{"id":145461,"date":"2026-06-13T11:11:28","date_gmt":"2026-06-13T11:11:28","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=145461"},"modified":"2026-06-13T11:11:28","modified_gmt":"2026-06-13T11:11:28","slug":"berisha-e-mbrojta-dinjitetin-tim-ne-gjykate-do-te-rikthehem-ne-shba-dhe-do-te-takoj-miqte-e-mi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/13\/berisha-e-mbrojta-dinjitetin-tim-ne-gjykate-do-te-rikthehem-ne-shba-dhe-do-te-takoj-miqte-e-mi\/","title":{"rendered":"Berisha: E mbrojta dinjitetin tim n\u00eb gjykat\u00eb, do t\u00eb rikthehem n\u00eb SHBA dhe do t\u00eb takoj miqt\u00eb e mi"},"content":{"rendered":"<p><strong>Albanian American:<\/strong> Doktor, heqja e sanksioneve p\u00ebr interes komb\u00ebtar t\u00eb SHBA, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb logjik\u00eb diplomatike e p\u00ebrdorur n\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta. E kemi par\u00eb tek Mandela apo tek Narendra Modi, kryeministri i Indis\u00eb. Pra, performanca nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore, por p\u00ebrdoret kur personi kontrollon nj\u00eb proces t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm politik, duhet t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb negociata dhe ka rol n\u00eb stabilitetin e vendit. Pra, n\u00eb lidhje me Mandel\u00ebn, arsyet e dizenjimit ishin t\u00eb ndryshme, por logjika diplomatike \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb si\u00e7 u pa m\u00eb von\u00eb. Mandela takoi presidentin e vendit, u konsiderua si aktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm politik dhe pati vizita t\u00eb shumta n\u00eb Uashington, derisa u shpall president. Po ashtu dhe Modi i Indis\u00eb. Ka di\u00e7ka q\u00eb nuk na e thoni? Pra, ndonj\u00eb ftes\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb q\u00eb lidhet me personin tuaj? Faleminderit.<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> Faleminderit shum\u00eb p\u00ebr pyetjen. Un\u00eb ndjehem shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs ndaj t\u00eb gjith\u00eb shqiptaro-amerikan\u00ebve dhe miqve t\u00eb mi amerikan\u00eb q\u00eb m\u00eb dhan\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb fuqishme.<br \/>\nPor duhet t\u00eb jemi realist\u00eb.<br \/>\nModi u hoq kur u b\u00eb kryeminist\u00ebr i vendit t\u00eb dyt\u00eb apo vendit t\u00eb par\u00eb m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb bot\u00eb n\u00eb popullat\u00eb.<br \/>\nMandela kur u b\u00eb simbol i q\u00ebndres\u00ebs njer\u00ebzore.<br \/>\nPor n\u00eb dallim nga t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, Sali Berisha zgjodhi nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr. Zgjodhi gjykat\u00ebn, padita p\u00ebr shpifje Sekretarin e Shtetit, i cili me vendimin e tij, pa asnj\u00eb baz\u00eb, l\u00ebndoi dinjitetin tim.<br \/>\nTani do k\u00ebrkoj durimin tuaj t&#8217;ju b\u00ebj nj\u00eb shpjegim. N\u00eb qoft\u00eb se kthehemi n\u00eb vitet &#8217;80, Sali Berisha ka qen\u00eb nj\u00eb kardiolog i apasionuar, shum\u00eb i apasionuar.<br \/>\nI dashuruar shum\u00eb pas profesionit t\u00eb tij, por ka qen\u00eb dhe nj\u00eb studiues me publikime origjinale serioze nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ka qen\u00eb pra nj\u00eb mjek me zero ambicie politike. Vendimi i Sali Berish\u00ebs p\u00ebr t&#8217;iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb regjimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute nuk kishte asnj\u00eb q\u00ebllim pushtetin.<br \/>\nSepse e dija mir\u00eb q\u00eb regjimi me t\u00eb cilin do t\u00eb p\u00ebrballesha, kishte \u00e7do fuqi q\u00eb brenda nj\u00eb minute t\u00eb m\u00eb tregonte vendin mua p\u00ebr gjithmon\u00eb.<br \/>\nPo at\u00ebher\u00eb pse e mora un\u00eb at\u00eb vendim? At\u00eb vendim e mora p\u00ebr dinjitetin tim. Duhet t\u00eb jem shum\u00eb i sinqert\u00eb. Sepse un\u00eb nuk mund t\u00eb pranoja m\u00eb at\u00eb duplicititetin, t\u00eb luajm\u00eb at\u00eb dupleks q\u00eb na ishte imponuar n\u00eb diktatur\u00eb, q\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb mendonim dhe t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb thoshim n\u00eb kolektiv.<br \/>\nNuk mund t\u00eb pranoja kurr\u00eb t\u00eb q\u00ebndroja indiferent, ta pranoja at\u00eb tirani urie, tiranin\u00eb e uris\u00eb q\u00eb nuk ekzistonte n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr ish-komunist si n\u00eb Shqip\u00ebri. Kur them tirani urie, un\u00eb jam mjek dhe un\u00eb konstatoja \u00e7do dit\u00eb s\u00ebmundjet e uris\u00eb kronike t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, e defi\u00e7itit proteinik.<br \/>\nNuk mund t\u00eb pranoja at\u00eb izolim t\u00eb tmerrsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb kombi, q\u00eb nuk e pranon izolimin. Pra, t\u00eb gjitha k\u00ebto s\u00eb bashku kishin t\u00eb b\u00ebnin me dinjitetin tim. Dhe un\u00eb \u00e7do dit\u00eb q\u00eb q\u00ebndroja n\u00eb duplicitet, nuk isha ai q\u00eb duhet t\u00eb isha.<br \/>\nDhe at\u00eb vendim e mora. Historia e zhvillimeve dihet m\u00eb von\u00eb. Por un\u00eb, q\u00ebndrimin tim, shkrimet e mia, prononcimet e mia kishin lidhje vet\u00ebm me nj\u00eb gj\u00eb: t\u00eb b\u00ebja at\u00eb q\u00eb s&#8217;kisha b\u00ebr\u00eb.<br \/>\nE v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se ai vendim m\u00eb mori disa vite mua. Nuk ishte vendim i leht\u00eb, t\u00eb jemi t\u00eb hapur miq. Kisha f\u00ebmij\u00eb, kompleksi i rrethanave familjare nuk m\u00eb lejoi q\u00eb ta merrja m\u00eb shpejt.<br \/>\nMund ta merrja, po p\u00ebr vete, po ama duhet t\u00eb mendoja n\u00eb kompleks.<br \/>\nKurse tani, kaq vite m\u00eb von\u00eb, pasi isha pothuajse krejt i t\u00ebrhequr nga jeta politike, p\u00ebrve\u00e7se interesit komb\u00ebtar, ai nuk l\u00ebshohet kurr\u00eb, gjer n\u00eb minut\u00ebn e fundit. Edhe n\u00eb varr po t\u00eb mundesh duhet ta mbrosh.<br \/>\nAsgj\u00eb tjet\u00ebr nuk merresha. Tani Edi Rama me mentorin e tij gjet\u00ebn si rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb skualifikuar mua, dizenjimin, nga njeriu q\u00eb m\u00eb kishte lavd\u00ebruar m\u00eb shum\u00eb se kushdo tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr luft\u00ebn e suksesshme kund\u00ebr korrupsionit.<br \/>\nAi \u00ebsht\u00eb. T\u00eb shihni shkoni merrni minutat e takimit tim kur ka qen\u00eb top-k\u00ebshilltar tek z\u00ebvend\u00ebspresidenti Biden.<br \/>\nK\u00ebshtu q\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb radh\u00eb duhet t\u00eb mbroja dinjitetin tim. Kisha b\u00ebr\u00eb nj\u00eb betej\u00eb ku kisha vendosur \u00e7do gj\u00eb timen n\u00eb funksion t\u00eb saj.<br \/>\nPor kjo nuk m\u00eb deshi vite, kjo m\u00eb deshi jo m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00eb ore. Dhe ne si shqiptar\u00eb q\u00eb kemi kult mikun, edhe mir\u00eb e kemi, kemi nj\u00eb th\u00ebnie: Zot mbrona nga miqt\u00eb, se nga armiqt\u00eb ruhemi vet\u00eb.<br \/>\nE kam th\u00ebn\u00eb at\u00ebher\u00eb, ja kam p\u00ebrs\u00ebritur vetes 100 her\u00eb dhe zgjodha gjykat\u00ebn, si rrug\u00ebn e nderit p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrballur. Kjo natyrisht zgjoi reaksione, un\u00eb jam i vet\u00ebdijsh\u00ebm.<br \/>\nPor un\u00eb ju siguroj se do shkoj n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe atje kam shum\u00eb miq dhe mezi pres t&#8217;i takoj, natyrisht n\u00eb koh\u00ebn t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr ta. Faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Albanian American: Doktor, heqja e sanksioneve p\u00ebr interes komb\u00ebtar t\u00eb SHBA, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb logjik\u00eb diplomatike e p\u00ebrdorur n\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta. E kemi par\u00eb tek Mandela apo tek Narendra Modi, kryeministri i Indis\u00eb. Pra, performanca nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore, por p\u00ebrdoret kur personi kontrollon nj\u00eb proces t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm politik, duhet t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":145448,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-145461","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145461","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=145461"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145461\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":145463,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145461\/revisions\/145463"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/145448"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=145461"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=145461"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=145461"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}