{"id":144351,"date":"2026-06-01T16:50:22","date_gmt":"2026-06-01T16:50:22","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=144351"},"modified":"2026-06-01T16:51:18","modified_gmt":"2026-06-01T16:51:18","slug":"ceshtja-mcgonigal-gjykata-kushtetuese-mbron-edi-ramen-nga-hetimi-parlamentar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/01\/ceshtja-mcgonigal-gjykata-kushtetuese-mbron-edi-ramen-nga-hetimi-parlamentar\/","title":{"rendered":"\u00c7\u00ebshtja \u201cMcGonigal\u201d\/ Gjykata Kushtetuese mbron Edi Ram\u00ebn nga hetimi parlamentar"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin lidhur me dy k\u00ebrkesa nga ana e opozit\u00ebs, p\u00ebr ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, duke rr\u00ebzuar nj\u00ebr\u00ebn dhe pranuar tjetr\u00ebn.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Sipas vendimit t\u00eb Kushtetueses, \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar k\u00ebrkesa p\u00ebr ngritjen komisionit hetimor parlamentar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen McGonigal edhe pse ky i fundit, ish-shefi i FBI-s\u00eb \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar dhe duke vuajtur d\u00ebnimin n\u00eb ShBA, pik\u00ebrisht p\u00ebr dosjen e Shqip\u00ebris\u00eb, ku emri i kryeministrit Edi Rama p\u00ebrmendet me dhjet\u00ebra her\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Gjykata Kushtetuese, n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr vendim, ka pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr ngritjen e komisionit hetimor lidhur me zgjedhjet e 11 majit.<\/p>\n<p><strong>Vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese:\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>NJOFTIM VENDIMMARRJEJE<\/strong><\/p>\n<p><em>Gjykata Kushtetuese, n\u00eb dat\u00ebn 05.05.2026, mori n\u00eb shqyrtim n\u00eb seanc\u00eb plenare publike \u00e7\u00ebshtjen me k\u00ebrkues nj\u00eb grup prej 38 deputet\u00ebsh t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb e kat\u00ebrta e deputet\u00ebve), me objekt: \u201c1. Zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjes s\u00eb kompetenc\u00ebs nd\u00ebrmjet jo m\u00eb pak se nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve dhe Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke p\u00ebrcaktuar detyrimin e Kuvendit p\u00ebr ngritjen e Komisionit Hetimor t\u00eb Kuvendit: (i) \u201cP\u00ebr verifikimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb veprimeve t\u00eb zyrtar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb raport me ish-agjentin special t\u00eb FBI-s\u00eb Charles McGonigal\u201d; (ii) \u201cP\u00ebr kontrollin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb organeve t\u00eb pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe p\u00ebr t\u00eb verifikuar p\u00ebrdorimin e burimeve t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore p\u00ebr q\u00ebllime elektorale n\u00eb zgjedhjet e 11 majit 2025\u201d. 2. Deklarimine vendimit nr. 77\/2025 t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u201cP\u00ebr mosmiratimin e projektvendimit \u201cP\u00ebr ngritjen e Komisionit Hetimor p\u00ebr verifikimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb veprimeve t\u00eb zyrtar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb raport me ish-agjentin special t\u00eb FBI-s\u00eb Charles MCGonigal\u201d\u201d, si i papajtuesh\u00ebm me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. 3. Deklarimine vendimit nr. 78\/2025 t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u201cP\u00ebr mosmiratimin e projektvendimit \u201cP\u00ebr ngritjen e Komisionit Hetimor p\u00ebr kontrollin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb organeve t\u00eb pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe p\u00ebr t\u00eb verifikuar p\u00ebrdorimin e burimeve t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore p\u00ebr q\u00ebllime elektorale n\u00eb zgjedhjet e 11 majit 2025\u201d\u201d, si i papajtuesh\u00ebm me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot n\u00eb dat\u00ebn 01.06.2026, pasi shqyrtoi pretendimet dhe prap\u00ebsimet e pal\u00ebve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur, konstatoise:<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebrkuesi legjitimohet p\u00ebr v\u00ebnien n\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb gjykimit kushtetues. K\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb paraqitur nga i nj\u00ebjti grup deputet\u00ebsh q\u00eb ka k\u00ebrkuar edhe ngritjen e dy komisioneve hetimore. Numri i deputet\u00ebve plot\u00ebson pragun kushtetues prej nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebs s\u00eb numrit t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit sipas nenit 77, pika 2, t\u00eb Kushtetut\u00ebs, q\u00eb kan\u00eb kompetenc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb detyruar Kuvendin n\u00eb ngritjen e komisionit hetimor. K\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb Gjykat\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 12.11.2025, pra brenda 6 muajve nga\u00e7asti i lindjes s\u00eb konfliktit, m\u00eb30.10.2025, kur Kuvendi vendosi mosmiratimin e ngritjes s\u00eb dy komisioneve hetimore n\u00eb seanc\u00eb plenare.<br \/>\nN\u00eb lidhje me themelin e pretendimeve, q\u00eb lidhej me cenimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve p\u00ebr ngritjen e komisionit hetimor, Gjykata vler\u00ebsoi:<\/em><\/p>\n<p><em>me shumic\u00eb votash,ndon\u00ebse me linja t\u00eb ndryshme arsyetimi, se k\u00ebrkimi p\u00ebr zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjes s\u00eb kompetencave t\u00eb krijuar nga vendimi nr. 77\/2025 i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u201cP\u00ebr mosmiratimin e projektvendimit \u201cP\u00ebr ngritjen e Komisionit Hetimor p\u00ebr verifikimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb veprimeve t\u00eb zyrtar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb raport me ish-agjentin special t\u00eb FBI-s\u00eb Charles MCGonigal\u201d\u201d dhe shfuqizimin e k\u00ebtij vendimi,si t\u00eb papajtuesh\u00ebm me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nuk duhet pranuar, pasi nuk plot\u00ebson kriteret kushtetuese p\u00ebr ngritjen e k\u00ebtij komisioni hetimor. Gjykata nuk arriti shumic\u00ebn e k\u00ebrkuar nga ligji p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar kriterin kushtetues \u201c\u00e7\u00ebshtje e ve\u00e7ant\u00eb\u201dt\u00eblidhur edhe me ekzistenc\u00ebn e indicieve t\u00eb qarta, p\u00ebr shkak t\u00eb qasjeve t\u00eb ndryshme n\u00eb arsyetim, sipas t\u00eb cilave ky komision nuk duhej ngritur p\u00ebr shkaqe q\u00eb lidheshin me indiciet apo parimin e ndarjes s\u00eb pushteteve. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ky k\u00ebrkim bazuar n\u00ebnenin 73, pika 4, t\u00eb Ligjit Organik t\u00eb Gjykat\u00ebs konsiderohet i rr\u00ebzuar;<br \/>\nnj\u00ebz\u00ebri, ndon\u00ebse me linja t\u00eb ndryshme arsyetimi,se k\u00ebrkimi p\u00ebr zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjes s\u00eb kompetencave t\u00eb krijuar nga vendimi nr. 78\/2025 i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u201cP\u00ebr mosmiratimin e projektvendimit \u201cP\u00ebr ngritjen e Komisionit Hetimor p\u00ebr kontrollin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb organeve t\u00eb pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe p\u00ebr t\u00eb verifikuar p\u00ebrdorimin e burimeve t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore p\u00ebr q\u00ebllime elektorale n\u00eb zgjedhjet e 11 majit 2025\u201d\u201d, si dhe shfuqizimin e k\u00ebtij vendimi, si t\u00eb papajtuesh\u00ebm me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duhet pranuar, pasi plot\u00ebson nj\u00ebkoh\u00ebsisht kriteret kushtetuese t\u00eb ngritjes s\u00eb komisionit hetimor sipas nenit 77, pika 2, t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe jurisprudenc\u00ebs kushtetuese.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr, Gjykata Kushtetuese, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb neneve 77 dhe 131, pika 1, shkronja \u201c\u00e7\u201d t\u00eb Kushtetut\u00ebs, si dhe t\u00eb neneve 54, 55, 56, 72 e vijues t\u00eb ligjit nr. 8577, dat\u00eb 10.02.2000 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, me shumic\u00eb votash, vendosi:<\/em><\/p>\n<p><em>Pranimin e pjessh\u00ebm t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs.<br \/>\nZgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjes s\u00eb kompetenc\u00ebs nd\u00ebrmjet nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve dhe Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke p\u00ebrcaktuar detyrimin e Kuvendit p\u00ebr ngritjen e Komisionit Hetimor \u201cP\u00ebr kontrollin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb organeve t\u00eb pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe p\u00ebr t\u00eb verifikuar p\u00ebrdorimin e burimeve t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore p\u00ebr q\u00ebllime elektorale n\u00eb zgjedhjet e 11 majit 2025\u201d.<br \/>\nShfuqizimin e vendimit nr. 78\/2025 t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u201cP\u00ebr mosmiratimin e projektvendimit \u201cP\u00ebr ngritjen e Komisionit Hetimor p\u00ebr kontrollin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb organeve t\u00eb pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe p\u00ebr t\u00eb verifikuar p\u00ebrdorimin e burimeve t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore p\u00ebr q\u00ebllime elektorale n\u00eb zgjedhjet e 11 majit 2025\u201d\u201d, si t\u00eb papajtuesh\u00ebm me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nRr\u00ebzimin e k\u00ebrkimeve t\u00eb tjera.<\/em><\/p>\n<p><em>Ky vendim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtar dhe hyn n\u00eb fuqi dit\u00ebn e botimit n\u00eb Fletoren Zyrtare.<\/em><\/p>\n<p><em>Vendimi p\u00ebrfundimtar do t\u00eb shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore t\u00eb parashikuara nga Ligji Organik i Gjykat\u00ebs dhe nga Rregullorja p\u00ebr Procedurat Gjyq\u00ebsore t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<div class=\"fotogaleri\">\n<div class=\"bx-wrapper\">\n<div class=\"bx-viewport\">\n<ul class=\"read-slider\">\n<li><a href=\"https:\/\/www.syri.net\/fotogaleria\/893214\/gjykata-kushtetuese-mbron-edi-ramen-nga-hetimi-parlamentar-per-mcgonigal\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2026\/June\/01\/auto_389a4933-2fbb-4d22-a3df-5e8fde7153e21780329930.jpg\" \/><\/a><\/li>\n<\/ul>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin lidhur me dy k\u00ebrkesa nga ana e opozit\u00ebs, p\u00ebr ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, duke rr\u00ebzuar nj\u00ebr\u00ebn dhe pranuar tjetr\u00ebn. Sipas vendimit t\u00eb Kushtetueses, \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar k\u00ebrkesa p\u00ebr ngritjen komisionit hetimor parlamentar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen McGonigal edhe pse ky i fundit, ish-shefi i FBI-s\u00eb \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar dhe duke vuajtur d\u00ebnimin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":57270,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-144351","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144351","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=144351"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144351\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":144353,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144351\/revisions\/144353"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/57270"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=144351"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=144351"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=144351"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}