{"id":144372,"date":"2026-06-01T17:50:43","date_gmt":"2026-06-01T17:50:43","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=144372"},"modified":"2026-06-01T17:57:16","modified_gmt":"2026-06-01T17:57:16","slug":"trajtimi-me-hormone-koalicioni-pro-familjes-te-shkarkohet-ministrja-dhe-zv-ministrja-e-shendetesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/01\/trajtimi-me-hormone-koalicioni-pro-familjes-te-shkarkohet-ministrja-dhe-zv-ministrja-e-shendetesise\/","title":{"rendered":"Pano: Ne efuzojm\u00eb q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e eksperimenteve ideologjike"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb protest\u00ebn e organizuar nga Koalicioni \u2018Pro Familjes\u2019, kund\u00ebr trajtimit hormonal n\u00eb QSUT q\u00eb ka premtuar qeveria, pastori Akil Pano paraqiti nj\u00eb seri k\u00ebrkesash drejtuar kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me fokus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e familjes, arsimit dhe politikave sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr kat\u00ebr k\u00ebrkesat kryesore t\u00eb artikuluara nga fol\u00ebsi, bie n\u00eb sy thirrja p\u00ebr shkarkimin e ministres dhe z\u00ebvend\u00ebsministres s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas deklarat\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb protest\u00eb, organizator\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb drejtueset e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb t\u00eb largohen nga detyra, duke argumentuar se institucioni \u2018ka d\u00ebshtuar t\u00eb mbroj\u00eb f\u00ebmij\u00ebt\u2019 dhe duhet t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr politikat e ndjekura.<\/p>\n<p>Organizator\u00ebt e protest\u00ebs theksuan gjithashtu se familja duhet t\u00eb mbetet, sipas tyre, institucioni qendror i shoq\u00ebris\u00eb dhe se politikat shtet\u00ebrore duhet t\u00eb fokusohen n\u00eb mbrojtjen e f\u00ebmij\u00ebve dhe prind\u00ebrve.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga fjala e Pastori Akil Pano<\/strong><\/p>\n<p>Prandaj sot miq, un\u00eb bashk\u00eb me miqt\u00eb e koalicionit shqiptar pro familjes dhe jet\u00ebs, me klerik\u00eb t\u00eb komuniteteve t\u00eb besimit, me shqiptar\u00eb t\u00eb mir\u00eb, baballar\u00eb dhe n\u00ebna, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb sot t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb k\u00ebtu me ne, d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb paraqesim kat\u00ebr k\u00ebrkesa t\u00eb qarta dhe t\u00eb panegociueshme, drejtuar kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e par\u00eb: Shfuqizimi i ligjit t\u00eb barazis\u00eb gjinore. Ne k\u00ebrkojm\u00eb shfuqizimin e ligjit t\u00eb barazis\u00eb gjinore. Sepse \u00ebsht\u00eb ligj anti-njeri, anti-familje, \u00ebsht\u00eb ligji i censur\u00ebs, \u00ebsht\u00eb ligji i skllav\u00ebrimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. Ky \u00ebsht\u00eb ligji q\u00eb i ndan shqiptar\u00ebt, nuk e mbron familjen, e dob\u00ebson familjen. Ky \u00ebsht\u00eb ligj q\u00eb nuk sjell barazi. Hap der\u00ebn p\u00ebr transformimin ideologjik q\u00eb prek shkoll\u00ebn, arsimin, edukimin, familjen dhe f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e dyt\u00eb: Shfuqizimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb \u00e7do vendimi q\u00eb lejon terapit\u00eb hormonale dhe nd\u00ebrhyrjet e pakthyeshme kirurgjikale tek f\u00ebmij\u00ebt shqiptar\u00eb. Asnj\u00ebri nga ju nuk ka nj\u00eb djal\u00eb p\u00ebr ta kastruar, p\u00ebr ta tredhur. Asnj\u00ebri nga ju nuk ka nj\u00eb vajz\u00eb p\u00ebr ta kthyer at\u00eb n\u00eb shterp\u00eb. Ne refuzojm\u00eb q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e eksperimenteve ideologjike t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs ekstreme. Ne refuzojm\u00eb q\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u2019u ndryshohet trupi p\u00ebrpara se t\u00eb ken\u00eb mosh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kuptuar vet\u00eb se \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me trupin e tyre. Si \u00ebsht\u00eb e mundur? Nuk i jepet patenta e drejtimit t\u00eb automjetit nj\u00eb personi pa mbushur mosh\u00ebn 18 vje\u00e7, k\u00ebta duan t\u2019u japin lirin\u00eb 4-vje\u00e7ar\u00ebve t\u00eb ndryshojn\u00eb gjinin\u00eb e tyre! Ky \u00ebsht\u00eb krim. N\u00eb fakt m\u00eb shum\u00eb sesa turbullir\u00eb shpirt\u00ebrore, ky \u00ebsht\u00eb krim, ky \u00ebsht\u00eb krim, ky \u00ebsht\u00eb krim! F\u00ebmij\u00ebt shqiptar\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje, p\u00ebr ndihm\u00eb, p\u00ebr kujdes, p\u00ebr libra, p\u00ebr edukim, jo p\u00ebr eksperimente.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e tret\u00eb, q\u00eb sot i drejtojm\u00eb kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb: Ndalimin e implementimit t\u00eb ideologjis\u00eb gjinore n\u00eb kurrikulat shkollore t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vjesht\u00eb. Shkollat shqiptare do t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb matematik\u00eb, histori, historin\u00eb e t\u00eb par\u00ebve tan\u00eb. N\u00eb shkollat tona duhet t\u00eb m\u00ebsohet atdhedashuria, n\u00eb shkollat shqiptare duhet t\u00eb k\u00ebndohet himni i flamurit. Shqiptar\u00ebt e atdheut duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb t\u00eb duan familjen, qytetin, atdheun e tyre. Shkolla duhet t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb shkenc\u00eb, duhet t\u00eb edukoj\u00eb, jo t\u00eb indoktrinoj\u00eb ideologji gjinore. Prind\u00ebrit, babai dhe n\u00ebna, gjyshi dhe gjyshja jan\u00eb edukator\u00ebt e par\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. Jo burokrat\u00ebt, jo rilindasit, jo aktivist\u00ebt, jo organizatat e ideologjis\u00eb gjinore. Asnj\u00eb m\u00ebsues nuk duhet t\u00eb detyrohet t\u00eb promovoj\u00eb n\u00eb klas\u00ebn e shkoll\u00ebs s\u00eb tij ideologji gjinore. Asnj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, asnj\u00eb f\u00ebmij\u00eb nuk duhet t\u00eb ekspozohet ndaj konfuzionit identitar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb progresit. K\u00ebta zot\u00ebrinj q\u00eb e quajn\u00eb l\u00ebvizjen e tyre progresiste. Miq, ky \u00ebsht\u00eb progresi i tyre. E marrin djalin dhe e \u00e7ojn\u00eb drejt nd\u00ebrhyrjes kirurgjikale. K\u00ebrkojn\u00eb t\u2019i m\u00ebsojn\u00eb liri, at\u00eb q\u00eb n\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb liri, por q\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb skllav\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb qenies. Ne jemi pro familjes, pro f\u00ebmij\u00ebve, pro jet\u00ebs. Dhe progresi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb rritja e familjes. \u00cbsht\u00eb asistimi i n\u00ebn\u00ebs n\u00eb pun\u00ebn e saj t\u00eb p\u00ebrditshme q\u00eb t\u00eb ket\u00eb koh\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e vet. Kujdesi dhe asistimi i babait q\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb detyr\u00ebn e tij si baba, si prind tek f\u00ebmij\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e kat\u00ebrt, q\u00eb koalicioni shqiptar paraqet p\u00ebrpara t\u00eb gjith\u00eb juve dhe shqiptar\u00ebve, drejtuar kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb: Pushimin nga detyra t\u00eb ministres dhe t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsministres s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Edi Rama, ne k\u00ebrkojm\u00eb pushimin e ministres dhe z\u00ebvend\u00ebsministres s\u00eb linj\u00ebs s\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Ky institucion d\u00ebshton t\u00eb mbroj\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, duhet t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Kur promovon politika q\u00eb cenojn\u00eb interesin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb jet\u00ebs, familjes, shoq\u00ebris\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb interesi i f\u00ebmij\u00ebve, duhet t\u00eb ket\u00eb diku p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Kur sh\u00ebndeti i f\u00ebmij\u00ebve vihet n\u00eb rrezik n\u00ebp\u00ebrmjet implementimit t\u00eb kastrimit prej kimikateve q\u00eb duan t\u2019i fusin n\u00eb trup f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb, dikush duhet t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, sepse pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi zot\u00ebrinj nuk ka demokraci, pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi nuk ka shtet. Ne k\u00ebrkojm\u00eb pushimin e ministres s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe z\u00ebvend\u00ebsministres s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, n\u00eb fund. Historia na m\u00ebson se \u00e7do regjim q\u00eb ka tentuar t\u00eb marr\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, t\u2019i skllav\u00ebroj\u00eb f\u00ebmij\u00ebt nga familja, ka p\u00ebrfunduar duke marr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njeriun prej shoq\u00ebris\u00eb. N\u00eb momentin q\u00eb juve ju merren f\u00ebmij\u00ebt, ju \u00ebsht\u00eb marr\u00eb gjith\u00e7ka. Harroni \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr, harroni lirin\u00eb, harroni pron\u00ebn. Ju ka marr\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb, ju ka marr\u00eb jet\u00ebn. Familja \u00ebsht\u00eb institucioni i par\u00eb i liris\u00eb, \u00ebsht\u00eb shkolla e par\u00eb e nd\u00ebrgjegjes, \u00ebsht\u00eb vendi ku njeriu m\u00ebson t\u00eb dalloj\u00eb t\u00eb mir\u00ebn nga e keqja. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye familja sulmohet sot. Sepse familja e lir\u00eb \u00ebsht\u00eb pengesa m\u00eb e madhe e \u00e7do pushteti. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ne duhet t\u00eb mbrojm\u00eb familjen dhe duhet t\u00eb ruajm\u00eb lirin\u00eb brenda saj. N\u00eb momentin q\u00eb familja humb lirin\u00eb, individi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb automat i shk\u00ebputur nga komuniteti, nga shoq\u00ebria. Sot ne nuk kemi ardhur t\u00eb urrejm\u00eb ask\u00ebnd, ne kemi ardhur t\u00eb mbrojm\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e shenjt\u00eb: lirin\u00eb ton\u00eb, f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, familjet tona. Kemi ardhur t\u00eb mbrojm\u00eb lirin\u00eb e nd\u00ebrgjegjes, kemi ardhur t\u00eb mbrojm\u00eb t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb. Asnj\u00eb qeveri nuk meriton t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb legjitimitet n\u00ebse vepron n\u00eb kund\u00ebrshtim me vullnetin e popullit t\u00eb saj. Qeveria \u00ebsht\u00eb e popullit, duhet t\u00eb jet\u00eb e popullit dhe duhet t\u00eb jetoj\u00eb e t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb ligje p\u00ebr popullin. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt duhet refuzuar, dhe z\u00ebri dhe vullneti i tyre, sot shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb asnj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u2019i mbroj\u00eb. Ne me \u00e7dokush duhet t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb t\u00eb bashkuar p\u00ebrball\u00eb regjimit q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb na zhb\u00ebj\u00eb, duke na rr\u00ebmbyer f\u00ebmij\u00ebt, lirin\u00eb, gjuh\u00ebn, kultur\u00ebn, pron\u00ebn, familjen. Dhe sot nga ky shesh, ne i themi qeveris\u00eb q\u00eb ne nuk do t\u00eb heshtim, ne nuk do t\u00eb dor\u00ebzohemi, sepse nuk ka forc\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe sesa nj\u00eb popull q\u00eb ngrihet t\u00eb mbroj\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e vet. D\u00ebgjoni me v\u00ebmendje, edhe pula po t\u00eb shkosh t\u2019i prek\u00ebsh zogjt\u00eb e saj do t\u00eb luftoj\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb zogjt\u00eb e vet, por ju q\u00eb jeni mbledhur sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb shesh, ju jeni luanesha dhe luan\u00eb, ju nuk jeni pula.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, n\u00eb mbyllje un\u00eb dua t\u2019ju them edhe nj\u00eb her\u00eb q\u00eb nuk ka forc\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se e v\u00ebrteta. N\u00eb fund nuk \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi a do t\u00eb fitojm\u00eb apo do t\u00eb humbasim. M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb n\u00eb cil\u00ebn an\u00eb ne do t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb t\u00eb radhitur? A do t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb an\u00ebn e drit\u00ebs apo n\u00eb an\u00ebn e err\u00ebsir\u00ebs? N\u00eb an\u00ebn e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs apo n\u00eb an\u00ebn e mashtrimit? N\u00eb an\u00ebn e progresit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb apo n\u00eb an\u00ebn e regresit shoq\u00ebror? Cila \u00ebsht\u00eb ana q\u00eb ju do t\u00eb mbani, vendosni sot! Kujt do t\u2019i sh\u00ebrbeni sot! Le ta d\u00ebgjojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt nga \u00e7do cep i Shqip\u00ebris\u00eb: f\u00ebmij\u00ebt nuk preken! Familja nuk dor\u00ebzohet! Liria \u00ebsht\u00eb e panegociueshme, nuk negociohet! Dhe Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u shitur, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb shitje! Zoti bekoft\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, n\u00ebnat dhe baballar\u00ebt, gjysh\u00ebrit dhe gjyshet. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marshim paq\u00ebsor, dramatik, nuk ka sesi t\u00eb jet\u00eb m\u00eb dramatik: n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb festojm\u00eb dhe t\u00eb lodrojm\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, ne protestojm\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e tyre sepse dikush ka vendosur t\u2019ua rr\u00ebmbej\u00eb lirin\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, baballar\u00ebve dhe n\u00ebnave. Zoti bekoft\u00eb familjen dhe Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb protest\u00ebn e organizuar nga Koalicioni \u2018Pro Familjes\u2019, kund\u00ebr trajtimit hormonal n\u00eb QSUT q\u00eb ka premtuar qeveria, pastori Akil Pano paraqiti nj\u00eb seri k\u00ebrkesash drejtuar kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me fokus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e familjes, arsimit dhe politikave sh\u00ebndet\u00ebsore. Nd\u00ebr kat\u00ebr k\u00ebrkesat kryesore t\u00eb artikuluara nga fol\u00ebsi, bie n\u00eb sy thirrja p\u00ebr shkarkimin e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":144373,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-144372","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144372","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=144372"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144372\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":144375,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144372\/revisions\/144375"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/144373"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=144372"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=144372"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=144372"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}