{"id":145782,"date":"2026-06-17T09:04:02","date_gmt":"2026-06-17T09:04:02","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=145782"},"modified":"2026-06-17T09:04:02","modified_gmt":"2026-06-17T09:04:02","slug":"parate-e-droges-ne-ndertim-balliu-spak-te-hetoje-edi-ramen-asnje-kulle-nuk-ngrihet-pa-firmen-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/17\/parate-e-droges-ne-ndertim-balliu-spak-te-hetoje-edi-ramen-asnje-kulle-nuk-ngrihet-pa-firmen-e-tij\/","title":{"rendered":"&#8220;Parat\u00eb e drog\u00ebs n\u00eb nd\u00ebrtim&#8221;\/ Balliu: SPAK t\u00eb hetoj\u00eb Edi Ram\u00ebn, asnj\u00eb kull\u00eb nuk ngrihet pa firm\u00ebn e tij!"},"content":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka ngritur s\u00ebrish shqet\u00ebsimin p\u00ebr sektorin e nd\u00ebrtimit n\u00eb vend, q\u00eb sipas selis\u00eb blu \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb lavatri\u00e7e gjigante p\u00ebr pastrimin e miliarda eurove t\u00eb gjeneruara nga kartelet e drog\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediet nga Kryesia e Kuvendit, deputeti i PD, Klevis Balliu hodhi akuza drejt qeveris\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb kryeministrin p\u00ebrgjegj\u00ebs kryesor p\u00ebr lejimin dhe favorizimin e k\u00ebsaj skeme kriminale q\u00eb po deformon r\u00ebnd\u00eb ekonomin\u00eb e vendit.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat e publikuara nga raporte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si ai i DASH 2025 dhe &#8220;Global Initiative&#8221;, Balliu tha se shifrat jan\u00eb alarmante, ku rreth 1.6 miliard\u00eb euro besohet t\u00eb jen\u00eb kanalizuar n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme vet\u00ebm n\u00eb periudh\u00ebn 2017-2019.<\/p>\n<p><strong>Deklarata<\/strong><\/p>\n<p>Kjo aleanc\u00eb mes pushtetit dhe krimit gjeneroi fitime marramend\u00ebse p\u00ebr kartelet e drog\u00ebs, duke krijuar nj\u00eb problem thelb\u00ebsor: ku do t\u00eb p\u00ebrfundonin miliardat e p\u00ebrfituara nga aktiviteti kriminal? P\u00ebrgjigjja ishte nd\u00ebrtimi. Partia Demokratike ka denoncuar prej vitesh p\u00ebrdorimin e sektorit t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe t\u00eb resorteve turistike si mekanizmin kryesor p\u00ebr pastrimin e parave t\u00eb drog\u00ebs. Ne nuk kemi folur me aludime. Kemi denoncuar me emra dhe mbiemra organizatat kriminale, kompani dhe individ\u00eb t\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb skem\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb heshtnin dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb heshtin edhe sot. Pak jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb opozit\u00ebs, k\u00ebrkova interpelanc\u00eb me kryeministrin Edi Rama p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e pastrimit t\u00eb parave te kullat dhe n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Kjo k\u00ebrkes\u00eb u refuzua duke mohuar transparenc\u00ebn dhe llogaridh\u00ebnien q\u00eb k\u00ebrkon Kushtetuta.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm kaq, por Edi Rama zgjodhi t\u00eb sulmoj\u00eb opozit\u00ebn dhe denoncimet tona duke pretenduar se po d\u00ebmtonin imazhin e sektorit t\u00eb nd\u00ebrtimit. Refuzimi i llogaridh\u00ebnies nuk u ndal me kaq. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e n\u00ebnkryetarit t\u00eb Komisionit p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare, kam k\u00ebrkuar gjithashtu zhvillimin e nj\u00eb seance d\u00ebgjimore me kryeministrin Edi Rama, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpjegime mbi pastrimin e parave t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit dhe mbi rolin e institucioneve shtet\u00ebrore n\u00eb k\u00ebt\u00eb fenomen. Edhe kjo k\u00ebrkes\u00eb u refuzua. Edi Rama zgjodhi t\u00eb mos paraqitet p\u00ebrpara komisionit parlamentar duke shmangur detyrimin e tij p\u00ebr llogaridh\u00ebnie dhe duke u fshehur nga pyetjet q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjigje. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht munges\u00eb respekti ndaj Kuvendit, kjo \u00ebsht\u00eb frika nga faktet.<\/p>\n<p>Sot faktet flasin vet\u00eb. Hetimet e fundit t\u00eb SPAK kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah qindra miliona euro q\u00eb dyshohet se jan\u00eb pastruar p\u00ebrmes sektorit t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe investimeve n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme, duke v\u00ebrtetuar pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb Partia Demokratike ka denoncuar prej vitesh. Raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare jan\u00eb po aq t\u00eb qarta. Raporti i DASH 2025 identifikon sektorin e nd\u00ebrtimit si nj\u00eb nga mekanizmat kryesor\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorur nga rrjetet kriminale shqiptare p\u00ebr pastrimin e parave. Raporti i Global Initiative Against Transnational Organized Crime vler\u00ebson se rreth 1.6 miliard\u00eb euro, para t\u00eb pista, jan\u00eb kanalizuar n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme gjat\u00eb viteve 2017-2019. 59% e kompanive q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb leje p\u00ebr nd\u00ebrtesa mbi 6 kate nuk dispononin kapacitetet financiare t\u00eb nevojshme p\u00ebr realizimin e projekteve. Vet\u00ebm rreth 22% e aktivitetit t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb vitin 2024 rezulton t\u00eb jet\u00eb financuar nga sistemi bankar.<\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb ekzistojn\u00eb djerrina, mij\u00ebra apartamente t\u00eb pabanuara, nd\u00ebrsa nd\u00ebrtimi vazhdon n\u00eb ritme rekord duke treguar se ky sektor nuk po udh\u00ebhiqet nga k\u00ebrkesa reale e tregut, por nga interesat e krimit t\u00eb organizuar. Kjo skem\u00eb ka prodhuar pasoja katastrofike p\u00ebr vendin. Ajo ka fuqizuar krimin e organizuar, ka deformuar ekonomin\u00eb, ka shkat\u00ebrruar konkurrenc\u00ebn e ndershme, ka rritur artificialisht \u00e7mimet e banesave dhe ka krijuar at\u00eb q\u00eb sot quhet me t\u00eb drejt\u00eb: brezi pa sht\u00ebpi, ku mij\u00ebra t\u00eb rinj shqiptar\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb blejn\u00eb nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb vendin e tyre. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00e7do hetim serioz duhet t\u00eb shkoj\u00eb deri tek p\u00ebrgjegj\u00ebsit politik\u00eb. \u00cbsht\u00eb e pamundur t\u00eb flitet p\u00ebr kulla shum\u00ebkat\u00ebshe, komplekse turistike dhe projekte gjigante nd\u00ebrtimi, pa folur p\u00ebr rolin e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Territorit dhe t\u00eb atij t\u00eb organit t\u00eb kryesuar nga Kryeministri Edi Rama. Asnj\u00eb kull\u00eb, asnj\u00eb resort strategjik dhe asnj\u00eb projekt i p\u00ebrmasave t\u00eb m\u00ebdha nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet pa lejet dhe vendimmarrjet q\u00eb burojn\u00eb nga institucionet e drejtuara prej vet\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Prandaj, mosmarrja n\u00eb pyetje e Edi Ram\u00ebs p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb mang\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb \u00e7do hetim mbi pastrimin e parave n\u00eb nd\u00ebrtim. N\u00ebse hetohen trafikant\u00ebt dhe biznesmen\u00ebt, por nuk hetohet njeriu q\u00eb ka drejtuar institucionin q\u00eb ka miratuar k\u00ebto projekte, at\u00ebher\u00eb lind e drejta legjitime p\u00ebr t\u00eb pyetur n\u00ebse synimi \u00ebsht\u00eb zbulimi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs apo kufizimi i hetimit larg p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb politike. Askush nuk mund t\u00eb pastroj\u00eb qindra miliona euro n\u00eb kulla shum\u00ebkat\u00ebshe pa lejen e nd\u00ebrtimit. Askush nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb projekte strategjike pa miratimin p\u00ebrkat\u00ebs. Askush nuk mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga kjo skem\u00eb pa mbrojtje politike. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00e7do hetim q\u00eb ndalet tek trafikant\u00ebt dhe nuk arrin tek vendimmarr\u00ebsit politik\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hetim i paplot\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama nuk mund t\u00eb paraqitet si spektator n\u00eb nj\u00eb proces ku ai ka qen\u00eb vendimmarr\u00ebsi kryesor. Ai nuk mund t\u00eb fshihet pas vart\u00ebsve t\u00eb tij. Ai nuk mund t\u00eb refuzoj\u00eb pafund\u00ebsisht interpelancat parlamentare, seancat d\u00ebgjimore dhe k\u00ebrkesat p\u00ebr transparenc\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb faktet po dalin nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs. Partia Demokratike ka qen\u00eb dhe mbetet e vetmja forc\u00eb politike q\u00eb e ka ngritur vazhdimisht k\u00ebt\u00eb alarm. Ne kemi denoncuar kartelet e drog\u00ebs, pastrimin e parave n\u00eb nd\u00ebrtim, deformimin e tregut dhe lidhjet e pushtetit me krimin, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb ku shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb zgjodh\u00ebn heshtjen dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb heshtin. Sot u b\u00ebjm\u00eb thirrje institucioneve ligjzbatuese t\u00eb mos ndalen tek hallkat e fundit t\u00eb zinxhirit. Shqip\u00ebria nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr spektak\u00ebl mediatik, por p\u00ebr drejt\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb hetohen jo vet\u00ebm trafikant\u00ebt dhe p\u00ebrfituesit ekonomik\u00eb, por edhe zyrtar\u00ebt politik\u00eb q\u00eb kan\u00eb krijuar kushtet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb skem\u00eb gjigante pastrimit parash. Koha e heshtjes ka mbaruar. Koha e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ka ardhur dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia fillon nga maja e piramid\u00ebs s\u00eb pushtetit. N\u00ebse SPAK k\u00ebrkon t\u00eb zbardh\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, duhet t\u00eb ndjek\u00eb provat deri n\u00eb fund. Dhe fundi i k\u00ebtij zinxhiri nuk ndodhet thjesht dhe vet\u00ebm te trafikant\u00ebt. Fundi i k\u00ebtij zinxhiri t\u00eb \u00e7on te firma politike q\u00eb ka lejuar mbrojtjen dhe promovuar modelin e nd\u00ebrtimit, q\u00eb sot rezulton nj\u00eb lavatri\u00e7e e fort\u00eb p\u00ebr pastrimin e parave, si\u00e7 po faktohet \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Edi Rama duhet t\u00eb merret n\u00eb pyetje dhe t\u00eb hetohet. Ndaj, i ftoj qytetar\u00ebt t\u00eb mb\u00ebshtesin protest\u00ebn e t\u00eb rinjve dhe t\u00eb rejave q\u00eb Edi Rama me kartelet e tij i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pa sht\u00ebpi, t\u00eb vazhdojm\u00eb mb\u00ebshtetjen ndaj k\u00ebtyre protestuesve guximtar\u00eb deri n\u00eb dor\u00ebheqjen dhe largimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka ngritur s\u00ebrish shqet\u00ebsimin p\u00ebr sektorin e nd\u00ebrtimit n\u00eb vend, q\u00eb sipas selis\u00eb blu \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb lavatri\u00e7e gjigante p\u00ebr pastrimin e miliarda eurove t\u00eb gjeneruara nga kartelet e drog\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediet nga Kryesia e Kuvendit, deputeti i PD, Klevis Balliu hodhi akuza drejt qeveris\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb kryeministrin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":137871,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-145782","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145782","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=145782"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145782\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":145783,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145782\/revisions\/145783"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/137871"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=145782"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=145782"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=145782"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}