{"id":145219,"date":"2026-06-11T09:20:34","date_gmt":"2026-06-11T09:20:34","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=145219"},"modified":"2026-06-11T09:20:34","modified_gmt":"2026-06-11T09:20:34","slug":"xhaferri-aeroporti-i-vlores-po-fundos-ekonomine-qeveria-po-e-con-vendin-drejt-arbitrazhit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/11\/xhaferri-aeroporti-i-vlores-po-fundos-ekonomine-qeveria-po-e-con-vendin-drejt-arbitrazhit\/","title":{"rendered":"Xhaferri: Aeroporti i Vlor\u00ebs po fundos ekonomin\u00eb, qeveria po e \u00e7on vendin drejt arbitrazhit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb foltoren e Kuvendit gjat\u00eb seanc\u00ebs plenare, deputeti i PD, Besart Xhaferri, u shpreh se Aeroporti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Vlor\u00ebs po mbahet peng nga shteti dhe Policia e Shtetit, duke rrezikuar jo vet\u00ebm investimin strategjik, por edhe ekonomin\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>Ai theksoi se qeveria ka refuzuar t\u00eb jap\u00eb llogari n\u00eb Kuvend, duke e justifikuar bllokimin thjesht si nj\u00eb \u201cmosmarr\u00ebveshje tregtare mes ortak\u00ebsh\u201d. Xhaferri shtoi se nd\u00ebrhyrja e institucioneve shtet\u00ebrore ka penguar investitorin kryesor t\u00eb administroj\u00eb pron\u00ebn e tij, edhe pas nj\u00eb vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb q\u00eb i rivendosi t\u00eb drejtat.<\/p>\n<p><strong>Xhaferri:<\/strong> Sot po marr fjal\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ministri vendosi t\u00eb mos e lejoj\u00eb t\u00eb diskutohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb. K\u00ebrkova nj\u00eb interpelanc\u00eb urgjente me t\u00eb p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar n\u00eb Aeroportin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs. K\u00ebrkova q\u00eb ministri t\u00eb vinte para Kuvendit dhe t\u2019u jepte p\u00ebrgjigje qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Por p\u00ebrgjigjja q\u00eb mora ishte refuzimi.<\/p>\n<p>Arsyeja, sipas ministris\u00eb, \u00ebsht\u00eb se kjo qenka thjesht nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje tregtare mes ortak\u00ebsh dhe se diskutimi i saj mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb proceset gjyq\u00ebsore n\u00eb zhvillim.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar koleg\u00eb, n\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje private mes ortak\u00ebsh, at\u00ebher\u00eb kam disa pyetje shum\u00eb t\u00eb thjeshta.<\/p>\n<p>Pse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb Ministria e Infrastruktur\u00ebs? Pse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb Policia e Shtetit? Pse flitet p\u00ebr nd\u00ebrprerje t\u00eb nj\u00eb kontrate koncesionare? Pse po rrezikohet funksionimi i nj\u00eb aeroporti nd\u00ebrkomb\u00ebtar? Pse po rrezikohet ekonomia e nj\u00eb rajoni t\u00eb t\u00ebr\u00eb? Dhe, mbi t\u00eb gjitha, pse po rrezikon Shqip\u00ebria t\u00eb p\u00ebrballet me arbitrazh nd\u00ebrkomb\u00ebtar?<\/p>\n<p>Sepse k\u00ebto nuk jan\u00eb karakteristika t\u00eb nj\u00eb konflikti privat. K\u00ebto jan\u00eb karakteristika t\u00eb nj\u00eb problemi q\u00eb prek drejtp\u00ebrdrejt interesin publik dhe interesin komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb jem shum\u00eb i qart\u00eb. Un\u00eb nuk k\u00ebrkova nga ministri t\u00eb komentoj\u00eb vendimet e gjykatave. Nuk k\u00ebrkova t\u00eb nd\u00ebrhyj n\u00eb drejt\u00ebsi. Nuk k\u00ebrkova t\u00eb ndikoj proceset gjyq\u00ebsore. K\u00ebrkova vet\u00ebm llogari. K\u00ebrkova t\u00eb dij\u00eb publiku pse aeroporti nuk po operon. Pse vazhdon bllokimi? \u00c7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Ministria p\u00ebr t\u00eb zgjidhur situat\u00ebn? \u00c7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Policia e Shtetit? Sa \u00ebsht\u00eb kostoja ekonomike e k\u00ebsaj situate? Dhe sa \u00ebsht\u00eb rreziku q\u00eb nes\u00ebr shqiptar\u00ebt t\u00eb p\u00ebrballen me nj\u00eb fatur\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb arbitrazhi?<\/p>\n<p>K\u00ebto nuk jan\u00eb pyetje p\u00ebr gjykatat. K\u00ebto jan\u00eb pyetje p\u00ebr qeverin\u00eb. Dhe fakti q\u00eb qeveria refuzon t\u2019u p\u00ebrgjigjet \u00ebsht\u00eb, n\u00eb vetvete, alarmues.<\/p>\n<p>Sepse Aeroporti i Vlor\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani e zakonshme. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb biznes i zakonsh\u00ebm. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konflikt i zakonsh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga investimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme strategjike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr vite me radh\u00eb, shqiptar\u00ebve u \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se ky aeroport do t\u00eb transformoj\u00eb ekonomin\u00eb e jugut. Do t\u00eb sjell\u00eb turist\u00eb. Do t\u00eb sjell\u00eb investime. Do t\u00eb sjell\u00eb vende pune. Do t\u00eb sjell\u00eb zhvillim. Dhe mij\u00ebra njer\u00ebz i besuan k\u00ebtyre premtimeve.<\/p>\n<p>Hotelier\u00ebt investuan, operator\u00ebt turistik\u00eb investuan, restorantet investuan, familjet investuan, sip\u00ebrmarr\u00ebsit mor\u00ebn kredi, u nd\u00ebrtuan hotele, u nd\u00ebrtuan resorte, u nd\u00ebrtuan struktura turistike. Dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto investime u b\u00ebn\u00eb mbi nj\u00eb pritshm\u00ebri t\u00eb vetme: q\u00eb Aeroporti i Vlor\u00ebs do t\u00eb hapej; q\u00eb Aeroporti i Vlor\u00ebs do t\u00eb sillte m\u00eb shum\u00eb turist\u00eb; q\u00eb Aeroporti i Vlor\u00ebs do t\u00eb rriste ekonomin\u00eb e rajonit.<\/p>\n<p>Por sot aeroporti nuk operon. Sot aeroporti \u00ebsht\u00eb i bllokuar. Dhe \u00e7do dit\u00eb vones\u00eb ka nj\u00eb kosto reale: m\u00eb pak turist\u00eb, m\u00eb pak prenotime, m\u00eb pak t\u00eb ardhura, m\u00eb pak investime, m\u00eb pak vende pune.<\/p>\n<p>Dhe ky \u00ebsht\u00eb d\u00ebmi i par\u00eb q\u00eb po i shkaktohet ekonomis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Por, fatkeq\u00ebsisht, nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebmi m\u00eb i madh. D\u00ebmi m\u00eb i madh mund t\u00eb vij\u00eb nes\u00ebr nga arbitrazhi nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu dua t\u00eb ndalem te nj\u00eb fakt q\u00eb askush nuk po e diskuton.<\/p>\n<p>Sot po flasim p\u00ebr nj\u00eb kompani q\u00eb, sipas dokumenteve publike, zot\u00ebron 98% t\u00eb kuotave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb kompani q\u00eb ka financuar projektin, nj\u00eb kompani q\u00eb ka garantuar kredit\u00eb, nj\u00eb kompani q\u00eb ka mbajtur barr\u00ebn kryesore financiare t\u00eb aeroportit dhe nj\u00eb kompani q\u00eb \u00ebsht\u00eb penguar t\u00eb administroj\u00eb investimin e saj.<\/p>\n<p>Dhe absurdi b\u00ebhet edhe m\u00eb i madh kur kupton se, edhe n\u00eb skenarin m\u00eb t\u00eb pafavorsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kompani, sipas pretendimeve q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb procese t\u00eb ndryshme gjyq\u00ebsore, ajo do t\u00eb mbetej p\u00ebrs\u00ebri aksioneri kontrollues i aeroportit me 51%, pra shumic\u00ebn absolute t\u00eb kuotave.<\/p>\n<p>Prandaj, pyetja q\u00eb lind natyrsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb: Kush p\u00ebrfiton nga ky bllokim? Kush p\u00ebrfiton q\u00eb aeroporti t\u00eb mos p\u00ebrfundoj\u00eb? Dhe kush p\u00ebrfiton q\u00eb aeroporti t\u00eb mos operoj\u00eb? Kush p\u00ebrfiton q\u00eb investitori kryesor t\u00eb mos ushtroj\u00eb t\u00eb drejtat e tij?<\/p>\n<p>Sepse ajo q\u00eb po ndodh nuk \u00ebsht\u00eb normale.<\/p>\n<p>Kjo kompani u pengua, me pranin\u00eb dhe nd\u00ebrhyrjen e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, t\u00eb vazhdonte punimet. E nj\u00ebjta polici q\u00eb b\u00ebri sehir kur qytetari u mor zvarr\u00eb n\u00eb Zv\u00ebrnec. U pengua t\u00eb hynte n\u00eb kantier. U pengua t\u00eb p\u00ebrfundonte aeroportin. U pengua t\u00eb administronte investimin e saj.<\/p>\n<p>Dhe sot, edhe pasi ekziston nj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb q\u00eb ka rivendosur t\u00eb drejtat e vot\u00ebs s\u00eb aksionarit mazhoritar, situata vazhdon t\u00eb mbetet e bllokuar.<\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebri kemi pengesa, p\u00ebrs\u00ebri kemi mosveprim, p\u00ebrs\u00ebri kemi vonesa dhe p\u00ebrs\u00ebri kemi nj\u00eb aeroport q\u00eb nuk operon.<\/p>\n<p>Dhe kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht arsyeja pse kjo \u00e7\u00ebshtje nuk mund t\u00eb trajtohet si nj\u00eb konflikt privat.<\/p>\n<p>Sepse kur nj\u00eb investitor nuk lejohet t\u00eb administroj\u00eb investimin e tij, kur nj\u00eb aeroport mbahet peng p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb, kur vendimet e gjykatave nuk prodhojn\u00eb efektet q\u00eb duhet t\u00eb prodhojn\u00eb dhe kur policia b\u00ebhet faktor n\u00eb nj\u00eb konflikt q\u00eb duhet t\u00eb zgjidhet me ligj dhe jo me forc\u00eb, at\u00ebher\u00eb kemi nj\u00eb problem shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madh se nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje tregtare.<\/p>\n<p>Kemi nj\u00eb problem t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, kemi problem t\u00eb siguris\u00eb juridike, kemi problem t\u00eb klim\u00ebs s\u00eb investimeve.<\/p>\n<p>Sepse \u00e7far\u00eb mesazhi po i japim sot bot\u00ebs? \u00c7far\u00eb mesazhi po i japim investitor\u00ebve t\u00eb huaj? \u00c7far\u00eb mesazhi po i japim sip\u00ebrmarr\u00ebsve shqiptar\u00eb?<\/p>\n<p>Mesazhi q\u00eb po japim \u00ebsht\u00eb ky: Edhe n\u00ebse financon projektin, edhe n\u00ebse mban barr\u00ebn financiare, edhe n\u00ebse zot\u00ebron shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb aksioneve, edhe n\u00ebse fiton n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, prap\u00eb mund t\u00eb mos lejohesh t\u00eb administrosh investimin t\u00ebnd.<\/p>\n<p>N\u00ebse ky \u00ebsht\u00eb mesazhi q\u00eb po jep Shqip\u00ebria sot, at\u00ebher\u00eb d\u00ebmi m\u00eb i madh nuk do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm arbitrazhi.<\/p>\n<p>D\u00ebmi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb humbja e besimit.<\/p>\n<p>Sepse kapitali mund t\u00eb humbas\u00eb para dhe t\u2019i fitoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri. Por besimi i investitor\u00ebve, kur humbet, k\u00ebrkon vite p\u00ebr t\u2019u rikthyer. Dhe tani vijm\u00eb te arbitrazhi.<\/p>\n<p>Qeveria po sillet sikur ky rrezik nuk ekziston.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb foltoren e Kuvendit gjat\u00eb seanc\u00ebs plenare, deputeti i PD, Besart Xhaferri, u shpreh se Aeroporti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Vlor\u00ebs po mbahet peng nga shteti dhe Policia e Shtetit, duke rrezikuar jo vet\u00ebm investimin strategjik, por edhe ekonomin\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb rajonit. Ai theksoi se qeveria ka refuzuar t\u00eb jap\u00eb llogari n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":143460,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-145219","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145219","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=145219"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145219\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":145220,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145219\/revisions\/145220"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/143460"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=145219"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=145219"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=145219"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}