{"id":144267,"date":"2026-05-30T19:55:30","date_gmt":"2026-05-30T19:55:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=144267"},"modified":"2026-05-30T19:55:30","modified_gmt":"2026-05-30T19:55:30","slug":"vata-pd-ka-fituar-betejen-per-te-verteten-dhe-do-te-rrezoje-regjimin-e-korrupsionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/30\/vata-pd-ka-fituar-betejen-per-te-verteten-dhe-do-te-rrezoje-regjimin-e-korrupsionit\/","title":{"rendered":"Vata: PD ka fituar betej\u00ebn p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe do t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb regjimin e korrupsionit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fjala e deputetes Denisa Vata<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb,<br \/>\nt\u00eb nderuar delegat\u00eb,<br \/>\ni nderuar Kryetar i rizgjedhur i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Prof. Dr. Sali Berisha,<br \/>\nGati kat\u00ebr vite m\u00eb par\u00eb, askush nuk do ta kishte besuar at\u00eb q\u00eb po p\u00ebrjetojm\u00eb sot.<br \/>\nPak kush do ta kishte besuar se Partia Demokratike, e goditur nga t\u00eb gjitha an\u00ebt, e shpallur e vdekur nga propaganda, e izoluar nga lobime t\u00eb pista dhe e sulmuar nga nj\u00eb makineri e t\u00ebr\u00eb shtet\u00ebrore, jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb mbijetonte, por do t\u00eb ringrihej m\u00eb e fort\u00eb, m\u00eb e bashkuar dhe m\u00eb e vendosur se kurr\u00eb.<br \/>\nNe vendos\u00ebm t\u00eb ndahemi nga pengmarr\u00ebsit dhe vule humburit. Nje parti e cila perfaqesonte cdo gje pervecse interesit te demokrateve.<br \/>\nVendos\u00ebm t\u00eb nisim nj\u00eb rrug\u00ebtim t\u00eb ri. At\u00eb rrug\u00ebtim q\u00eb na ka sjell\u00eb sot k\u00ebtu.<br \/>\nSepse ne besuam dhe vazhdojm\u00eb t\u00eb besojm\u00eb se nj\u00eb Shqip\u00ebri pa opozit\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri e tradhtuar.<br \/>\nTek ndiqja k\u00ebto dit\u00eb fushat\u00ebn e kandidat\u00ebve p\u00ebr K\u00ebshillin Komb\u00ebtar, nuk mund t\u00eb mos ndieja krenari.Shum\u00eb prej tyre mund ta meritojne vendin pa asnj\u00eb diskutim.Por s\u00ebrish po k\u00ebrkojn\u00eb vot\u00ebn.<br \/>\nA nuk \u00ebsht\u00eb kjo demokracia?<br \/>\nA nuk ishte kjo beteja q\u00eb nis\u00ebm kat\u00ebr vite m\u00eb par\u00eb?<br \/>\nJo em\u00ebrime, jo me tarafe ,jo me pazare por vot\u00eb ,me meritokraci,me gare<br \/>\nAta q\u00eb kan\u00eb shkat\u00ebrruar zgjedhjet brenda partive t\u00eb tyre na drejtojn\u00eb gishtin neve, pik\u00ebrisht neve, q\u00eb e kemi b\u00ebr\u00eb Partin\u00eb Demokratike tempullin e vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb.<br \/>\nAsaj vote s\u00eb cil\u00ebs i n\u00ebnshtrohet i pari kryetari i partis\u00eb e deri te kryetari i seksionit.<br \/>\nPor beteja jon\u00eb nuk ishte vet\u00ebm p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike.<br \/>\nIshte p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e opozit\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nSepse p\u00ebr vite me radh\u00eb nuk u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb na mundnin politikisht.<br \/>\nU p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb na asgj\u00ebsonin.<br \/>\nVun\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtij projekti t\u00eb gjith\u00eb mekanizmat e Partis\u00eb-Shtet.<br \/>\nAdministrat\u00ebn.<br \/>\nPatronazhimin.<br \/>\nParat\u00eb e korrupsionit.<br \/>\nParat\u00eb e organizatave kriminale.<br \/>\nLobimet e pista.<br \/>\nPresionin mbi qytetar\u00ebt.<br \/>\nProkuror\u00eb dhe Gjyqtar\u00eb politik\u00eb.<br \/>\nDhe madje nuk hezituan t\u00eb nd\u00ebrmerrnin aktin m\u00eb ekstrem n\u00eb historin\u00eb e pluralizmit shqiptar, izolimin dhe arrestimin politik t\u00eb liderit t\u00eb opozit\u00ebs nj\u00eb vit p\u00ebrpara zgjedhjeve, me shpres\u00ebn se duke goditur Sali Berish\u00ebn do t\u00eb shkat\u00ebrronin Partin\u00eb Demokratike.<br \/>\nPor d\u00ebshtuan.<br \/>\nD\u00ebshtuan sepse nuk kuptuan nj\u00eb gj\u00eb.<br \/>\nPartia Demokratike nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vul\u00eb.<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb godin\u00eb.<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb.<br \/>\nPartia Demokratike \u00ebsht\u00eb bindja e qindra mij\u00ebra shqiptar\u00ebve se liria vlen m\u00eb shum\u00eb se frika.<br \/>\nPrandaj sot PD-ja \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<br \/>\nDhe jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<br \/>\nSot PD-ja \u00ebsht\u00eb shpresa e vetme reale drejt s\u00eb cil\u00ebs kan\u00eb drejtuar syt\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndryshim.<br \/>\nMadje sot jemi m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se kat\u00ebr vite m\u00eb par\u00eb, sepse kemi thyer izolimin q\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb na impononin.<br \/>\nAta menduan se p\u00ebrmes lobimeve t\u00eb tipit McGonigal do ta izolonin Partin\u00eb Demokratike nga aleat\u00ebt e saj natyral\u00eb.<br \/>\nPor ndodhi e kund\u00ebrta.<br \/>\nSot familjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha politike t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb flasin hapur p\u00ebr problemet e demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nMiqt\u00eb tan\u00eb tradicional\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe aleat\u00ebt tan\u00eb n\u00eb Europ\u00eb nuk gjykojn\u00eb opozit\u00ebn pse denoncon problemet e vendit.<br \/>\nAta k\u00ebrkojn\u00eb standarde demokratike.<br \/>\nK\u00ebrkojn\u00eb zgjedhje t\u00eb lira.<br \/>\nK\u00ebrkojn\u00eb shtet ligjor.<br \/>\nK\u00ebrkojn\u00eb institucione q\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb qytetar\u00ebve dhe jo pushtetit.<br \/>\nRezolutat e miratuara nga organizatat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb europiane dhe bot\u00ebrore kan\u00eb ngritur shqet\u00ebsime serioze p\u00ebr gjendjen e demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr ndikimin e krimit t\u00eb organizuar, p\u00ebr kapjen e institucioneve dhe p\u00ebr deformimin e gar\u00ebs politike.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fitore politike e Partis\u00eb Demokratike.<br \/>\nSepse ne nuk fituam vet\u00ebm betej\u00ebn p\u00ebr mbijetes\u00eb.Ne fituam betej\u00ebn p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<br \/>\nDhe sot, n\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb paralizuar nga korrupsioni dhe t\u00eb marr\u00eb peng nga nj\u00eb organizat\u00eb pushteti, propaganda vazhdon t\u2019i b\u00ebj\u00eb gjyqin opozit\u00ebs.<br \/>\nNa pyesin pse nuk fitojm\u00eb kund\u00ebr bandave.<br \/>\nNa pyesin pse nuk fitojm\u00eb kund\u00ebr makineris\u00eb shtet\u00ebrore.<br \/>\nNa pyesin pse programi nuk e mund thesin e miellit.<br \/>\nNa pyesin pse nuk jemi m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se ata q\u00eb blejn\u00eb vota, k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb administrat\u00ebn dhe deformojn\u00eb vullnetin e qytetar\u00ebve.<br \/>\nNd\u00ebrsa raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare flasin p\u00ebr standarde t\u00eb cenuara zgjedhore, propaganda k\u00ebrkon fars\u00ebn te zgjedhjet e Partis\u00eb Demokratike. Detyra jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb ankohemi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por t\u2019i imponojm\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe partner\u00ebve tan\u00eb rikthimin e gar\u00ebs s\u00eb ndershme.<br \/>\nPor askush nuk na tha kurr\u00eb se kjo betej\u00eb do t\u00eb ishte e leht\u00eb.<br \/>\nT\u00eb dashur demokrat\u00eb,<br \/>\nSot askush m\u00eb mir\u00eb se Partia Demokratike nuk mund t\u2019i jap\u00eb shpres\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nSepse vendi sot drejtohet nga nj\u00eb njeri q\u00eb mes Ballukut dhe Shqip\u00ebris\u00eb zgjedh Ballukun.<br \/>\nMes integrimit europian dhe narkoregjimit zgjedh narkoregjimin.<br \/>\nMes shtetit ligjor dhe pushtetit personal zgjedh pushtetin personal.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb vjedh Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb zgjedhjet dhe blen zgjedhjet p\u00ebr t\u00eb vazhduar t\u00eb vjedh\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<br \/>\nPrandaj sot beteja jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr pushtet.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr t\u00eb rikthyer normalitetin demokratik.\u00cbsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr t\u2019u kthyer shqiptar\u00ebve besimin se ky vend mund t\u00eb qeveriset ndryshe.<br \/>\nDhe sot, mes nesh dhe atyre q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb peng Shqip\u00ebrin\u00eb, ekziston nj\u00eb dallim i madh.<br \/>\nAta jan\u00eb n\u00eb aleanc\u00eb me pushtetin.<br \/>\nAta jan\u00eb n\u00eb aleanc\u00eb me Edi Ram\u00ebn.<br \/>\nNd\u00ebrsa ne kemi lidhur bes\u00ebn me qutetaret shqiptar,me demokrat\u00ebt dhe me Shqip\u00ebrin\u00eb.<br \/>\nMe burrin q\u00eb rr\u00ebzoi nj\u00eb regjim.<br \/>\nMe liderin q\u00eb an\u00ebtar\u00ebsoi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb NATO.<br \/>\nMe njeriun q\u00eb liberalizoi vizat.<br \/>\nMe patriotin q\u00eb afroi m\u00eb shum\u00eb se kushdo tjet\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb me Kosov\u00ebn.<br \/>\nMe kryeministrin q\u00eb dyfishoi pagat dhe pensionet.<br \/>\nDhe me misionarin t\u00eb cilit demokrat\u00ebt i dhan\u00eb s\u00ebrish besimin e tyre p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr betej\u00ebn finale kund\u00ebr k\u00ebtij regjimi.<br \/>\nSot ky Kuvend duhet t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb nj\u00eb bes\u00eblidhje t\u00eb re mes nesh dhe qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb bes\u00eblidhje q\u00eb nuk nd\u00ebrtohet mbi zem\u00ebrimin, por mbi shpres\u00ebn.<br \/>\nQ\u00eb nuk nd\u00ebrtohet mbi propagand\u00ebn, por mbi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<br \/>\nQ\u00eb nuk nd\u00ebrtohet mbi frik\u00ebn, por mbi lirin\u00eb.<br \/>\nT\u2019u themi shqiptar\u00ebve se nuk jan\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb zgjedhin p\u00ebrjet\u00ebsisht mes korrupsionit dhe dor\u00ebzimit.<br \/>\nT\u2019u themi se politika nuk \u00ebsht\u00eb patronazhimi.<br \/>\nPolitika nuk \u00ebsht\u00eb blerja e vot\u00ebs.<br \/>\nPolitika nuk \u00ebsht\u00eb pazari me krimin.<br \/>\nPolitika nuk \u00ebsht\u00eb propaganda q\u00eb mundohet t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb realitetin.<br \/>\nPolitika \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbim.<br \/>\nPolitika \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<br \/>\nPolitika \u00ebsht\u00eb besim.<br \/>\nDhe Partia Demokratike ka detyrimin historik t\u2019ia rikthej\u00eb k\u00ebto vlera Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nT\u2019u themi se Partia q\u00eb rr\u00ebzoi regjimin e et\u00ebrve do t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb edhe regjimin e bijve t\u00eb tyre.<br \/>\nLe t\u00eb jet\u00eb Rip\u00ebrt\u00ebritja jon\u00eb edhe Rip\u00ebrt\u00ebritja e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala e deputetes Denisa Vata T\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb, t\u00eb nderuar delegat\u00eb, i nderuar Kryetar i rizgjedhur i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Prof. Dr. Sali Berisha, Gati kat\u00ebr vite m\u00eb par\u00eb, askush nuk do ta kishte besuar at\u00eb q\u00eb po p\u00ebrjetojm\u00eb sot. Pak kush do ta kishte besuar se Partia Demokratike, e goditur nga t\u00eb gjitha &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":144268,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-144267","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144267","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=144267"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144267\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":144269,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144267\/revisions\/144269"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/144268"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=144267"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=144267"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=144267"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}