{"id":144369,"date":"2026-06-01T17:35:27","date_gmt":"2026-06-01T17:35:27","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=144369"},"modified":"2026-06-01T17:35:27","modified_gmt":"2026-06-01T17:35:27","slug":"pastori-femijet-te-mbrohen-nga-nderhyrjet-hormonale-dhe-axhendat-ideologjike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/01\/pastori-femijet-te-mbrohen-nga-nderhyrjet-hormonale-dhe-axhendat-ideologjike\/","title":{"rendered":"Pastori: F\u00ebmij\u00ebt t\u00eb mbrohen nga nd\u00ebrhyrjet hormonale dhe axhendat ideologjike"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb protest\u00ebn pro-familjes, pastori Paulin Vilajeti u shpreh se n\u00eb Shqip\u00ebri po rriten shqet\u00ebsimet p\u00ebr politikat q\u00eb prekin familjen tradicionale dhe rolin e prind\u00ebrve n\u00eb edukimin e f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>Ai ngriti akuza ndaj asaj q\u00eb e cil\u00ebsoi si imponim i nj\u00eb axhende ideologjike, duke kund\u00ebrshtuar nd\u00ebrhyrjet hormonale tek t\u00eb miturit dhe duke theksuar se f\u00ebmij\u00ebt duhet t\u00eb mbrohen nga vendime t\u00eb pakthyeshme n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb hershme.<\/p>\n<p>Vilajeti kritikoi gjithashtu qasjen e qeveris\u00eb, duke pretenduar se v\u00ebmendja po largohet nga problemet sociale dhe ekonomike t\u00eb qytetar\u00ebve, nd\u00ebrsa n\u00eb p\u00ebrfundim b\u00ebri thirrje p\u00ebr mbrojtjen e familjes dhe vlerave tradicionale n\u00eb vend.<\/p>\n<p><strong>\u00a0Pjes\u00eb nga fjala e pastorit<\/strong><\/p>\n<p>Zoti ju bekoft\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi e madhe q\u00eb ne jemi k\u00ebtu s\u00eb bashku. N\u00eb fakt, ne jemi mbledhur sot jo se jemi thjesht kund\u00ebr nj\u00eb agjende, por jemi mbledhur k\u00ebtu p\u00ebr shkak se jemi pro atyre njer\u00ebzve q\u00eb kjo agjend\u00eb do t\u2019i kthej\u00eb n\u00eb kavie. N\u00eb eksperimente t\u00eb ndryshme, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave k\u00ebtyre njer\u00ebzve duhet t\u2019u injektohet patjet\u00ebr nj\u00eb ideologji e re.<\/p>\n<p>V\u00ebllez\u00ebr dhe motra, ne jemi shqiptar\u00eb. Zoti nuk ka b\u00ebr\u00eb gabim kur na ka krijuar ne shqiptar\u00ebt. Dhe ne shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb ngrihemi e t\u00eb themi jo atyre q\u00eb prekin nderin, prekin familjen, prekin f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb!<\/p>\n<p>Miq t\u00eb mi t\u00eb dashur, t\u00eb heshtim \u00ebsht\u00eb m\u00ebkat. \u00cbsht\u00eb koha q\u00eb ne t\u00eb ngrihemi kund\u00ebr \u00e7do lloj agjende q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb prek\u00eb at\u00eb hart\u00eb, e cila nga veriu n\u00eb jug \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hart\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbrojtur dhe kufijt\u00eb nuk jan\u00eb rast\u00ebsi, por \u00ebsht\u00eb gjaku i t\u00eb par\u00ebve tan\u00eb q\u00eb na e ka dhuruar k\u00ebt\u00eb hart\u00eb. Dhe ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb duhet t\u00eb jemi duke k\u00ebrkuar me ngulm q\u00eb bes\u00ebn q\u00eb na e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb si trash\u00ebgimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb, t\u00eb mos lejojm\u00eb t\u00eb na e shkel\u00eb asnj\u00eb lloj ideologjie.<\/p>\n<p>Miq t\u00eb mi t\u00eb \u00e7muar, \u00ebsht\u00eb e turpshme q\u00eb ne t\u00eb shikojm\u00eb hart\u00ebn e bukur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe ta shohim se si duan, me ngjyra t\u00eb ndryshme, ta kthejn\u00eb n\u00eb nj\u00eb zhgarravin\u00eb. Ne duhet t\u00eb ngrihemi kund\u00ebr zhgarravinave t\u00eb ngjyrave t\u00eb ndryshme. Ne duhet t\u00eb themi se Shqip\u00ebria ka nj\u00eb ngjyr\u00eb: kuq e zi! Dhe kjo ngjyr\u00eb \u00ebsht\u00eb ngjyra q\u00eb e ka heroi yn\u00eb komb\u00ebtar, Gjergj Kastrioti.<\/p>\n<p>Miq t\u00eb mi t\u00eb \u00e7muar, jemi mbledhur sot k\u00ebtu p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb arsyeje, sepse duam t\u00eb themi se jemi shqiptar\u00eb. Un\u00eb jam me origjin\u00eb nga Vermoshi, dhe ne n\u00eb Vermosh kemi nj\u00eb shprehje q\u00eb themi: uji n\u00eb male \u00ebsht\u00eb nj\u00eb uj\u00eb q\u00eb buron i past\u00ebr si kristali, si drita e diellit, por pastaj ndotet n\u00eb fush\u00eb nga lloje t\u00eb ndryshme pisll\u00ebqesh.<\/p>\n<p>Miq t\u00eb mi t\u00eb \u00e7muar, Zoti e ka krijuar njeriun t\u00eb past\u00ebr, le t\u00eb mos lejojm\u00eb asnj\u00eb lloj agjende q\u00eb ta ndot\u00eb njeriun duke vendosur brenda tij gj\u00ebra q\u00eb jan\u00eb kund\u00ebr Zotit. Ne nuk jemi\u2026 un\u00eb nuk jam sot k\u00ebtu thjesht p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kund\u00ebr, por jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pro moralit, pro dinjitetit njer\u00ebzor. Morali dhe dinjiteti njer\u00ebzor, miq t\u00eb mi t\u00eb \u00e7muar, jan\u00eb se ne shqiptar\u00ebt q\u00eb e trash\u00ebgojm\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb nuk duhet ta lejojm\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e atyre q\u00eb duan ta b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb t\u00eb ideologjive t\u00eb ndryshme. Sepse Shqip\u00ebria n\u00eb shekuj ka qen\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb e ideologjive t\u00eb ndryshme. Sot duhet t\u00eb jet\u00eb toka e shqiptar\u00ebve q\u00eb t\u00eb vendosin ata\u2026 me dinjitetin ton\u00eb ta mbajm\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebllez\u00ebr dhe motra, ne nuk jemi pakic\u00eb. Pakic\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb duan t\u00eb na imponojn\u00eb ne. Ne jemi shumica. Dhe n\u00ebse ne si shumic\u00eb ngrihemi e nuk heshtim, miq t\u00eb mi t\u00eb \u00e7muar, ne do t\u00eb jemi gjithmon\u00eb duke fituar.<\/p>\n<p>Un\u00eb ju uroj mbrojtjen dhe bekimet e Per\u00ebndis\u00eb. Zoti i mbroft\u00eb f\u00ebmij\u00ebt shqiptar\u00eb kudo q\u00eb t\u00eb jen\u00eb, meshkuj e femra, djem dhe vajza. Sepse Per\u00ebndia kur e krijoi njeriun e krijoi n\u00eb sh\u00ebmb\u00ebllimin e tij: mashkull dhe fem\u00ebr!<\/p>\n<p>Zoti ju bekoft\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb protest\u00ebn pro-familjes, pastori Paulin Vilajeti u shpreh se n\u00eb Shqip\u00ebri po rriten shqet\u00ebsimet p\u00ebr politikat q\u00eb prekin familjen tradicionale dhe rolin e prind\u00ebrve n\u00eb edukimin e f\u00ebmij\u00ebve. Ai ngriti akuza ndaj asaj q\u00eb e cil\u00ebsoi si imponim i nj\u00eb axhende ideologjike, duke kund\u00ebrshtuar nd\u00ebrhyrjet hormonale tek t\u00eb miturit dhe duke &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":144370,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-144369","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144369","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=144369"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144369\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":144371,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144369\/revisions\/144371"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/144370"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=144369"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=144369"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=144369"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}