{"id":145784,"date":"2026-06-17T09:08:57","date_gmt":"2026-06-17T09:08:57","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=145784"},"modified":"2026-06-17T10:35:18","modified_gmt":"2026-06-17T10:35:18","slug":"fillimi-i-fundit-te-pushtetit-ne-shqiperi-dhe-keshilla-e-nje-poeti-grek-per-kryeministrin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/17\/fillimi-i-fundit-te-pushtetit-ne-shqiperi-dhe-keshilla-e-nje-poeti-grek-per-kryeministrin\/","title":{"rendered":"Fillimi i fundit t\u00eb pushtetit n\u00eb Shqip\u00ebri&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Veton SURROI<\/strong><\/p>\n<p>1<\/p>\n<p>Ndoshta k\u00ebt\u00eb nuk e din\u00eb kryeministri Rama, protestuesit, publiku i gjer\u00eb duke m\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb mua q\u00eb po shkruaj, por k\u00ebshtu disi duket fillimi i fundit t\u00eb nj\u00eb periudhe, fundit t\u00eb nj\u00eb qeverisjeje, mbase fundit t\u00eb nj\u00eb procesi historik.<\/p>\n<p>Fillimi i fundit duket kur nj\u00eb person si kryeministri Rama p\u00ebrpiqet p\u00ebr dy jav\u00eb rresht t\u00eb gjej\u00eb fajtor\u00ebt pse qytetar\u00ebt me rend e rregull deri tani t\u00eb paprecedent\u00eb dalin p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen e tij. Nj\u00eb list\u00eb e gjat\u00eb ekzotike fajtor\u00ebsh u gjet\u00ebn p\u00ebr k\u00ebto dy jav\u00eb, mes t\u00eb cil\u00ebve \u201carmiqt\u00eb e jasht\u00ebm\u201d ishin edhe grek\u00ebt q\u00eb nuk d\u00ebshiruakan rritje t\u00eb konkurrenc\u00ebs turistike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe iranian\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb problem me konkurrenc\u00eb turistike, por me Shqip\u00ebrin\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimet kryesore p\u00ebr regjimin e ajatollah\u00ebve.<\/p>\n<p>Armiqve t\u00eb jasht\u00ebm tash u jan\u00eb bashk\u00ebngjitur \u201carmiqt\u00eb e brendsh\u00ebm\u201d q\u00eb n\u00eb fjal\u00ebt e kryeministrit jan\u00eb fryma fashiste q\u00eb \u201cnuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr uniforma dhe p\u00ebr arm\u00eb. Fryma fashiste \u00ebsht\u00eb fryma q\u00eb thot\u00eb: \u201cShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e shqiptar\u00ebve\u201d, pra, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt jasht\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebseardhur\u201d.<\/p>\n<p>Kryeministri Rama ka mundur t\u2019i shoh\u00eb ndryshe protestuesit, qoft\u00eb edhe duke u nisur nga p\u00ebrvoja personale. Kur m\u00eb 1990 e 1991 ai ishte protestues, udh\u00ebheq\u00ebsit e Partis\u00eb n\u00eb pushtet i quajt\u00ebn fillimisht ato protesta si produkt t\u00eb armiqve t\u00eb jasht\u00ebm, dhe po, n\u00eb mesin e tyre ishin edhe grek\u00ebt e iranian\u00ebt. Kur u rr\u00ebzua monumenti i Enver Hoxh\u00ebs do t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb nj\u00eb num\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsish q\u00eb i quajt\u00ebn fashist\u00eb, k\u00ebta shqiptar\u00ebt q\u00eb do t\u00eb ishin si gjith\u00eb Evropa.<\/p>\n<p>Kur t\u00eb lexohet pa paragjykime \u201cShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e shqiptar\u00ebve\u201d do t\u00eb thot\u00eb sovranitet t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ata q\u00eb e k\u00ebrkojn\u00eb sovranitetin nuk e ndiejn\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb rrezikuar nga Greqia, Irani, hebrenjt\u00eb, aziatik\u00ebt, afrikan\u00ebt apo \u201cpoliagjent\u00ebt\u201d; ata ndiejn\u00eb se sovraniteti i vendit, e drejta e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u00eb, \u00ebsht\u00eb i rrezikuar prej pushtetit.<\/p>\n<p>Apo m\u00eb sakt\u00ebsisht, prej modelit t\u00eb kapjes s\u00eb shtetit n\u00eb nj\u00eb ngjizje t\u00eb politik\u00ebs, korrupsionit, krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Fillimi i fundit i pushtetit \u00ebsht\u00eb kur Udh\u00ebheq\u00ebsi nuk mund ta p\u00ebrshkruaj\u00eb realitetin q\u00eb shihet nga dritarja.<\/p>\n<p>2.<\/p>\n<p>Fillimi i fundit i nj\u00eb periudhe \u00ebsht\u00eb kur lind dhe zhvillohet nj\u00eb l\u00ebvizje kapilare e protest\u00ebs si kjo. Pra, kur zhvillohet nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr prij\u00ebs partiak por gjen nj\u00eb artikulim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr rinin\u00eb dhe t\u00eb gjitha shtresat e vendit, posa\u00e7\u00ebrisht brenda asaj t\u00eb mesme q\u00eb nuk ka gjetur identifikim prej militanti politik.<\/p>\n<p>N\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs dhe disa vendeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (me p\u00ebrkrahje edhe nga m\u00ebrgata aty ku jeton) dit\u00eb m\u00eb dit\u00eb rritet numri i protestuesve q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb dor\u00ebheqjen e kryeministrit Rama. Dhe ky num\u00ebr po rritet jo m\u00eb nga mungesa e frik\u00ebs prej reagimit t\u00eb pushtetit, por nga mungesa e frik\u00ebs nga vetja, frika se n\u00ebse nuk dalin jan\u00eb duke humbur momentin e tyre historik. Qytetar\u00ebt q\u00eb po shtohen n\u00eb rrug\u00eb nuk kan\u00eb dilem\u00eb a duhet dal\u00eb apo jo ngase jan\u00eb t\u00eb bindur se po marrin pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb cilit ende nuk ia din\u00eb emrin (revolt\u00eb, revolucion, demonstrat\u00eb) por jan\u00eb t\u00eb sigurt se ai proces do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me pushtetin e kryeministrit t\u00eb tanish\u00ebm, apo th\u00ebn\u00eb m\u00eb mir\u00eb me natyr\u00ebn e atij pushteti.<\/p>\n<p>Fillimi i fundit mund t\u00eb jet\u00eb mu ky moment, kur piqet bindja e rr\u00ebzimit t\u00eb nj\u00eb kryeministri a qeverie a rendi &#8211; pra t\u00eb nj\u00eb lloj bindjeje se gj\u00ebrat nuk do t\u00eb kthehen aty ku ishin para se t\u00eb fillonte protesta.<\/p>\n<p>3.<\/p>\n<p>Por fillimi i fundit nuk \u00ebsht\u00eb fundi.<\/p>\n<p>Kjo protest\u00eb mund t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrmasa e drejtime t\u00eb ndryshme. Mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e madhe dhe m\u00eb dinamike (me bllokime rrug\u00ebsh e t\u00eb ngjashme, si\u00e7 u paralajm\u00ebrua) dhe kjo ka gjasa t\u00eb ndodh\u00eb po aq sa ka gjasa q\u00eb kryeministri t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb vazhdoj\u00eb q\u00eb ligj\u00ebrimi i tij i arroganc\u00ebs t\u2019i mund\u00eb britmat p\u00ebr dor\u00ebheqje e burgosje.<\/p>\n<p>Kryeministri mund t\u00eb shpresoj\u00eb q\u00eb protesta t\u00eb shpenzohet pas nj\u00eb kohe apo, si\u00e7 ndodh n\u00eb Serbi, q\u00eb t\u00eb arrihet nj\u00eb lloj akomodimi jetese me protesta, si nj\u00eb ritual ditor a javor.<\/p>\n<p>Por, fillimi i fundit ka sjell\u00eb nj\u00eb rrafsh t\u00eb ri politik.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kryeministri, q\u00eb ka legalitetin e pushtetit t\u00eb fituar me zgjedhje, \u00ebsht\u00eb duke e humbur legjitimitetin politik. N\u00eb rrug\u00eb jan\u00eb njer\u00ebz si ai para 36 vjet\u00ebsh. \u00c7do dit\u00eb e l\u00ebvizjes protestuese e p\u00ebrkrahjes qytetare p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb dit\u00eb erozioni e legjitimitetit politik p\u00ebr pushtetin i cili \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar si ofert\u00eb mu ndaj asaj klase e cila po proteston.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrafsh l\u00ebvizja protestuese \u00ebsht\u00eb n\u00eb betej\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar legjitimitet politik. Fillimin tashm\u00eb e ka t\u00eb fituar &#8211; t\u00eb ngrihesh kund\u00ebr nj\u00eb modeli kapjes s\u00eb shtetit i ka dh\u00ebn\u00eb dhe po i jep p\u00ebrkrahje gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madhe. Por, kjo p\u00ebrkrahje do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb t\u00eb transformohet n\u00eb realitet t\u00eb ri legjitimiteti e legaliteti. Edhe po t\u00eb p\u00ebrmbushet nes\u00ebr k\u00ebrkesa e dor\u00ebheqjes s\u00eb kryeministrit Rama, n\u00eb pushtet pasnes\u00ebr nuk do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr e qeveri standardesh t\u00eb demokracis\u00eb skandinave.<\/p>\n<p>Mbase ka t\u00eb k\u00ebtill\u00eb &#8211; brenda l\u00ebvizjes, parti t\u00eb ndryshme politike, shoq\u00ebri civile &#8211; por ata mund t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb pushtet vet\u00ebm pas zgjedhjeve t\u00eb lira e t\u00eb ndershme. E kapja e tanishme e shtetit \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrtuar mu si prodhim dhe pasoj\u00eb e zgjedhjeve q\u00eb nuk mund t\u00eb quhen se p\u00ebrmbushin standardin e t\u00eb qenit t\u00eb lira.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt, jav\u00ebt e ndoshta edhe muajt n\u00eb vijim n\u00eb rrafshin e ri politik do t\u00eb zhvillohet beteja n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kryeministri do t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb ruaj\u00eb legjitimitetin e veprimeve e l\u00ebvizja protestuese ta fitoj\u00eb at\u00eb. Kryeministrit nuk do t\u2019i ndihmoj\u00eb arroganca, kontrolli i deritanish\u00ebm mediatik e as hap\u00ebsira ku ka qen\u00eb inovativ dhe prij\u00ebs, ajo e medieve sociale.<\/p>\n<p>Arroganca e tij vet\u00ebm sa do ta ushqej\u00eb l\u00ebvizjen protestuese e cila tashm\u00eb e ka tejkaluar kryeministrin n\u00eb medie sociale dhe po vendoset si favorit edhe n\u00eb televizionet deri dje t\u00eb af\u00ebrta me pushtetin.<\/p>\n<p>L\u00ebvizjen e protest\u00ebs nuk do ta ndihmoj\u00eb besimi se ka t\u00eb drejt\u00eb; varrezat politike jan\u00eb t\u00eb mbushura me vet\u00ebbesimin n\u00eb kauza t\u00eb drejta.<\/p>\n<p>4.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja protestuese e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb projektoj\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb fundi i cili ka filluar tani. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje kapilare, heterogjene q\u00eb ndoshta do t\u00eb jet\u00eb b\u00ebrthama e nj\u00eb grupacioni politik t\u00eb aft\u00ebsuar p\u00ebr zgjedhje dhe p\u00ebr ta qeverisur vendin; ndoshta jo.<\/p>\n<p>Por, kryeministri \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb n\u00eb pozit\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn e ka mund ta shoh\u00eb fundin. Kjo pozit\u00eb ia mund\u00ebson edhe t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb projektim t\u00eb tij. Fund quhet nd\u00ebrprerja e qeverisjes n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb integruar bashk\u00ebrisht e pandash\u00ebm interesat politike, korrupsioni, elita oligarkike dhe krimi i organizuar n\u00eb krye t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb garanca autokratike. Fund quhet krijimi i nj\u00eb konsensusi shoq\u00ebror, n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb edhe ai, p\u00ebr kushte p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb drejta, t\u00eb pranuara nga t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit.<\/p>\n<p>\u201cKur papritmas, n\u00eb mesnat\u00eb, ndigjon<br \/>\nnji procesion t\u00eb paduksh\u00ebm tue kalue pran\u00eb,<br \/>\nme muzik\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosun, me zana t\u00eb holl\u00eb,<br \/>\nmos vajto fatin tand, tash q\u00eb po t\u00eb len,<br \/>\nq\u00eb pun\u00ebt t\u00eb shkuen mbrapsht, q\u00eb planet tueja<br \/>\ndol\u00ebn krejt mashtrim;<br \/>\nmos vajto kot p\u00ebr to\u201d.<\/p>\n<p>Konstandin Kavafi, poeti i famsh\u00ebm grek nga Aleksandria, k\u00ebshtu p\u00ebrshkruan nat\u00ebn e fundit t\u00eb Mark Antonit, gjeneralit romak i cili ishte rrethuar gjat\u00eb nga forcat e Oktavianit. Legjenda t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrshkruan Plutarku ishte se pas shum\u00eb betejave n\u00eb rrug\u00ebt e Aleksandris\u00eb u d\u00ebgjua poezia e muzika, kishte art e hare, dhe ky ishte sinjali i ndryshimit. N\u00eb fjal\u00ebt e Kavafit, kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb, pas betejave politike, artin e rinin\u00eb, muzik\u00ebn dhe haren\u00eb e rrug\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs:<\/p>\n<p>\u201cMbi t\u00eb gjitha, mos e mashtro veten, mos thuaj<br \/>\nse kjo qe and\u00ebrr, se vesh\u00ebt t\u00eb rrejt\u00ebn;<br \/>\nmos e ul veten me shpresa t\u00eb kota si k\u00ebto.<br \/>\nBahu si ai q\u00eb prej koh\u00ebsh asht p\u00ebrgatit\u00eb,<br \/>\nme nurin e kuraj\u00ebs,<br \/>\nsi i ka hije atij<br \/>\nq\u00eb u gjet i denj\u00eb p\u00ebr nji qytet t\u00eb till\u00eb\u201d.<br \/>\nDhe, nj\u00eb porosi p\u00ebrfundimtare p\u00ebr ballafaqimin me realitet e me dinjitet:<br \/>\n\u201cShko i vendosun te dritarja,<br \/>\nndigjo me mall t\u00eb thell\u00eb,<br \/>\npa qarravitjet e pa arsyetimet e frikacak\u00ebve,<br \/>\nndigjo \u2013 k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb tande t\u00eb fundit \u2013 zanat,<br \/>\nmuzik\u00ebn e p\u00ebrsosun t\u00eb k\u00ebtij procesioni t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm,<br \/>\ne thuaji lamtumir\u00eb Aleksandris\u00eb<br \/>\nq\u00eb po t\u00eb humb prej duersh\u201d.<br \/>\n(Konstandin Petro Kavafi \u201cZoti e braktis Antonin\u201d, botuar n\u00eb 1911. K\u00ebtu u dha shqip\u00ebrimi gegnisht, nj\u00eb afrim form\u00ebs jostandarde t\u00eb shprehjes s\u00eb poetit n\u00eb greqishten e tij) \/ Koha.net\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Veton SURROI 1 Ndoshta k\u00ebt\u00eb nuk e din\u00eb kryeministri Rama, protestuesit, publiku i gjer\u00eb duke m\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb mua q\u00eb po shkruaj, por k\u00ebshtu disi duket fillimi i fundit t\u00eb nj\u00eb periudhe, fundit t\u00eb nj\u00eb qeverisjeje, mbase fundit t\u00eb nj\u00eb procesi historik. Fillimi i fundit duket kur nj\u00eb person si kryeministri Rama p\u00ebrpiqet p\u00ebr dy &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":90163,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-145784","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145784","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=145784"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145784\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":145809,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145784\/revisions\/145809"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/90163"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=145784"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=145784"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=145784"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}