{"id":144617,"date":"2026-06-05T08:23:50","date_gmt":"2026-06-05T08:23:50","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=144617"},"modified":"2026-06-05T08:23:50","modified_gmt":"2026-06-05T08:23:50","slug":"nje-krahasim-i-projekteve-problematike-ne-beograd-e-ne-zvernec","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/05\/nje-krahasim-i-projekteve-problematike-ne-beograd-e-ne-zvernec\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb krahasim i projekteve problematike n\u00eb Beograd e n\u00eb Zv\u00ebrnec"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Genc POLLO<\/strong><\/p>\n<p><strong>1-Beograd<\/strong><\/p>\n<p><strong>-Kushner<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor 2025 Affinity Partners, firma e Jared Kushner-it, dh\u00ebnd\u00ebr i Presidentit t\u00eb ShBA, njoftoi se t\u00ebrhiqej nga projekti Belgrade Centrum q\u00eb p\u00ebrfshinte nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kompleksi me hotele e qendra tregtare n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Beogradit.<\/p>\n<p>Affinity Partners e shpjegoi vendimin e t\u00ebrheqjes duke th\u00ebn\u00eb se projekti nuk lipsej t\u00eb ishte p\u00ebr\u00e7ar\u00ebs por p\u00ebrbashkues dhe se po vepronin n\u00eb respekt t\u00eb popullit t\u00eb Serbis\u00eb e Beogradit.<\/p>\n<p><strong>-Protesta<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb mars 2025 n\u00eb Beograd filluan protesta pothuaj t\u00eb pand\u00ebrprera kund\u00ebr projektit. Nj\u00eb motiv i tyre ishte sedra e l\u00ebnduar nacionaliste: projekti shtrihej mbi godin\u00ebn e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb, t\u00eb bombarduar nga NATO n\u00eb v1999 dhe aktualisht ende rr\u00ebnoj\u00eb. Me moton \u201ct\u00eb mos u japim sot veresie amerikan\u00ebve \u00e7ka ata na shkat\u00ebrruan dje\u201d u mobilizuan edhe ish ushtarak\u00eb e nacionalsit\u00eb q\u00eb nuk para kund\u00ebrshtojn\u00eb regjimin e Vu\u00e7i\u00e7it. Tjet\u00ebr motiv ishte paligjshm\u00ebria e korrupsioni lidhur me pron\u00ebn shtet\u00ebrore ngjash\u00ebm me Belgrade Waterfront, nj\u00eb tjet\u00ebr projekt nd\u00ebtimor i nisur 9 vjet m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>-Hetimi penal<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria Antikorrupsion e Serbis\u00eb hetoi ndryshimet e befta e t\u00eb shpejta t\u00eb ligjeve e rregulloreve t\u00eb prera me mas\u00eb p\u00ebr Belgrade Centrum dhe i gjeti ato abuzive madje n\u00eb ndonj\u00eb rast edhe antikushtetuese. N\u00eb vijim u arrestuan disa funksionar\u00eb dhe Ministri i Kultur\u00ebs Nikola Selakovi\u0107 u mor i pandehur. Ky moment ishte pika q\u00eb p\u00ebrmbysi kup\u00ebn; dit\u00ebn tjet\u00ebr Affinity Partners deklaroi t\u00ebrheqjen nga projekti<\/p>\n<p><strong>2-Zv\u00ebrnec<\/strong><\/p>\n<p><strong>-Standartet ligjore<\/strong><\/p>\n<p>Qeveria Rama ka ndryshuar para pak vitesh ligjin p\u00ebr zonat natyrore t\u00eb mbrojtura duke dob\u00ebsuar standartet nd\u00ebrkomb\u00ebtare mjedisore dhe duke devijuar nga legjislacioni i Bashkimit Europian. Gjithashtu ajo ka zgjatur vazhdimisht afatin e ligjit p\u00ebr investitor\u00ebt strategjik\u00eb, i cili normalisht duhet t\u00eb kishte dal\u00eb nga fuqia n\u00eb v2018. K\u00ebto ligje jan\u00eb kritikuar nga opozita n\u00eb Kuvend, ekspert\u00ebt si dhe jan\u00eb shqet\u00ebsime permanente n\u00eb raportet periodike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb Komisionit e t\u00eb Parlamentit Europian. Projekti Zv\u00ebrnec bazohet pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebto ligje problematike.<\/p>\n<p><strong>-\u201cPronar\u00ebt\u201d e tok\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Beograd projekti zhvillohej n\u00eb tok\u00eb shtet\u00ebrore, n\u00eb Zv\u00ebrnec pronar\u00ebt e tok\u00ebs jan\u00eb privat\u00eb por t\u00eb llojit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. N\u00eb list\u00ebn e tyre kemi nj\u00eb personazh t\u00eb njohur p\u00ebr p\u00ebrvetsim masiv tokash p\u00ebrmes marifeteve n\u00eb rremuj\u00ebn e letrave lloj-lloj t\u00eb ZRPP-ve, noter\u00ebve e gjykatave; krahas tij \u00ebsht\u00eb dhe avokati i vet q\u00eb u d\u00ebnua me 10 vjet burg se n\u00eb favor t\u00eb klientit falsifikoi letrat e pron\u00ebsis\u00eb mbi tok\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb (!); m\u00eb tej akoma pronar \u00ebsht\u00eb gjyqtari i apelit (m\u00eb pas i p\u00ebrjashtuar me veting) i cili i dha pafaj\u00ebsin\u00eb avokatit (c\u00ebshtja penale u kthye p\u00eb rigjykim nga Gj. e Lart\u00eb). Pastaj vijojn\u00eb t\u00eb tjer\u00eb personazhe me \u00e7\u00ebshtje penale t\u00eb vjetra e aktuale.<\/p>\n<p>K\u00ebtu duhet t\u00eb shtojm\u00eb edhe pronar\u00eb me letrat e ligjit 7501 e ish pronar\u00eb me letra historike.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm sa m\u00eb sip\u00ebr do t\u00eb zmbrapste \u00e7do investitor nd\u00ebrkomb\u00ebtar serioz jo vet\u00ebm se riskonin q\u00eb t\u2019i shkonin milionat d\u00ebm por edhe sepse do t\u00eb riskonte reputacionin. N\u00ebse hetimi penal, SPAKu ka nisur procedur\u00ebn verifikuese q\u00eb n\u00eb vitin e shkuar, do t\u00eb konfirmojn\u00eb faktet e m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb raportuar nga media investigative \u00ebsht\u00eb e sigurt se Affinity Partners do t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb nj\u00eb njoftim shtypi si ai i Beogradit n\u00eb dhjetor. N\u00eb mos po e b\u00ebjn\u00eb m\u00eb her\u00ebt. Po ashtu edhe t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebrfshi v\u00ebllez\u00ebrit nga Katari. KM Rama thot\u00eb k\u00ebto jan\u00eb kontrata privat\u00ebsh. Por Kushneri dhe shoqja jan\u00eb privat\u00eb special\u00eb dhe Rama q\u00eb \u00ebsht\u00eb takuar disa her\u00eb me ta dhe q\u00eb ka ditur patjet\u00ebr katrahur\u00ebn pron\u00ebsore n\u00eb Zv\u00ebrnec mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb i lejoi n\u00eb qorrsokak.<\/p>\n<p><strong>-Protesta<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb nga fillimi i jav\u00ebs nj\u00eb num\u00ebr i madh protestuesish, kryesisht rinor\u00eb, tubohet n\u00eb bulevard e para kryeministris\u00eb p\u00ebr Zv\u00ebrnecin. Ata k\u00ebrkojn\u00eb nga dor\u00ebheqja e qeveris\u00eb tek anullimi i amendimeve n\u00eb ligjet mbi zonat natyrore t\u00eb mbrojtura e mbi investitor\u00ebt strategjik\u00eb tek pezullimi i Projektit Zv\u00ebrnec. Protesta \u00ebsht\u00eb pa lidership t\u00eb njohur, ideologjikisht amorfe, me teknika fantaziste por edhe pjes\u00ebrisht me mesazhe idiote n\u00eb disa pankarta e fjalime. Por kauza q\u00eb i ka nxjerr\u00eb n\u00eb rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb legjitime dhe opozita parlamentare, megjith\u00eb provokimet e paduhura nga segmente t\u00eb protest\u00ebs, lipset t\u00eb gjej\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb diferencuara t\u00eb p\u00ebrkrahjes aktive.<\/p>\n<p><strong>-Mediatizimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e Projektit Zv\u00ebrnec dhe protesta kundra tij ka marr\u00eb dhen\u00eb e po pasqyrohet masivisht n\u00eb mediat amerikane dhe europiane si dhe n\u00eb rrjetet sociale. Kjo ndodh pjes\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb ndjeshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr mjedisin. Por realisht shkaku kryesor \u00ebsht\u00eb armiq\u00ebsia e mediave tradicionale n\u00eb ShBA e n\u00eb Europ\u00eb me Presidentin Trump. P\u00ebrpjekja e Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ndryshuar narativ\u00ebn po d\u00ebshton sikurse tregoi intervista dizast\u00ebr e tij me CNN ku ai humbi vet\u00ebkontrollin.<\/p>\n<p>Implikimi i dh\u00ebndrit Kushner e i t\u00eb bij\u00ebs Ivanka n\u00eb nj\u00eb projekt problematik \u00ebsht\u00eb rast ideal p\u00ebr t\u2019a sulmuar direkt e indirekt presidentin amerikan sidomos kur n\u00eb sfond jan\u00eb zgjedhjet e mes-mandatit (mid terms) t\u00eb Kongresit n\u00eb fund t\u00eb vitit. Mbas medias n\u00eb skalion t\u00eb dyt\u00eb po pregatiten kongresmen\u00ebt demokrat\u00eb n\u00eb opozit\u00eb me nisma hetimore ndaj Kushnerit e familjes Trump.<\/p>\n<p>Pra t\u00eb mos kemi iluzione: projekti Zv\u00ebrnec e Shqip\u00ebria po p\u00ebrdoren n\u00eb luft\u00ebn politike p\u00ebrtej oqeanit. Po k\u00ebshtu ndodhi e p\u00ebrtej Adriatikut me t\u00eb majt\u00ebn italiane q\u00eb ishte pro Edi Rama deri kur ky i fundit b\u00ebri ujdi me KM Meloni p\u00ebr kampet e emigrant\u00ebve. Pastaj filluan kritikat si dhe hulumtimet e disa mediave mbi lidhjet e Ram\u00ebs me narko-kartelet.<\/p>\n<p>Cilido qoft\u00eb motivi ky lloj mbulimi mediatik \u00ebsht\u00eb pozitiv p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb mbasi nxjerr n\u00eb pah t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb hidhura t\u00eb mbuluara nga propaganda, padituria e mos-interesi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Jared Kushner do t\u00eb dal\u00eb vet\u00eb nga ky qorrsokak dhe Presidenti Trump e Partia Republikane amerikane kujdesen vet\u00eb p\u00ebr sfidat e tyre.<\/p>\n<p><strong>Genc Pollo<\/strong><\/p>\n<p>5 qershor 2026<\/p>\n<p>P. S. E di q\u00eb ky krahasim ka 101 probleme. Por m\u00eb nxit fantazin\u00eb prania e F. Lubonj\u00ebs n\u00eb t\u00eb dy rastet. Si\u00e7 p\u00ebrdori PS ne v1997 \u201cKomitetet e Shp\u00ebtimit\u201d ashtu mund t\u00eb tentoj\u00eb edhe PD me \u201cFlamingot e Bulevardit\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Genc POLLO 1-Beograd -Kushner N\u00eb dhjetor 2025 Affinity Partners, firma e Jared Kushner-it, dh\u00ebnd\u00ebr i Presidentit t\u00eb ShBA, njoftoi se t\u00ebrhiqej nga projekti Belgrade Centrum q\u00eb p\u00ebrfshinte nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kompleksi me hotele e qendra tregtare n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Beogradit. Affinity Partners e shpjegoi vendimin e t\u00ebrheqjes duke th\u00ebn\u00eb se projekti nuk lipsej t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":37400,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-144617","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144617","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=144617"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144617\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":144619,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144617\/revisions\/144619"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/37400"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=144617"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=144617"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=144617"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}