{"id":145146,"date":"2026-06-10T12:22:06","date_gmt":"2026-06-10T12:22:06","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=145146"},"modified":"2026-06-10T12:22:06","modified_gmt":"2026-06-10T12:22:06","slug":"berisha-asnje-deputet-i-pd-nuk-ka-votuar-pro-marreveshjes-per-dhenien-e-parkut-te-butrintit-privatit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/10\/berisha-asnje-deputet-i-pd-nuk-ka-votuar-pro-marreveshjes-per-dhenien-e-parkut-te-butrintit-privatit\/","title":{"rendered":"Berisha: Asnj\u00eb deputet i PD nuk ka votuar pro marr\u00ebveshjes p\u00ebr dh\u00ebnien e Parkut t\u00eb Butrintit privatit"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, asnj\u00eb deputet i Partis\u00eb Demokratike nuk ka votuar pro marr\u00ebveshjes p\u00ebr dh\u00ebnien e Parkut t\u00eb Butrintit privatit.<\/p>\n<p><strong>Berisha:<\/strong> K\u00ebtu lindi p\u00ebrplasja ime, p\u00ebrplasja jon\u00eb me Edi Ram\u00ebn por edhe me fondacionin q\u00eb u krijua.<br \/>\nTani ky ligj erdhi si nj\u00eb marr\u00ebveshje e mbyllur, pa tekst publik n\u00eb parlament.<br \/>\nDeputetja Zhupa pamund\u00ebsoi me q\u00ebndrimin e saj dhe t\u00eb grupit t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb zhvillimin e seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me ministren Elva Margariti dhe e detyroi q\u00eb t\u00eb mblidhej kryesia e parlamentit.<br \/>\nDuhet t&#8217;i themi gj\u00ebrat nj\u00eb nga nj\u00eb.<br \/>\nT\u00eb mblidhej Konferenca e Kryetar\u00ebve dhe t\u00eb k\u00ebrkonte tekstin e marr\u00ebveshjes, nuk e dor\u00ebzonte tekstin e marr\u00ebveshjes. A e keni par\u00eb ju tekstin e marr\u00ebveshjes me Mogherinin? Jo, sekret.<br \/>\nEdhe k\u00ebt\u00eb nuk e dor\u00ebzonte. Marr\u00ebveshja i jep p\u00ebr 10 vite administrim Butrintin AADF-s\u00eb e cila krijon fondacionin p\u00ebr menaxhimin e Butrintit, n\u00eb t\u00eb cilin kombi, Shqip\u00ebria dhe shteti p\u00ebrfaq\u00ebsohen nga Elva Margariti.<br \/>\nImagjinoni ju tani a thoni, q\u00eb s&#8217;dihet se ku \u00ebsht\u00eb ajo n\u00eb qoft\u00eb se s&#8217;\u00ebsht\u00eb emigrante sot diku. Un\u00eb k\u00ebt\u00eb di q\u00eb ka ik n\u00eb emigracion. Po kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. Pakic\u00eb, shteti n\u00eb mbrojtjen e nj\u00eb nga pasurive m\u00eb p\u00ebrrallore q\u00eb ka kjo tok\u00eb dhe tokat e tjera.<br \/>\nProjektligji \u00ebsht\u00eb shqyrtuar n\u00eb Komisionin p\u00ebr Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik me dat\u00ebn 26 prill 2022. Komisionin p\u00ebr Politik\u00ebn e Jashtme me dat\u00ebn 10 maj 2022. Komisionin p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Ligjore, Administrat\u00ebn Publike dhe t\u00eb Drejtat e Njeriut me dat\u00ebn 13 maj 2022.<br \/>\nN\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e komisioneve p\u00ebr dh\u00ebnie mendimi, si dhe n\u00eb Komisionin e Ekonomis\u00eb dhe Financave si komision p\u00ebrgjegj\u00ebs m\u00eb 17 maj 2022. N\u00eb t\u00eb gjitha komisionet, pa asnj\u00eb p\u00ebrjashtim, deputetja Zhupa dhe deputet\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb mbajtur q\u00ebndrim kund\u00ebr projektligjit.<br \/>\nKund\u00ebr projektligjit.<br \/>\nTre, jan\u00eb k\u00ebrkuar dy interpelanca me ministren Margariti nga deputetja Zhupa.<br \/>\nNj\u00ebra u realizua me 9 qershor 2022 p\u00ebr marr\u00ebveshjen koncesionare, nd\u00ebrsa tjetra u refuzua me dat\u00ebn 8 tetor 2022 dhe kishte si objekt bordin e administrimit dhe q\u00ebndrimet antishqiptare t\u00eb disa punonj\u00ebsve aty.<br \/>\nPra u b\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje shum\u00eb e madhe, shum\u00eb e p\u00ebrgjegjshme. Kat\u00ebr, jasht\u00eb selis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike deputetja Zhupa ka organizuar pes\u00eb tryeza me shoq\u00ebrin\u00eb civile, me arkeolog\u00eb.<br \/>\nDhe un\u00eb dua t\u00eb fal\u00ebnderoj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt arkeolog\u00ebt, por n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe n\u00eb ve\u00e7anti nj\u00eb avokat t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb fush\u00eb, profesor Apollon Ba\u00e7en, i cili t\u00eb gjith\u00eb autoritetin, reputacionin, dijet e tij i vuri ato koh\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesit publik t\u00eb shqiptar\u00ebve.<br \/>\nPra 5 tryeza p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Nj\u00eb tryez\u00eb u zhvillua edhe nga kryetari i partis\u00eb Sali Berisha n\u00eb Hotel Rogner po p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, n\u00eb mbrojtje.<br \/>\nPes\u00eb, me 23 maj 2022 kuvendi miratoi marr\u00ebveshjen p\u00ebr menaxhimin e Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit me 75 vota pro, 18 kund\u00ebr dhe 1 abstenim. Asnj\u00eb deputet i Partis\u00eb Demokratike nuk ka votuar pro marr\u00ebveshjes. Zero!<br \/>\nKa patur, meqen\u00ebse fatet ishin t\u00eb atilla q\u00eb ishim t\u00eb ndar\u00eb, q\u00eb nj\u00eb grup votoi totalisht kund\u00ebr, t\u00eb tjer\u00ebt s&#8217;mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb votim apo abstenuan, por nuk ka asnj\u00eb vot\u00eb demokrati n\u00eb at\u00eb marr\u00ebveshje. Asnj\u00eb! Asnj\u00eb!<br \/>\nAbstenimi \u00ebsht\u00eb i Pandeli Majkos i grupit socialist. Nuk kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb votim Niko Kuria. I p\u00ebrg\u00ebzoj t\u00eb dy. Ata t\u00eb dy nuk jan\u00eb m\u00eb deputet\u00eb. Po si jan\u00eb? I ka l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb, se dhe e paguajn\u00eb \u00e7mimin, se harrojn\u00eb ata, ne s&#8217;po kujtojm\u00eb se s&#8217;paguam ne \u00e7mim p\u00ebr q\u00ebndrimet q\u00eb mbajt\u00ebm, por ne jemi krenar\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin q\u00eb paguam edhe do paguajm\u00eb. Po absolutisht!<br \/>\nGjasht\u00eb, me 1 qershor t\u00eb 2022 deputetja Ina Zhupa i d\u00ebrgon nj\u00eb let\u00ebr dhe zhvilloi nj\u00eb takim zyrtar me Presidentin e Republik\u00ebs Ilir Meta, duke k\u00ebrkuar mosdekretimin e k\u00ebtij ligji dhe duke renditur shkeljet e r\u00ebnda kushtetuese mbasi ligji binte n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn dhe me Konvent\u00ebn e Parisit.<br \/>\nPresidenti i Republik\u00ebs, me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb, me dekret num\u00ebr 13703 me dat\u00ebn 26.2022 vendos t\u00eb kthej\u00eb ligjin p\u00ebr rishqyrtim n\u00eb parlament.<br \/>\nPas k\u00ebsaj Neroni, barbari i trash\u00ebgimis\u00eb kulturore t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe mjedisore e voton ligjin n\u00eb parlament me votat e tij dhe me 29 korrik e voton me urgjenc\u00eb Fletorja Zyrtare p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb fuqi.<br \/>\nMe 14 n\u00ebntor Ina Zhupa me firmat e 36 deputet\u00ebve i drejtohet Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr ligjin fam\u00ebzi. U zhvilluan 6 seanca n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Mb\u00ebrriti dhe raporti nga UNESCO i cili mb\u00ebshteste pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb q\u00ebndrimet e opozit\u00ebs.<br \/>\nE fsheh\u00ebn raportin e UNESCO-s. Por e v\u00ebrteta, t\u00eb themi at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb, edhe Avokati i Popullit si i \u2018amikus kuria\u2019, edhe KLSH-ja mb\u00ebshtet\u00ebn argumentet e opozit\u00ebs.<br \/>\nMegjithat\u00eb Gjykata Kushtetuese me vot\u00ebn e fam\u00ebzez\u00ebs Olta Za\u00e7aj e rr\u00ebzoi padin\u00eb.<br \/>\nOlta Za\u00e7aj u shp\u00ebrblye p\u00ebr vot\u00ebn e saj kundra pasuris\u00eb publike shqiptare, trash\u00ebgimis\u00eb kulturore t\u00eb shqiptar\u00ebve me em\u00ebrimin e saj n\u00eb bordin e bank\u00ebs si zv\/guvernatore. E garantoj zonj\u00ebn se kjo vot\u00eb do ta ndjek\u00eb at\u00eb gjer n\u00eb dit\u00ebn e fundit.<br \/>\nSe e ka b\u00ebr\u00eb vot\u00ebn n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb postit q\u00eb ka marr\u00eb dhe duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb hetim k\u00ebtu. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me konflikt interesi, t\u00eb b\u00ebhen gati dosjet t\u00eb \u00e7ohet n\u00eb prokurori.<br \/>\nLigji num\u00ebr 27\/2018 p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb kulturore dhe muzet\u00eb. Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb shqyrtimit t\u00eb Butrintit zonja Zhupa vuri re q\u00eb ligji ku bazohej marr\u00ebveshja ishte vet\u00eb antikushtetuese dhe ato i referoheshin k\u00ebtij ligji. Duke qen\u00eb se kishin kaluar dy vjet, nuk \u00e7ohej dot m\u00eb n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese.<br \/>\nPartia Demokratike p\u00ebr fat t\u00eb keq e kishte b\u00ebr\u00eb gabimin e vet, q\u00eb s&#8217;dua ta p\u00ebrs\u00ebris kurr\u00eb m\u00eb, kishte djegur mandatet dhe s&#8217;kishte m\u00eb fuqi t&#8217;i drejtohej kujt.<br \/>\nDeputetja Zhupa paraqiti projektligj p\u00ebr t\u00eb hequr koncesionin nga ligji num\u00ebr 27\/2018 p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb kulturore dhe muzet\u00eb. Her\u00ebn e par\u00eb me 11 maj u diskutua n\u00eb komision por ai u la n\u00eb sirtar gjersa u rr\u00ebzua po n\u00eb komisione dhe nuk u votua n\u00eb parlament.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, asnj\u00eb deputet i Partis\u00eb Demokratike nuk ka votuar pro marr\u00ebveshjes p\u00ebr dh\u00ebnien e Parkut t\u00eb Butrintit privatit. Berisha: K\u00ebtu lindi p\u00ebrplasja ime, p\u00ebrplasja jon\u00eb me Edi Ram\u00ebn por edhe me fondacionin q\u00eb u krijua. Tani ky ligj erdhi si nj\u00eb marr\u00ebveshje e mbyllur, pa tekst publik n\u00eb parlament. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":145147,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-145146","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145146","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=145146"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145146\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":145149,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145146\/revisions\/145149"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/145147"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=145146"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=145146"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=145146"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}