{"id":145370,"date":"2026-06-12T10:58:42","date_gmt":"2026-06-12T10:58:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=145370"},"modified":"2026-06-12T10:58:42","modified_gmt":"2026-06-12T10:58:42","slug":"berisha-shba-hoqi-sanksionet-per-mua-dhe-familjen-time-vendimi-eshte-marre-ne-interes-te-amerikes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/12\/berisha-shba-hoqi-sanksionet-per-mua-dhe-familjen-time-vendimi-eshte-marre-ne-interes-te-amerikes\/","title":{"rendered":"Berisha: SHBA hoqi sanksionet p\u00ebr mua dhe familjen time, vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb interes t\u00eb Amerik\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Anesti Bajramemaj, A2CNN:<\/strong> Zoti Berisha, kam dy pyetje. E para lidhur me lajmin q\u00eb erdhi nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr heqjen e sanksionit ndaj jush p\u00ebr lejimin e udh\u00ebtimit n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Nga komunikimi q\u00eb keni pasur me zyrtar\u00ebt e Shteteve t\u00eb Bashkuara, SHBA-ja ka hequr edhe akuzat ndaj jush, apo etiketimet n\u00eb at\u00eb koh\u00eb si minues demokracie dhe korrupsion madhor, apo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr pjes\u00ebn e lejimit t\u00eb udh\u00ebtimit n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb arsye specifike?<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> S\u00eb pari, dua t\u00eb fal\u00ebnderoj p\u00ebrzem\u00ebrsisht edhe nj\u00eb her\u00eb administrat\u00ebn e presidentit Trump dhe sekretarin Marco Rubio p\u00ebr korrigjimin e nj\u00eb padrejt\u00ebsie t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme, t\u00eb vendimit t\u00eb bazuar n\u00eb lobimin korruptiv t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe George Sorosit p\u00ebr ndalimin e hyrjes sime n\u00eb Shtetet e Bashkuara.<br \/>\nTani, dy gj\u00ebra do t\u00eb theksoj.<br \/>\nDepartamenti i Shtetit ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigjen m\u00eb t\u00eb qart\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00eb, \u00ebsht\u00eb hequr nga lista e atyre q\u00eb nuk mund t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara, ai dhe familjar\u00ebt e tij.<br \/>\nFamiljar\u00ebt e tij. Dhe persona t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb s&#8217;kan\u00eb lidhje me mua.<br \/>\nTani, edhe dje jua theksova.<br \/>\nSali Berisha s&#8217;ka qen\u00eb kurr\u00eb non-grata. Shpallja non-grata bazohet n\u00eb Konvent\u00ebn e Vjen\u00ebs. Kurse dizenjimi p\u00ebr mos-hyrje n\u00eb territorin e Shteteve t\u00eb Bashkuara ka n\u00eb baz\u00eb nj\u00eb ligj t\u00eb Kongresit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, pra \u00ebsht\u00eb ligj i brendsh\u00ebm.<br \/>\nK\u00ebtu le t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb. Pse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kjo ngat\u00ebrres\u00eb? \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kjo ngat\u00ebrres\u00eb sepse p\u00ebr shumic\u00ebn e njer\u00ebzve e mor\u00ebn t\u00eb till\u00eb dhe un\u00eb nuk kisha nd\u00ebrmend t\u00eb angazhohesha n\u00eb beteja semantike, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur un\u00eb po angazhohesha n\u00eb thelbin e \u00e7\u00ebshtjes.<br \/>\nThelbi i \u00e7\u00ebshtjes, zot\u00ebri, \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb Departamenti i Shtetit deklaroi: se Sali Berisha mund t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara, dhe ky vendim \u00ebsht\u00eb marr\u00eb p\u00ebr interesat e Shteteve t\u00eb Bashkuara. Pik\u00eb.<br \/>\nS\u00eb dyti, ky vendim nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr personin, por \u00ebsht\u00eb dhe p\u00ebr familjen e tij.<br \/>\n\u00c7do interpretim tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb i atyre q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb ushqehen me mashtrimet e veta. Nuk kam b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb lloj k\u00ebrkese, p\u00ebr asnj\u00eb lloj rrethane sh\u00ebndet\u00ebsore apo tjet\u00ebr, si\u00e7 duan t\u00eb mashtrojn\u00eb ata q\u00eb ushqehen me g\u00ebnjeshtrat e tyre.<br \/>\nKam b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, n\u00eb gjykat\u00eb kam shkuar. Rast unik n\u00eb historin\u00eb e planetit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, dhe nuk i jam drejtuar instancave shtet\u00ebrore pas ndryshimit t\u00eb administrat\u00ebs.<br \/>\nNuk i jam drejtuar, nuk u jam drejtuar para ndryshimit t\u00eb administrat\u00ebs, ndon\u00ebse un\u00eb kisha njohje personale, duke filluar nga kreu i asaj administrate tek punonj\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb. Por nuk e kam b\u00ebr\u00eb at\u00eb. Jo.<br \/>\nPra, kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. \u00c7do interpretim tjet\u00ebr, lexoni ato sqarime q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb Departamenti i Shtetit p\u00ebr nj\u00eb seri mediash shqiptare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Anesti Bajramemaj, A2CNN: Zoti Berisha, kam dy pyetje. E para lidhur me lajmin q\u00eb erdhi nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr heqjen e sanksionit ndaj jush p\u00ebr lejimin e udh\u00ebtimit n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Nga komunikimi q\u00eb keni pasur me zyrtar\u00ebt e Shteteve t\u00eb Bashkuara, SHBA-ja ka hequr edhe akuzat ndaj jush, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":145371,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-145370","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145370","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=145370"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145370\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":145373,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145370\/revisions\/145373"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/145371"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=145370"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=145370"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=145370"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}