{"id":144429,"date":"2026-06-02T11:15:00","date_gmt":"2026-06-02T11:15:00","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=144429"},"modified":"2026-06-02T11:15:00","modified_gmt":"2026-06-02T11:15:00","slug":"dekalogu-i-keq-qeverisjes-se-rames-dhe-zverneci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/02\/dekalogu-i-keq-qeverisjes-se-rames-dhe-zverneci\/","title":{"rendered":"Dekalogu i keq-qeverisjes s\u00eb Ram\u00ebs dhe Zv\u00ebrneci"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Si qytetar i k\u00ebtij vendi dhe deputet i Vlor\u00ebs, d\u00ebnoj me forc\u00eb dhun\u00ebn e ushtruar ndaj protestuesve n\u00eb Zv\u00ebrnec. N\u00eb nj\u00eb shtet ligjor nuk mund t\u00eb ket\u00eb justifikim p\u00ebr sulme fizike, fyerje, k\u00ebrc\u00ebnime apo forma t\u00eb tjera agresioni ndaj protestuesve paq\u00ebsor\u00eb. \u00c7do person ose grup q\u00eb ka ushtruar dhun\u00eb ndaj protestuesve duhet t\u00eb identifikohet dhe t\u00eb p\u00ebrballet me pasojat m\u00eb t\u00eb rrepta ligjore t\u00eb veprimeve t\u00eb tij.<br \/>\nArrestimet ose pushimet nga puna n\u00eb policin\u00eb private apo n\u00eb at\u00eb t\u00eb Shtetit jan\u00eb thjesht dhe vet\u00ebm masa p\u00ebr t\u2019u shfaj\u00ebsuar, p\u00ebr t\u2019u larguar nga nj\u00eb objektiv m\u00eb i lart\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb arroganca kryeministrore!<br \/>\nDenoncoj q\u00ebndrimin e qarqeve politike dhe mediatike greke, sipas t\u00eb cilave, fshati shqiptar Zv\u00ebrnec \u00ebsht\u00eb i banuar nga minoritar\u00eb me komb\u00ebsi greke?! Gjykoj se \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e sh\u00ebmtuar p\u00ebrdorimi i nj\u00eb ngjarjeje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, si dhuna n\u00eb Zv\u00ebrnec, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur pretendime politike ose historike t\u00eb pabazuara, q\u00eb nuk p\u00ebrputhen me realitetin demografik dhe juridik t\u00eb zon\u00ebs.<br \/>\nZv\u00ebrneci \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga fshatrat m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs, me nj\u00eb histori t\u00eb dokumentuar shqiptare nd\u00ebr shekuj. Ai njihet p\u00ebr manastirin e Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb, p\u00ebr traditat vendase, p\u00ebr kultur\u00ebn dhe p\u00ebr lidhjen e tij t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb me zhvillimet historike t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Lab\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Vlor\u00ebs. Regjistrimet historike, dokumentet osmane, statistikat e periudhave t\u00eb ndryshme dhe studimet akademike nuk kan\u00eb asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me klasifikimin e gabuar dhe t\u00eb pabaz\u00eb t\u00eb Zv\u00ebrnecit, si nj\u00eb nga zonat tradicionale t\u00eb minoritetit grek n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nDhuna e ushtruar ndaj protestuesve n\u00eb Zv\u00ebrnec \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi e r\u00ebnd\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e Dekalogut t\u00eb keq-qeverisjes s\u00eb Ram\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>I. Rama, gjeneratori i p\u00ebrplasjes sociale dhe i munges\u00ebs s\u00eb transparenc\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Cili ka krijuar n\u00eb Shqip\u00ebri kushtet e munges\u00ebs s\u00eb transparenc\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrplasjes sociale dhe t\u00eb mosinformimit t\u00eb qytetar\u00ebve? Ky \u00ebsht\u00eb Edi Rama, kryetari i sektit n\u00eb qeverisje.<br \/>\nReagimet e tij t\u00eb sotme duken m\u00eb shum\u00eb si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb justifikuar veten, sesa p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb llogari. Rama duhet t\u2019u jap\u00eb llogari qytetar\u00ebve se pse ka gjeneruar ndryshimet ligjore n\u00eb ligjin p\u00ebr zonat e mbrojtura, q\u00eb soll\u00ebn p\u00ebrplasjen n\u00eb Zv\u00ebrnec. Duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjet p\u00ebr pasojat q\u00eb k\u00ebto ndryshime ligjore kan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb terren.<br \/>\nN\u00eb p\u00ebrplasjen m\u00eb 30 maj n\u00eb Zv\u00ebrnec, nuk mund t\u00eb faj\u00ebsohen kurrsesi banor\u00ebt, q\u00eb mbrojn\u00eb pron\u00ebn e tyre t\u00eb trash\u00ebguar dhe k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr vendimmarrje mbi territorin. Nga ana tjet\u00ebt, nuk mund t\u00eb faj\u00ebsohet as investitori, kushdo qoft\u00eb ai, pasi \u00e7do subjekt ekonomik k\u00ebrkon t\u00eb ushtroj\u00eb aktivitetin e tij, brenda kornizave q\u00eb i krijon shteti dhe kontratave t\u00eb ligjshme q\u00eb ka n\u00ebnshkruar.<br \/>\nNuk mund t\u00eb faj\u00ebsohen as shoqatat mjedisore, t\u00eb cilat k\u00ebrkojn\u00eb vet\u00ebm mbrojtjen e nj\u00eb pasurie publike q\u00eb i p\u00ebrket t\u00eb gjith\u00ebve.<br \/>\nFaj\u00ebsia ka nj\u00eb adres\u00eb politike. Fajtori i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb sekti Rama n\u00eb pushtet, q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb Shteti t\u00eb mungoj\u00eb n\u00eb transparenc\u00eb dhe vendimmarrje t\u00eb qart\u00eb. Me val\u00ebn e arrestimeve apo pushimeve nga puna n\u00eb polici, Rama nuk mund t\u00eb fshihet si fsheh struci kok\u00ebn n\u00eb r\u00ebr\u00eb. P\u00ebrgjegj\u00ebsia e r\u00ebnd\u00eb dhe e plot\u00eb bie mbi modelin e qeverisjes s\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>II. Ligjet e qepura me dor\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Modeli i Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb ai i ligjeve t\u00eb qepura me dor\u00eb, duke deformuar masivisht tregun, demotivuar bizneset e ndershme dhe shkaktuar emigrimin edhe t\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsve t\u00eb vendit. Sipas Transparency International dhe SELDI, Lidershipi i Europ\u00ebs Juglindore p\u00ebr Zhvillim dhe Integrim, Shqip\u00ebria nxin n\u00eb rajon dhe m\u00eb tej, p\u00ebr ligje t\u00eb p\u00ebrgatitura mbi baz\u00ebn eskluzive t\u00eb interesave t\u00eb nj\u00eb lobi biznesi, madje edhe t\u00eb nj\u00eb biznesi apo oligarku t\u00eb caktuar. Mjafton t\u00eb p\u00ebrmendim ligjin p\u00ebr Teatrin Komb\u00ebtar, ligjin p\u00ebr Mediat Audiovizive, ligjin p\u00ebr Loj\u00ebrat e Fatit, p\u00ebr Lotarin\u00eb Komb\u00ebtare, ligjin p\u00ebr Koncensionet dhe PPP-t\u00eb, p\u00ebr autostrad\u00ebn Milot-Balldre, p\u00ebr kompanin\u00eb Air Albania, etj.<\/p>\n<p><strong>III. Ligji fam\u00ebkeq 2020<\/strong><\/p>\n<p>Ligji 20\/2020 \u201cP\u00ebr p\u00ebrfundimin e proceseve kalimtare t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb c\u00ebnon haptazi parimin kushtetues t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, c\u00ebnon parimin e siguris\u00eb juridike n\u00eb lidhje me ushtrimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb me t\u00eb gjitha tagrat e saj, parimin e barazis\u00eb p\u00ebrpara ligjit, si dhe parimin e liris\u00eb s\u00eb veprimtaris\u00eb ekonomike.<br \/>\nMe k\u00ebt\u00eb krijes\u00eb ligjore monstruoze, askush nuk mund t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn ligj\u00ebrisht, n\u00ebse nj\u00eb pasuri pron\u00eb private, e ndodhur n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb bregdetit dhe e p\u00ebrfituar me nj\u00eb nga m\u00ebnyrat e ligjshme t\u00eb fitimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, ndodhet ose jo n\u00ebn regjimin e p\u00ebrcaktuar si pron\u00eb publike e patjet\u00ebrsueshme, pjes\u00eb e \u201cvij\u00ebs bregdetare\u201d, si dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb me m\u00ebnyr\u00ebn e g\u00ebzimit t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb drejt\u00eb pron\u00ebsie mbi k\u00ebt\u00eb pasuri, me t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat q\u00eb burojn\u00eb prej saj.<br \/>\nN\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb studimi t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb teknik p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar me material hartografik t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme q\u00eb konsiderohet si \u201cbregu i detit\u201d p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb vij\u00ebs bregdetare t\u00eb vendit, sekti Rama ka realizuar abuzime t\u00eb m\u00ebdha. Gjer\u00ebsia dhe shtrirja e asaj q\u00eb konsiderohet si bregu i detit, ka p\u00ebsuar n\u00eb k\u00ebto shtat\u00eb vite t\u00eb veprimit t\u00eb k\u00ebtij ligji deformime t\u00eb m\u00ebdha dhe jasht\u00eb realitetit, duke krijuar rrezik t\u00eb shtuar p\u00ebr c\u00ebnimin e pron\u00ebs publike dhe asaj private, si dhe t\u00eb paqes sociale, sikurse ndodhi n\u00eb Zv\u00ebrnec k\u00ebto dit\u00eb, dhe m\u00eb par\u00eb n\u00eb Rrjoll\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs.<br \/>\nLigji 20\/2020 sanksionon nj\u00eb trajtim preferencial dhe jo t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb subjekteve apo individ\u00ebve q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb tituj pron\u00ebsie apo p\u00ebrdorimi, mbi pasuri t\u00eb paluajtshme p\u00ebrgjat\u00eb bregdetit shqiptar. Ai krijon pafund hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb pronat publike t\u00eb ndryshojn\u00eb thelb\u00ebsisht destinacionin e tyre, n\u00ebp\u00ebrmjet tjet\u00ebrsimit pa afat n\u00eb sh\u00ebrbim dhe p\u00ebr interes t\u00eb enteve private, duke c\u00ebnuar edhe nivelin e p\u00ebrdorimit masiv t\u00eb saj nga publiku i gjer\u00eb. Asnj\u00eb parashikim n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj nuk ofron nj\u00eb mekaniz\u00ebm garantues q\u00eb entet private t\u00eb mos abuzojn\u00eb me k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb i njeh ligji p\u00ebr t\u00eb fituar p\u00ebrdorimin e pasuris\u00eb publike sipas k\u00ebtij ligji, apo p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ata n\u00eb praktik\u00eb do ta shfryt\u00ebzojn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p><strong>IV. Ligji p\u00ebr Investitorin Strategjik<\/strong><\/p>\n<p>Sekti Rama miratoi n\u00eb dhjetor 2025 n\u00eb Kuvend shtyrjen e gjasht\u00eb t\u00eb afatit t\u00eb ligjit Nr. 55\/2015 \u201cP\u00ebr Investimet Strategjike\u201d, deri m\u00eb 31 dhjetor 2026. Ky ligj u miratua n\u00eb maj t\u00eb vitit 2025, si nj\u00eb mas\u00eb e p\u00ebrkohshme trevje\u00e7are p\u00ebr nxitjen e investimeve strategjike n\u00eb ekonomi. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb gjasht\u00eb her\u00eb!<br \/>\nRaporti i Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit p\u00ebr klim\u00ebn e investimeve n\u00eb Shqip\u00ebri, i vitit 2021, ka theksuar se ligji i investimeve strategjike \u201ckorrupton logjik\u00ebn investuese dhe nuk \u00ebsht\u00eb aspak miq\u00ebsor me investitor\u00ebt e huaj\u201d. N\u00eb raportin e klim\u00ebs s\u00eb investimeve p\u00ebr vitin 2023, DASH theksoi se ligji Nr. 55\/2015 p\u00ebr Investimet Strategjike nuk ka t\u00ebrhequr investime t\u00eb huaja, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga 52 projekte t\u00eb miratuara, t\u00eb cilat kan\u00eb marr\u00eb statusin e investimit strategjik, vet\u00ebm 2 jan\u00eb t\u00eb huaja.<br \/>\nMe k\u00ebt\u00eb ligj, investitorit strategjik i jepet nj\u00eb ndihm\u00eb e padrejt\u00eb n\u00eb raport me pronarin e tok\u00ebs, duke c\u00ebnuar nj\u00eb nga bazat e tregut t\u00eb lir\u00eb dhe kapitalizmit, respektimin e kapitalit t\u00eb tok\u00ebs. Ai ka krijuar nj\u00eb problematik\u00eb serioze n\u00eb raport me t\u00eb drejtat e pron\u00ebsis\u00eb, duke ligj\u00ebruar shtet\u00ebzimin e pron\u00ebs private p\u00ebr interesa t\u00eb investitor\u00ebve privat\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me Ram\u00ebn dhe sektin e tij .<br \/>\nLigji ka p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nj\u00eb injorim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb master-planeve t\u00eb zhvillimit t\u00eb zonave t\u00eb ndryshme me potencial t\u00eb madh n\u00eb vend. Ai ka d\u00ebshtuar t\u00eb thith\u00eb investime t\u00eb huaja, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr p\u00ebrfitime abuzive, nga njer\u00ebz t\u00eb af\u00ebrt me Ram\u00ebn dhe sektin e tij n\u00eb qeverisje.<\/p>\n<p><strong>V. Rama k\u00ebrkon t\u2019ua shes\u00eb tok\u00ebn bujq\u00ebsore t\u00eb huajve!<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur shumica e vendeve An\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb vendosin kufizime p\u00ebr blerjen e tok\u00ebs nga t\u00eb huajt, aplikojn\u00eb filtra mbrojt\u00ebs p\u00ebr tok\u00ebn bujq\u00ebsore dhe mbrojn\u00eb fermerin vendas dhe sigurin\u00eb ushqimore, sekti Rama p\u00ebrgatitet t\u2019u jap\u00eb 100 mij\u00eb ha tok\u00eb bujq\u00ebsore t\u00eb huajve, pasi Shqip\u00ebria t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb BE.<br \/>\nKy projektligj po diskutohet, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur toka bujq\u00ebsore po braktiset masivisht, emigracioni rural \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i lart\u00eb, prodhimi bujq\u00ebsor dhe blegtoral vendas p\u00ebrballet me konkurrenc\u00eb t\u00eb. Toka bujq\u00ebsore nuk \u00ebsht\u00eb thjesht mall tregu, por pasuri strategjike komb\u00ebtare, element sigurie ushqimore dhe aset me r\u00ebnd\u00ebsi gjeopolitike. Ekziston i plot\u00eb rreziku q\u00eb kompani t\u00eb huaja investuese, korporata agroindustriale favorite t\u00eb Ram\u00ebs dhe spekulant\u00eb t\u00eb tregut imobiliar t\u00eb blejn\u00eb sip\u00ebrfaqe shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha toke, duke ndryshuar struktur\u00ebn tradicionale t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nEkziston po ashtu i plot\u00eb edhe rreziku q\u00eb toka t\u00eb mos blihet p\u00ebr prodhim bujq\u00ebsor, por p\u00ebr spekulim financiar, rritje t\u00eb \u00e7mimeve dhe p\u00ebr projekte turistike apo nd\u00ebrtimore t\u00eb maskuara. N\u00eb zonat bregdetare dhe pran\u00eb qyteteve t\u00eb m\u00ebdha, toka bujq\u00ebsore ka vler\u00eb shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb zhvillimi urban, potencial turistik dhe interes p\u00ebr resorte dhe vila. Me dhjetra mij\u00ebra ha sot tok\u00eb bujq\u00ebsore mund t\u00eb denatyralizohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, duke dal\u00eb gradualisht nga funksioni bujq\u00ebsor.<br \/>\nN\u00eb kushtet kur tek ne mungojn\u00eb kufijt\u00eb ligjor\u00eb, krijimi i monopoleve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb tok\u00ebs do t\u00eb sjell\u00eb q\u00eb pak kompani me ndikim tek Rama t\u00eb kontrollojn\u00eb sip\u00ebrfaqe shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, nd\u00ebrsa fermer\u00ebt e vegj\u00ebl do t\u00eb dalin p\u00ebrfundimisht nga tregu dhe konkurrenca do t\u00eb deformohet akoma dhe m\u00eb keq. Kjo do t\u00eb krijoj\u00eb pabarazi akoma dhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha sociale n\u00eb zonat rurale, var\u00ebsi ekonomike t\u00eb komuniteteve lokale dhe tensione sociale afatgjata.<\/p>\n<p><strong>VI. Programi mafioz \u201cPaketa e Maleve\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Ligji i miratuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb program duhet abroguar sa m\u00eb par\u00eb. Shqip\u00ebria mbart prej dekadash nd\u00ebr problemet m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuara t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb rajon, t\u00eb tilla si (i) mbivendosje e titujve t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, (ii) legalizime t\u00eb pjesshme, (iii) kthim dhe kompensim prone thell\u00ebsisht i pap\u00ebrfunduar, (iv) konflikte trash\u00ebgimie dhe (v) munges\u00eb regjistrash t\u00eb plot\u00eb kadastral\u00eb.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, \u00e7do skem\u00eb q\u00eb hap mund\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrdorim, transferim apo dh\u00ebnie n\u00eb zhvillim t\u00eb tokave krijon rrezik t\u00eb lart\u00eb konfliktesh, n\u00ebse statusi juridik nuk \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb. Dhe pronat n\u00eb zonat malore jan\u00eb ato me paqart\u00ebsi ekstreme t\u00eb gjendjes juridike.<br \/>\nN\u00ebse programi Paketa e Maleve do t\u00eb zbatohet, sip\u00ebrfaqe t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb zona malore do t\u00eb kalojn\u00eb de facto n\u00ebn kontrollin e investitor\u00ebve ose subjekteve me kapital m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, favorit\u00eb t\u00eb sektit Rama n\u00eb pushtet, nd\u00ebrsa komunitetet lokale do t\u00eb humbasin kontrollin ekonomik mbi territorin. Kjo do t\u00eb sjell\u00eb dob\u00ebsim t\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl, ulje t\u00eb fuqis\u00eb negociuese t\u00eb banor\u00ebve lokal\u00eb dhe p\u00ebrqendrim t\u00eb aseteve strategjike t\u00eb vendit n\u00eb pak duar.<br \/>\n\u201cPaketa e Maleve\u201d do t\u00eb aktivizoj\u00eb toka me status t\u00eb paqart\u00eb pron\u00ebsie ose me pretendime t\u00eb shumta. Kjo do t\u00eb sjell\u00eb p\u00ebrplasje mes pronar\u00ebve historik\u00eb dhe p\u00ebrdoruesve aktual\u00eb, konflikte t\u00eb thella mes familjeve dhe trash\u00ebgimtar\u00ebve dhe procese t\u00eb gjata administrative dhe gjyq\u00ebsore. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paradoksale, ajo do t\u00eb paralizoj\u00eb edhe ato pak investime private q\u00eb po realizohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb spontane sot n\u00eb malet tona. Duke p\u00ebrfshir\u00eb toka n\u00eb projekte pa zgjidhje paraprake t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, Paketa e Maleve do t\u00eb shum\u00ebfishoj\u00eb konfliktet mes familjeve dhe trash\u00ebgimtar\u00ebve, mes komuniteteve dhe investitor\u00ebve, si dhe mes pronar\u00ebve dhe institucioneve shtet\u00ebrore.<br \/>\nN\u00eb zonat malore toka nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm aset ekonomik, por edhe identitet familjar, trash\u00ebgimi dhe burim jetese. Paketa do t\u00eb krijoj\u00eb presione t\u00eb forta, me banor\u00ebt q\u00eb do t\u00eb ndihen t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga vendimmarrja, ose t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar nga humbja e aksesit mbi kullota, pyje apo toka me p\u00ebrdorim tradicional.<br \/>\n\u00c7do nd\u00ebrhyrje q\u00eb prek tokat private, kullotat, pyjet dhe pronat familjare t\u00eb trash\u00ebguara, ka rrezik t\u00eb lart\u00eb t\u00eb aktivizoj\u00eb konflikte t\u00eb fjetura prej vitesh ose dekadash. P\u00ebrplasjet mes komuniteteve dhe investitor\u00ebve t\u00eb miratuar nga Paketa, me projekte q\u00eb avancojn\u00eb pa konsultim real me komunitetet lokale, do t\u00eb sjellin nj\u00eb tension social t\u00eb skajsh\u00ebm. N\u00eb vend t\u00eb zhvillimit ekonomik, programi mafioz \u201cPaketa e Maleve\u201d do t\u00eb prodhoj\u00eb polarizim ekstrem social dhe v\u00ebllavrasje!<\/p>\n<p><strong>VII. Ndryshimet abuzive n\u00eb Ligjin p\u00ebr Zonat e Mbrojtura<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 22 shkurt 2024, shumica qeveris\u00ebse n\u00eb Kuvend, n\u00eb rolin e saj t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb t\u00eb noteres p\u00ebr d\u00ebshirat-ligje t\u00eb sektit Rama, miratoi n\u00eb seanc\u00eb plenare ligjin e ri p\u00ebr Zonat e Mbrojtura, megjith\u00eb kund\u00ebrshtimet e forta t\u00eb organizatave mjedisore dhe t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile t\u00eb p\u00ebrgjegjshme t\u00eb vendit, si dhe rezervat e shprehura nga Bashkimi Evropian.<br \/>\nDelegacioni i Bashkimit Evropian n\u00eb Tiran\u00eb k\u00ebrkoi me forc\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ligj transparenc\u00eb, parashikueshm\u00ebri dhe konsultim me pal\u00ebt e interesuara, duke deklaruar se \u201cN\u00eb kuadrin e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit, miratimi i ligjeve mbi \u00e7\u00ebshtje q\u00eb mbulohen nga legjislacioni i BE-s\u00eb, presupozon konsultim publik t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, si dhe nj\u00eb proces t\u00eb parashikuesh\u00ebm dhe transparent\u201d.<br \/>\nNdryshimet n\u00eb ligjin p\u00ebr Zonat e Mbrojtura t\u00eb vitit 2017 p\u00ebrfshijn\u00eb dh\u00ebnien n\u00ebn administrim t\u00eb bashkive t\u00eb 20 p\u00ebrqind t\u00eb territorit t\u00eb zonave t\u00eb mbrojtura, si dhe lejimin e investimeve dhe aktivitetit industrial n\u00eb k\u00ebto zona, duke ulur ndjesh\u00ebm dhe praktikisht zeruar, nivelin e mbrojtjes s\u00eb tyre. K\u00ebto ndryshime abuzive dhe mafioze soll\u00ebn sot situat\u00ebn me Zv\u00ebrnecin.<\/p>\n<p><strong>VIII. Jo investimeve p\u00ebr resorte turistike n\u00eb Shqip\u00ebri nga kompani offshore, ku nuk dihet pronari!<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr investime serioze, t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe transparente n\u00eb sektorin e turizmit. Bregdeti shqiptar, zonat malore dhe pasurit\u00eb natyrore p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb potencial t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr zhvillimin ekonomik t\u00eb vendit.<br \/>\nMegjithat\u00eb, zhvillimi nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet mbi munges\u00ebn e transparenc\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, investimet n\u00eb resorte turistike nga kompani offshore, ku nuk dihet qart\u00eb pronari p\u00ebrfitues, duhet t\u00eb trajtohen me kujdes maksimal dhe t\u00eb mos lejohen, pa transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb.<br \/>\nN\u00eb ekonomit\u00eb moderne, identifikimi i pronarit p\u00ebrfitues \u00ebsht\u00eb nj\u00eb standard i domosdosh\u00ebm. Qytetar\u00ebt, institucionet dhe partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb din\u00eb se kush q\u00ebndron pas nj\u00eb investimi q\u00eb prek territore t\u00eb m\u00ebdha, pasuri publike, bregdetin apo zonat e mbrojtura.<br \/>\nKur nj\u00eb kompani \u00ebsht\u00eb e regjistruar n\u00eb juridiksione offshore dhe pronar\u00ebt e saj mbeten t\u00eb fshehur pas nj\u00eb rrjeti kompanish nd\u00ebrmjet\u00ebse, lindin pyetje legjitime se kush po investon realisht, cila \u00ebsht\u00eb origjina e kapitalit, cilat jan\u00eb interesat afatgjata t\u00eb investitorit dhe a ekzistojn\u00eb konflikte interesi apo lidhje t\u00eb padeklaruara.<br \/>\nNj\u00eb nga shqet\u00ebsimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, lidhet me mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrdorimit t\u00eb investimeve t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme p\u00ebr pastrimin e parave. Organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare si FATF, OECD dhe Bashkimi Europian kan\u00eb k\u00ebrkuar prej vitesh forcimin e mekanizmave t\u00eb transparenc\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb parandaluar hyrjen e kapitaleve me origjin\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb n\u00eb sektor\u00ebt strategjik\u00eb t\u00eb vendit. N\u00ebse nuk dihet pronari i v\u00ebrtet\u00eb i nj\u00eb resorti, b\u00ebhet shum\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb verifikimi i burimit t\u00eb fondeve dhe kontrolli i ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre.<br \/>\nBregdeti shqiptar dhe zonat turistike nuk jan\u00eb thjesht prona ekonomike; ato jan\u00eb pasuri komb\u00ebtare. Vendimet p\u00ebr p\u00ebrdorimin e tyre duhet t\u00eb bazohen n\u00eb interesin publik. N\u00eb procesin e integrimit europian, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u00eb forcoj\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, pastrimit t\u00eb parave dhe munges\u00ebs s\u00eb transparenc\u00ebs n\u00eb ekonomi. Nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon publikimin e pronarit p\u00ebrfitues p\u00ebr \u00e7do investim strategjik do t\u00eb ishte n\u00eb p\u00ebrputhje me praktikat m\u00eb t\u00eb mira europiane. Dhe kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb refuzim i investimeve t\u00eb huaja. P\u00ebrkundrazi, do t\u00eb thot\u00eb favorizim i investitor\u00ebve serioz\u00eb dhe t\u00eb besuesh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb arsye t\u00eb fshehin identitetin e tyre.<\/p>\n<p><strong>IX. Politikat e rrezikshme imigratore t\u00eb Ram\u00ebs me muxhahedin\u00eb dhe afgan\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Politikat e emigracionit dhe t\u00eb pranimit t\u00eb grupeve t\u00eb huaja jan\u00eb nd\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb ndjeshme p\u00ebr \u00e7do shtet. N\u00eb Shqip\u00ebri, strehimi i an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Muxhahedin\u00ebve t\u00eb Popullit t\u00eb Iranit (MEK) dhe pranimi i qytetar\u00ebve afgan\u00eb pas rikthimit t\u00eb taleban\u00ebve n\u00eb pushtet, jan\u00eb, sa aventureske po aq edhe t\u00eb rrezikshme, pasi krijojn\u00eb sfida p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare, politik\u00ebn e jashtme dhe kapacitetet institucionale t\u00eb vendit.<br \/>\nPranimi i grupeve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb huaja k\u00ebrkon mekanizma shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb kontrolli, verifikimi dhe monitorimi, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur jemi nj\u00eb vend me burime t\u00eb kufizuara administrative dhe t\u00eb siguris\u00eb.<br \/>\nPrania e MEK saj n\u00eb Shqip\u00ebri mund ta ekspozoj\u00eb vendin ton\u00eb ndaj tensioneve dhe k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb jashtme. Ne rrezikojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihemi n\u00eb konflikte ose rivalitete q\u00eb nuk lidhen drejtp\u00ebrdrejt me interesat tona komb\u00ebtare. Jemi shtet i vog\u00ebl dhe nuk na duhen \u201ctrim\u00ebrit\u00eb\u201d aventureske t\u00eb \u201cLiderit Global\u201d, por duhet t\u00eb tregojm\u00eb kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e tensioneve gjeopolitike q\u00eb zhvillohen jasht\u00eb rajonit.<\/p>\n<p><strong>X. Ligjet e qepura t\u00eb Ram\u00ebs: kanalizimi i paras\u00eb publike dhe pasurive t\u00eb shqiptar\u00ebve tek nj\u00eb grusht njer\u00ebzish t\u00eb lidhur me t\u00eb!<\/strong><\/p>\n<p>Ligjet e sektit qeveris\u00ebs p\u00ebr pronat dhe investimet gjoja strategjike, p\u00ebr koncesio0net apo PPP-t\u00eb, jan\u00eb n\u00eb fakt detyrime kontraktuale t\u00eb Ram\u00ebs, ndaj sistemit abuziv dhe t\u00eb korruptuar q\u00eb e mban n\u00eb pushtet. Mjafton t\u00eb kujtojm\u00eb aferat e incenerator\u00ebve apo t\u00eb sterilizimit n\u00eb mjek\u00ebsin\u00eb publike. Jane sprova afatgjata, p\u00ebr t\u00eb kanalizuar paran\u00eb publike, madje edhe pasurit\u00eb publike t\u00eb shqitar\u00ebve, drejt nj\u00eb grushti njer\u00ebzish t\u00eb lidhur me t\u00eb.<br \/>\nLigje si ai me Nr. 20\/2020 apo ligji p\u00ebr Investitor\u00ebt Strategjik\u00eb, jan\u00eb instrumenta, me an\u00ebn e t\u00eb cil\u00ebve, prona publike dhe private u merret qytetar\u00ebve, gjoja p\u00ebr interes publik, dhe u jepet bizneseve apo trafikant\u00ebve me kapitale t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb lidhur me qeverin\u00eb. Kjo simbioze prodhon p\u00ebr Ram\u00ebn financimin e makineris\u00eb s\u00eb tij elektorale, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs ai mendon se simbioza i garanton pushtet t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Ve\u00e7se e mendon gabim!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Si qytetar i k\u00ebtij vendi dhe deputet i Vlor\u00ebs, d\u00ebnoj me forc\u00eb dhun\u00ebn e ushtruar ndaj protestuesve n\u00eb Zv\u00ebrnec. N\u00eb nj\u00eb shtet ligjor nuk mund t\u00eb ket\u00eb justifikim p\u00ebr sulme fizike, fyerje, k\u00ebrc\u00ebnime apo forma t\u00eb tjera agresioni ndaj protestuesve paq\u00ebsor\u00eb. \u00c7do person ose grup q\u00eb ka ushtruar dhun\u00eb ndaj protestuesve duhet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":73556,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-144429","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144429","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=144429"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144429\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":144430,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144429\/revisions\/144430"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73556"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=144429"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=144429"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=144429"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}