{"id":145041,"date":"2026-06-09T16:01:56","date_gmt":"2026-06-09T16:01:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=145041"},"modified":"2026-06-09T16:01:56","modified_gmt":"2026-06-09T16:01:56","slug":"pse-pd-percolli-sot-ne-kuvend-shfuqizimin-e-ligjeve-kerkesa-te-protestuesve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/09\/pse-pd-percolli-sot-ne-kuvend-shfuqizimin-e-ligjeve-kerkesa-te-protestuesve\/","title":{"rendered":"Pse PD p\u00ebrcolli sot n\u00eb Kuvend shfuqizimin e ligjeve, k\u00ebrkesa t\u00eb protestuesve"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Bujar Leskaj<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Dhjetra protestat e shp\u00ebrthyera n\u00eb vend n\u00eb 11 dit\u00ebt e fundit kund\u00ebr keq-qeverisjes dhe arroganc\u00ebs s\u00eb sektit Rama n\u00eb pushtet, duke marr\u00eb shkas dhun\u00ebn ndaj protestuesve n\u00eb Zv\u00ebrnec, kan\u00eb prodhuar nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb fuqishme rinore, e cila sot ka hyr\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e dhjet\u00eb t\u00eb protestave masive n\u00eb Tiran\u00eb.<br \/>\nProtestuesit, krahas dor\u00ebheqjes s\u00eb kryeministrit, kan\u00eb artikuluar kat\u00ebr k\u00ebrkesa t\u00eb qarta: shfuqizimin e ligjit fam\u00ebkeq Nr. 55\/2015 \u201cP\u00ebr Investimet Strategjike\u201d, shfuqizimin e Paket\u00ebs mafioze t\u00eb Maleve, anulimin e ndryshimeve t\u00eb vitit 2024 n\u00eb ligjin p\u00ebr Zonat e Mbrojtura q\u00eb 20 p\u00ebrqind t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur e jep p\u00ebr biznes, si dhe anulimin e ndryshimeve n\u00eb ligjin p\u00ebr Trash\u00ebgimin\u00eb Kulturore, q\u00eb fut privatin n\u00eb menaxhimin e aseteve kulturore publike t\u00eb vendit.<br \/>\nOpozita e PD-s\u00eb ka qen\u00eb gjithnj\u00eb kund\u00ebr k\u00ebtyre ligjeve dhe ndryshimeve ligjore, duke i kund\u00ebrshtuar ato fuqish\u00ebm. Si \u00e7do deputet i saj, n\u00eb diskutimet n\u00eb Kuvend kam denoncuar dhe evidentuar me fakte procesin dhe p\u00ebrmbajtjen korruptive t\u00eb k\u00ebtyre kat\u00ebr ligjeve t\u00eb qepura me dore nga sekti Rama n\u00eb qeverisje, q\u00eb sot Partia Demokratike k\u00ebrkoi n\u00eb Kuvend shfuqizimin e tyre.<\/p>\n<p><strong><em>I. Ligji p\u00ebr Investitorin Strategjik: grabitje dhe vjedhje e organizuar e tok\u00ebs private n\u00eb bregdet dhe e tok\u00ebs Shtet<\/em><\/strong><br \/>\nSekti Rama miratoi n\u00eb dhjetor 2025 n\u00eb Kuvend shtyrjen e gjasht\u00eb t\u00eb afatit t\u00eb ligjit Nr. 55\/2015 \u201cP\u00ebr Investimet Strategjike\u201d, deri m\u00eb 31 dhjetor 2026. Ky ligj u miratua n\u00eb maj t\u00eb vitit 2025, si nj\u00eb mas\u00eb e p\u00ebrkohshme trevje\u00e7are p\u00ebr nxitjen e investimeve strategjike n\u00eb ekonomi. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb gjasht\u00eb her\u00eb!<br \/>\nRaporti i Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit p\u00ebr klim\u00ebn e investimeve n\u00eb Shqip\u00ebri, i vitit 2021, ka theksuar se ligji i investimeve strategjike \u201ckorrupton logjik\u00ebn investuese dhe nuk \u00ebsht\u00eb aspak miq\u00ebsor me investitor\u00ebt e huaj\u201d. N\u00eb raportin e klim\u00ebs s\u00eb investimeve p\u00ebr vitin 2023, DASH theksoi se ligji Nr. 55\/2015 p\u00ebr Investimet Strategjike nuk ka t\u00ebrhequr investime t\u00eb huaja, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga 52 projekte t\u00eb miratuara, t\u00eb cilat kan\u00eb marr\u00eb statusin e investimit strategjik, vet\u00ebm 2 jan\u00eb t\u00eb huaja.<br \/>\nMe k\u00ebt\u00eb ligj, investitorit strategjik i jepet nj\u00eb ndihm\u00eb e padrejt\u00eb n\u00eb raport me pronarin e tok\u00ebs, duke c\u00ebnuar nj\u00eb nga bazat e tregut t\u00eb lir\u00eb dhe kapitalizmit, respektimin e kapitalit t\u00eb tok\u00ebs. Ai ka krijuar nj\u00eb problematik\u00eb serioze n\u00eb raport me t\u00eb drejtat e pron\u00ebsis\u00eb, duke ligj\u00ebruar shtet\u00ebzimin e pron\u00ebs private p\u00ebr interesa t\u00eb investitor\u00ebve privat\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me Ram\u00ebn dhe sektin e tij .<br \/>\nLigji ka p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nj\u00eb injorim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb master-planeve t\u00eb zhvillimit t\u00eb zonave t\u00eb ndryshme me potencial t\u00eb madh n\u00eb vend. Ai jo vet\u00ebm q\u00eb ka d\u00ebshtuar t\u00eb thith\u00eb investime t\u00eb huaja, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr p\u00ebrfitime abuzive, nga njer\u00ebz t\u00eb af\u00ebrt me Ram\u00ebn dhe me sektin e tij n\u00eb qeverisje.<\/p>\n<p><strong><em>II. Programi mafioz \u201cPaketa e Maleve\u201d<\/em><\/strong><br \/>\nLigji i miratuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb program duhet abroguar sa m\u00eb par\u00eb. Shqip\u00ebria mbart prej dekadash nd\u00ebr problemet m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuara t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb rajon, t\u00eb tilla si (i) mbivendosje e titujve t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, (ii) legalizime t\u00eb pjesshme, (iii) kthim dhe kompensim prone thell\u00ebsisht i pap\u00ebrfunduar, (iv) konflikte trash\u00ebgimie dhe (v) munges\u00eb regjistrash t\u00eb plot\u00eb kadastral\u00eb.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, \u00e7do skem\u00eb q\u00eb hap mund\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrdorim, transferim apo dh\u00ebnie n\u00eb zhvillim t\u00eb tokave krijon rrezik t\u00eb lart\u00eb konfliktesh, n\u00ebse statusi juridik nuk \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb. Dhe pronat n\u00eb zonat malore jan\u00eb ato me paqart\u00ebsi ekstreme t\u00eb gjendjes juridike.<br \/>\nN\u00ebse programi Paketa e Maleve do t\u00eb zbatohet, sip\u00ebrfaqe t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb zona malore do t\u00eb kalojn\u00eb de facto n\u00ebn kontrollin e investitor\u00ebve ose subjekteve me kapital m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, favorit\u00eb t\u00eb sektit Rama n\u00eb pushtet, nd\u00ebrsa komunitetet lokale do t\u00eb humbasin kontrollin ekonomik mbi territorin. Kjo do t\u00eb sjell\u00eb dob\u00ebsim t\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl, ulje t\u00eb fuqis\u00eb negociuese t\u00eb banor\u00ebve lokal\u00eb dhe p\u00ebrqendrim t\u00eb aseteve strategjike t\u00eb vendit n\u00eb pak duar.<br \/>\n\u201cPaketa e Maleve\u201d do t\u00eb aktivizoj\u00eb toka me status t\u00eb paqart\u00eb pron\u00ebsie ose me pretendime t\u00eb shumta. Kjo do t\u00eb sjell\u00eb p\u00ebrplasje mes pronar\u00ebve historik\u00eb dhe p\u00ebrdoruesve aktual\u00eb, konflikte t\u00eb thella mes familjeve dhe trash\u00ebgimtar\u00ebve dhe procese t\u00eb gjata administrative dhe gjyq\u00ebsore. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paradoksale, ajo do t\u00eb paralizoj\u00eb edhe ato pak investime private q\u00eb po realizohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb spontane sot n\u00eb malet tona. Duke p\u00ebrfshir\u00eb toka n\u00eb projekte pa zgjidhje paraprake t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, Paketa e Maleve do t\u00eb shum\u00ebfishoj\u00eb konfliktet mes familjeve dhe trash\u00ebgimtar\u00ebve, mes komuniteteve dhe investitor\u00ebve, si dhe mes pronar\u00ebve dhe institucioneve shtet\u00ebrore.<br \/>\nN\u00eb zonat malore toka nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm aset ekonomik, por edhe identitet familjar, trash\u00ebgimi dhe burim jetese. Paketa do t\u00eb krijoj\u00eb presione t\u00eb forta, me banor\u00ebt q\u00eb do t\u00eb ndihen t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga vendimmarrja, ose t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar nga humbja e aksesit mbi kullota, pyje apo toka me p\u00ebrdorim tradicional.<br \/>\n\u00c7do nd\u00ebrhyrje q\u00eb prek tokat private, kullotat, pyjet dhe pronat familjare t\u00eb trash\u00ebguara, ka rrezik t\u00eb lart\u00eb t\u00eb aktivizoj\u00eb konflikte t\u00eb fjetura prej vitesh ose dekadash. P\u00ebrplasjet mes komuniteteve dhe investitor\u00ebve t\u00eb miratuar nga Paketa, me projekte q\u00eb avancojn\u00eb pa konsultim real me komunitetet lokale, do t\u00eb sjellin nj\u00eb tension social t\u00eb skajsh\u00ebm. N\u00eb vend t\u00eb zhvillimit ekonomik, programi mafioz \u201cPaketa e Maleve\u201d do t\u00eb prodhoj\u00eb polarizim ekstrem social dhe v\u00ebllavrasje!<br \/>\nJa p\u00ebrse me t\u00eb drejt\u00eb protesuesit e l\u00ebvizjes rinore k\u00ebrkojn\u00eb abrogimin e ligjit \u201cPaketa e Maleve\u201d.<\/p>\n<p><strong><em>III. Ndryshimet kleptokrate n\u00eb Ligjin p\u00ebr Zonat e Mbrojtura<\/em><\/strong><br \/>\nP\u00ebrmes nj\u00eb ligji q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn krim ekologjik, m\u00eb 22 shkurt 2024, shumica qeveris\u00ebse n\u00eb Kuvend, n\u00eb rolin e saj t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb t\u00eb noteres p\u00ebr kapri\u00e7iot dhe d\u00ebshirat-ligje t\u00eb Sektit Rama, miratoi n\u00eb seanc\u00eb plenare ligjin e ri p\u00ebr Zonat e Mbrojtura, megjith\u00eb kund\u00ebrshtimet e forta t\u00eb organizatave mjedisore dhe t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile t\u00eb p\u00ebrgjegjshme t\u00eb vendit, si dhe rezervat e shprehura nga Bashkimi Evropian.<br \/>\nDelegacioni i Bashkimit Evropian n\u00eb Tiran\u00eb k\u00ebrkoi me forc\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ligj transparenc\u00eb, parashikueshm\u00ebri dhe konsultim me pal\u00ebt e interesuara, duke deklaruar se \u201cN\u00eb kuadrin e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit, miratimi i ligjeve mbi \u00e7\u00ebshtje q\u00eb mbulohen nga legjislacioni i BE-s\u00eb, presupozon konsultim publik t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, si dhe nj\u00eb proces t\u00eb parashikuesh\u00ebm dhe transparent\u201d.<br \/>\nRama dhe deputet\u00ebt e tij n\u00eb Komisionin p\u00ebr Veprimtarin\u00eb Prodhuese dhe Mjedisin, praktikisht u tall\u00ebn me Kryetarin e Delegacionit t\u00eb Bashkimit Evropian n\u00eb Tiran\u00eb, Silvio Gonzato, i cili, me synimin q\u00eb interesat e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr mjedisin n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb mbroheshin, zhvilloi m\u00eb 2 shkurt 2024 nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Komisionin p\u00ebr Veprimtarin\u00eb Prodhuese dhe Mjedisin, ku pas takimit me kryetarin dhe n\u00ebnkryetarin e Komisionit, u shpreh se \u201cU k\u00ebrkova atyre t\u00eb garantojn\u00eb q\u00eb \u00e7do ndryshim n\u00eb kuadrin ligjor ekzistues p\u00ebr zonat e mbrojtura t&#8217;i n\u00ebnshtrohet nj\u00eb konsultimi t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb bazuar n\u00eb fakte dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse me t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt\u201d.<br \/>\nN\u00eb fakt, ndryshimet p\u00ebrfundimtare n\u00eb ligjin e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb vitit 2017 u b\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb mbledhje online t\u00eb Komisionit p\u00ebr Veprimtarin\u00eb Prodhuese dhe Mjedisin, me votat vet\u00ebm t\u00eb shumic\u00ebs, pa debat dhe d\u00ebgjesa t\u00eb organizatave mjedisore. K\u00ebto organizata nuk u lejuan t\u00eb ishin t\u00eb pranishme, edhe kur projektligji u miratua n\u00eb Komisionin p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Integrimit, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur organizatat mjedisore kishin treguar n\u00eb detaje shkeljet dhe kund\u00ebrshtit\u00eb q\u00eb kishin ndryshimet e propozuara n\u00eb ligj, me direktivat e Komisionit Evropian n\u00eb fush\u00ebn e mjedisit!<br \/>\nNdryshimet n\u00eb ligjin e 2017-\u00ebs p\u00ebrfshijn\u00eb dh\u00ebnien n\u00ebn administrim t\u00eb bashkive t\u00eb 20 p\u00ebrqind t\u00eb territorit t\u00eb zonave t\u00eb mbrojtura, si dhe lejimin e investimeve dhe aktivitetit industrial n\u00eb k\u00ebto zona, duke ulur ndjesh\u00ebm dhe praktikisht zeruar, nivelin e mbrojtjes s\u00eb tyre.<br \/>\nProjektligji gjoja u erdhi nd\u00ebr mend t\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, nga nj\u00eb let\u00ebr e disa kryebashkiak\u00ebve t\u00eb Partise Socialiste, q\u00eb i paskan k\u00ebrkuar Kuvendit q\u00eb ligji t&#8217;u jepte atyre mund\u00ebsi t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb administrimin e zonave t\u00eb mbrojtura n\u00eb territoret e bashkive t\u00eb tyre.<br \/>\nN\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, sektit Rama n\u00eb qeverisje dhe vet\u00eb Ram\u00ebs ia k\u00ebrkuan me ngulm oligark\u00ebt e vet, q\u00eb t\u00eb kishin duart e lira n\u00eb nd\u00ebrhyrjen dhe investimet n\u00eb zonat e mbrojtura. Dhe Rama, duke nuhatur fitim t\u00eb majm\u00eb, vuri n\u00eb l\u00ebvizje n\u00eb koh\u00eb rekord shumic\u00ebn n\u00eb Kuvend.<br \/>\nOligark\u00ebt e Ram\u00ebs nuk jan\u00eb nginjur akoma me t\u00eb gjitha tokat e grabitura n\u00eb jug dhe n\u00eb bregdet, por tani i k\u00ebrkuan dhe ia arrit\u00ebn t\u00eb grabisin edhe zonat e mbrojtura me ligj.<\/p>\n<p><strong><em>IV. Ndryshimet ligjore q\u00eb poll\u00ebn Marr\u00ebveshjen-grabitje t\u00eb Butrintit<\/em><\/strong><br \/>\nNdryshimet n\u00eb Ligjin p\u00ebr Trash\u00ebgimin\u00eb Kulturore n\u00eb vitin 2018 soll\u00ebn Marr\u00ebveshjen e vitit 2022, p\u00ebr dh\u00ebnien n\u00eb administrim me koncesion t\u00eb Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit. Kjo marr\u00ebveshje p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb njoll\u00eb t\u00eb turpshme t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb qeverisjes s\u00eb sektit Rama. Ajo nuk ishte nj\u00eb reform\u00eb menaxhimi, sikurse u paraqit, por nj\u00eb akt politik q\u00eb relativizoi kufirin mes interesit publik dhe interesave t\u00eb ngushta t\u00eb sektit, duke prekur nj\u00eb nga simbolet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb identitetit historik shqiptar.<br \/>\nButrinti nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aset ekonomik i zakonsh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb trash\u00ebgimi bot\u00ebrore, simbol kulturor dhe kapital identitar. Prandaj dhe \u00e7do vendim mbi administrimin e tij k\u00ebrkon transparenc\u00eb maksimale, konsensus publik dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi shtet\u00ebrore, element\u00eb q\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshje munguan duksh\u00ebm.<br \/>\nMarr\u00ebveshja p\u00ebr Butrintin (i) dob\u00ebsoi rolin e shtetit n\u00eb ruajtjen e pasurive strategjike, (ii) krijoi nj\u00eb model ku pasurit\u00eb publike trajtohen si projekte menaxheriale dhe jo si p\u00ebrgjegj\u00ebsi sovrane, si dhe (iii) z\u00ebvend\u00ebsoi transparenc\u00ebn publike me marr\u00ebveshje t\u00eb negociuara n\u00eb rreth t\u00eb ngusht\u00eb.<br \/>\nButrinti p\u00ebrfaq\u00ebson histori, identitet dhe kujtes\u00eb kolektive. Kur administrimi i nj\u00eb pasurie t\u00eb till\u00eb kalon jasht\u00eb kontrollit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb shtet\u00ebror, lind me t\u00eb drejt\u00eb nj\u00eb ndjesi humbjeje sovraniteti kulturor. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse cil\u00ebsimi \u201cgrabitje\u201d p\u00ebr marr\u00ebveshjen e Butrintit \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb, bazuar n\u00eb ndryshimet ligjore n\u00eb Ligjin \u201cP\u00ebr Trash\u00ebgimin\u00eb Kulturore\u201d t\u00eb vitit 2018, si perceptim politik dhe simbolik i nj\u00eb ligji q\u00eb \u00e7imentoi shk\u00ebputjen e Shtetit nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia kulturore dhe historike.<\/p>\n<p><strong>xxx<\/strong><br \/>\nPartia Demokratike ka k\u00ebrkuar interpelanc\u00eb urgjente me kryeministrin n\u00eb Kuvend, p\u00ebr k\u00ebrkesat e protestuesve. Ajo mb\u00ebshtet investimet e huaja, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb model zhvillimi, i cili kombinon investimet, pun\u00ebsimin dhe rritjen ekonomike, me mbrojtjen e pasurive natyrore dhe kulturore t\u00eb vendit.<br \/>\nT\u00eb gjitha nga k\u00ebrkesat e artikuluara gjat\u00eb protestave p\u00ebrkojn\u00eb me kuajt e betej\u00ebs p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Evropiane t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Sot rip\u00ebrcolla n\u00eb FaceBook p\u00ebr kujtes\u00eb diskutimin q\u00eb kam mbajtur m\u00eb 22 shkurt 2024, dit\u00ebn e miratimit t\u00eb ligjit-ku\u00e7ed\u00ebr p\u00ebr Zonat e Mbrojtura.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Dhjetra protestat e shp\u00ebrthyera n\u00eb vend n\u00eb 11 dit\u00ebt e fundit kund\u00ebr keq-qeverisjes dhe arroganc\u00ebs s\u00eb sektit Rama n\u00eb pushtet, duke marr\u00eb shkas dhun\u00ebn ndaj protestuesve n\u00eb Zv\u00ebrnec, kan\u00eb prodhuar nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb fuqishme rinore, e cila sot ka hyr\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e dhjet\u00eb t\u00eb protestave masive n\u00eb Tiran\u00eb. Protestuesit, krahas dor\u00ebheqjes &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":145042,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-145041","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145041","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=145041"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145041\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":145043,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145041\/revisions\/145043"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/145042"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=145041"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=145041"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=145041"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}