{"id":145325,"date":"2026-06-12T08:44:42","date_gmt":"2026-06-12T08:44:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=145325"},"modified":"2026-06-12T08:45:40","modified_gmt":"2026-06-12T08:45:40","slug":"protestat-ne-shqiperi-dw-qeveria-duhet-te-pyese-veten-pse","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/12\/protestat-ne-shqiperi-dw-qeveria-duhet-te-pyese-veten-pse\/","title":{"rendered":"Protestat n\u00eb Shqip\u00ebri\/ DW: Qeveria duhet t\u00eb pyes\u00eb veten \u201cPse?\u201c"},"content":{"rendered":"<p>Kur n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb maji, nj\u00eb qytetar n\u00eb Zv\u00ebrnec u t\u00ebrhoq zvarr\u00eb nga policia private, sepse po protestonte kund\u00ebr nd\u00ebrtimit t\u00eb resortit lukoz t\u00eb Jared Kushner dhe Ivanka Trump n\u00eb zon\u00eb, askush nuk i kishte menduar ngjarjet q\u00eb do t\u00eb pasonin m\u00eb pas dhe q\u00eb rrodh\u00ebn shum\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>24 or\u00eb m\u00eb von\u00eb, pasditen e 31 majit, nj\u00eb grupim qytetar\u00ebsh u grumbullua p\u00ebrpara Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb protestuar kund\u00ebr dhun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorur nga polic\u00ebt privat\u00eb dhe munges\u00ebn e reagimit nga policia e shtetit, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e s\u00eb cil\u00ebs ishin aty kur ndodhi ngjarja, por nuk nd\u00ebrhyn\u00eb. Kauza e mosreagimit policor u shnd\u00ebrrua brenda s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs nat\u00eb n\u00eb rebelim kund\u00ebr nd\u00ebrtimit t\u00eb resortit brenda zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur, nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb bukurat zona bregdetare n\u00eb Shqip\u00ebri, me nj\u00eb biodiversitet t\u00eb rrall\u00eb dhe plot flamingo.<\/p>\n<p>Pa asnj\u00eb logo politike, me organizim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile dhe aktiviz\u00ebm t\u00eb nisur n\u00eb rrjetet sociale, mij\u00ebra qytetar\u00eb i shtuan kauz\u00ebs mjedisore edhe nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb problemesh, mes shum\u00eb syresh: korrupsionin, varf\u00ebrin\u00eb, shpopullimin dhe arroganc\u00ebn qeveris\u00ebse.<\/p>\n<p>I ashtuquajturi \u201cRevolucioni Flamingo\u201d \u00ebsht\u00eb n\u00eb jav\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb tij dhe tani qytetar\u00ebt e kan\u00eb kthyer n\u00eb ritual protest\u00ebn para godin\u00ebs s\u00eb kryeministris\u00eb. Ata shkojn\u00eb aty me f\u00ebmij\u00eb, prind\u00ebr, miq dhe protestojn\u00eb dhe marshojn\u00eb paq\u00ebsisht. Refuzojn\u00eb siglat politike, si majtas ashtu edhe djathtas, dhe k\u00ebrkojn\u00eb pezullimin e projektit n\u00eb Zv\u00ebrnec e Sazan dhe dor\u00ebheqjen e qeveris\u00eb Rama. Nga ana e tij kryeministri Edi Rama deklaron se asnj\u00ebra prej tyre s\u2019do t\u00eb ndodh\u00eb, pasi vet\u00ebm nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb ai u vot\u00ebbesua n\u00eb zgjedhjet parlamentare.<\/p>\n<p><strong>Pse pik\u00ebrisht tani?<\/strong><\/p>\n<p>Iliriana Gjoni nga qendra k\u00ebrkimore \u201cCarnegie Europe\u201d me seli n\u00eb Bruksel, organizat\u00eb e cila hulumton \u04ab\u00ebshtjet e politik\u00ebs s\u00eb jashtme dhe siguris\u00eb europiane, thot\u00eb se \u201c\u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht interesant momenti n\u00eb t\u00eb cilin po ndodhin k\u00ebto protesta\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Shqip\u00ebri, shum\u00eb nga debatet q\u00eb po zhvillohen sot mbi konsultimin publik, transparenc\u00ebn, mbrojtjen e mjedisit dhe cil\u00ebsin\u00eb e qeverisjes, lidhen ngusht\u00eb me standardet q\u00eb vendi ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb zbatoj\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Europian.Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, protestat duhen par\u00eb me maturi dhe respekt. N\u00eb nj\u00eb demokraci funksionale, tubimet paq\u00ebsore dhe shprehja e pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb qytetare nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr stabilitetin. P\u00ebrkundrazi, ato jan\u00eb pjes\u00eb e mekanizmave p\u00ebrmes t\u00eb cil\u00ebve shoq\u00ebrit\u00eb korrigjojn\u00eb veten, forcojn\u00eb institucionet dhe nd\u00ebrtojn\u00eb besim mes qytetar\u00ebve dhe shtetit\u201d -thot\u00eb ajo n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Deutsche Welle.<\/p>\n<p>P\u00ebr Ivaylo Dinev, nga Qendra p\u00ebr Studime Nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe Europ\u00ebn Lindore (ZOiS) me seli n\u00eb Berlin, \u201ck\u00ebto protesta jan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb rinegociuar kontrat\u00ebn sociale\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr Deutsche Welle, studiuesi Dinev analizon se protestat nuk duhen par\u00eb vet\u00ebm si nj\u00eb reagim ndaj nj\u00eb projekti t\u00eb vet\u00ebm, por si pjes\u00eb e nj\u00eb beteje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb duhet t\u2019i kuptojm\u00eb slogane t\u00eb tilla, si \u201cShqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb shitje\u201d. Protestuesit argumentojn\u00eb se interesi m\u00eb i gjer\u00eb publik, n\u00eb vend t\u00eb interesave t\u00eb ngushta t\u00eb elitave politike dhe ekonomike, duhet t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb rrug\u00ebn e vendit\u201d \u2013 thot\u00eb Dinev.<\/p>\n<p><strong>\u201cLufta hibride\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb pas nisjes s\u00eb protestave t\u00eb qytetar\u00ebve, kryeministri Edi Rama ka pretenduar p\u00ebr ndikim t\u00eb huaj q\u00eb ka dor\u00eb n\u00eb organizimin e protestave apo p\u00ebr \u201cluft\u00eb hibride\u201d t\u00eb orkestruar nga Irani.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ekspert\u00ebt nuk bien dakord me k\u00ebto pretendime.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rajonin ton\u00eb, akuzat p\u00ebr nd\u00ebrhyrje t\u00eb huaja shfaqen shpesh n\u00eb debatet politike, ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb mobilizimeve t\u00eb m\u00ebdha qytetare\u201d \u2013 shprehet Gjoni. Sipas saj, \u201c\u00e7do shtet duhet t\u00eb jet\u00eb vigjilent ndaj nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb jashtme dhe fushatave t\u00eb ndikimit\u201d. Megjithat\u00eb, kjo nuk i zhb\u00ebn kauzat e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201eN\u00ebse mij\u00ebra njer\u00ebz dalin n\u00eb rrug\u00eb, pyetja kryesore p\u00ebr \u00e7do qeveri demokratike nuk duhet t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm se kush mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga protestat, por edhe pse k\u00ebto protesta po rezonojn\u00eb me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Qytetar\u00ebt duhen trajtuar me respekt dhe seriozitet. P\u00ebrgjigjja m\u00eb e mir\u00eb ndaj pretendimeve p\u00ebr nd\u00ebrhyrje t\u00eb huaja nuk \u00ebsht\u00eb delegjitimimi i protestave, por transparenca, informacioni publik dhe institucione t\u00eb besueshme q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb besimin e qytetar\u00ebve\u201d \u2013 analizon studiuesja Gjoni nga \u201eCarnegie Europe\u201d.<\/p>\n<p>Dinev sjell n\u00eb v\u00ebmendje protestat e student\u00ebve n\u00eb Serbi dhe reagimin e qeveris\u00eb atje.<\/p>\n<p>\u201cPam\u00eb reagime t\u00eb ngjashme n\u00eb Serbi, ku p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e qeveris\u00eb fillimisht i paraqit\u00ebn demonstratat si p\u00ebrpjekje t\u00eb nxitura nga jasht\u00eb p\u00ebr t\u00eb destabilizuar vendin. L\u00ebvizja shqiptare bashkon qytetar\u00eb nga prejardhje t\u00eb ndryshme shoq\u00ebrore dhe orientime politike. M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, Shqip\u00ebria mbetet nj\u00eb nga shoq\u00ebrit\u00eb m\u00eb pro-europiane dhe pro-per\u00ebndimore n\u00eb Ballkan. K\u00ebrkesat qendrore q\u00eb dalin nga protestat kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt, llogaridh\u00ebnien dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin, n\u00eb vend t\u00eb riorganizimit gjeopolitik\u201d \u2013 analizon ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, \u201ek\u00ebto protesta sfidojn\u00eb nj\u00eb supozim t\u00eb p\u00ebrhapur gjer\u00ebsisht se inovacioni demokratik udh\u00ebton gjithmon\u00eb nga Per\u00ebndimi n\u00eb Lindje. Disa nga format m\u00eb krijuese t\u00eb mobilizimit n\u00eb Europ\u00eb, sot po dalin pik\u00ebrisht nga Ballkani\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u201cGen Z\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb prej vitit 2020, nj\u00eb nd\u00ebr fenomenet q\u00eb hulumtuesit e shkencave politike po studiojn\u00eb, jan\u00eb protestat e udh\u00ebhequra nga \u201cGen Z\u201d, ose ndryshe t\u00eb lindurit n\u00eb periudh\u00ebn 1997 \u2013 2012.<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb rajone t\u00eb bot\u00ebs, si n\u00eb Azin\u00eb Jugore, Amerik\u00ebn Latine apo Afrik\u00ebn Veriore, t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb organizohen p\u00ebrmes rrjeteve sociale dhe kryesisht TikTok, jan\u00eb ata q\u00eb po b\u00ebjn\u00eb revolucion n\u00eb organizimin e protestave masive, p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar regjimet n\u00eb vendet e tyre. S\u00eb fundi, dhe n\u00eb Europ\u00ebn Lindore e Ballkanin Per\u00ebndimor. Edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, rinia e k\u00ebtyre protestave duket se organizimin e b\u00ebn n\u00eb platformat sociale e ve\u04aban\u00ebrisht n\u00eb TikTok, platform\u00eb e pezulluar p\u00ebr gati nj\u00eb vit nga qeveria Rama n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb kaluara parlamentare gjat\u00eb 2025-\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cIdet\u00eb e protestave kap\u00ebrcejn\u00eb kufijt\u00eb\u201d \u2013 thekson Dinev, i cili n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij k\u00ebrkimore ka edhe p\u00ebrfshirjen e \u201cGen Z\u201d n\u00eb protestat e Bullgaris\u00eb, Serbis\u00eb dhe Hungaris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, ai mendon se vendi nuk po e p\u00ebrjeton p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb fenomen, duke risjell\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb student\u00ebt e dhjetorit t\u00eb vitebve \u201990 si dhe protestat e student\u00ebve n\u00eb vitin 2018.<\/p>\n<p>\u201eAjo q\u00eb po d\u00ebshmojm\u00eb sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb brez i ri rebel\u00ebsh q\u00eb po futen n\u00eb tradit\u00ebn e aktivizmit qytetar. Teksa Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb p\u00ebrballet me emigracion t\u00eb konsideruesh\u00ebm, ve\u00e7an\u00ebrisht midis t\u00eb rinjve, numri i madh i paprecedent\u00eb i protestuesve tregon se po v\u00ebrejm\u00eb nj\u00eb ndryshim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. T\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb po nxisin \u201cRevolucionin Flamingo\u201d, tani po zgjedhin t\u00eb ngren\u00eb z\u00ebrin, n\u00eb vend t\u00eb largimit. N\u00eb hulumtimin tim, un\u00eb p\u00ebrdor konceptin e \u201cdemokracis\u00eb protestuese\u201d p\u00ebr ta shpjeguar k\u00ebt\u00eb dhe mendoj se \u201cRevolucioni Flamingo\u201d \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb model. Ideja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. N\u00eb rajon, qytetar\u00ebt vazhdimisht ndiejn\u00eb se institucionet p\u00ebrfaq\u00ebsuese nuk i pasqyrojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mjaftueshme interesat e p\u00ebrbashk\u00ebta. Kur ndodh nj\u00eb ngjarje skandaloze, ata gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb drejtohen n\u00eb veprime masive kolektive. Me pak fjal\u00eb: njer\u00ebzit i b\u00ebjn\u00eb z\u00ebrat e tyre t\u00eb d\u00ebgjohen edhe n\u00eb rrug\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb qendrat e votimit. Pyetja tani \u00ebsht\u00eb se \u201c\u04aafar\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb pas? \u2013 argumenton Dinev.<\/p>\n<p><strong>\u04aafar\u00eb vjen m\u00eb pas?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Bullgari, protestat e organizuara nga Gen Z n\u00eb fundvitin e kaluar dhan\u00eb efekt brenda 3 jav\u00ebsh, me dor\u00ebheqjen e qeveris\u00eb. N\u00eb Serbi, student\u00ebt kan\u00eb k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen e qeveris\u00eb por deri tani ende pa rezultat. N\u00eb Shqip\u00ebri gjithashtu thirrjet p\u00ebr dor\u00ebheqjen e kryeministrit Rama jan\u00eb artikuluar q\u00eb nga nisja e protest\u00ebs, s\u00ebbashku me thirrjet \u201cRama n\u00eb burg, Berisha n\u00eb burg\u201d, duke k\u00ebrkuar nd\u00ebshkimin e t\u00eb gjith\u00eb klas\u00ebs politike t\u00eb k\u00ebtyre 36 viteve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebr Dinev, parashikimi i rezultateve \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb. Duke p\u00ebrmendur rastin e Bullgaris\u00eb, ai kujton se \u201cval\u00ebt e protestave n\u00eb Bullgari n\u00eb vitin 2020 \u00e7uan n\u00eb disa \u201cparti proteste\u201d, ose suksesi zgjedhor i partis\u00eb Tisza n\u00eb Hungari. Megjithat\u00eb, fuqia e l\u00ebvizjeve pa udh\u00ebheq\u00ebs q\u00ebndron n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb bashkuar njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe p\u00ebr t\u00eb parandaluar fushatat e shpifjes kund\u00ebr aktivist\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPyetja kryesore pas dit\u00ebve t\u00eb demonstratave masive n\u00eb rrug\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse protestat jan\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb m\u00ebdha. Pyetja tjet\u00ebr kryesore \u00ebsht\u00eb n\u00ebse kjo energji e papar\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb ndryshime t\u00eb q\u00ebndrueshme politike. Historia tregon se momentet e nj\u00eb mobilizimi t\u00eb till\u00eb krijojn\u00eb mund\u00ebsi, por k\u00ebto mund\u00ebsi rrall\u00eb mbeten t\u00eb hapura p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Prandaj, jav\u00ebt e ardhshme do t\u00eb jen\u00eb vendimtare\u201d \u2013 p\u00ebrfundon Dinev. \/DW<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb maji, nj\u00eb qytetar n\u00eb Zv\u00ebrnec u t\u00ebrhoq zvarr\u00eb nga policia private, sepse po protestonte kund\u00ebr nd\u00ebrtimit t\u00eb resortit lukoz t\u00eb Jared Kushner dhe Ivanka Trump n\u00eb zon\u00eb, askush nuk i kishte menduar ngjarjet q\u00eb do t\u00eb pasonin m\u00eb pas dhe q\u00eb rrodh\u00ebn shum\u00eb shpejt. 24 or\u00eb m\u00eb von\u00eb, pasditen &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":145088,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-145325","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145325","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=145325"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145325\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":145327,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145325\/revisions\/145327"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/145088"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=145325"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=145325"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=145325"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}