{"id":144729,"date":"2026-06-06T09:16:47","date_gmt":"2026-06-06T09:16:47","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=144729"},"modified":"2026-06-06T09:17:27","modified_gmt":"2026-06-06T09:17:27","slug":"zhupa-ku-kane-shkuar-parate-e-qytetareve-caci-iku-pa-dhene-pergjigje-pranim-i-deshtimit-te-bashkise-sarande","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/06\/zhupa-ku-kane-shkuar-parate-e-qytetareve-caci-iku-pa-dhene-pergjigje-pranim-i-deshtimit-te-bashkise-sarande\/","title":{"rendered":"Zhupa: Ku kan\u00eb shkuar parat\u00eb e qytetar\u00ebve? \u00c7a\u00e7i iku pa dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje, pranim i d\u00ebshtimit t\u00eb Bashkis\u00eb Sarand\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesja politike e PD dhe deputetja e Sarand\u00ebs, Ina Zhupa ka reaguar pas mbledhjes s\u00eb Komisionit t\u00eb Reform\u00ebs Territoriale, ku kryetari Bashkia Sarand\u00eb Oltion \u00c7a\u00e7i, refuzoi ti p\u00ebrgjigjej pyetjeve t\u00eb deputetes mbi problematikat e qytetit q\u00eb deputetja i b\u00ebri n\u00eb komision dhe braktisi mbledhjen.<\/p>\n<p>Zhupa deklaroi se mungesa e p\u00ebrgjigjeve dhe largimi i tij nga komisioni \u00ebsht\u00eb tregues i munges\u00ebs s\u00eb transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies, duke ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr furnizimin me uj\u00eb, menaxhimin e fondeve publike, gjendjen e arsimit, munges\u00ebn e infrastruktur\u00ebs sportive e kulturore, problemet me parkimet dhe administrat\u00ebn e fryr\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i Ina Zhup\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Braktisja e mbledhjes dhe refuzimi p\u00ebr p\u00ebrgjigje pyetjeve t\u00eb mia ne Komisionin e Reform\u00ebs Territoriale nga kryetari i Bashkis\u00eb Sarand\u00eb, Oltion \u00c7a\u00e7i, nuk ishte thjesht nj\u00eb akt arrogance politike. Ishte d\u00ebshmia m\u00eb e qart\u00eb e pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb llogari para qytetar\u00ebve p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si menaxhohet bashkia dhe si shpenzohen fondet publike.<\/p>\n<p>Kur nj\u00eb kryetar bashkie largohet nga komisioni n\u00eb momentin q\u00eb p\u00ebrballet me pyetje konkrete dhe refuzon hapur t\u00eb jap p\u00ebrgjigje p\u00ebr detyrat e tij, kjo \u00ebsht\u00eb sindroma e nj\u00eb bashkie t\u00eb korruptuar, jo funksionale dhe t\u00eb shk\u00ebputur nga nevojat e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Saranda meriton m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb drejtim q\u00eb identifikohet vazhdimisht me skandale, hetime, burg, paraburgim apo ish-zyrtar\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb fytyra e denj\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Sarand\u00ebs.<\/p>\n<p>Oltion \u00c7a\u00e7i nuk mundi t\u2019u p\u00ebrgjigjej pyetjeve m\u00eb elementare:<\/p>\n<p>Si ka mund\u00ebsi q\u00eb n\u00eb vitin 2026 Saranda ende nuk ka furnizim me uj\u00eb 24 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb, nd\u00ebrsa bashkia krenohet me buxhete gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb larta? Cilat kan\u00eb qen\u00eb sektor\u00ebt prioritar\u00eb ku jan\u00eb investuar fondet? Ku kan\u00eb p\u00ebrfunduar parat\u00eb e qytetar\u00ebve?<\/p>\n<p>Pse kund\u00ebrshton krijimin e Bashkis\u00eb Ksamil duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb statistika t\u00eb vitit 2012, kur sot jemi n\u00eb vitin 2026? Ksamili ka tashm\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme nga bizneset, resortet, turizmi dhe nj\u00eb realitet krejt tjet\u00ebr demografik e ekonomik. Pse nuk na tregoi sa t\u00eb ardhura ka p\u00ebrfituar Bashkia Sarand\u00eb nga Ksamili gjat\u00eb vitit 2025 dhe sa nga vet\u00eb qyteti i Sarand\u00ebs?<\/p>\n<p>Si ka mund\u00ebsi q\u00eb nj\u00eb qytet ku nx\u00ebn\u00ebsit vazhdojn\u00eb t\u00eb zhvillojn\u00eb m\u00ebsimin me dy turne, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ekzistonte nj\u00eb shkoll\u00eb e re e b\u00ebr\u00eb me parat\u00eb e qytetareve si Eco Kampusi p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer komunitetit, zgjedh t\u2019ua dhuroj\u00eb at\u00eb oligark\u00ebve p\u00ebr projekte hoteliere?! Si ka mund\u00ebsi q\u00eb sot n\u00eb territorin e Ekokampusit nd\u00ebrtohet pa leje dhe bashkia nuk reagon ndaj shkeljes s\u00eb hapur t\u00eb ligjit?<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn hap\u00ebse n\u00eb komision d\u00ebgjuam se t\u00eb gjitha shkollat dhe kopshtet jan\u00eb rikonstruktuar. Realiteti \u00ebsht\u00eb krejt ndryshe. Godinat jan\u00eb t\u00eb amortizuara, mungon ngrohja dhe prind\u00ebrit detyrohen t\u00eb mbledhin para nga xhepi i tyre p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb kondicioner\u00eb p\u00ebr klasat e f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>Saranda vuan nga mungesa e plot\u00eb e hap\u00ebsirave sportive dhe kulturore. Nj\u00eb qytet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm turistik nuk ka pallat sporti, nuk ka teat\u00ebr, nuk ka kinema dhe nuk ofron asnj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb moderne p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, t\u00eb rinjt\u00eb dhe qytetar\u00ebt. Aq m\u00eb pak p\u00ebr turist\u00ebt q\u00eb vizitojn\u00eb qytetin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem madhor \u00ebsht\u00eb parkimi. Saranda nuk ka parkime publike t\u00eb mjaftueshme. Nj\u00eb parkim me rreth 100 vende \u00ebsht\u00eb hapur larg qytetit, n\u00eb hyrje te tij, por pa asnj\u00eb linj\u00eb urbane q\u00eb ta lidh\u00eb me zonat kryesore. Si pritet q\u00eb qytetar\u00ebt apo vizitor\u00ebt t\u00eb l\u00ebvizin? Me taksi? Me makina me qira? Ky nuk \u00ebsht\u00eb planifikim urban, por improvizim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, parkimet buz\u00eb rrug\u00ebs n\u00eb qytet jan\u00eb t\u00eb mbingarkuara nga automjetet me qira dhe motorra skic, nd\u00ebrsa banor\u00ebt e Sarand\u00ebs nuk gjejn\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb parkuar.<\/p>\n<p>Bashkia Sarand\u00eb, me rreth 23 mij\u00eb banor\u00eb, num\u00ebron sot rreth 450 punonj\u00ebs. Nj\u00eb rritje e pajustifikuar pas reform\u00ebs territoriale, e cila nuk \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar as me p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb sh\u00ebrbimeve dhe as me eficienc\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. P\u00ebrkundrazi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb administrate t\u00eb fryr\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime patronazhimi politik dhe elektoral.<\/p>\n<p>Po ashtu ngrita pyetje p\u00ebr menaxhimin e mbetjeve, sh\u00ebrbimet sociale, strehimin social, nivelin e borxhit t\u00eb bashkis\u00eb dhe garantimin e standardeve t\u00eb barabarta t\u00eb sh\u00ebrbimeve n\u00eb \u00e7do lagje e fshat t\u00eb territorit.<\/p>\n<p>P\u00ebr asnj\u00ebr\u00ebn prej k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve nuk mora p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Zero p\u00ebrgjigje, sepse ka zero transparenc\u00eb. Zero p\u00ebrgjigje, sepse ka zero p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Dhe ky d\u00ebshtim nuk fshihet dot pas propagand\u00ebs. Ai reflektohet \u00e7do dit\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt, shkollat, lagjet dhe sh\u00ebrbimet e qytetit.<\/p>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p><iframe loading=\"lazy\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/video.php?height=314&amp;href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1627224161715733%2F&amp;show_text=false&amp;width=560&amp;t=0\" width=\"560\" height=\"314\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\" data-mce-fragment=\"1\"><\/iframe><\/p>\n<\/div>\n<div id=\"rekl-33\"><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesja politike e PD dhe deputetja e Sarand\u00ebs, Ina Zhupa ka reaguar pas mbledhjes s\u00eb Komisionit t\u00eb Reform\u00ebs Territoriale, ku kryetari Bashkia Sarand\u00eb Oltion \u00c7a\u00e7i, refuzoi ti p\u00ebrgjigjej pyetjeve t\u00eb deputetes mbi problematikat e qytetit q\u00eb deputetja i b\u00ebri n\u00eb komision dhe braktisi mbledhjen. Zhupa deklaroi se mungesa e p\u00ebrgjigjeve dhe largimi i tij nga &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":144730,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-144729","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144729","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=144729"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144729\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":144732,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144729\/revisions\/144732"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/144730"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=144729"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=144729"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=144729"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}