{"id":144620,"date":"2026-06-05T08:29:20","date_gmt":"2026-06-05T08:29:20","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=144620"},"modified":"2026-06-05T08:29:20","modified_gmt":"2026-06-05T08:29:20","slug":"tabaku-shqiperia-eshte-trajtuar-si-prone-e-pushtetit-jo-si-pasuri-e-perbashket-e-qytetareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/05\/tabaku-shqiperia-eshte-trajtuar-si-prone-e-pushtetit-jo-si-pasuri-e-perbashket-e-qytetareve\/","title":{"rendered":"Tabaku: Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb trajtuar si pron\u00eb e pushtetit, jo si pasuri e p\u00ebrbashk\u00ebt e qytetar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Jorida Tabaku deklaroi nga foltorja e Kuvendit se revolta e qytetar\u00ebve nuk lidhet vet\u00ebm me nj\u00eb projekt t\u00eb caktuar, por me nj\u00eb model qeveris\u00ebs q\u00eb prej vitesh ka ndryshuar ligjet sipas interesave t\u00eb pakic\u00ebs.<\/p>\n<p>Tabaku kujtoi se ka qen\u00eb nd\u00ebr deputetet q\u00eb kund\u00ebrshtoi ndryshimet n\u00eb ligjin p\u00ebr zonat e mbrojtura si dhe ligjin e investimeve strategjike, duke argumentuar se k\u00ebto nd\u00ebrhyrje ligjore i kan\u00eb hapur rrug\u00eb nj\u00eb sistemi ku vendimet merren p\u00ebr nj\u00eb grusht p\u00ebrfituesish, nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt dhe komunitetet lokale p\u00ebrjashtohen nga procesi.<\/p>\n<p>Sipas saj, problemi i sot\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Zv\u00ebrneci, por fakti q\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb jan\u00eb miratuar ligje q\u00eb trajtojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si pron\u00eb t\u00eb pushtetit dhe jo si pasuri t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Tabakut<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr vite me radh\u00eb e kam d\u00ebgjuar veten t\u00eb flas n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb dhe shpesh jam ndjer\u00eb n\u00eb siklet. Jo sepse kam gabuar, por sepse shqiptar\u00ebt e zakonsh\u00ebm e kan\u00eb kuptuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt se ne. Ata e ndjejn\u00eb \u00e7do dit\u00eb kur paguajn\u00eb faturat, kur b\u00ebjn\u00eb llogarit\u00eb n\u00eb fund t\u00eb muajit, kur p\u00ebrballen me v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb ekonomike dhe kur shohin se si funksionon ky sistem.<\/p>\n<p>Sot nuk jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr nj\u00eb projekt t\u00eb vet\u00ebm. Nuk jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb folur as p\u00ebr nj\u00eb investitor t\u00eb vet\u00ebm. Sot dua t\u00eb flas p\u00ebr sistemin. P\u00ebr sistemin q\u00eb ka mbledhur sot qytetar\u00ebt p\u00ebrball\u00eb qeveris\u00eb. P\u00ebr sistemin q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb \u00e7do projekt i madh n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb shoq\u00ebrohet automatikisht me mosbesim, sepse shqiptar\u00ebt e din\u00eb nga p\u00ebrvoja se ligji nuk i trajton t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse qindra qytetar\u00eb, me parti apo pa parti, aktivist\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile dhe njer\u00ebz t\u00eb zakonsh\u00ebm jan\u00eb mbledhur prej dit\u00ebsh n\u00eb protest\u00eb. Q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb un\u00eb iu bashkova asaj proteste jo si politikane, por si qytetare. Pa kamera, pa foto dhe pa deklarata, sepse besoj se kauza e tyre \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Tre vite m\u00eb par\u00eb organizata t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile trokit\u00ebn n\u00eb der\u00ebn e zyr\u00ebs sime dhe ngrit\u00ebn shqet\u00ebsimin p\u00ebr ndryshimet n\u00eb ligjin e zonave t\u00eb mbrojtura. I d\u00ebgjova me v\u00ebmendje dhe iu bashkova betej\u00ebs s\u00eb tyre. S\u00eb bashku arrit\u00ebm ta \u00e7onim \u00e7\u00ebshtjen e Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs dhe t\u00eb ligjit p\u00ebr zonat e mbrojtura n\u00eb dyert e Komisionit Europian dhe t\u00eb Parlamentit Europian. Ishin dy ligje problematike, efektet e t\u00eb cil\u00ebve po i shohim sot.<\/p>\n<p>Po ashtu, prej dhjet\u00eb vitesh kam folur kund\u00ebr ligjit t\u00eb investimeve strategjike. E kam konsideruar gjithmon\u00eb nj\u00eb rrezik p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe p\u00ebr shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs. Nj\u00eb ligj q\u00eb nd\u00ebrhyn n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e pron\u00ebsis\u00eb, q\u00eb i jep shtetit kompetenca t\u00eb panevojshme n\u00eb konfliktet mes privat\u00ebve dhe q\u00eb krijon privilegje p\u00ebr nj\u00eb grup t\u00eb kufizuar njer\u00ebzish. Nj\u00eb ligj q\u00eb lindi si i p\u00ebrkohsh\u00ebm dhe u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb normale q\u00eb projektet e m\u00ebdha t\u00eb shoq\u00ebrohen me debat. \u00cbsht\u00eb normale q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb transparenc\u00eb, konsultim dhe informacion. Pik\u00ebrisht kjo po ndodh sot. Qytetar\u00ebt nuk protestojn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr Zv\u00ebrnecin. Ata protestojn\u00eb edhe p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb ekonomike, p\u00ebr arroganc\u00ebn e pushtetit, p\u00ebr munges\u00ebn e besimit tek politika dhe p\u00ebr nj\u00eb sistem q\u00eb nuk u krijon mund\u00ebsi t\u00eb barabarta.<\/p>\n<p>Nj\u00eb investitor serioz \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb i mir\u00ebpritur n\u00eb Shqip\u00ebri. Por vendi nuk mund t\u00eb trajtohet si pron\u00eb private e askujt. Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb qeveriset me ligje t\u00eb shkruara sipas porosis\u00eb. Do t\u00eb ishte normale q\u00eb projektet e m\u00ebdha t\u00eb diskutoheshin publikisht, q\u00eb t\u00eb paraqiteshin kostot dhe p\u00ebrfitimet, q\u00eb parlamenti t\u00eb ushtronte kontroll dhe q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb d\u00ebgjoheshin.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, p\u00ebr vite me radh\u00eb kemi par\u00eb vendimmarrje t\u00eb mbyllura, munges\u00eb transparence dhe ndryshime ligjore t\u00eb b\u00ebra p\u00ebr interesa t\u00eb ngushta. Pik\u00ebrisht kjo ka krijuar mosbesimin q\u00eb shohim sot.<\/p>\n<p>D\u00ebgjoj shpesh protestues q\u00eb thon\u00eb se \u201cjan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj\u201d. Jo, nuk jemi t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam folur kund\u00ebr ligjit t\u00eb investimeve strategjike q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb. Kam folur kund\u00ebr ndryshimeve n\u00eb ligjin e zonave t\u00eb mbrojtura. Kam folur kund\u00ebr koncesioneve dhe partneriteteve publik-private q\u00eb kan\u00eb deformuar tregun. Kam paraqitur amendamente dhe nisma ligjore p\u00ebr t\u00eb ndalur k\u00ebt\u00eb model.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, me ftes\u00eb t\u00eb organizatave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, vizitova Zv\u00ebrnecin dhe Nart\u00ebn bashk\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e mi. Pash\u00eb nga af\u00ebr flamingot dhe pasurin\u00eb e jasht\u00ebzakonshme natyrore q\u00eb ka Shqip\u00ebria. At\u00eb dit\u00eb e kuptova edhe m\u00eb qart\u00eb se sa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb t\u00eb ruajm\u00eb at\u00eb q\u00eb kemi.<\/p>\n<p>Jam bashkuar k\u00ebtyre kauzave sepse besoj se Shqip\u00ebria mund t\u00eb jet\u00eb ndryshe. Besoj se p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr investime serioze duhet t\u00eb zbatojm\u00eb ligjin. Besoj se duhet t\u00eb jemi jo vet\u00ebm n\u00eb germ\u00eb, por edhe n\u00eb frym\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin europian. Dhe besoj se duhet t\u00eb shkat\u00ebrrojm\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem q\u00eb ka kapur ekonomin\u00eb dhe po detyron shqiptar\u00ebt t\u00eb largohen.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, kjo sall\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb noter t\u00eb vendimeve t\u00eb qeveris\u00eb. K\u00ebtu jan\u00eb votuar ligji i investimeve strategjike, ligjet e koncesioneve dhe miliarda euro kontrata q\u00eb kan\u00eb prodhuar p\u00ebrfitime p\u00ebr pakic\u00ebn dhe kosto p\u00ebr shumic\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb investimet publike jan\u00eb n\u00eb nivele minimale, sh\u00ebrbimet publike degradojn\u00eb, klasa e mesme po shp\u00ebrb\u00ebhet dhe periferia po zbrazet. Kuk\u00ebsi, Dibra, Bulqiza dhe shum\u00eb zona t\u00eb tjera vazhdojn\u00eb t\u00eb mbeten pas, nd\u00ebrsa t\u00eb rinjt\u00eb largohen \u00e7do vit.<\/p>\n<p>Prandaj pyetja nuk \u00ebsht\u00eb kush nd\u00ebrton. Pyetja \u00ebsht\u00eb: p\u00ebr k\u00eb nd\u00ebrtohet Shqip\u00ebria?<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb grusht kompanish q\u00eb marrin pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tender\u00ebve? P\u00ebr investitor\u00eb t\u00eb privilegjuar? P\u00ebr kullat bosh q\u00eb askush nuk mund t\u2019i blej\u00eb? Apo p\u00ebr familjet q\u00eb punojn\u00eb me dy paga dhe p\u00ebrs\u00ebri nuk arrijn\u00eb t\u00eb blejn\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi?<\/p>\n<p>Ne nuk po b\u00ebjm\u00eb politik\u00eb. Po b\u00ebjm\u00eb aritmetik\u00eb. Dhe aritmetika tregon qart\u00eb se ky sistem transferon pasurin\u00eb e shumic\u00ebs tek pakica, vit pas viti, p\u00ebrmes ligjeve dhe vendimeve t\u00eb miratuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj sot k\u00ebrkoj di\u00e7ka t\u00eb thjesht\u00eb: riktheni parlamentit rolin e tij. Riktheni qytetar\u00ebve transparenc\u00ebn. Riktheni drejt\u00ebsin\u00eb fiskale.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb flasim p\u00ebr integrim europian kur modeli yn\u00eb i zhvillimit bie ndesh me vlerat europiane. Nuk mund t\u00eb pretendojm\u00eb demokraci kur pyetjet themelore mbeten pa p\u00ebrgjigje: kush p\u00ebrfiton nga parat\u00eb publike, si merren vendimet dhe kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi?<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria meriton t\u00eb jet\u00eb ndryshe. Pavar\u00ebsisht bindjeve tona politike, nj\u00eb gj\u00eb na bashkon: nevoja p\u00ebr t\u00eb ndryshuar k\u00ebt\u00eb model q\u00eb ka prodhuar pabarazi, privilegje dhe mosbesim.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk bie dakord me \u00e7do slogan q\u00eb d\u00ebgjohet n\u00eb protest\u00eb. Por bie dakord me nevoj\u00ebn urgjente p\u00ebr t\u00eb ndryshuar m\u00ebnyr\u00ebn se si qeveriset ky vend. P\u00ebr t\u00eb ndryshuar modelin ekonomik. P\u00ebr t\u2019i shtrir\u00eb dor\u00ebn \u00e7do qytetari q\u00eb ende beson se politika mund t\u00eb sjell\u00eb ndryshim.<\/p>\n<p>Le t\u2019ua rikthejm\u00eb shqiptar\u00ebve shpres\u00ebn. Le ta fillojm\u00eb nga politika. Le ta fillojm\u00eb nga vetja.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Jorida Tabaku deklaroi nga foltorja e Kuvendit se revolta e qytetar\u00ebve nuk lidhet vet\u00ebm me nj\u00eb projekt t\u00eb caktuar, por me nj\u00eb model qeveris\u00ebs q\u00eb prej vitesh ka ndryshuar ligjet sipas interesave t\u00eb pakic\u00ebs. Tabaku kujtoi se ka qen\u00eb nd\u00ebr deputetet q\u00eb kund\u00ebrshtoi ndryshimet n\u00eb ligjin p\u00ebr zonat e mbrojtura si dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":141412,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-144620","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144620","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=144620"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144620\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":144622,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144620\/revisions\/144622"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/141412"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=144620"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=144620"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=144620"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}