{"id":144650,"date":"2026-06-05T10:45:25","date_gmt":"2026-06-05T10:45:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=144650"},"modified":"2026-06-05T10:46:57","modified_gmt":"2026-06-05T10:46:57","slug":"zhupa-ndryshimi-i-ligjit-per-zonat-e-mbrojtura-u-be-per-interesat-e-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/05\/zhupa-ndryshimi-i-ligjit-per-zonat-e-mbrojtura-u-be-per-interesat-e-edi-rames\/","title":{"rendered":"Zhupa: Ndryshimi i ligjit p\u00ebr zonat e mbrojtura u b\u00eb p\u00ebr interesat e Edi Ram\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Ina Zhupa ka dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb nga Kryesia e Kuvendit ku ka shpjeguar betej\u00ebn e opozit\u00ebs p\u00ebr zonat e mbrojtura.<\/p>\n<p>Zhupa tha se, k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje e kam ndjekur prej 6 vitesh pasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trashgimi p\u00ebr brezat q\u00eb vijn\u00eb. Qysh n\u00eb at\u00eb koh\u00eb u b\u00eb nj\u00eb ligj p\u00ebr interest e Edi Ram\u00ebs dhe deputet\u00ebt q\u00eb kan\u00eb firmuasr nuk e kan\u00eb ditur aspak se \u00e7far\u00eb firmosnin.<\/p>\n<p>Sipas Zhup\u00ebs, ata ishin thjesht ushtar\u00ebt e zgjedhur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb n\u00eb emer t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>DEKLARAT\u00cb, INA ZHUPA<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb Dit\u00ebn Bot\u00ebrore t\u00eb Mjedisit, \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e secilit prej nesh t\u00eb rikthej\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje betej\u00ebn e zhvilluar p\u00ebr mbrojtjen e zonave t\u00eb mbrojtura dhe t\u00eb natyr\u00ebs shqiptare. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kauz\u00eb e dit\u00ebs, por nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi ndaj vendit, trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb natyrore dhe brezave q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb momentin kur u depozitua n\u00eb Kuvend, Ligji 21\/2024 u kund\u00ebrshtua prej meje dhe Partis\u00eb Demokratike si nj\u00eb ligj me porosi, i hartuar p\u00ebr interesa t\u00eb caktuara dhe jo p\u00ebr interesin publik. E kemi denoncuar q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb se pas tij fshiheshin projekte konkrete nd\u00ebrtimi n\u00eb zona t\u00eb mbrojtura. Kryeministri Edi Rama e konfirmoi publikisht at\u00eb q\u00eb ne kishim paralajm\u00ebruar, duke e lidhur ligjin me projekte t\u00eb ve\u00e7anta q\u00eb ai kishte marr angazhim personal, t\u00eb cilat ne edhe sot nuk i dim\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij ligji nuk kemi zhvilluar vet\u00ebm nj\u00eb betej\u00eb parlamentare. Kam protestuar krah p\u00ebr krah me shoq\u00ebrin\u00eb civile, kam organizuar tryeza diskutimi n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb me aktivist\u00eb, ekspert\u00eb dhe qytetar\u00eb, kam ngritur z\u00ebrin n\u00eb \u00e7do forum publik dhe institucional p\u00ebr t\u00eb mbrojtur zonat e mbrojtura.<\/p>\n<p>Kam k\u00ebrkuar llogari edhe p\u00ebrmes interpelancave parlamentare. Por mazhoranca zgjodhi ta trajtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje me pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri, duke e kaluar debatin n\u00eb vet\u00ebm pak minuta gjat\u00eb nj\u00eb seance q\u00eb tregoi munges\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb vullnetit p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar argumentet dhe shqet\u00ebsimet e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>I b\u00ebra thirrje Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs t\u00eb mos e dekretonte k\u00ebt\u00eb ligj. M\u00eb pas, Partia Demokratike e d\u00ebrgoi at\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese me 37 firma deputet\u00ebsh. Kam pasur nderin t\u00eb jem deputetja p\u00ebrfaq\u00ebsuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Fatkeq\u00ebsisht, Gjykata Kushtetuese u nda n\u00eb raportin 4 me 4 dhe, p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij barazimi, nuk arriti t\u00eb shprehej p\u00ebr ta rr\u00ebzuar ligjin.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, beteja nuk ka ndalur asnj\u00eb dit\u00eb. M\u00eb 14 maj kam depozituar n\u00eb Kuvend projektligjin p\u00ebr shfuqizimin e Ligjit 21\/2024, menj\u00ebher\u00eb pas rezolut\u00ebs s\u00eb Parlamentit Europian q\u00eb shprehte nevoj\u00ebn p\u00ebr shfuqizimin e k\u00ebtij ligji n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo nism\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebrpara nisjes s\u00eb protestave t\u00eb fundit, duke d\u00ebshmuar se angazhimi yn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kauz\u00eb ka qen\u00eb i vazhduesh\u00ebm dhe i pand\u00ebrprer\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb pyesin protestuesit: \u201cKu ishit ju m\u00eb par\u00eb?\u201d. Pik\u00eb s\u00eb pari po bashkohen sot, dhe m\u00eb mir\u00eb von\u00eb se kurr\u00eb. Historia na m\u00ebson se shpesh nj\u00eb ngjarje konkrete b\u00ebhet simbol i pak\u00ebnaq\u00ebsive t\u00eb grumbulluara n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri dhe zgjon reagimin qytetar. Ashtu si rasti i shit\u00ebsit ambulant Mohamed Bouazizi n\u00eb Tunizi u b\u00eb simbol i revolt\u00ebs kund\u00ebr padrejt\u00ebsive q\u00eb \u00e7uan n\u00eb Pranver\u00ebn Arabe, edhe sot mbrojtja e Zv\u00ebrnecit dhe e zonave t\u00eb mbrojtura po shnd\u00ebrrohet n\u00eb simbol t\u00eb rezistenc\u00ebs qytetare kund\u00ebr arbitraritetit dhe kapjes s\u00eb interesit publik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga aspektet m\u00eb shqet\u00ebsuese t\u00eb k\u00ebsaj beteje \u00ebsht\u00eb makineria e dezinformimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje kund\u00ebr protestuesve dhe mbrojt\u00ebsve t\u00eb mjedisit. N\u00eb vend q\u00eb t\u2019u p\u00ebrgjigjen shqet\u00ebsimeve legjitime t\u00eb qytetar\u00ebve, eksponent\u00eb t\u00eb mazhoranc\u00ebs kan\u00eb zgjedhur t\u00eb ushqejn\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb me profile t\u00eb rreme, lajme t\u00eb pav\u00ebrteta dhe sulme t\u00eb koordinuara. Taulant Balla, si drejtues politik p\u00ebr Diaspor\u00ebn dhe nj\u00eb nga figurat kryesore t\u00eb mazhoranc\u00ebs, duhet t\u00eb sqaroj\u00eb publikisht rolin e strukturave q\u00eb po p\u00ebrhapin dezinformim dhe po p\u00ebrpiqen t\u00eb diskreditojn\u00eb nj\u00eb kauz\u00eb q\u00eb ka n\u00eb qend\u00ebr mbrojtjen e interesit publik. Ai njihet p\u00ebr struktura patronazhist\u00ebs n\u00eb Greqi dhe nga andej fabrikojn\u00eb lajme p\u00ebr ti shitur k\u00ebtej, duke anatemuar protestuesit shqiptar patriot. Ka pastaj edhe deputet pseudo patriot q\u00eb jan\u00eb edhe sarandit q\u00eb sju d\u00ebgjua z\u00ebri nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr Butrintin, p\u00ebr Manastirin, p\u00ebr Marin\u00ebn por kujtohen t\u00eb sajojn\u00eb armiq imagjinar me autobusa me intelegjenc\u00eb artificiale.<\/p>\n<p>Pes\u00eb k\u00ebrkesat e protestuesve jan\u00eb edhe pes\u00eb k\u00ebrkesat tona. Ato p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb mbrojtjen e zonave t\u00eb mbrojtura, respektimin e ligjit, transparenc\u00ebn, llogaridh\u00ebnien dhe vendosjen e interesit publik mbi interesat private.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye i jam drejtuar edhe Delegacionit t\u00eb Bashkimit Europian, duke k\u00ebrkuar v\u00ebmendje dhe mb\u00ebshtetje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Mbrojtja e zonave t\u00eb mbrojtura nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje mjedisore, por edhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, e respektimit t\u00eb standardeve europiane dhe e mbrojtjes s\u00eb interesit publik.<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb Dit\u00ebn Bot\u00ebrore t\u00eb Mjedisit, dua t\u00eb shpreh mb\u00ebshtetjen time t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb protestojn\u00eb dhe mbrojn\u00eb natyr\u00ebn shqiptare. Ata meritojn\u00eb respekt dhe mir\u00ebnjohje, sepse po mbrojn\u00eb nj\u00eb pasuri q\u00eb nuk u p\u00ebrket vet\u00ebm brezave t\u00eb sot\u00ebm, por t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve dhe brezave q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb deri n\u00eb shfuqizimin e plot\u00eb t\u00eb Ligjit 21\/2024 dhe rikthimin e mbrojtjes s\u00eb plot\u00eb p\u00ebr zonat e mbrojtura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Natyra nuk ka z\u00eb n\u00eb institucione; ndaj \u00ebsht\u00eb detyra jon\u00eb t\u00eb flasim dhe t\u00eb veprojm\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj. Askush nuk \u00ebsht\u00eb kundra investimeve, kur ato jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me natyr\u00ebn, ligjin, konsultimin publik dhe transparente.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Ina Zhupa ka dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb nga Kryesia e Kuvendit ku ka shpjeguar betej\u00ebn e opozit\u00ebs p\u00ebr zonat e mbrojtura. Zhupa tha se, k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje e kam ndjekur prej 6 vitesh pasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trashgimi p\u00ebr brezat q\u00eb vijn\u00eb. Qysh n\u00eb at\u00eb koh\u00eb u b\u00eb nj\u00eb ligj p\u00ebr interest e Edi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":144652,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-144650","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144650","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=144650"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144650\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":144651,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144650\/revisions\/144651"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/144652"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=144650"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=144650"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=144650"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}