{"id":144277,"date":"2026-05-30T20:11:00","date_gmt":"2026-05-30T20:11:00","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=144277"},"modified":"2026-05-30T20:11:00","modified_gmt":"2026-05-30T20:11:00","slug":"bardeli-duhet-te-ndertojme-nje-shqiperi-europiane-te-drejte-dhe-te-bashkuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/30\/bardeli-duhet-te-ndertojme-nje-shqiperi-europiane-te-drejte-dhe-te-bashkuar\/","title":{"rendered":"Bardeli: Duhet t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri europiane, t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb bashkuar"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fjala e deputetes s\u00eb PD, Greta Bardeli<\/strong><\/p>\n<p>I nderuar zoti profesor doktor Sali Berisha, kryetar i opozit\u00ebs, i Partis\u00eb Demokratike. T\u00eb nderuar delegat\u00eb, demokrat\u00eb e demokrate. Partia Demokratike nuk duhet t\u00eb shihet thjesht si forca q\u00eb kund\u00ebrshton qeverin\u00eb e sotme. Partia Demokratike duhet t\u00eb shihet si forca politike q\u00eb ka reflektuar mbi rrug\u00ebtimin e saj, q\u00eb ka m\u00ebsuar nga gabimet e t\u00eb shkuar\u00ebs dhe q\u00eb ka d\u00ebgjuar me respekt edhe ato qytetar\u00eb q\u00eb n\u00eb periudha t\u00eb caktuara jan\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga ne.<br \/>\nNe nuk k\u00ebrkojm\u00eb thjesht nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb qeverisur, ne k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb rifitojm\u00eb di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme se pushteti: besimin. Besimin e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb q\u00ebndruar gjithnj\u00eb me ne, besimin e atyre q\u00eb u larguan t\u00eb zhg\u00ebnjyer, dhe besimin e atyre q\u00eb ende nuk jan\u00eb bindur se politika mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve, dhe jo qytetari n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb politik\u00ebs.<br \/>\nVet\u00ebm nj\u00eb forc\u00eb q\u00eb ka guximin t\u00eb p\u00ebrballet me t\u00eb kaluar\u00ebn mund t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb ardhmen. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ne duhet t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb bes\u00eblidhje t\u00eb re mes shtetit dhe qytetar\u00ebve. Nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb bazuar mbi besimin, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe respektin e nd\u00ebrsjell\u00eb. Ne nuk duam nj\u00eb shtet q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb bind\u00eb, ne duam nj\u00eb shtet q\u00eb fiton besim. Nj\u00eb shtet q\u00eb nuk imponon frik\u00ebn por krijon mund\u00ebsi.<br \/>\nNj\u00eb shtet q\u00eb nuk shp\u00ebrblen klient\u00ebt por merit\u00ebn. Nj\u00eb shtet q\u00eb nuk i sh\u00ebrben t\u00eb fort\u00ebve por u garanton drejt\u00ebsi t\u00eb gjith\u00ebve. Ne e dim\u00eb se demokracia shqiptare nuk ka qen\u00eb gjithmon\u00eb e p\u00ebrsosur, edhe ne kur kemi pasur p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e qeverisjes kemi b\u00ebr\u00eb zgjedhje q\u00eb sot i gjykojm\u00eb ndryshe nga p\u00ebrvoja dhe maturia q\u00eb sjell koha. Por pik\u00ebrisht ky \u00ebsht\u00eb dallimi mes nj\u00eb force politike q\u00eb m\u00ebson dhe nj\u00eb force politike q\u00eb p\u00ebrs\u00ebrit gabimet.<br \/>\nPrandaj Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr institucione ku integriteti, profesionalizmi dhe sh\u00ebrbimi ndaj interesit publik t\u00eb jen\u00eb kritere q\u00eb hapin dyert e administrat\u00ebs dhe t\u00eb drejtimit publik. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb administrat\u00eb q\u00eb nuk ndryshon sipas partis\u00eb q\u00eb fiton zgjedhjet, ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ekonomi ku sip\u00ebrmarr\u00ebsi i ndersh\u00ebm, fermeri, profesionisti dhe shtresa e mesme t\u00eb ndihen t\u00eb mbrojtur dhe jo t\u00eb penalizuar. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr institucione q\u00eb mbrojn\u00eb ligjin dhe jo pushtetin. Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, nd\u00ebrsa kemi ushtruar rolin ton\u00eb si opozit\u00eb, kemi forcuar nd\u00ebrgjegjen ton\u00eb politike p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar jo vet\u00ebm demokrat\u00ebt por interesin komb\u00ebtar. Kemi mbrojtur dinjitetin e Shqip\u00ebris\u00eb, orientimin e saj euroatlantik dhe rrug\u00ebn drejt Bashkimit Europian, sepse Bashkimi Europian nuk \u00ebsht\u00eb thjesht destinacioni jon\u00eb politik, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjja q\u00eb shqiptar\u00ebt i dhan\u00eb izolimit, varf\u00ebris\u00eb dhe diktatur\u00ebs.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb vendi ku i p\u00ebrkasin vlerat tona, aspiratat tona dhe e ardhmja jon\u00eb si komb. Shqiptar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb din\u00eb se kush do t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeverisur nes\u00ebr dhe p\u00ebrgjigjja duhet t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb: ka me qen\u00eb Partia Demokratike s\u00eb bashku me \u00e7do shqiptar t\u00eb ndersh\u00ebm, profesionist, patriot dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb kontribuoj\u00eb p\u00ebr vendin e vet. Sepse ne nuk synojm\u00eb thjesht t\u00eb fitojm\u00eb zgjedhjet, politika nuk matet nga zgjedhjet q\u00eb fiton, politika matet nga vendi q\u00eb l\u00eb pas.<br \/>\nDhe ne duam q\u00eb f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb t&#8217;u l\u00ebm\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, m\u00eb t\u00eb begat\u00eb nga ajo q\u00eb trash\u00ebguam vet\u00eb. Ne kemi nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi fisnike dhe historike ndaj kujtes\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ndaj atyre q\u00eb sakrifikuan lirin\u00eb, jet\u00ebn, familjen dhe t\u00eb ardhmen e tyre p\u00ebr t\u00eb mbrojtur dinjitetin njer\u00ebzor n\u00eb koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb diktatur\u00ebs. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kompensimi apo rehabilitimi, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e nd\u00ebrgjegjes komb\u00ebtare. Nj\u00eb komb q\u00eb harron ata q\u00eb sakrifikuan p\u00ebr lirin\u00eb rrezikon t\u00eb humbas\u00eb kuptimin e vet\u00eb liris\u00eb. Sakrifica e tyre \u00ebsht\u00eb gdh\u00ebndur n\u00eb nd\u00ebrgjegjen ton\u00eb kolektive dhe mbetet pjes\u00eb e pandashme e identitetit demokratik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe detyra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta p\u00ebrcjellim k\u00ebt\u00eb trash\u00ebgimi tek brezat e rinj, jo si nj\u00eb urrejtje por si dije. Jo si ndarje por si m\u00ebsim, sepse kombet e forta nuk nd\u00ebrtohen duke harruar gabimet e tyre por duke m\u00ebsuar prej tyre.<br \/>\nVet\u00ebm k\u00ebshtu sigurojm\u00eb q\u00eb gabimet politike q\u00eb dob\u00ebsuan shtetin dhe hap\u00ebn rrug\u00ebn p\u00ebr korrupsionin, kapjen e institucioneve dhe deformimin e interesit komb\u00ebtar t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebriten m\u00eb. Sot ne shprehim respektin ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb kontribuar n\u00eb nd\u00ebrtimin e Partis\u00eb Demokratike dhe pluralizmit shqiptar. Nd\u00ebr ta, doktor Sali Berisha mbetet nj\u00eb figur\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e historis\u00eb politike shqiptare.<br \/>\nKontributi i tij \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e historis\u00eb son\u00eb, t\u00eb demokracis\u00eb son\u00eb. Por detyra jon\u00eb sot \u00ebsht\u00eb q\u00eb historin\u00eb ta kthejm\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Brezi jon\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb guximin t\u00eb mendoj\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian, me identitet t\u00eb fort\u00eb komb\u00ebtar, me ekonomi konkurruese dhe me institucione q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb respektin e qytetar\u00ebve. Duhet t\u00eb kemi guximin t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb shtet modern q\u00eb p\u00ebrdor inteligjenc\u00ebn artificiale, administrat\u00ebn digjitale dhe teknologjin\u00eb si mjete n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb njeriut. Sepse progresi nuk matet nga sa teknologji p\u00ebrdorim, por nga sa mir\u00eb ajo i sh\u00ebrben qytetar\u00ebve tan\u00eb.<br \/>\n\u00c7do reform\u00eb duhet t\u00eb ruaj\u00eb dimensionin njer\u00ebzor, t\u00eb jet\u00eb n\u00eb harmoni me nevojat reale t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb mos bjer\u00eb pre e sloganeve apo metodave t\u00eb p\u00ebrkohshme politike. Brezi jon\u00eb nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mendoj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme, ne duhet t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e dekadave q\u00eb vijn\u00eb m\u00eb pas. P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb do t&#8217;u l\u00ebm\u00eb f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb do t\u00eb trash\u00ebgojn\u00eb brezat q\u00eb vijn\u00eb pas nesh, sepse n\u00eb fund pyetja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme nuk \u00ebsht\u00eb se kush do t\u00eb qeveris\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nes\u00ebr.<br \/>\nPyetja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb: \u00e7far\u00eb Shqip\u00ebrie do t\u00eb l\u00ebm\u00eb ne pas? Nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb lodhur me konflikt, korrupsion dhe mosbesim? Apo nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb fort\u00eb, europiane, t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb bashkuar? Kjo \u00ebsht\u00eb zgjedhja e brezit ton\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjja jon\u00eb. Zoti e bekoft\u00eb Shkodr\u00ebn, gjith\u00eb shkodran\u00ebt kudo jan\u00eb dhe mbar\u00eb shqiptar\u00ebt dhe demokrat\u00ebt. Ju faleminderit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala e deputetes s\u00eb PD, Greta Bardeli I nderuar zoti profesor doktor Sali Berisha, kryetar i opozit\u00ebs, i Partis\u00eb Demokratike. T\u00eb nderuar delegat\u00eb, demokrat\u00eb e demokrate. Partia Demokratike nuk duhet t\u00eb shihet thjesht si forca q\u00eb kund\u00ebrshton qeverin\u00eb e sotme. Partia Demokratike duhet t\u00eb shihet si forca politike q\u00eb ka reflektuar mbi rrug\u00ebtimin e saj, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":144278,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-144277","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144277","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=144277"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144277\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":144279,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144277\/revisions\/144279"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/144278"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=144277"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=144277"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=144277"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}