{"id":145160,"date":"2026-06-10T16:45:23","date_gmt":"2026-06-10T16:45:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=145160"},"modified":"2026-06-10T17:01:51","modified_gmt":"2026-06-10T17:01:51","slug":"vokshi-ne-epp-shqiperise-i-duhet-nje-qeveri-kujdestare-per-te-garantuar-zgjedhje-te-lira-dhe-te-barabarta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/10\/vokshi-ne-epp-shqiperise-i-duhet-nje-qeveri-kujdestare-per-te-garantuar-zgjedhje-te-lira-dhe-te-barabarta\/","title":{"rendered":"Vokshi n\u00eb EPP: Shqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb qeveri kujdestare p\u00ebr t\u00eb garantuar zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb barabarta"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">Deputetja e Partis\u00eb Demokratike, nj\u00ebherazi zv\/Presidente e EPP Women, Albana Vokshi, mori pjes\u00eb n\u00eb takimin dyditor t\u00eb Partis\u00eb Popullore Europiane (EPP) n\u00eb Sarajev\u00eb, kushtuar t\u00eb ardhmes europiane t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor zhvilluar n\u00eb Sarajev\u00eb.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Takimi mblodhi Kryeministra, Ministra, drejtues t\u00eb partive simotra t\u00eb EPP-s\u00eb, deputet\u00eb dhe zyrtar\u00eb europian\u00eb nga rajoni p\u00ebr t\u00eb diskutuar procesin e zgjerimit t\u00eb Bashkimit Europian dhe sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrballen vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb aktivitetit, Vokshi mori pjes\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn e rrumbullak\u00ebt t\u00eb EPP-s\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor me tem\u00eb \u2018United for EU Integration: The EPP\u2019s Next Steps\u2019, ku paraqiti shqet\u00ebsimet e opozit\u00ebs shqiptare lidhur me gjendjen e demokracis\u00eb dhe procesin zgjedhor n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e saj, ajo theksoi se Shqip\u00ebris\u00eb i nevojitet nj\u00eb qeveri kujdestare p\u00ebr t\u00eb garantuar zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb barabarta. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb domosdoshm\u00ebri demokratike pasi gjith\u00e7ka fillon nga zgjedhjet.<\/p>\n<p>Duke iu referuar gjetjeve t\u00eb raportit p\u00ebrfundimtar t\u00eb ODIHR-it p\u00ebr zgjedhjet parlamentare, si dhe konkluzioneve t\u00eb AFET, IBAR dhe institucioneve t\u00eb tjera europiane, Vokshi theksoi se Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb p\u00ebrballet me kushte thell\u00ebsisht t\u00eb pabarabarta t\u00eb konkurrenc\u00ebs politike p\u00ebr shkak t\u00eb sistemit parti-shtet, keqp\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve publike dhe rrjeteve t\u00eb gjera t\u00eb patronazhist\u00ebve dhe ndikimit t\u00eb krimit.<\/p>\n<p>Vokshi ngriti gjithashtu shqet\u00ebsimin p\u00ebr dob\u00ebsimin e standardeve demokratike, korrupsionin n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb qeverisjes dhe munges\u00ebn e kontrollit dhe balanc\u00ebs s\u00eb pushteteve. Ajo u ndal ve\u00e7an\u00ebrisht te rasti i ish-zv\/kryeministres Belinda Balluku, e cila p\u00ebrballet me 11 akuza zyrtare p\u00ebr abuzim me rreth 1.2 miliard\u00eb euro, si dhe te mbrojtja politike q\u00eb, sipas saj, i \u00ebsht\u00eb ofruar k\u00ebtij korrupsioni nga shumica socialiste.<\/p>\n<p>Ajo ngriti gjithashtu shqet\u00ebsimin p\u00ebr ndikimin e ekonomis\u00eb informale, pastrimit t\u00eb parave dhe dep\u00ebrtimit t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00eb ekonomi dhe politik\u00eb, duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb nj\u00eb alarm jo vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, por edhe p\u00ebr vendet e Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Vokshi rikonfirmoi mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb Bashkimin Europian. Partia Demokratike ka qen\u00eb dhe mbetet nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse e pal\u00ebkundur e integrimit europian, gj\u00eb e reflektuar edhe n\u00eb kontributin e saj p\u00ebr miratimin e rezolut\u00ebs parlamentare p\u00ebr procesin e integrimit europian.<\/p>\n<p>Vokshi mb\u00ebshteti gjithashtu propozimin e Kryeministrit kroat Andrej Plenkovi\u0107 q\u00eb, nd\u00ebrsa zgjerimi duhet t\u00eb mbetet nj\u00eb proces i bazuar n\u00eb merit\u00eb, ai duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet edhe n\u00eb nj\u00eb kalendar t\u00eb qart\u00eb me afate t\u00eb mir\u00ebp\u00ebrcaktuara.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare, ajo theksoi se asnj\u00eb proces integrimi nuk mund t\u00eb konsiderohet i plot\u00eb dhe i besuesh\u00ebm p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb vende si Shqip\u00ebria nuk garantojn\u00eb zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Vokshi u b\u00ebri thirrje partive simotra europiane t\u00eb rrisin presionin dhe t\u00eb mbajn\u00eb q\u00ebndrime m\u00eb t\u00eb qarta ndaj cenimit t\u00eb standardeve demokratike, minimit t\u00eb shtetit ligjor, korrupsionit qeveritar dhe partneritetit mes qeveris\u00eb dhe krimit t\u00eb organizuar n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ajo vler\u00ebsoi se k\u00ebrkesa p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira, transparenc\u00eb dhe llogaridh\u00ebnie tashm\u00eb shkon p\u00ebrtej opozit\u00ebs politike dhe p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb aspirat\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb brezit t\u00eb ri, i cili \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb protesta masive p\u00ebr nj\u00eb demokraci funksionale dhe nj\u00eb t\u00eb ardhme europiane.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e Partis\u00eb Demokratike, nj\u00ebherazi zv\/Presidente e EPP Women, Albana Vokshi, mori pjes\u00eb n\u00eb takimin dyditor t\u00eb Partis\u00eb Popullore Europiane (EPP) n\u00eb Sarajev\u00eb, kushtuar t\u00eb ardhmes europiane t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor zhvilluar n\u00eb Sarajev\u00eb. Takimi mblodhi Kryeministra, Ministra, drejtues t\u00eb partive simotra t\u00eb EPP-s\u00eb, deputet\u00eb dhe zyrtar\u00eb europian\u00eb nga rajoni p\u00ebr t\u00eb diskutuar procesin e zgjerimit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":145174,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-145160","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145160","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=145160"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145160\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":145162,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145160\/revisions\/145162"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/145174"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=145160"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=145160"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=145160"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}