{"id":144868,"date":"2026-06-08T08:25:33","date_gmt":"2026-06-08T08:25:33","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=144868"},"modified":"2026-06-08T08:25:33","modified_gmt":"2026-06-08T08:25:33","slug":"edi-rama-nuk-ke-pare-gje-akoma","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/08\/edi-rama-nuk-ke-pare-gje-akoma\/","title":{"rendered":"&#8220;Edi Rama, nuk ke par\u00eb gj\u00eb akoma&#8221;!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Franci NURI<\/strong><\/p>\n<p>Edi Ram\u00ebs po i djeg. Dhe po i djeg shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa po p\u00ebrpiqet t\u00eb tregoj\u00eb.<\/p>\n<p>Fillimisht mendoi se ishte thjesht nj\u00eb protest\u00eb p\u00ebr Zvernecin. M\u00eb pas mendoi se ishte nj\u00eb reagim i kufizuar kund\u00ebr betonizimit t\u00eb bregdetit. Pastaj tentoi ta paraqiste si nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb organizuar nga opozita, nga armiku i brendsh\u00ebm dhe i jasht\u00ebm imagjinar, iranian, grek, sllav, antisemit e \u00e7far\u00ebdo etikete tjet\u00ebr q\u00eb pushteti p\u00ebrdor sa her\u00eb p\u00ebrballet me revolt\u00ebn qytetare. Mendoi se do t\u00eb ishte nj\u00eb histori q\u00eb do t\u00eb zgjaste vet\u00ebm pak dit\u00eb, si flaka e kasht\u00ebs.<\/p>\n<p>Por jo.<\/p>\n<p>Edi Rama nuk e ka kuptuar ende se \u00e7far\u00eb po ndodh realisht.<\/p>\n<p>Sepse protesta po ndryshon natyr\u00eb. Po evoluon. Po kalon nga nj\u00eb revolt\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb projekti t\u00eb caktuar lokal n\u00eb Jug t\u00eb vendit, n\u00eb nj\u00eb revolt\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb modeli keqqeverisjeje q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb se 13 vite n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu fillon problemi i madh p\u00ebr Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Demokrat\u00eb n\u00eb protesta ka pasur q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb. Kjo nuk p\u00ebrb\u00ebn lajm. Opozita ka protestuar p\u00ebr vite me radh\u00eb kund\u00ebr k\u00ebsaj qeverie, edhe n\u00eb koh\u00ebt kur shum\u00eb prej atyre q\u00eb dalin sot n\u00eb shesh nuk merrnin pjes\u00eb n\u00eb asnj\u00eb protest\u00eb.<\/p>\n<p>Por sot po ndodh di\u00e7ka tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb shesh po dalin njer\u00ebz q\u00eb nuk kan\u00eb protestuar kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr thuajse asnj\u00eb kauz\u00eb. Po dalin masivisht qytetar\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e asnj\u00eb partie politike. Po dalin socialist\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer q\u00eb deri dje kan\u00eb votuar Partin\u00eb Socialiste verb\u00ebrisht. Po del rinia shqiptare, ose m\u00eb sakt\u00eb ajo pjes\u00eb e rinis\u00eb q\u00eb ka mbetur ende n\u00eb Shqip\u00ebri pas viteve t\u00eb emigrimit masiv, pas humbjes s\u00eb shpres\u00ebs dhe pas largimit t\u00eb qindra mij\u00ebra t\u00eb rinjve nga vendi.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse pushteti i Edi Ram\u00ebs po shqet\u00ebsohet.<\/p>\n<p>Po ndjen se toka mund t\u2019i rr\u00ebshqas\u00eb shpejt n\u00ebn k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse kur proteston vet\u00ebm opozita zyrtare, qeveria e ka m\u00eb t\u00eb leht\u00eb ta sulmoj\u00eb politikisht. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur kontrollon pushtetin institucional dhe g\u00ebzon mb\u00ebshtetjen ose heshtjen e nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb mediave.<\/p>\n<p>Por kur protestojn\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb dhe njer\u00ebzit e zakonsh\u00ebm, kur protestojn\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyerit, kur protestojn\u00eb edhe ata q\u00eb deri dje kan\u00eb qen\u00eb votues t\u00eb bindur t\u00eb saj, at\u00ebher\u00eb problemi b\u00ebhet shum\u00eb m\u00eb serioz p\u00ebr Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye po d\u00ebgjojm\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh thirrje p\u00ebr \u201cShqip\u00ebrin\u00eb e Re\u201d. Po d\u00ebgjojm\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh refuzimin e nj\u00eb modeli politik q\u00eb ka prodhuar emigrim, korrupsion, varf\u00ebri dhe kapje t\u00eb institucioneve.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu lind nj\u00eb pyetje interesante.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria e Re\u201d nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb term i rast\u00ebsish\u00ebm. \u00cbsht\u00eb edhe titulli i nj\u00eb libri t\u00eb Fred C. Abrahams, nj\u00eb ish-drejtues i Soros n\u00eb Shqip\u00ebri, i cili 1993 u d\u00ebbua nga Shqip\u00ebria p\u00ebr aktivitetet e tij okulte.<\/p>\n<p>Sot madje, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, nj\u00eb protestuese nga sheshi me mikrofon, hodhi publikisht p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga protestuesit, iden\u00eb e krijimit t\u00eb nj\u00eb partie t\u00eb re politike, duke deklaruar se 3.000 firmat e nevojshme mund t\u00eb mblidheshin leht\u00ebsisht n\u00eb at\u00eb shesh.<\/p>\n<p>Rast\u00ebsi q\u00eb p\u00ebrdoret termi \u201cShqip\u00ebria e Re\u201d kaq shpesh n\u00eb k\u00ebto protesta ? Ndoshta.<\/p>\n<p>Rast\u00ebsi q\u00eb po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, Elisa Spiropali foli publikisht p\u00ebr nevoj\u00ebn e nj\u00eb \u201cKontrate t\u00eb Re\u201d me shqiptar\u00ebt ? Ndoshta.<\/p>\n<p>Rast\u00ebsi q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb protest\u00eb u artikulua ideja e krijimit t\u00eb nj\u00eb partie t\u00eb re politike ?<\/p>\n<p>Ndoshta. Por un\u00eb nuk i besoj shum\u00eb tre rast\u00ebsive. Secili le t\u00eb nxjerr\u00eb vet\u00eb p\u00ebrfundimet e tij.<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb \u00ebsht\u00eb se sot n\u00eb Shqip\u00ebri po ndihet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb aroma e ndryshimit.<\/p>\n<p>Pas 13-14 vitesh pushtet pothuajse absolut t\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb vet\u00ebm, problemi m\u00eb i madh i Edi Ram\u00ebs nuk jan\u00eb m\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij politik\u00eb.<\/p>\n<p>Problemi i tij \u00ebsht\u00eb konsumimi i modelit q\u00eb vet\u00eb nd\u00ebrtoi.<\/p>\n<p>\u201cRilindja\u201d ka mbaruar misionin e saj politik. \u00cbsht\u00eb lodhja e njer\u00ebzve. \u00cbsht\u00eb zhg\u00ebnjimi i thell\u00eb i elektoratit t\u00eb vet. \u00cbsht\u00eb humbja e besimit. \u00cbsht\u00eb fakti q\u00eb sistemi po fillon t\u00eb shk\u00ebrmoqet nga brenda.<\/p>\n<p>Historia politike ka treguar se regjimet e gjata nuk bien gjithmon\u00eb nga presioni i jasht\u00ebm.<\/p>\n<p>Shpesh ato bien kur humbasin mb\u00ebshtetjen e njer\u00ebzve t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Revolucionet e pallatit nuk ndodhin me shp\u00ebrthim.<\/p>\n<p>Ato ndodhin me implozion.<\/p>\n<p>Me shk\u00ebrmoqje nga brenda.<\/p>\n<p>Me ndarje.<\/p>\n<p>Me p\u00ebr\u00e7arje.<\/p>\n<p>Nuk vijn\u00eb gjithmon\u00eb nga goditjet e jashtme.<\/p>\n<p>Vijn\u00eb nga brenda sistemit.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb po fillon t\u00eb shihet sot.<\/p>\n<p>Po dalin socialist\u00eb.<\/p>\n<p>Po dalin qytetar\u00eb pa bindje politike.<\/p>\n<p>Po del rinia.<\/p>\n<p>Pa tjet\u00ebr q\u00eb po dalin edhe demokrat\u00ebt, \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe bashkimi i gjith\u00eb k\u00ebsaj pak\u00ebnaq\u00ebsie qytetare \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb tremb sot pushtetin e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Sepse askush nuk mund ta ndal\u00eb nj\u00eb shumic\u00eb qytetar\u00ebsh kur vendosin se \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr ndryshim.<\/p>\n<p>Prandaj Edi Rama gabon r\u00ebnd\u00eb n\u00ebse mendon se ka par\u00eb kulmin e k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi.<\/p>\n<p>Ai mund t\u00eb ket\u00eb par\u00eb vet\u00ebm fillimin.<\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse kjo frym\u00eb vazhdon t\u00eb rritet, shum\u00eb shpejt k\u00ebrkesa qytetare do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dhe e vetme: largimi i k\u00ebsaj qeverie, krijimi i nj\u00eb qeverie teknike dhe zhvillimi i zgjedhjeve t\u00eb parakohshme p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebve mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb zgjedhin nj\u00eb drejtim t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Sepse kur ngrihen bashk\u00eb demokrat\u00ebt, socialist\u00ebt e zhg\u00ebnjyer, t\u00eb rinjt\u00eb, qytetar\u00ebt pa parti dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb humbur besimin tek ky sistem, at\u00ebher\u00eb nuk kemi m\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb protest\u00eb t\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me fillimin e fundit t\u00eb nj\u00eb modeli politik.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb Edi Rama ende nuk e ka kuptuar.<\/p>\n<p>Ai vazhdon t\u00eb shoh\u00eb Zvernecin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria po flet p\u00ebr di\u00e7ka shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>P\u00ebr ndryshimin.<\/p>\n<p>P\u00ebr fundin e nj\u00eb epoke.<\/p>\n<p>P\u00ebr rr\u00ebzimin e nj\u00eb modeli q\u00eb pas 13 vitesh pushtet \u00ebsht\u00eb konsumuar, lodhur dhe po fillon t\u00eb shk\u00ebrmoqet nga brenda.<\/p>\n<p>Sepse revolucionet e pallatit nuk paralajm\u00ebrojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ato nuk vijn\u00eb me zhurm\u00eb.<\/p>\n<p>Ato vijn\u00eb kur pushteti humbet njer\u00ebzit e vet.<\/p>\n<p>Dhe kur kjo ndodh, fundi zakonisht vjen shum\u00eb m\u00eb shpejt sesa e imagjinojn\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb qeverisin.<\/p>\n<p>EDI RAMA, NUK KE PAR\u00cb ASGJ\u00cb AKOMA!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Franci NURI Edi Ram\u00ebs po i djeg. Dhe po i djeg shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa po p\u00ebrpiqet t\u00eb tregoj\u00eb. Fillimisht mendoi se ishte thjesht nj\u00eb protest\u00eb p\u00ebr Zvernecin. M\u00eb pas mendoi se ishte nj\u00eb reagim i kufizuar kund\u00ebr betonizimit t\u00eb bregdetit. Pastaj tentoi ta paraqiste si nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb organizuar nga opozita, nga armiku &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":104950,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-144868","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144868","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=144868"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144868\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":144870,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144868\/revisions\/144870"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/104950"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=144868"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=144868"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=144868"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}