{"id":144600,"date":"2026-06-04T16:08:56","date_gmt":"2026-06-04T16:08:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=144600"},"modified":"2026-06-04T16:08:56","modified_gmt":"2026-06-04T16:08:56","slug":"bardhi-u-tregon-socialisteve-vilen-e-ballukut-shqiperia-ka-vetem-nje-armik-keqqeverisjen-dhe-korrupsionin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/04\/bardhi-u-tregon-socialisteve-vilen-e-ballukut-shqiperia-ka-vetem-nje-armik-keqqeverisjen-dhe-korrupsionin\/","title":{"rendered":"Bardhi u tregon socialist\u00ebve vil\u00ebn e Ballukut: Shqip\u00ebria ka vet\u00ebm nj\u00eb armik, keqqeverisjen dhe korrupsionin!"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Kuvend, duke k\u00ebrkuar transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr projektin e zhvillimit n\u00eb zon\u00ebn e Zv\u00ebrnecit.<\/p>\n<p>Bardhi deklaroi se, ende nuk dihet se kujt po i jepet e drejta p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke akuzuar qeverin\u00eb se po fsheh pronar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb pas strukturave t\u00eb regjistruara n\u00eb parajsa fiskale.<\/p>\n<p>Sipas tij, shqet\u00ebsimi kryesor nuk lidhet vet\u00ebm me aspektet mjedisore t\u00eb projektit n\u00eb Zv\u00ebrnec, por me munges\u00ebn e transparenc\u00ebs dhe dyshimet p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>Bardhi: Ne ende nuk e dim\u00eb kujt Edi Rama po i jep t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb zhvilloj\u00eb nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb bukura n\u00eb Shqip\u00ebri. Nuk e dim\u00eb sepse Edi Rama ka pranuar nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb i fsheh pronar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb pas nj\u00eb strukture t\u00eb regjistruar n\u00eb nj\u00eb prej parajsave fiskale n\u00eb Holand\u00eb. Nuk jam qen\u00eb dhe nuk do t\u00eb jem kurr\u00eb kund\u00ebr zhvillimit. P\u00ebrkundrazi, jam pro zhvillimit q\u00eb ruan identitetin e \u00e7do zone q\u00eb zhvillohet. Jam pro zhvillimit q\u00eb nuk zhvat pron\u00ebn e t\u00eb tjer\u00ebve, apo pron\u00ebn e shtetit p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo lloj q\u00ebllimi, edhe sikur mbi at\u00eb pron\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohet parajsa. Jam pro zhvillimit q\u00eb nuk fsheh p\u00ebrfituesit e tij.<\/p>\n<p>Dhe jam pro zhvillimit q\u00eb nuk vjen nga parat\u00eb e pista t\u00eb korrupsionit dhe t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kaq e zakonshme n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Edi Ram\u00ebs. Un\u00eb e kuptoj q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e Zv\u00ebrnecit ka shum\u00eb sensibilitet. T\u00ebrheq v\u00ebmendje t\u00eb madhe brenda vendit, por edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Por ajo q\u00eb nuk kuptoj dot, \u00ebsht\u00eb pse kryeministri i vendit tim, n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kaq t\u00eb nxeht\u00eb dhe kaq t\u00eb ndjeshme, fsheh se kush jan\u00eb pronar\u00ebt p\u00ebrfitues. Pse i mban sekret? N\u00ebse nuk ka asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur, t\u00eb mos lodhet duke gjetur armiq t\u00eb brendsh\u00ebm e t\u00eb jasht\u00ebm mes protestuesve.<\/p>\n<p>Le t\u00eb dal\u00eb e t\u00eb na thot\u00eb, si mund t\u00eb zhvillohet nj\u00eb zon\u00eb me pron\u00ebsi t\u00eb dyshimt\u00eb. Le t\u00eb dal\u00eb e t\u00eb thot\u00eb, n\u00ebse i ka shkarkuar drejtor\u00ebt e Kadastr\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb qelbin er\u00eb t\u00eb pronave n\u00eb Zv\u00ebrnec. Le t\u00eb dal\u00eb e t\u00eb thot\u00eb a ka pjes\u00eb n\u00eb pronat brenda projektit, shtetasit Artur Shehu, Ergys Agasi dhe Engj\u00ebll Aga\u00e7i, dhe jo vet\u00ebm ata. Le t\u00eb dal\u00eb e t\u00eb na shpjegoj\u00eb edhe \u00e7far\u00eb roli kan\u00eb n\u00eb at\u00eb projekt dy prej oligark\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb vendit q\u00eb nuk kan\u00eb l\u00ebn\u00eb port, aeroport apo bregdet pa zaptuar me firm\u00ebn e Edi Ram\u00ebs. Jam p\u00ebrpjekur modesisht ta lexoj protest\u00ebn e k\u00ebtyre dit\u00ebve.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb kam mundur t\u00eb kuptoj, \u00ebsht\u00eb se pelikani ka\u00e7urrel, flamingot, zogjt\u00eb, flora apo fauna e pasur e Zv\u00ebrnecit, nuk jan\u00eb arsyeja kryesore pse nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e protestuesve jan\u00eb sot kund\u00ebr k\u00ebtij projekti. Ata jan\u00eb kund\u00ebr arroganc\u00ebs s\u00eb pushtetit. Jan\u00eb kund\u00ebr dhun\u00ebs shtet\u00ebrore dhe uzurpimit t\u00eb gjith\u00e7kaje vet\u00ebm sepse k\u00ebshtu ka urdh\u00ebruar Edi Rama. Jan\u00eb kund\u00ebr korrupsionit qeveritar. Jan\u00eb kund\u00ebr k\u00ebsaj qeverie.<\/p>\n<p>Jan\u00eb kund\u00ebr diktatur\u00ebs s\u00eb parave t\u00eb pista, si\u00e7 e tha shum\u00eb bukur nj\u00eb nga protestuesit mbr\u00ebm\u00eb. Kryeministri thot\u00eb se protestat jan\u00eb nxitur nga qarqe t\u00eb huaja q\u00eb na kan\u00eb zili, sepse nuk e duan q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb zhvillohet. Nj\u00eb idiot\u00ebsi me brir\u00eb, sa p\u00ebrfshin edhe vende fqinj\u00eb. Aq malinje \u00ebsht\u00eb kjo tez\u00eb, sa prek edhe besimin fetar t\u00eb atyre q\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb projektin. \u00cbsht\u00eb malinje sepse k\u00ebshtu p\u00ebrpiqet t\u00eb manipuloj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe t&#8217;u prek\u00eb ndjenjat patriotike. Por edhe n\u00eb qoft\u00eb se \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, pse nuk b\u00ebn transparenc\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit?<\/p>\n<p>Pse nuk u tregon shqiptar\u00ebve emrat e pronar\u00ebve p\u00ebrfitues? Pse nuk vendos n\u00eb pun\u00eb shefin t\u00ebnd t\u00eb sh\u00ebrbimit sekret, apo i ke dh\u00ebn\u00eb ende detyr\u00ebn kryesore t\u00eb informoj\u00eb dhe mbroj\u00eb Ergys Agasin dhe ta mbroj\u00eb at\u00eb nga arrestimi i prokuroris\u00eb s\u00eb posa\u00e7me. T\u00eb nderuar qytetar\u00eb, kryeministri ka mbushur bot\u00ebn me deklarata t\u00eb pav\u00ebrteta se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb sulm.<\/p>\n<p>Jo, Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb sulm nga askush, si\u00e7 thot\u00eb kryeministri. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb sulmin e arroganc\u00ebs dhe t\u00eb korrupsionit t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Nuk mund t\u00eb sulmoj\u00eb barbarisht nj\u00eb protestues, nj\u00eb roje private, pa asnj\u00eb autorizim dhe ta t\u00ebrheq\u00eb zvarr\u00eb n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs, n\u00ebse kjo nuk do t\u00eb ishte frym\u00eb armiq\u00ebsore q\u00eb Edi Rama ka mbjell\u00eb prej vitesh kund\u00ebr kujtdo q\u00eb kund\u00ebrshton pushtetin e tij.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb nj\u00eb polic dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb sehir n\u00eb nj\u00eb sken\u00eb t\u00eb till\u00eb dhune, n\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb shoh\u00eb dhun\u00ebn si mjet normal t\u00eb pushtetit kund\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebve. Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb sulm nga armiqt\u00eb e jasht\u00ebm q\u00eb shpik Edi Rama sa her\u00eb ka nevoj\u00eb t\u00eb luaj\u00eb rolin e patriotit t\u00eb rrethuar nga komplotet. Shqip\u00ebria ka vet\u00ebm nj\u00eb armik, kryeministrin e vet, Edi Rama. Prej 11 vitesh, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb sulmin e keqqeverisjes, korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.<\/p>\n<p>N\u00eb sulmin e nj\u00eb njeriu q\u00eb ka shkat\u00ebrruar funksionimin e nj\u00eb shteti normal dhe e ka z\u00ebvend\u00ebsuar me partin\u00eb-shtet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave t\u00eb veta personale. T\u00eb nderuar qytetar\u00eb, ju e keni d\u00ebgjuar prej vitesh kryeministrin t\u00eb na flas\u00eb p\u00ebr vizionin e tij p\u00ebr turiz\u00ebm elitar. Deri tani nuk kemi par\u00eb asgj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 disa fshatrave turistik\u00eb q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebmtuar bregdetin me betonizimin e rivier\u00ebs shqiptare. Kur d\u00ebgjova Edi Ram\u00ebn k\u00ebto dit\u00eb t\u00eb fliste p\u00ebr miliarda euro investime n\u00eb Zv\u00ebrnec, m&#8217;u kujtua se t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb p\u00ebrdori edhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur investimin e Alabarit n\u00eb portin e Durr\u00ebsit. Kat\u00ebr miliard\u00eb euro na thot\u00eb p\u00ebr Zv\u00ebrnecin, 2 miliard\u00eb euro thonte p\u00ebr marin\u00ebn e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Pra, sipas llogarive t\u00eb Edi Ram\u00ebs, kemi 6 miliard\u00eb euro investime. Dhe nuk mund t\u00eb mos kujtoj nj\u00eb barcalet\u00eb t\u00eb famshme q\u00eb shpjegon k\u00ebt\u00eb ndryshim mes teoris\u00eb dhe praktik\u00ebs. Edi Rama \u00ebsht\u00eb kthyer v\u00ebrtet n\u00eb barcalet\u00eb. N\u00eb teori kemi vizionin e tij madh\u00ebshtor, n\u00eb teori kemi 6 miliard\u00eb euro investime p\u00ebr turizmin. Por n\u00eb praktik\u00eb, kemi n\u00eb Durr\u00ebs nj\u00eb projekt t\u00eb shk\u00ebrmoqur dhe t\u00eb zhytur n\u00eb rr\u00ebnoj\u00eb. Pse hesht Edi Rama p\u00ebr k\u00ebt\u00eb skandal? Ku i \u00e7oi standardet e Dubait, ky zot\u00ebria q\u00eb na mashtron sa her\u00eb hap goj\u00ebn? Jan\u00eb zhytur dy ngrehinat e para t\u00eb projektit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, sepse k\u00ebshtu e quajti vet\u00eb vizioni i Durr\u00ebsit si Dubai, Dubai n\u00eb mes t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra nd\u00ebrtes\u00eb \u00ebsht\u00eb zhytur 28 centimetra, tjetra me 18 centimetra. Dhe ky vizionari i madh\u00ebrish\u00ebm nuk thot\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb. Si mund t&#8217;i besoj Edi Ram\u00ebs kur flet p\u00ebr vizion. P\u00ebr \u00e7far\u00eb vizioni? P\u00ebr at\u00eb t\u00eb betonizimit t\u00eb Tiran\u00ebs? Ta mbaroj, nj\u00eb minut\u00eb. Dhe jo tani, vet\u00ebm me kullat. Q\u00eb kur ishte kryetar i Bashkis\u00eb, ky ka b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pun\u00eb: ka hedhur beton kudo, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rr\u00ebmujshme, pa plan. Tirana sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb katrahur\u00eb urbane, pa parkingje, pa hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb mjaftueshme t\u00eb gjelb\u00ebr, pa infrastruktur\u00eb t\u00eb denj\u00eb, pa rrug\u00eb q\u00eb p\u00ebrballon trafikun, me munges\u00eb t\u00eb vazhdueshme uji. Tirana ka sot vet\u00ebm fasad\u00eb dhe propagand\u00eb, sepse k\u00ebshtu e nd\u00ebrtoi Edi Rama Tiran\u00ebn me vizionin e tij t\u00eb betonit n\u00eb \u00e7do lagje t\u00eb Tiran\u00ebs. Edi Rama nuk ka vizion.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb ket\u00eb disa shije estetike t\u00eb diskutueshme. Mund t\u00eb doj\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb luks dhe i rrethuar nga luksi, por ky nuk \u00ebsht\u00eb as vizion dhe as zhvillim. Un\u00eb b\u00ebj pjes\u00eb te ata q\u00eb nuk do t&#8217;ia besoja Edi Ram\u00ebs as kopshtin tim si ba\u00e7evan, sepse po t&#8217;ia merrja kopshtar, do t\u00eb gjeja lla\u00e7 e tulla n\u00eb vend t\u00eb luleve. Dhe nuk i besoj jo p\u00ebr arsye personale. Nuk i besoj sepse Edi Rama e ka provuar se pushtetin nuk e ka p\u00ebrdorur kurr\u00eb p\u00ebr interes publik. Prandaj zoti kryeminist\u00ebr, nga shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb ke th\u00ebn\u00eb k\u00ebto dit\u00eb, ke mb\u00ebshtetjen time t\u00eb plot\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn prej tyre: largimin nga drejtimi i qeveris\u00eb. Do t\u00eb b\u00ebsh shum\u00eb mir\u00eb t\u00eb ik\u00ebsh n\u00eb katundin t\u00ebnd, i mbyllur n\u00eb Surrel b\u00ebn shum\u00eb her\u00eb m\u00eb pak d\u00ebme. Faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Kuvend, duke k\u00ebrkuar transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr projektin e zhvillimit n\u00eb zon\u00ebn e Zv\u00ebrnecit. Bardhi deklaroi se, ende nuk dihet se kujt po i jepet e drejta p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":144601,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-144600","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144600","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=144600"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144600\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":144603,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144600\/revisions\/144603"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/144601"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=144600"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=144600"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=144600"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}