Sa m\u00eb shpejt t\u00eb afrohemi t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtu, t\u00eb b\u00ebhemi nj\u00eb front i p\u00ebrbashk\u00ebt opozitar, aq m\u00eb shum\u00eb shkat\u00ebrrim do i kursejm\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fjala e aktores, Julia Emiri<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje, shqiptar\u00eb q\u00eb jeni k\u00ebtu n\u00eb sall\u00eb, jasht\u00eb k\u00ebsaj salle, jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kudo q\u00eb jeni. Nuk e di n\u00ebse e keni pyetur veten, si un\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria, se \u00e7far\u00eb e mban q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrjetsh\u00ebm. \u00c7far\u00eb e mban k\u00ebt\u00eb komb q\u00eb t\u00eb pushtohet nga perandorit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb mos zhduket?<br \/>\n\u00c7far\u00eb e mban k\u00ebt\u00eb komb q\u00eb bashk\u00ebjetoi me shum\u00eb kombe t\u00eb tjera dhe t\u00eb mos asimilohet? Nuk e di n\u00ebse e keni pyetur veten n\u00ebse keni edhe ju at\u00eb dashurin\u00eb konfuze q\u00eb kam un\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt, q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb ju duken populli m\u00eb i bukur n\u00eb bot\u00eb dhe ju mall\u00ebngjejn\u00eb me veprimet m\u00eb t\u00eb thjeshta, dhe ndonj\u00ebher\u00eb ju duken populli m\u00eb absurd n\u00eb bot\u00eb q\u00eb nuk reagon, q\u00eb duket sikur m\u00ebsohet me \u00e7do gj\u00eb.<br \/>\nUn\u00eb e kam pyetur shpesh dhe sot mendoj se kam nj\u00eb p\u00ebrgjigje. N\u00eb koh\u00ebrat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, n\u00eb koh\u00ebrat m\u00eb t\u00eb err\u00ebta, at\u00ebher\u00eb kur duket se \u00e7do gj\u00eb ka marr\u00eb rrug\u00ebn, Shqip\u00ebris\u00eb i lindin ca patriot\u00eb. Shqip\u00ebris\u00eb i lind nj\u00eb Sk\u00ebnderbeu, i lind nj\u00eb Ismail Qemali, i lind nj\u00eb Luigj Gurakuqi, Fan Noli, i lind nj\u00eb Adem Jashari q\u00eb ndryshon rrjedh\u00ebn e historis\u00eb. Ju me siguri i keni d\u00ebgjuar historit\u00eb e tyre dhe mendoni q\u00eb i dini, por ajo q\u00eb nuk dini \u00ebsht\u00eb lufta q\u00eb k\u00ebta patriot\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb me shqiptar\u00ebt. Po, po, me shqiptar\u00ebt. Shum\u00eb njer\u00ebz mendojn\u00eb sot se po t\u00eb jetonin n\u00eb koh\u00ebn e Ismail Qemalit dhe t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre emrave, do t\u00eb ishin p\u00ebrkrah tij. Mendojn\u00eb se do t\u00eb kishin firmosur bashk\u00eb me t\u00eb. A jeni t\u00eb sigurt\u00eb? A jeni t\u00eb sigurt\u00eb se po t\u00eb ishit n\u00eb koh\u00ebn e pavar\u00ebsis\u00eb do t\u00eb ishit pran\u00eb tyre?<br \/>\nSepse pavar\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb, lufta p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb ka zgjatur rreth nj\u00eb shekull. Nuk ka qen\u00eb vet\u00ebm dita e pavar\u00ebsis\u00eb. Nj\u00eb nga arsyet pse kjo luft\u00eb ka zgjatur ka qen\u00eb sepse ka pasur shum\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb n\u00ebn Perandorin\u00eb Osmane mendonin se \u2018mir\u00eb jemi, s\u2019kemi \u00e7\u2019na duhet as autonomia, as pavar\u00ebsia, jemi n\u00eb rregull\u2019. Un\u00eb mendoj se n\u00eb qoft\u00eb se jeni sot duke pir\u00eb kafe n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje q\u00eb \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria, me shum\u00eb mund\u00ebsi do t\u00eb ishit duke pir\u00eb kafe edhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<br \/>\nNuk dua t\u00eb heq paralele e krahasime mes emrave q\u00eb kemi sot k\u00ebtu dhe emrave t\u00eb k\u00ebtyre shqiptar\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj, sepse ato gj\u00ebra do t\u2019i b\u00ebj\u00eb historia. Mbi t\u00eb gjitha, un\u00eb nuk po flas sot p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike dhe Partin\u00eb Socialiste. Nuk po flas p\u00ebr luft\u00ebn e k\u00ebtyre t\u00eb dyjave, sepse lufta q\u00eb po b\u00ebhet sot n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb midis dy partish. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb shum\u00eb m\u00eb e vjet\u00ebr se kjo; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb e vjet\u00ebr sa historia e njer\u00ebzimit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb mes t\u00eb drejt\u00ebs dhe t\u00eb padrejt\u00ebs, mes t\u00eb mir\u00ebs dhe t\u00eb keqes, mes frenimit dhe veprimit, mes shkat\u00ebrrimit dhe nd\u00ebrtimit.<br \/>\nN\u00eb luft\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb momenti i em\u00ebrtimeve dhe i barrierave; n\u00eb luft\u00eb \u00ebsht\u00eb momenti i veprimit. E imagjinoni dot n\u00ebse k\u00ebto burra q\u00eb kan\u00eb luftuar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb do t\u00eb thoshin: \u2018Un\u00eb nuk merrem me politik\u00eb\u2019? Nuk e di n\u00eb \u00e7far\u00eb momenti t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb doli n\u00eb mod\u00eb fjala \u2018nuk merrem me politik\u00eb\u2019 dhe shqiptar\u00ebt ia lan\u00eb vendin n\u00eb dor\u00eb atyre q\u00eb e urrejn\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, duke menduar se t\u00eb mos merresh me politik\u00eb \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e mir\u00eb, dhe Shqip\u00ebria i takon atyre q\u00eb e vjedhin, e shkat\u00ebrrojn\u00eb dhe e pushtojn\u00eb.<br \/>\n\u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodhte sikur shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, q\u00eb i soll\u00ebn pavar\u00ebsin\u00eb dhe shpall\u00ebn Kosov\u00ebn shtet, bashk\u00eb me familjen Jashari, do t\u00eb thoshin: \u2018Un\u00eb nuk merrem me politik\u00eb\u2019? N\u00eb qoft\u00eb se Ibrahim Rugova do t\u00eb thoshte: \u2018Un\u00eb nuk merrem me politik\u00eb\u2019, a e kuptoni ku do t\u00eb ishim sot? Nuk do kishim fare Shqip\u00ebri.<br \/>\nPo ne q\u00eb na kan\u00eb pushtuar jo t\u00eb huajt, po na kan\u00eb pushtuar shqiptar\u00ebt vet\u00eb \u2013 do t\u2019ia l\u00ebm\u00eb dor\u00ebn atyre? T\u00eb rrim\u00eb ne dhe t\u00eb marrim rrug\u00ebt e bot\u00ebs n\u00eb emigrim, sepse nuk merremi me politik\u00eb, nd\u00ebrsa ata shkat\u00ebrrojn\u00eb dhe vjedhin Shqip\u00ebrin\u00eb? T\u00eb rrim\u00eb ne dhe t\u00eb na vendosin barriera p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb det, n\u00eb mal, n\u00eb rrug\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb? T\u00eb na v\u00ebn\u00eb ushtar\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e shtetit ton\u00eb, sepse ne nuk merremi me politik\u00eb? T\u00eb na ndryshojn\u00eb gjinin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb, t\u00eb na marrin dhe t\u00eb na vjedhin f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e vendit ton\u00eb, me hormone, sepse ne nuk merremi me politik\u00eb?<br \/>\nDuhet t\u00eb kthehemi te rr\u00ebnja e fjal\u00ebs \u2018politik\u00eb\u2019, q\u00eb \u00ebsht\u00eb qytetarib\u00ebrje. Duhet t\u00eb kthehemi te kuptimi i v\u00ebrtet\u00eb i saj, te shembulli i k\u00ebtyre njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb politik\u00eb. Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb dhe Partia Demokratike. N\u00eb qoft\u00eb se ata q\u00eb e themeluan Partin\u00eb Demokratike do t\u00eb kishin th\u00ebn\u00eb n\u00eb \u201990-\u00ebn: \u2018Ne nuk merremi me politik\u00eb\u2019, ku do t\u00eb ishte sot Shqip\u00ebria? Do kishim vazhduar akoma me Partin\u00eb Komuniste.<br \/>\nJo, ne do merremi me politik\u00eb dhe un\u00eb i ftoj t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb t\u00eb afrohen dhe t\u00eb kontribuojn\u00eb realisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb. T\u00eb afrohen te Partia Demokratike, ose n\u00eb qoft\u00eb se nuk duan t\u00eb p\u00ebrfshihen te Partia Demokratike, t\u00eb rrin\u00eb pran\u00eb saj, t\u00eb japin kontributin e tyre me vepra dhe jo me fjal\u00eb. N\u00eb qoft\u00eb se v\u00ebrtet e duan t\u00eb mir\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, nuk do e kritikojn\u00eb nga larg, por do t\u00eb futen k\u00ebtu, t\u00eb p\u00ebrfshihen dhe t\u00eb japin shembullin e tyre, duke v\u00ebn\u00eb emrin e tyre.<br \/>\nN\u00eb qoft\u00eb se nuk ju p\u00eblqen Partia Demokratike, n\u00eb qoft\u00eb se nuk ju p\u00eblqen lideri i saj, ose nuk doni t\u00eb afroheni, at\u00ebher\u00eb na jepni nj\u00eb zgjidhje dhe largohuni. Po ama na jepni zgjidhje, jo mendime. Shqip\u00ebria do t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb gjithsesi \u2013 k\u00ebt\u00eb e ka treguar historia. Shqip\u00ebris\u00eb do t\u2019i lindin gjithmon\u00eb njer\u00ebz q\u00eb e duan k\u00ebt\u00eb vend, dhe k\u00ebta njer\u00ebz do t\u00eb marrin gjithmon\u00eb nga mbrapa pjes\u00ebn e popullsis\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrgjumur, e fjetur apo n\u00eb kafene.<br \/>\nPor \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb: me sa kosto do t\u00eb ndodh\u00eb kjo? Sa m\u00eb shpejt t\u00eb afrohemi t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtu, t\u00eb b\u00ebhemi nj\u00eb front i p\u00ebrbashk\u00ebt opozitar, aq m\u00eb shum\u00eb shkat\u00ebrrim do i kursejm\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nUn\u00eb dua ta mbyll me disa vargje t\u00eb Himnit Komb\u00ebtar, q\u00eb komunist\u00ebt i hoq\u00ebn, sepse ata gjithmon\u00eb mendojn\u00eb se duke hequr fjal\u00ebt fshijn\u00eb historin\u00eb. \u2018Se Zoti vet\u00eb e tha me goj\u00eb, q\u00eb kombe shuhen p\u00ebrmbi dh\u00e9, po Shqip\u00ebria do t\u00eb rroj\u00eb; p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr t\u00eb luftojm\u00eb ne.\u2019<br \/>\nFaleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala e aktores, Julia Emiri P\u00ebrsh\u00ebndetje, shqiptar\u00eb q\u00eb jeni k\u00ebtu n\u00eb sall\u00eb, jasht\u00eb k\u00ebsaj salle, jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kudo q\u00eb jeni. Nuk e di n\u00ebse e keni pyetur veten, si un\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria, se \u00e7far\u00eb e mban q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrjetsh\u00ebm. \u00c7far\u00eb e mban &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":144258,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-144257","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144257","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=144257"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144257\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":144260,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144257\/revisions\/144260"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/144258"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=144257"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=144257"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=144257"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}