{"id":144744,"date":"2026-06-06T10:44:59","date_gmt":"2026-06-06T10:44:59","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=144744"},"modified":"2026-06-06T10:44:59","modified_gmt":"2026-06-06T10:44:59","slug":"berisha-rama-i-futi-ne-kurth-vajzen-dhe-dhendrin-e-presidentit-te-shba-per-qellimet-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/06\/berisha-rama-i-futi-ne-kurth-vajzen-dhe-dhendrin-e-presidentit-te-shba-per-qellimet-e-tij\/","title":{"rendered":"Berisha: Rama i futi n\u00eb kurth vajz\u00ebn dhe dh\u00ebndrin e presidentit t\u00eb SHBA p\u00ebr q\u00ebllimet e tij"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, gjat\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedimi me qytetr\u00ebt n\u00eb rrjetet sociale tha se, Rama i futi n\u00eb kurth vajz\u00ebn dhe dh\u00ebndrin e presidentit t\u00eb SHBA p\u00ebr q\u00ebllimet e tij.<\/p>\n<p>Berisha tha se, Zv\u00ebrneci po hetohej prej nj\u00eb viti kurse ky dha leje zhvillimi.<\/p>\n<p><strong>Berisha:<\/strong> Duhet t\u00eb deklaroj k\u00ebtu se k\u00ebto dit\u00eb nxor\u00ebn n\u00eb pah nj\u00eb kurth t\u00eb madh q\u00eb Edi Rama kishte organizuar p\u00ebr investitor\u00ebt, dhe konkretisht e them me bindje t\u00eb plot\u00eb, p\u00ebr vajz\u00ebn dhe dh\u00ebndrin e presidentit t\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni t\u00eb dashur qytetar\u00eb ta zb\u00ebrthej pak k\u00ebt\u00eb moment.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, \u00e7far\u00eb del k\u00ebto dit\u00eb?<\/p>\n<p>Del se aty ka probleme madhore pron\u00ebsie.<\/p>\n<p>Fermeri, dje n\u00eb Zv\u00ebrnec ia plasi n\u00eb fytyr\u00eb, i tha pyete pak Ardit Bidon se e kujt \u00ebsht\u00eb toka.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo?<\/p>\n<p>Do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb dokumentet arkivore, ai zot\u00ebri kishte gjetur tok\u00ebn e baballar\u00ebve t\u00eb tij q\u00eb po e rr\u00ebmben Edi Rama.<\/p>\n<p>Dhe pastaj i kthehej dhe i thoshte mos m\u00eb fol p\u00ebr gjykat\u00ebn se m\u00eb prish me Evrop\u00ebn.<\/p>\n<p>Po kur shave gjykat\u00ebn me regjist\u00ebr dhe prokurorin\u00eb p\u00ebr Lubi Ballukun, p\u00ebr Lindat e tua, p\u00ebr Ergys Agasin, nuk u prishe me Evrop\u00ebn, kurse p\u00ebr pron\u00ebn e tjetrit q\u00eb po ia grabit, u prishke me Evrop\u00ebn. Demagog i pacip\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb zbuloi dje takimi n\u00eb Zv\u00ebrnec?<\/p>\n<p>Zbuloi se Zv\u00ebrneci po hetohej prej nj\u00eb viti nga ai organ q\u00eb ka dy vepra penale n\u00eb hetim, korrupsionin e lart\u00eb dhe krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb nj\u00eb dosje ku prokuroria shqiptare kishte nisur hetimet p\u00ebr krim t\u00eb organizuar ose korrupsion n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta, zot\u00ebria e tij jepte lejen e zhvillimit p\u00ebr kompanin\u00eb duke shpresuar se autoriteti i zotit Kushner dhe vajz\u00ebs do t\u00eb mjaftonin p\u00ebr t\u00eb mbyllur \u00e7do dosje.<\/p>\n<p>A nuk \u00ebsht\u00eb ky nj\u00eb kurth i sh\u00ebmtuar i nj\u00eb t\u00eb paburri q\u00eb b\u00ebn \u00e7do lloj akti p\u00ebr p\u00ebrlyer cilindo p\u00ebr p\u00ebrfitime t\u00eb vetat?<\/p>\n<p>Si mundesh ti t\u00eb jap\u00ebsh leje zhvillimi n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb, e cila e di mir\u00eb se po hetohej nga prokuroria speciale p\u00ebr krim t\u00eb organizuar dhe korrupsion?<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb doje t\u00eb b\u00ebje ti me k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Pra, a nuk \u00ebsht\u00eb ky nj\u00eb kurth i yti p\u00ebr q\u00ebllimet e tua?<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb del tjet\u00ebr tani?<\/p>\n<p>Se e kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim, se n\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb, ajo q\u00eb t\u00eb b\u00ebn q\u00eb n\u00eb fillim nj\u00eb p\u00ebrshtypje tep\u00ebr d\u00ebrrmuese \u00ebsht\u00eb mungesa totale e transparenc\u00ebs. Zero transparenc\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb pam\u00eb ne?<\/p>\n<p>Ne pam\u00eb telat me gjemba, pam\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb zvarritej, pam\u00eb protestuesit dhe qeveria q\u00eb faj\u00ebsonte kompanin\u00eb se nuk ke zgjidhur problemet me pronar\u00ebt, pa\u00e7ka se i kishte dh\u00ebn\u00eb titullin e investitorit strategjik, pa\u00e7ka se i kishte dh\u00ebn\u00eb lejen e zhvillimit.<\/p>\n<p>Pyesni pak, \u00e7far\u00eb qeverie \u00ebsht\u00eb kjo?<\/p>\n<p>T\u00eb vijm\u00eb tani \u00e7far\u00eb kan\u00eb nxjerr\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e tjera tep\u00ebr trondit\u00ebse.<\/p>\n<p>Zot\u00ebria e tij rrjedh n\u00eb media se do nd\u00ebrtohen dhjet\u00eb mij\u00eb dhoma.<\/p>\n<p>Dhjet\u00eb mij\u00eb dhoma t\u00eb dashur miq nuk jan\u00eb duke filluar nga Karabaruni gjer n\u00eb Ksamil.<\/p>\n<p>Imagjinoni ju se \u00e7far\u00eb bat\u00ebrdie&#8230;<\/p>\n<p>Sepse nuk jan\u00eb 10 mij\u00eb dhoma, jan\u00eb edhe 10 mij\u00eb garazhe, anekse, etj.<\/p>\n<p>Aty pra, ky i cili e mori Zv\u00ebrnecin zon\u00eb t\u00eb mbrojtur, e hoqi nga zona e mbrojtur, e heq ti, po nuk e heq Evropa, sepse habitatet e mbrojtura nuk jan\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr vendin p\u00ebrkat\u00ebs, por jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet an\u00ebtare t\u00eb BE dhe p\u00ebr vendet q\u00eb ndjekin procesin e integrimit n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Tani do m\u00eb falni t\u00eb dashur qytetar\u00eb, do u shpjegoj nj\u00eb moment t\u00eb qeverisjes s\u00eb m\u00ebparshme me Vjos\u00ebn.<\/p>\n<p>Po nd\u00ebrtonim rrug\u00ebn Levan-Vlor\u00eb, t\u00eb financuar nga dy bankat e m\u00ebdha evropiane, p\u00ebr t\u00eb cilat un\u00eb u jam shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs. Banka Evropiane p\u00ebr Investime dhe Banka Evropiane p\u00ebr Rind\u00ebrtim dhe Zhvillim.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar, grupet e mbrojtjes s\u00eb mjedisit, t\u00eb cilat i fal\u00ebnderoj, ngrit\u00ebn me t\u00eb drejt\u00eb \u00e7\u00ebshtjen se autostrada shqet\u00ebsonte habitatet, se kalonte n\u00eb af\u00ebrsi.<\/p>\n<p>Bankat reaguan menj\u00ebher\u00eb dhe i k\u00ebrkuan qeveris\u00eb ton\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb projektin, ta largoj\u00eb nga habitati.<\/p>\n<p>Ndryshimi i projektit na kushtoi ne 18 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Por ne e ndryshuam projektin sepse rruga \u00ebsht\u00eb rrug\u00eb, ato jan\u00eb habitate t\u00eb p\u00ebrjetshme dhe ato nuk preken.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, q\u00ebndrimi yn\u00eb ndaj habitateve. N\u00eb vitin 2012, po afrohej afati q\u00eb skadonte koncesioni i Rinasit dhe ne na lejohej t\u00eb nd\u00ebrtonim aeroporte n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Dhe aeroporti i par\u00eb q\u00eb kishim planifikuar ishte ai i Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>D\u00ebrguam grupin e specialist\u00ebve, specialist\u00ebt tan\u00eb u kthyen dhe na than\u00eb se aty ku ka qen\u00eb aeroporti nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet p\u00ebr shkak t\u00eb habitateve.<\/p>\n<p>Soll\u00ebn propozimin q\u00eb aeroporti t\u00eb nd\u00ebrtohej tek kthesa e Levanit, gjet\u00ebn edhe tok\u00ebn t\u00eb pap\u00ebrdorur dhe q\u00eb nuk kishte prodhime dhe ishte vendi m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm sipas tyre dhe ishim plot\u00ebsisht dakord sepse ky aeroport i sh\u00ebrbente edhe Beratit, i sh\u00ebrbente edhe Gjirokastr\u00ebs. I sh\u00ebrbente jugut n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebta n\u00eb vitin 2017. Kan\u00eb d\u00ebrguar grupin.<\/p>\n<p>Dhe ne sigurisht e spostuam aeroportin, ne vendos\u00ebm ta nd\u00ebrtojm\u00eb tek kthesa e Levanit.<\/p>\n<p>K\u00ebta d\u00ebrguan grupin, Lubi Balluku. Dhe grupi u kthye me t\u00eb nj\u00ebjtin konkluzion, p\u00ebrve\u00e7 tre servil\u00ebve q\u00eb mbajt\u00ebn an\u00ebn e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt i than\u00eb jo, aeroporti nuk nd\u00ebrtohet aty, \u00ebsht\u00eb n\u00eb zon\u00eb t\u00eb mbrojtur, shkat\u00ebrron habitatin e flamengove dhe nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet.<\/p>\n<p>I nxor\u00ebn p\u00ebr leckash jasht\u00eb dhe Edi Rama n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb brutale vendosi nd\u00ebrtimin e aeroportit, ku i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb goditje fatale habitatit t\u00eb shpend\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt n\u00ebn zhurm\u00eb dhe n\u00ebn uturimat e avion\u00ebve nuk mund t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb m\u00eb n\u00eb at\u00eb lagun\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, gjat\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedimi me qytetr\u00ebt n\u00eb rrjetet sociale tha se, Rama i futi n\u00eb kurth vajz\u00ebn dhe dh\u00ebndrin e presidentit t\u00eb SHBA p\u00ebr q\u00ebllimet e tij. Berisha tha se, Zv\u00ebrneci po hetohej prej nj\u00eb viti kurse ky dha leje zhvillimi. Berisha: Duhet t\u00eb deklaroj k\u00ebtu se k\u00ebto dit\u00eb nxor\u00ebn n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":144745,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-144744","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144744","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=144744"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144744\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":144747,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144744\/revisions\/144747"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/144745"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=144744"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=144744"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=144744"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}