{"id":144721,"date":"2026-06-06T08:47:31","date_gmt":"2026-06-06T08:47:31","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=144721"},"modified":"2026-06-06T08:47:31","modified_gmt":"2026-06-06T08:47:31","slug":"berisha-ne-takimin-e-martens-centre-think-tanku-zyrtar-i-ppe-shqiperia-po-rreshqet-drejt-narkoshtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/06\/berisha-ne-takimin-e-martens-centre-think-tanku-zyrtar-i-ppe-shqiperia-po-rreshqet-drejt-narkoshtetit\/","title":{"rendered":"Berisha n\u00eb takimin e &#8220;Martens Centre&#8221;, think tanku zyrtar i PPE: Shqip\u00ebria po rr\u00ebshqet drejt narkoshtetit"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha ka marr\u00eb pjes\u00eb sot n\u00eb seminarin vjetor t\u00eb Bashk\u00ebpunimit dhe Planifikimit, t\u00eb organizuar nga Qendra p\u00ebr Studime Evropiane \u2018Wilfried Martens\u2019, i njohur si think tanku zyrtar i Partis\u00eb Popullore Europiane (PPE), an\u00ebtare e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb Fondacioni p\u00ebr Liri i Partis\u00eb Demokratike FLD.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Takimi i p\u00ebrvitsh\u00ebm q\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ne nj\u00eb vend jo an\u00ebtar i BE-se, mbledh ekspert\u00eb e figura drejtuese nga PPE dhe fondacionet an\u00ebtare t\u00eb Martens Centre.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb takimit me ish-kryeministrin e Sllovakis\u00eb, Mikul\u00e1\u0161 Dzurinda, aktualisht Presidenti i \u2018Martens Centre\u2019, kreu i PD-s\u00eb, Sali Berisha paraqiti nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjendjes politike, institucionale dhe sociale n\u00eb Shqip\u00ebri, duke ngritur shqet\u00ebsime serioze lidhur me drejtimin e vendit nga qeveria aktuale.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb takimi q\u00eb u zhvillua n\u00eb hotel \u2018Melia\u2019 n\u00eb Durr\u00ebs, kreu i PD-s\u00eb Sali Berisha ka shprehur mir\u00ebnjohje t\u00eb thell\u00eb ndaj PPE-s\u00eb dhe \u2018Martens Center\u2019 p\u00ebr angazhimin e tyre gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb adresimin e realitetit shqiptar. Ai vler\u00ebsoi bashk\u00ebpunimin me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, mes tyre Instituti Republikan Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Fondacioni Suedez Jarl Hjalmarson, KAS dhe Fondacioni p\u00ebr Liri dhe Demokraci, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e \u00e7muar n\u00eb procesin e modernizimit dhe dixhitalizimit t\u00eb strukturave t\u00eb PD. Berisha theksoi se rip\u00ebrt\u00ebritja \u00ebsht\u00eb kryefjala e PD-s\u00eb dhe se ky transformim do t\u00eb forcoj\u00eb kapacitetet e partis\u00eb si alternativa e vetme demokratike dhe europiane p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha,gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, ka rikujtuar edhe angazhimin e vrullsh\u00ebm t\u00eb opozit\u00ebs gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb fundit, duke p\u00ebrfshir\u00eb organizimin e deri dy-tre protestave n\u00eb jav\u00eb, si dhe veprimtari intensive parlamentare dhe qytetare. I gjith\u00eb ky angazhim ka pasur si q\u00ebllim kryesor sensibilizimin e opinionit publik dhe komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar mbi dy skandale madhore, at\u00eb t\u00eb skandalit Balluku, q\u00eb prek drejtp\u00ebrdrejt ish-zv\/kryeministren e qeveris\u00eb Rama; dhe ai i AKSHI-t, q\u00eb ngrejn\u00eb pik\u00ebpyetje serioze mbi integritetin e infrastruktur\u00ebs shtet\u00ebrore digjitale.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas Berish\u00ebs, refuzimi kategorik i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb hequr imunitetin e Ballukut, p\u00ebrb\u00ebn d\u00ebshmi t\u00eb pamohueshme t\u00eb kapjes s\u00eb shtetit dhe t\u00eb refuzimit institucional p\u00ebr t\u2019u ballafaquar me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Berisha u shpreh se PD-ja ka dokumentuar me prova se Edi Rama ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem t\u00eb organizuar t\u00eb blerjes s\u00eb votave dhe manipulimit elektoral, duke mobilizuar burimet e shtetit n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave partiake. Instrumentet e k\u00ebtij sistemi p\u00ebrfshijn\u00eb shp\u00ebrndarje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb ndihmave sociale dhe faciliteteve tatimore me vler\u00eb qindra milion\u00eb euro, bonuse dhe skema sociale t\u00eb synuara ndaj shtresave vulnerab\u00ebl, kryesisht t\u00eb moshuarve, skema si ajo e AZHBR-s\u00eb, e cil\u00ebsuar nga PD si vjedhje e organizuar e fondeve evropiane dhe bashk\u00ebpunim i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me kartelet e krimit t\u00eb organizuar dhe t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs p\u00ebr blerje votash dhe falsifikim t\u00eb procesit elektoral. Berisha u shpreh se, PD i k\u00ebrkon komunitetit europian dhe institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare hetim t\u00eb pavarur dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb procesit elektoral n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke folur n\u00eb tryez\u00eb, kryetari i PD-s\u00eb Sali Berisha shprehu shqet\u00ebsim t\u00eb thell\u00eb dhe alarm maksimal lidhur me transformimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb narkosht\u0435t. Ai v\u00ebrejti se toleranca e gabueshme e disa diplomat\u00ebve t\u00eb huaj ndaj kultivimit dhe trafikut t\u00eb kanabisit, me arsyetimin se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr drog\u00eb t\u00eb leht\u00eb, ka \u00e7uar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb ndjesh\u00ebm t\u00eb trafikut t\u00eb drogave t\u00eb forta me origjin\u00eb nga e gjith\u00eb bota, konsolidim t\u00eb strukturave kriminale brenda institucioneve shtet\u00ebrore, rrezik real dhe t\u00eb dokumentuar p\u00ebr sigurin\u00eb rajonale europiane.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbyllja e syrit nuk ka qen\u00eb neutralitet, ka qen\u00eb bashk\u00ebfaj\u00ebsi pasive, theksoi lideri i opozit\u00ebs Sali Berisha, duke i b\u00ebr\u00eb thirrje BE-s\u00eb dhe SHBA-s\u00eb t\u00eb rishikojn\u00eb qasjen e tyre ndaj qeveris\u00eb Rama.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lideri i demokrat\u00ebve Sali Berisha u shpreh se, PD mb\u00ebshtet pa rezerva integrimin europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por mban q\u00ebndrim t\u00eb qart\u00eb e parimore: procesi i zgjerimit duhet t\u00eb bazohet ekskluzivisht mbi merita dhe mbi transformime reale e t\u00eb verifikueshme, q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb forcimin e sundimit t\u00eb ligjit dhe pavar\u00ebsin\u00eb e institucioneve, zbatimin e plot\u00eb t\u00eb standardeve dhe reformave t\u00eb k\u00ebrkuara nga BE-ja dhe transparenc\u00ebn e procesit elektoral dhe respektimin e vullnetit t\u00eb lir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas tij, PD kund\u00ebrshton kategorikisht \u00e7do tendenc\u00eb p\u00ebr ulje t\u00eb standardeve apo anashkalim t\u00eb kushteve t\u00eb integrimit me q\u00ebllim legjitimimin e qeverisjes Rama.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kryetari i PD-s\u00eb Sali Berisha foli n\u00eb tryez\u00ebn organizuar nga Qendra p\u00ebr Studime Evropiane \u2018Wilfried Martens\u2019, edhe p\u00ebr skandalin e Kolegjit t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Berisha e ka cil\u00ebsuar skandalin e Kolegjit t\u00eb Europ\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, si nj\u00eb nga rastet m\u00eb flagrante t\u00eb lobimit t\u00eb financuar me para publike shqiptare. Ky skandal, i lidhur me emrin e ish-p\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb Federica Mogherini, aktualisht n\u00eb hetim nga autoritetet belge hedh hije t\u00eb r\u00ebnda mbi t\u00ebr\u00eb procesin e vendimmarrjes europiane p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Partia Demokratike tha kryetari Sali Berisha, k\u00ebrkon hetim t\u00eb plot\u00eb dhe transparent, si n\u00eb Bruksel ashtu edhe n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha ka marr\u00eb pjes\u00eb sot n\u00eb seminarin vjetor t\u00eb Bashk\u00ebpunimit dhe Planifikimit, t\u00eb organizuar nga Qendra p\u00ebr Studime Evropiane \u2018Wilfried Martens\u2019, i njohur si think tanku zyrtar i Partis\u00eb Popullore Europiane (PPE), an\u00ebtare e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb Fondacioni p\u00ebr Liri i Partis\u00eb Demokratike FLD. Takimi i p\u00ebrvitsh\u00ebm q\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":144722,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-144721","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144721","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=144721"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144721\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":144723,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144721\/revisions\/144723"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/144722"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=144721"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=144721"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=144721"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}