{"id":145334,"date":"2026-06-12T09:24:14","date_gmt":"2026-06-12T09:24:14","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=145334"},"modified":"2026-06-12T09:24:14","modified_gmt":"2026-06-12T09:24:14","slug":"ish-ministri-i-ps-rama-u-vrau-shqiptareve-te-ardhmen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/12\/ish-ministri-i-ps-rama-u-vrau-shqiptareve-te-ardhmen\/","title":{"rendered":"Ish-ministri i PS: Rama u vrau shqiptar\u00ebve t\u00eb ardhmen!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Arben MALAJ<\/strong><\/p>\n<p>Pse kurr\u00eb nuk do t\u00eb pranoja asnj\u00eb vler\u00ebsim nga Edi Rama?<\/p>\n<p>Sepse ai leht\u00ebsoi kriminalizimin e politik\u00ebs dhe ekonomis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb debat individ\u00ebsh, por nj\u00eb ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor i modeleve.<\/p>\n<p>Ja 12 argumentet dhe faktet kryesore e t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme: (I) Kriminalizimi i politik\u00ebs<\/p>\n<p>1. R\u00ebnia e vlerave progresiste dhe braktisja e pun\u00ebtor\u00ebve \u2013 N\u00eb vitin 1991 zgjodha me vet\u00ebdije Partin\u00eb Socialiste dhe t\u00eb majt\u00ebn progresiste. Modeli yt ekonomik e ka b\u00ebr\u00eb Vlor\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, nd\u00ebrsa vlonjat\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr. Klasa e mesme dhe t\u00eb varfrit duhen mb\u00ebshtetur dhe jo braktisur. Ju u b\u00ebni thirrje bizneseve italiane t\u00eb vijn\u00eb k\u00ebtu sepse nuk ka sindikata, q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb e t\u2019i shfryt\u00ebzojn\u00eb barbarisht pun\u00ebtor\u00ebt shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>2. Asgj\u00ebsimi dhe betonizimi i Vlor\u00ebs \u2013 Ai nuk e do Vlor\u00ebn; i p\u00ebr\u00e7mon, i banalizon dhe i denigron kryetar\u00ebt e bashkis\u00eb q\u00eb personalisht i p\u00ebrzgjedh. Ka nj\u00eb hakmarrje primitive ndaj \u00e7do vlonjati q\u00eb nuk e n\u00ebnshtron dot \u2014 kujto tre kryetar\u00ebt e bashkis\u00eb Vlore dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Ka 16 vite q\u00eb e l\u00eb Vlor\u00ebn n\u00ebn tymin kancerogjen t\u00eb mbeturinave dhe pa bibliotek\u00eb. Do t\u00eb prish\u00ebsh p\u00ebr pallate \u201cShkoll\u00ebn Tregtare\u201d, emblem\u00ebn e qytetit. Po betonizon \u00e7do cep t\u00eb Vlor\u00ebs. Nga rritja e \u00e7mimeve pasurohen oligark\u00ebt, por varf\u00ebrohen bler\u00ebsit e sht\u00ebpive t\u00eb para, klasa e mesme dhe t\u00eb varfrit.<\/p>\n<p>3. Asgj\u00ebsimi modelin dhe trashgimnine inspiruese t\u00eb PS (199+1- 2005) Duke vrar\u00eb q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb mendimin e lir\u00eb dhe mendimin ndryshe, e ktheu PS-n\u00eb n\u00eb nj\u00eb parti jokushtetuese. I hoqi PS-s\u00eb modelin inspirues si partia e mendimit t\u00eb lir\u00eb, e mendimit ndryshe dhe e konkurrenc\u00ebs meritokratike.Trash\u00ebgimia e tij politike do t\u00eb jet\u00eb thell\u00ebsisht zhg\u00ebnjyese.<\/p>\n<p>4. Promovimi i element\u00ebve kriminal\u00eb ne politike dhe ekonomi. \u201cRilindja\u201d e tij u b\u00eb streh\u00eb e promovimit t\u00eb personave me CV kriminale si kryetar\u00eb bashkie dhe deputet\u00eb. \u201cRilindja\u201d rezulton t\u00eb ket\u00eb numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarve nga ligji i dekriminalizimit.<\/p>\n<p>(II) Nga demokracia funksionale n\u00eb \u201cmbret\u00ebri kryeministrore\u201d<\/p>\n<p>5. Deformimi i Republik\u00ebs Parlamentare \u2013 Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb jet\u00eb me Kushtetut\u00eb de jure nj\u00eb \u201crepublik\u00eb parlamentare\u201d dhe de facto nj\u00eb \u201cmbret\u00ebri kryeministrore\u201d. T\u00eb p\u00ebrzgjedhurit e tij personal\u00eb duhet t\u00eb ishin \u201cskllev\u00ebr vullnetar\u00eb\u201d. Ata tradhtojn\u00eb betimin kushtetues, pasi duhet t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe jo verb\u00ebrisht pangop\u00ebsis\u00eb p\u00ebr pushtet politik e ekonomik, deri n\u00eb kufijt\u00eb e kriminales.<\/p>\n<p>6. Vrasja e sistemit zgjedhor dhe demokracis\u00eb \u2013 Marr\u00ebveshja me Berish\u00ebn n\u00eb vitin 2008 p\u00ebr t\u00eb ndryshuar Kushtetut\u00ebn dhe sistemin politik e vrau demokracin\u00eb. Sot partit\u00eb politike jan\u00eb \u201cSHPK\u201d me pronar\u00eb\/kryetar\u00eb partish 100%. Ai nd\u00ebrtoj nj\u00eb sistem zgjedhor ku nj\u00eb socialist merr nj\u00eb mandat me 6,000 vota, nd\u00ebrsa partit\u00eb e tjera me 60,000 vota nuk marrin m\u00eb shum\u00eb se 2 mandate.<\/p>\n<p>7. Patronazhimi i administrat\u00ebs publike \u2013 Nga administrata publike u larguan njer\u00ebzit e arsimuar dhe me eksperienc\u00eb, duke u z\u00ebvend\u00ebsuar me patronazhist\u00eb t\u00eb paditur p\u00ebr qeverisjen, por t\u00eb pangopur p\u00ebr para. Kostot buxhetore t\u00eb largimeve t\u00eb paligjshme nga puna arrijn\u00eb n\u00eb qindra milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>8. Asgj\u00ebsimi i institucioneve llogaridh\u00ebnies dhe transparences. Ai nuk i do institucionet e forta. E p\u00ebr\u00e7mon parlamentin, e denigron dhe e banalizon debatin parlamentar. Agjenda e parlamentit dominohet nga ligjet e oligark\u00ebve dhe p\u00ebr oligark\u00ebt. Po heq asete kritike nga siguria komb\u00ebtare vet\u00ebm p\u00ebr pushtet personal absolut\/ Regjimi tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb demokraci hibride, me tendenca t\u00eb qarta autokratike deri n\u00eb neodiktatoriale.<\/p>\n<p>9. Mungesa e kultur\u00ebs shtetformuese \u2013 Ai nuk ka asnje qelize shtetformuese dhe institucionale. E ndryshon struktur\u00ebn e qeveris\u00eb disa her\u00eb brenda nj\u00eb mandati. I p\u00ebrzgjedh, i promovon, i shkarkon dhe i riafron ministrat q\u00eb t\u00eb mos krijojn\u00eb profil publik, dhe vet\u00ebm kur bindet se besnik\u00ebria e tyre \u00ebsht\u00eb e verb\u00ebr.<\/p>\n<p>10. Denigrimi i Sh\u00ebrbimit Diplomatik. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr\u00e7mues ndaj sh\u00ebrbimit ton\u00eb diplomatik, i cili kudo \u00ebsht\u00eb kolona jetike e \u00e7do shteti. I zgjedh, i promovon dhe i shkarkon diplomat\u00ebt vet\u00ebm sipas humorit. Shkel \u00e7do kod etik t\u00eb diplomacis\u00eb vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb jet\u00eb \u201cambasadori de facto\u201di Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb \u00e7do vend tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>11. Integrimi i paras\u00eb kriminale n\u00eb ekonomi \u2013 Toleroje dhe leht\u00ebsoj paran\u00eb kriminale n\u00eb ekonomi dhe politik\u00eb. Nuk do t\u00eb lodhem duke qart\u00ebsuar, edhe sipas studimeve, se: \u201cNuk ka asnj\u00eb individ, familje, biznes dhe aq m\u00eb pak nj\u00eb shtet q\u00eb mund t\u00eb zhvillohet apo t\u00eb pasurohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe t\u00eb sh\u00ebndetshme duke toleruar paran\u00eb kriminale.\u201d Qeveria juaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i \u201ckapjes s\u00eb shtetit\u201d, e akuzuar p\u00ebr pastrimin e miliarda eurove t\u00eb mafias nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>12. Gjobat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe d\u00ebmtimi i buxhetit. Do t\u00eb mbeteni n\u00eb historin\u00eb e e shtetit shqiptare si \u201cmbreti kryeministror\u201d q\u00eb i ka shkaktuar vendit kostot m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha buxhetore. Aksioni \u201cFundi i Marr\u00ebzis\u00eb\u201d ishte n\u00eb fakt \u201cFillimi i bab\u00ebzis\u00eb\u201d, p\u00ebr para kriminale. Deri tani i ka: vjedh\u201d buxhetit t\u00eb shtetit\/taksapaguesve rreth 1 miliard euro. Jua la rreth 1 miliard euro mafias se loj\u00ebrave te fatit. Nga vendimet e gjykatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si pasoj\u00eb e vendimeve hakmarr\u00ebse kund\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb, mediave t\u00eb pavarura, si dhe kompanive vendase e t\u00eb huaja, ka d\u00ebmtuar taksapaguesit e varf\u00ebr shqiptar\u00eb me rreth 350 deri n\u00eb 600 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ai do t\u00eb mbetet makiavelist q\u00eb drejton me moton: \u201cM\u00eb mir\u00eb t\u00eb m\u00eb ken\u00eb frik\u00eb sesa t\u00eb m\u00eb duan\u201d.<\/p>\n<p>Trash\u00ebgimia tij politike do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e zez\u00eb se hakmarrjet e tij primitive. Kjo sepse q\u00ebndrimet e tij jan\u00eb p\u00ebr\u00e7muese, denigruese dhe kriminalizuese ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve personal\u00eb, brenda PS-s\u00eb, biznesit, medias, protestuesve dhe shoq\u00ebris\u00eb civile.<\/p>\n<p>Por frika po mundet. Ai i vrau shqiptar\u00ebve t\u00eb ardhmen, shpres\u00ebn atdheun, i detyroi jo vet\u00ebm t\u00eb rinjt\u00eb ta braktisin vendin e tyre. m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb \u00e7do koh\u00eb tjet\u00ebr dhe se \u00e7do vend tjet\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Arben MALAJ Pse kurr\u00eb nuk do t\u00eb pranoja asnj\u00eb vler\u00ebsim nga Edi Rama? Sepse ai leht\u00ebsoi kriminalizimin e politik\u00ebs dhe ekonomis\u00eb shqiptare. Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb debat individ\u00ebsh, por nj\u00eb ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor i modeleve. Ja 12 argumentet dhe faktet kryesore e t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme: (I) Kriminalizimi i politik\u00ebs 1. R\u00ebnia e vlerave progresiste dhe braktisja &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":127651,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-145334","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145334","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=145334"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145334\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":145336,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145334\/revisions\/145336"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/127651"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=145334"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=145334"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=145334"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}