{"id":145087,"date":"2026-06-09T21:34:46","date_gmt":"2026-06-09T21:34:46","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=145087"},"modified":"2026-06-09T21:34:46","modified_gmt":"2026-06-09T21:34:46","slug":"rama-terhiqet-nga-protestat-vendimi-qe-ka-marre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/09\/rama-terhiqet-nga-protestat-vendimi-qe-ka-marre\/","title":{"rendered":"Rama t\u00ebrhiqet nga protestat\/ Vendimi q\u00eb ka marr\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Rama terhiqet nga protestat. Rama, paralajm\u00ebroi se s\u00eb shpejti do t\u00eb shfuqizohet Ligji p\u00ebr investimet strategjike nj\u00eb nga k\u00ebrkesat kryesore t\u00eb opozit\u00ebs dhe t\u00eb protestuesve.<\/p>\n<p>K\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr shfuqzimin e k\u00ebtij ligji e ka b\u00ebr\u00eb Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr media me gazetar\u00eb nga vendet e BE-s\u00eb, Rama tregoi arsyet e k\u00ebtij vendimi, q\u00eb sipas tij, nuk kan\u00eb lidhje me protestat q\u00eb po mbahen sa i p\u00ebrket projektit n\u00eb Zv\u00ebrnec, af\u00ebr Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cLigji kurr\u00eb nuk ka qen\u00eb i padrejt\u00eb, por gj\u00ebja e mir\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb do ta l\u00ebm\u00eb jasht\u00eb sepse e ka p\u00ebrmbushur misionin e vet. Nuk \u00ebsht\u00eb se po luftojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb se do t\u00eb themi q\u00eb vler\u00ebsimi [i BE-s\u00eb] \u00ebsht\u00eb i gabuar, thjesht do ta l\u00ebm\u00eb jasht\u00eb. Nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me asgj\u00eb \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb rrug\u00eb. Nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me asgj\u00eb q\u00eb sillet p\u00ebrreth k\u00ebsaj historie\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Mij\u00ebra njer\u00ebz po protestojn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb qytete t\u00eb tjera t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe n\u00eb disa shtete t\u00eb bot\u00ebs,\u00a0<a class=\"wsw__a\" href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/zverrneci-protesta-investimi-i-kushnerit\/33771895.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>duke kund\u00ebrshtuar<\/strong><\/a><strong>\u00a0<\/strong>punimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb resorti n\u00eb Zv\u00ebrnec, pran\u00eb Vlor\u00ebs, mes shqet\u00ebsimeve lidhur me ndikimin n\u00eb mjedis dhe mosmarr\u00ebveshjeve mbi pron\u00ebsin\u00eb e tok\u00ebs.<\/p>\n<p>Zv\u00ebrneci gjendet n\u00eb zon\u00eb t\u00eb mbrojtur q\u00eb \u00ebsht\u00eb habitat p\u00ebr flamingot, fokat dhe shumimin e breshkave t\u00eb detit. Flamingoja \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb simbol t\u00eb protestave, me demonstruesit q\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb duar zogjt\u00eb roz\u00eb dhe pankarta me mbishkrimin \u201cRevolucioni i Flamingos\u201d. Shfuqizimi i Ligjit p\u00ebr investimet strategjike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebrkesat e protestuesve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier tha p\u00ebr Radio Evropa e Lir\u00eb se \u201czgjatja e afatit t\u00eb funksionimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr investimet strategjike vazhdon t\u00eb ngrej\u00eb shqet\u00ebsime lidhur me ndikimet e mundshme mjedisore, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zonat e mbrojtura\u201d.<\/p>\n<p>KE-ja ka shprehur shqet\u00ebsim se projekti i planifikuar n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur Pish\u00eb Poro\u2013Nart\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ndikime mjedisore q\u00eb bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me procesin e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e mbrojti ligjin duke theksuar se ka ndihmuar q\u00eb shum\u00eb investime t\u00eb shkonin n\u00eb Shqip\u00ebri. Por, sipas tij, vendit nuk i duhet m\u00eb ky ligj sepse investitor\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj po shkojn\u00eb dhe nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr leht\u00ebsit\u00eb q\u00eb ofron ligji. Ai tha se po punohet p\u00ebr nj\u00eb ligj t\u00eb ri p\u00ebr investimet, bashk\u00eb me bllokun evropian.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb di\u00e7ka e shkruar qysh para shum\u00eb kohe dhe fundi i 2027-s \u00ebsht\u00eb vendosur aty [si afat], por mund ta b\u00ebjm\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb. Ligji i ri k\u00ebrkon koh\u00eb sepse Komisioni duhet ta shoh\u00eb. N\u00eb qoft\u00eb se ligji \u00ebsht\u00eb gati k\u00ebt\u00eb vit, do ta miratojm\u00eb k\u00ebt\u00eb vit\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr investimet strategjike u miratua n\u00eb vitin 2015 me nj\u00eb afat trevje\u00e7ar, por q\u00eb prej asaj kohe afati i funksionimit t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb gjasht\u00eb her\u00eb. Ligji ofron leht\u00ebsira procedurale, fiskale dhe administrative, investime publike, dh\u00ebnien e tok\u00ebs publike dhe nd\u00ebrhyrjen e shtetit p\u00ebr shpron\u00ebsim t\u00eb pron\u00ebs private, e t\u00eb tjera leht\u00ebsira p\u00ebr ata q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb statusin \u201cinvestitor\u00eb strategjik\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Prej kat\u00ebr vjet\u00ebsh, BE-ja n\u00eb raportet e progresit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb ka k\u00ebrkuar rishikimin e k\u00ebtij ligji. Dy vjet m\u00eb par\u00eb ambasadori i BE n\u00eb Tiran\u00eb u shpreh se ky ligj i jep status preferencial atyre q\u00eb konsiderohen investitor\u00eb strategjik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb pas p\u00ebrfitojn\u00eb tok\u00eb n\u00eb kushte shum\u00eb preferenciale ose ndonj\u00ebher\u00eb edhe me \u00e7mim shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, n\u00ebn \u00e7mimin e tregut. Ai kishte shprehur shqet\u00ebsimin se i gjith\u00eb procesi q\u00eb \u00e7on n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e investitor\u00ebve strategjik\u00eb \u00ebsht\u00eb disi jotransparent, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ligj ka pasur debate t\u00eb vazhdueshme edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi opozita dhe ekspert\u00ebt e kan\u00eb kund\u00ebrshtuar.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb 2024 Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb i dha statusin e investitorit strategjik kompanis\u00eb s\u00eb dh\u00ebndrit t\u00eb Donald Trumpit, Jared Kushner, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb resort luksoz n\u00eb ishullin e Sazanit.<\/p>\n<p>Komiteti p\u00ebr Investime Strategjike, q\u00eb udh\u00ebhiqet nga Rama, pranoi propozimin e kompanis\u00eb Atlantic Incubation Partners LLC, p\u00ebr projektin prej 45 hektar\u00ebsh n\u00eb ishullin e Sazanit. Projekti parasheh nj\u00eb investim prej 1.4 miliard eurosh. N\u00eb lidhje me projektin q\u00eb Kushner tha se do t\u00eb investonte n\u00eb Zv\u00ebrnec, Rama ka th\u00ebn\u00eb m\u00eb her\u00ebt se nuk ka pasur k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr status t\u00eb investitorit strategjik.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigjet e pyetjeve t\u00eb gazetar\u00ebve evropian\u00eb, Rama k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk ka asnj\u00eb projekt as p\u00ebr Sazanin dhe as p\u00ebr Zv\u00ebrnecin, por jan\u00eb vet\u00ebm ide apo vizione.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr Sazanin, nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb projekt, por marr\u00ebveshje sepse nuk po e shesim ishullin. Kurr\u00eb nuk kan\u00eb k\u00ebrkuar ta blejn\u00eb ishullin. Edhe po t\u00eb k\u00ebrkonin, ne kurr\u00eb nuk na ka shkuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00ebp\u00ebr mend alternativa p\u00ebr t\u00eb shitur ishullin. Ishulli ju p\u00ebrket shqiptar\u00ebve dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb pasuri e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Do t\u00eb ket\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb objektit\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Rama tha se Korporata Shqiptare e Investimeve \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb negociatat p\u00ebr t\u00eb pasur pjes\u00eb n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e investimit, duke theksuar se shteti shqiptar do t\u00eb fitoj\u00eb prej k\u00ebtij investimi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, sa i p\u00ebrket investimit n\u00eb Zv\u00ebrnec, Rama tha se kjo ide \u00ebsht\u00eb paraqitur dy vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cProjekti i Zv\u00ebrnecit si vizion, pra vizualisht \u00ebsht\u00eb paraqitur dy vjet m\u00eb par\u00eb nga nj\u00eb arkitekt q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte investuesit p\u00ebrpara sesa grupi t\u00eb b\u00ebhej m\u00eb i madh. Kishte ca skica asokohe q\u00eb Jared [Kushner] i ka publikuar n\u00eb Twitter-in e vet. Ato kurr\u00eb nuk erdh\u00ebn deri te ne, por u paraqit\u00ebn n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb, dhe meq\u00eb ra fjala, ajo skic\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e dendur me nd\u00ebrtim se sa \u00e7\u2019do t\u00eb jet\u00eb. Nuk pati asnj\u00eb lloj reagimi q\u00eb t\u00eb thoshte mos e prekni [Zv\u00ebrnecin]\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>Gazetar\u00ebt cituan ambasadorin e delegacionit t\u00eb BE n\u00eb Tiran\u00eb, Silvio Gonzato, t\u2019ju ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se projekti n\u00eb Zv\u00ebrnec \u00ebsht\u00eb pezulluar, por Rama deklaroi se nuk ka projekt, ndaj nuk mund t\u00eb flitet as p\u00ebr pezullim dhe as p\u00ebr anulim.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb qoft\u00eb se e ka th\u00ebn\u00eb [ambasadori Gonzato] k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e ka gabim. Sepse nuk ka projekt t\u00eb pezulluar. \u00cbsht\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr sepse projekti nuk \u00ebsht\u00eb pezulluar kurr\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb anuluar kurr\u00eb sepse p\u00ebr s\u00eb pari nuk \u00ebsht\u00eb miratuar kurr\u00eb. Nuk anulon dot di\u00e7ka q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb miratuar. Nd\u00ebrsa flasim, puna vazhdon p\u00ebr hartimin e tij\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>P\u00ebr pezullim nd\u00ebrtimesh foli nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb edhe z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier. Ai tha se Ministria e Mjedisit n\u00eb Shqip\u00ebri u ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur bashk\u00ebbiseduesve evropian\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb takimi online se punimet e nd\u00ebrtimit jan\u00eb pezulluar dhe se p\u00ebr projektin do t\u00eb kryhet nj\u00eb vler\u00ebsim i plot\u00eb i mdikimit n\u00eb mjedis, n\u00eb konsultim me shoq\u00ebrin\u00eb civile.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rama terhiqet nga protestat. Rama, paralajm\u00ebroi se s\u00eb shpejti do t\u00eb shfuqizohet Ligji p\u00ebr investimet strategjike nj\u00eb nga k\u00ebrkesat kryesore t\u00eb opozit\u00ebs dhe t\u00eb protestuesve. K\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr shfuqzimin e k\u00ebtij ligji e ka b\u00ebr\u00eb Bashkimi Evropian. Gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr media me gazetar\u00eb nga vendet e BE-s\u00eb, Rama tregoi arsyet e k\u00ebtij vendimi, q\u00eb sipas &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":145088,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-145087","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145087","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=145087"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145087\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":145089,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145087\/revisions\/145089"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/145088"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=145087"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=145087"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=145087"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}