{"id":145012,"date":"2026-06-09T09:27:21","date_gmt":"2026-06-09T09:27:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=145012"},"modified":"2026-06-09T09:27:21","modified_gmt":"2026-06-09T09:27:21","slug":"konferenca-e-ppe-berisha-per-mediat-shqiperia-ne-krize-zgjedhjet-jane-kthyer-ne-farse-nevojitet-qeveri-kujdestare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/09\/konferenca-e-ppe-berisha-per-mediat-shqiperia-ne-krize-zgjedhjet-jane-kthyer-ne-farse-nevojitet-qeveri-kujdestare\/","title":{"rendered":"Konferenca e PPE\/ Berisha p\u00ebr mediat: Shqip\u00ebria n\u00eb kriz\u00eb, zgjedhjet jan\u00eb kthyer n\u00eb fars\u00eb, nevojitet qeveri kujdestare"},"content":{"rendered":"<p>Duke folur p\u00ebr mediat nga Sarajeva ku ndodhet n\u00eb konferenc\u00ebn e Partis\u00eb Popullore Evropiane (PPE), kryetari Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha ka artikuluar nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb fort\u00eb kritik ndaj situat\u00ebs politike n\u00eb Shqip\u00ebri, duke e cil\u00ebsuar procesin zgjedhor si \u2018fars\u00eb elektorale\u2019 dhe duke k\u00ebrkuar krijimin e nj\u00eb qeverie kujdestare p\u00ebr garantimin e zgjedhjeve t\u00eb lira.<br \/>\nBerisha vler\u00ebsoi angazhimin e PPE-s\u00eb dhe drejtuesve t\u00eb saj, p\u00ebrfshir\u00eb presidentin Manfred Weber dhe sekretaren e p\u00ebrgjithshme, p\u00ebr fokusin e shtuar ndaj Ballkanit Per\u00ebndimor dhe procesit t\u00eb zgjerimit t\u00eb Bashkimit Evropian, duke theksuar se ky angazhim p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb kund\u00ebrpesh\u00eb ndaj \u2018lodhjes nga zgjerimi\u2019.<br \/>\nSipas tij, rruga drejt integrimit evropian mbetet e pakontestueshme, por kushti themelor \u00ebsht\u00eb respektimi i shtetit ligjor, si n\u00eb nivel komb\u00ebtar ashtu edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebrmes zbatimit t\u00eb konventave dhe garancive p\u00ebr t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve dhe minoriteteve.<br \/>\nBerisha deklaroi se Shqip\u00ebria po kalon nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb institucionale dhe t\u00eb shtetit ligjor, nd\u00ebrsa protestat qytetare dhe rinore, sipas tij, jan\u00eb shprehje e pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjer\u00eb publike dhe k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr ndryshim politik.<\/p>\n<p><strong>Klajdi Bodlli: Zoti Berisha, n\u00eb k\u00ebt\u00eb tryez\u00eb dit\u00ebn e sotme cili ishte fokusi i fjal\u00ebs tuaj, \u00e7far\u00eb u diskutua dhe \u00e7far\u00eb pritshm\u00ebrish keni nga partner\u00ebt e Partis\u00eb Popullore Evropiane?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> S\u00eb pari un\u00eb fal\u00ebnderova me shum\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrsi Partin\u00eb Popullore Evropiane, presidentin Weber, sekretaren e p\u00ebrgjithshme Montserrat, e cila ka shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb fokus shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm Ballkanin Per\u00ebndimor dhe ka organizuar n\u00eb nj\u00eb hark kohor t\u00eb shkurt\u00ebr dy konferenca t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje e zgjerimit, e para n\u00eb Mal t\u00eb Zi, e dyta sot n\u00eb Sarajev\u00eb, si dhe ka sjell\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb nj\u00eb mision shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm faktmbledh\u00ebs p\u00ebr zhvillimet n\u00eb Shqip\u00ebri. T\u00eb gjitha k\u00ebto d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr angazhimin shum\u00eb serioz t\u00eb Partis\u00eb Popullore Evropiane n\u00eb mb\u00ebshtetjen, n\u00eb ndihm\u00ebn e vendeve t\u00eb k\u00ebtij rajoni n\u00eb procesin e integrimit evropian dhe jan\u00eb nj\u00eb antidot i shk\u00eblqyer do t\u00eb thosha kundra asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb quajtur lodhje nga zgjerimi.<br \/>\nN\u00eb fjal\u00ebn time theksova se nga eksperienca q\u00eb kam patur si kryeminist\u00ebr dhe ajo q\u00eb ndjek procesin, nuk ka dyshim se e ardhmja m\u00eb e shk\u00eblqyer e kombeve tona \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi i tyre n\u00eb BE. Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, nj\u00eb nga kushtet m\u00eb themelore, m\u00eb fundamentale \u00ebsht\u00eb respektimi i shtetit ligjor n\u00eb rrafshin komb\u00ebtar dhe n\u00eb rrafshin nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Duke n\u00ebnkuptuar n\u00eb rrafshin komb\u00ebtar respektimin e t\u00eb gjitha t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb qytetar\u00ebve, respektimin e institucioneve t\u00eb pavarura, respektimin e funksionimit t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, ekonomin\u00eb funksionale t\u00eb tregut. Pra, procesi i integrimit n\u00eb vetvete ka si q\u00ebllim madhor t\u00eb b\u00ebj\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb, m\u00eb t\u00eb begat\u00eb, m\u00eb t\u00eb sigurt. Dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kusht vendimtar.<br \/>\nTheksova se shteti ligjor duhet t\u00eb konsiderohet jo vet\u00ebm n\u00eb rrafshin komb\u00ebtar, por edhe n\u00eb rrafshin nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb kuptimin e zbatimit t\u00eb t\u00eb gjitha konventave, kartave dhe marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, mbi t\u00eb cilat bazohen lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve, t\u00eb minoritar\u00ebve dhe procesi i integrimit. Shpreha mendimin se respektimi i k\u00ebtyre kartave, respektimi i k\u00ebtyre konventave \u00ebsht\u00eb kusht themelor q\u00eb minoritetet t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb lirit\u00eb e v\u00ebrteta n\u00eb vendet ku jetojn\u00eb.<br \/>\nS\u00eb dyti, u shpreha se n\u00eb interesin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb kombeve tona, disa sherre t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs duhet t\u00eb mbyllen ashtu si\u00e7 i mbyll\u00ebn dy vendet tona t\u00eb rajonit, Kroacia dhe Sllovenia dhe q\u00eb sot jan\u00eb shembull frym\u00ebzimi p\u00ebr ne me progresin e tyre.<br \/>\nNatyrisht, nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ishte \u00e7\u00ebshtja e zhvillimeve n\u00eb Shqip\u00ebri. Theksova se qeveria aktuale ka shnd\u00ebrruar procesin zgjedhor n\u00eb fars\u00eb elektorale, sipas t\u00eb gjith\u00eb dokumenteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare mbi zgjedhjet. Theksova se lidhjet e saj me krimin jan\u00eb \u2018big Brother-i\u2019 kryesor q\u00eb nd\u00ebshkon shqiptar\u00ebt. Shqip\u00ebria nuk ka nj\u00eb prani t\u00eb rrezikshme ruse t\u00eb themi, por Shqip\u00ebria ka drog\u00ebn, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendimmarr\u00ebsi i fuqish\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet dhe se ky vendimmarr\u00ebs, ky faktor i jep Edi Ram\u00ebs dhe qeveris\u00eb ato privilegje q\u00eb nuk ia lejojn\u00eb ligji, \u00ebsht\u00eb aktiv n\u00eb procesin zgjedhor.<br \/>\nNdaj dhe shtrova pik\u00ebpamjen se nj\u00eb qeveri kujdestare p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira \u00ebsht\u00eb e domosdoshme dhe u ndala pastaj n\u00eb kriz\u00ebn q\u00eb po kalon vendi. Kriz\u00eb e cila ka n\u00eb themel shkelmimin e shtetit ligjor n\u00eb rrafshin komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Theksova se protestuesit, rinia dhe qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha motivet largimin, dor\u00ebheqjen e Edi Ram\u00ebs dhe se ai po trajton protest\u00ebn n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr\u00e7muese, k\u00ebrc\u00ebnuese dhe t\u00eb padenj\u00eb.<br \/>\nGarantova se protesta \u00ebsht\u00eb e pandalshme. Theksova se kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr e Partis\u00eb Demokratike, por Partia Demokratike e mb\u00ebshtet at\u00eb. Ndaj dhe b\u00ebra thirrje udh\u00ebheqjes s\u00eb PPE-s\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje paq\u00ebsore t\u00eb k\u00ebtij konflikti, p\u00ebr nj\u00eb qeveri kujdestare e cila do t\u00eb \u00e7oj\u00eb vendin drejt zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme.<br \/>\nPak a shum\u00eb kjo ishte n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, pastaj k\u00ebtu pata raste t\u00eb shk\u00ebmbej p\u00ebrsh\u00ebndetje e mendime me kryeministra t\u00eb rajonit, me miq t\u00eb vjet\u00ebr e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duke folur p\u00ebr mediat nga Sarajeva ku ndodhet n\u00eb konferenc\u00ebn e Partis\u00eb Popullore Evropiane (PPE), kryetari Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha ka artikuluar nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb fort\u00eb kritik ndaj situat\u00ebs politike n\u00eb Shqip\u00ebri, duke e cil\u00ebsuar procesin zgjedhor si \u2018fars\u00eb elektorale\u2019 dhe duke k\u00ebrkuar krijimin e nj\u00eb qeverie kujdestare p\u00ebr garantimin e zgjedhjeve t\u00eb lira. Berisha &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":145013,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-145012","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145012","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=145012"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145012\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":145015,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145012\/revisions\/145015"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/145013"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=145012"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=145012"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=145012"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}