{"id":144291,"date":"2026-06-01T08:31:17","date_gmt":"2026-06-01T08:31:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=144291"},"modified":"2026-06-01T08:31:38","modified_gmt":"2026-06-01T08:31:38","slug":"fitorja-e-pirros-dhe-triumfi-i-rreme-i-babait-te-kombit-per-negociatat-me-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/01\/fitorja-e-pirros-dhe-triumfi-i-rreme-i-babait-te-kombit-per-negociatat-me-be\/","title":{"rendered":"Fitorja e Pirros dhe triumfi i rrem\u00eb i &#8220;babait t\u00eb kombit&#8221; p\u00ebr negociatat me BE"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>Jemi pik\u00ebrisht tek ai \u00e7ast n\u00eb historin\u00eb tone politike, kur vet\u00eb realiteti duket shum\u00eb i lodhur nga maskat e ngritura mbi fytyr\u00ebn e tij dhe, si nj\u00eb pasqyr\u00eb e krisur nga pesha e g\u00ebnjeshtr\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb, ka filluar t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe jo m\u00eb pamjen e ngritur me propagand\u00eb, por plasaritjet e brendshme t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb njeriut q\u00eb ka nd\u00ebrtuar mbi at\u00eb dekor gjith\u00eb legjend\u00ebn e tij politike. Dhe pik\u00ebrisht nj\u00eb nga ato \u00e7aste ishte edhe pamja e fundit e mortjes son\u00eb politike n\u00eb Bruksel, ku vet mortja,njeriu q\u00eb p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb shfaqet si mish\u00ebrimi modern i shtetit shqiptar, si udh\u00ebheq\u00ebsi iluminist i epok\u00ebs s\u00eb re, si \u201cbabai i kombit\u201d q\u00eb do ta fuste Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb mbi shpatullat e veta, u duk m\u00eb tep\u00ebr si nj\u00eb figur\u00eb e r\u00ebnduar nga hija e vet, sesa si triumfatori i nj\u00eb fitoreje historike.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, drama e madhe e pushteteve t\u00eb gjata nuk fillon n\u00eb momentin kur ato rr\u00ebzohen, por n\u00eb \u00e7astin kur ato fillojn\u00eb t\u00eb besojn\u00eb se propaganda \u00ebsht\u00eb m\u00eb reale se vet\u00eb realiteti, se fotografia \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se historia dhe se manipulimi i emocioneve kolektive mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. At\u00ebher\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi nis t\u00eb jetoj\u00eb brenda nj\u00eb bote artificiale, ku duartrokitjet e oborrit ngat\u00ebrrohen me dashurin\u00eb e popullit dhe ku \u00e7do kritik shihet si armik metafizik i kombit. N\u00eb at\u00eb pik\u00eb kuptohet hapur se ka nisur deformimi i madh shpirt\u00ebror, ai q\u00eb shnd\u00ebrron politikanin n\u00eb nj\u00eb figur\u00eb tragjike, t\u00eb ngjashme me mbret\u00ebrit e dramave shekspiriane, t\u00eb cil\u00ebt sa m\u00eb shum\u00eb afrohen drejt kulmit t\u00eb pushtetit, aq m\u00eb shum\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb rr\u00ebshqasin drejt humner\u00ebs s\u00eb vetmis\u00eb dhe deliriumit.<\/p>\n<p>Dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse pamja e fundit e Edi Ram\u00ebs pardje n\u00eb Bruksel nuk ngjante me portretin e nj\u00eb shtetari q\u00eb kishte realizuar nj\u00eb fitore historike, por me figur\u00ebn e nj\u00eb njeriu t\u00eb konsumuar nga vet\u00eb mekanizmi q\u00eb ka ngritur. Sepse njeriu q\u00eb ka kaluar vite t\u00eb t\u00ebra duke e paraqitur veten si identiteti i vet\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb, si nd\u00ebrmjet\u00ebsi i vet\u00ebm mes shqiptar\u00ebve dhe Evrop\u00ebs, nuk mund ta pranoj\u00eb m\u00eb iden\u00eb se Evropa e mb\u00ebshtet Shqip\u00ebrin\u00eb jo p\u00ebr shkak t\u00eb tij, por pavar\u00ebsisht tij; jo p\u00ebr shkak t\u00eb modelit t\u00eb tij politik, por p\u00ebr shkak t\u00eb nevojave t\u00eb saj strategjike, ekuilibrave t\u00eb saj gjeopolitik\u00eb dhe frik\u00ebs s\u00eb saj nga zbraz\u00ebtit\u00eb ballkanike q\u00eb historia i ka mbushur gjithmon\u00eb me konflikte.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, aprovimi i IBAR-it nuk ishte triumfi personal i nj\u00eb lideri kur ai n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb vertetuar si pengesa e madhe , por vazhdimi i nj\u00eb procesi t\u00eb gjat\u00eb evropian, i cili ec\u00ebn shpeshher\u00eb jo sipas idealizmit romantik t\u00eb et\u00ebrve themelues t\u00eb Evrop\u00ebs, por edhe sipas logjik\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb t\u00eb interesave strategjike. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron tragjikja e fars\u00ebs son\u00eb politike: mortja jon\u00eb korruptive k\u00ebrkon ta paraqes\u00eb \u00e7do l\u00ebshim diplomatik t\u00eb Evrop\u00ebs si vul\u00eb morale mbi regjimin e vet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Evropa, me at\u00eb buz\u00ebqeshjen e saj burokratike dhe diplomatike, vazhdon ta toleroj\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb nj\u00eb stabiliteti q\u00eb shpesh ngjan m\u00eb tep\u00ebr me administrimin e frik\u00ebs sesa me mbrojtjen e parimeve.<\/p>\n<p>Por problemi m\u00eb i madh nuk \u00ebsht\u00eb as Evropa dhe as kompromiset e saj t\u00eb detyruara historike. Problemi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb deformimi moral q\u00eb i \u00ebsht\u00eb shkaktuar shoq\u00ebris\u00eb shqiptare nga kjo kultur\u00eb politike e triumfit t\u00eb rrem\u00eb. Sepse p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra shqiptar\u00ebve u \u00ebsht\u00eb shitur ideja se pushteti nuk matet me standarde, por me spektak\u00ebl; jo me nd\u00ebrtimin e institucioneve, por me fotografi; jo me ligjin, por me propagand\u00ebn; jo me moralin publik, por me aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontrolluar fallcatur\u00ebn . Dhe k\u00ebshtu, pak nga pak, politika shqiptare filloi t\u00eb largohej nga modeli evropian i shtetit dhe t\u2019i afrohej modelit oriental t\u00eb oborrit, ku sundimtari nuk k\u00ebrkon qytetar\u00eb, por besimtar\u00eb; nuk k\u00ebrkon institucione, por servitor\u00eb; nuk k\u00ebrkon debat, por n\u00ebnshtrim emocional.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, figura e \u201cbabait t\u00eb kombit\u201dt\u00eb vet\u00eb shpallur \u00ebsht\u00eb ndoshta forma m\u00eb e rrezikshme e degradimit politik n\u00eb Ballkan. Historia e k\u00ebtij rajoni \u00ebsht\u00eb mbushur me udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb kan\u00eb dashur t\u00eb jen\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa kryeministra apo president\u00eb; ata kan\u00eb dashur t\u00eb b\u00ebhen metafora komb\u00ebtare, figura at\u00ebsore, nd\u00ebrmjet\u00ebs mes popullit dhe fatit historik. Dhe \u00e7do her\u00eb q\u00eb ka ndodhur kjo, demokracia ka filluar t\u00eb vyshket. Sepse demokracia nuk mund t\u00eb jetoj\u00eb aty ku nj\u00eb njeri p\u00ebrpiqet t\u00eb identifikohet me vet\u00eb kombin. N\u00eb momentin q\u00eb lideri thot\u00eb n\u00eb heshtje \u201cun\u00eb jam shteti\u201d, at\u00ebher\u00eb opozita nuk shihet m\u00eb si kund\u00ebrshtar politik, por si armik ontologjik, si penges\u00eb ndaj vet\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb kombit.<\/p>\n<p>Prandaj edhe sulmet e vazhdueshme ndaj opozit\u00ebs, edhe n\u00eb momente q\u00eb duhej t\u00eb ishin solemne p\u00ebr shtetin shqiptar, nuk ishin thjesht shenja arrogance politike, por simptoma t\u00eb nj\u00eb psikologjie pushteti q\u00eb nuk arrin t\u00eb jetoj\u00eb pa konfliktin permanent. Njeriu q\u00eb ka ngritur gjith\u00eb ekzistenc\u00ebn e vet mbi demonizimin e kund\u00ebrshtarit nuk mund t\u00eb mbijetoj\u00eb politikisht pa prodhuar vazhdimisht armiq. Ai ka nevoj\u00eb p\u00ebr ta mbajtur shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje tensioni moral, ku vetja e tij t\u00eb duket si e vetmja forc\u00eb stabiliteti. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse edhe n\u00eb Bruksel, edhe n\u00eb Davos, edhe n\u00eb \u00e7do tribun\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ai e t\u00ebrheq gjithmon\u00eb me vete konfliktin shqiptar si nj\u00eb hije personale, sepse pa at\u00eb konflikt do t\u00eb binte iluzioni i \u201cshp\u00ebtimtarit\u201d.<\/p>\n<p>Por n\u00eb t\u00eb gjitha dramat politike ekziston nj\u00eb moment kur propaganda fillon t\u00eb humbas\u00eb fuqin\u00eb e saj hipnotike dhe pushteti nis t\u00eb duket i lodhur nga vetvetja. Pik\u00ebrisht ky \u00ebsht\u00eb \u00e7asti q\u00eb po jeton sot mortja jon\u00eb politike. Ai ende p\u00ebrpiqet t\u00eb fluturoj\u00eb mbi realitetin me retorik\u00eb triumfaliste, ende k\u00ebrkon fotografi nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb ushqyer legjend\u00ebn e vet, ende k\u00ebrkon t\u00eb paraqitet si njeriu q\u00eb i hapi Shqip\u00ebris\u00eb dyert e Evrop\u00ebs, por nd\u00ebrkoh\u00eb vet\u00eb hija e tij \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb sesa propaganda q\u00eb prodhon.<\/p>\n<p>Sepse ai e di shum\u00eb mir\u00eb se negociatat me Europ\u00ebn nuk jan\u00eb fundi i rrug\u00ebs, por fillimi i gjyqit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar p\u00ebr \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb. Dhe ky gjyq nuk zhvillohet m\u00eb me fjalime apo me konferenca shtypi. Ai zhvillohet p\u00ebrball\u00eb 32 kushteve t\u00eb panegociueshme q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb di\u00e7ka krejt tjet\u00ebr nga ajo q\u00eb ka nd\u00ebrtuar regjimi i tij: k\u00ebrkojn\u00eb institucione t\u00eb lira, drejt\u00ebsi reale, konkurrenc\u00eb ekonomike, transparenc\u00eb, media t\u00eb pavarura, kufizim t\u00eb pushtetit, ndarje t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shtetit nga propaganda dhe fundin e kultur\u00ebs s\u00eb sundimit personal.<\/p>\n<p>N\u00eb thelb, Evropa nuk i k\u00ebrkon Shqip\u00ebris\u00eb vet\u00ebm reforma administrative. Ajo i k\u00ebrkon asaj t\u00eb ndryshoj\u00eb psikologjin\u00eb e pushtetit. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu fillon pamund\u00ebsia e madhe e mortjes son\u00eb korruptive. Sepse si mund ta nd\u00ebrtoj\u00eb shtetin ligjor nj\u00eb pushtet q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur mbi kontrollin e institucioneve? Si mund ta pranoj\u00eb transparenc\u00ebn nj\u00eb regjim q\u00eb mbijeton nga mjegulla propagandistike? Si mund ta mbroj\u00eb konkurrenc\u00ebn nj\u00eb sistem q\u00eb ka prodhuar oligarki politike dhe ekonomike? Si mund ta pranoj\u00eb lirin\u00eb nj\u00eb lider q\u00eb e ka identifikuar kritik\u00ebn me tradhtin\u00eb?<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse triumfi i fundit ngjan m\u00eb tep\u00ebr me nj\u00eb fitore pirrike. Ashtu si Pirroja i Epirit, q\u00eb pas \u00e7do beteje fitimtare humbiste aq shum\u00eb sa fitorja fillonte t\u00eb ngjante me humbje, edhe \u201cbabai i kombit\u201d po hyn n\u00eb faz\u00ebn kur \u00e7do sukses propagandistik i kushton m\u00eb shum\u00eb konsum moral, m\u00eb shum\u00eb zbraz\u00ebti dhe m\u00eb shum\u00eb largim nga realiteti. Ai mund t\u00eb fitoj\u00eb ende fotografi, konferenca dhe tituj mediatik\u00eb, por po humbet ngadal\u00eb substanc\u00ebn morale q\u00eb i jep kuptim nj\u00eb shteti demokratik.<\/p>\n<p>Dhe ndoshta tragjedia m\u00eb e madhe nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00eb figura e tij, por fakti se Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb endet mes Evrop\u00ebs si ide dhe Ballkanit si mentalitet. Sepse Evropa nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb destinacion politik; ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb kufizimi t\u00eb pushtetit. Nd\u00ebrsa Ballkani, n\u00eb deformimin e vet m\u00eb t\u00eb keq historik, vazhdon t\u00eb prodhoj\u00eb figura q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb sundojn\u00eb jo p\u00ebrmes institucioneve, por p\u00ebrmes psikologjis\u00eb s\u00eb turm\u00ebs.<\/p>\n<p>Por historia \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb m\u00eb e pam\u00ebshirshme se propaganda. Ajo i zhvesh lider\u00ebt nga dekoratat e momentit dhe i l\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrball\u00eb gjurm\u00ebs q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb mbi kombin e tyre. Dhe kur t\u00eb bjer\u00eb mjegulla e k\u00ebtij tranzicioni t\u00eb gjat\u00eb shqiptar, kur t\u00eb shuhen dritat e spektaklit politik dhe t\u00eb veniten fotografit\u00eb e triumfeve t\u00eb rreme, pyetja q\u00eb do t\u00eb mbetet nuk do t\u00eb jet\u00eb sa samite fitoi \u201cbabai i kombit\u201d, por \u00e7far\u00eb shteti u la shqiptar\u00ebve; n\u00ebse u nd\u00ebrtua nj\u00eb republik\u00eb qytetar\u00ebsh t\u00eb lir\u00eb apo nj\u00eb teat\u00ebr i gjat\u00eb ku nj\u00eb njeri k\u00ebrkoi t\u00eb luante rolin e kombit vet\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ndri\u00e7im KULLA Jemi pik\u00ebrisht tek ai \u00e7ast n\u00eb historin\u00eb tone politike, kur vet\u00eb realiteti duket shum\u00eb i lodhur nga maskat e ngritura mbi fytyr\u00ebn e tij dhe, si nj\u00eb pasqyr\u00eb e krisur nga pesha e g\u00ebnjeshtr\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb, ka filluar t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe jo m\u00eb pamjen e ngritur me propagand\u00eb, por plasaritjet e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":135372,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-144291","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144291","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=144291"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144291\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":144293,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144291\/revisions\/144293"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/135372"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=144291"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=144291"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=144291"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}