{"id":145810,"date":"2026-06-17T10:49:29","date_gmt":"2026-06-17T10:49:29","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=145810"},"modified":"2026-06-17T10:49:57","modified_gmt":"2026-06-17T10:49:57","slug":"sofokli-cakalli-kerkues-shkencor-ne-shba-po-shkaterrohet-arsimi-edhe-akademiket-ti-bashkohen-protestes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/17\/sofokli-cakalli-kerkues-shkencor-ne-shba-po-shkaterrohet-arsimi-edhe-akademiket-ti-bashkohen-protestes\/","title":{"rendered":"Sofokli \u00c7akalli, k\u00ebrkues shkencor n\u00eb SHBA: Po shkat\u00ebrrohet arsimi, akademik\u00ebt t\u2019i bashkohen protest\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb aktivitetin e zhvilluar sot nga Departamenti i Arsimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe \u2018L\u00ebvizja Studentore 2.O\u2019 me pjes\u00ebmarrjen e doktor Berish\u00ebs, Sofokli \u00c7akalli, pjes\u00eb e Departamentit \u201cBrain Gain\u201d dhe k\u00ebrkues shkencor n\u00eb SHBA, denoncoi kriz\u00ebn e thell\u00eb t\u00eb arsimit n\u00eb Shqip\u00ebri, munges\u00ebn e meritokracis\u00eb dhe largimin e t\u00eb rinjve, duke e cil\u00ebsuar vendin si nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb nuk prodhon m\u00eb kapital intelektual.<\/p>\n<p>\u00c7akalli theksoi se nj\u00eb nga problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrrimi i sistemit arsimor dhe mungesa e meritokracis\u00eb, duke e cil\u00ebsuar vendin si nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku nuk prodhohet m\u00eb kapital intelektual. Ai u shpreh se mungesa e mendimit kritik dhe niveli i dob\u00ebt i universiteteve kan\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku t\u00eb rinjt\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur as p\u00ebr tregun vendas dhe as p\u00ebr at\u00eb europian, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb nuk gjeneron m\u00eb zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm p\u00ebrmes dijes.<\/p>\n<p>\u00c7akalli solli edhe nj\u00eb moment personal nga udh\u00ebtimi i tij, duke treguar nj\u00eb bised\u00eb prek\u00ebse me nj\u00eb qytetar shqiptar n\u00eb avion. Ku qytetari i kishte th\u00ebn\u00eb se nuk mund t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb protest\u00eb pasi do t\u00eb shkonte t\u00eb varroste n\u00ebn\u00ebn e tij n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, nd\u00ebrsa m\u00eb her\u00ebt kishte ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri vet\u00ebm kur i kishte vdekur babai.<\/p>\n<p><strong>Sofokli \u00c7akalli:<\/strong> P\u00ebrsh\u00ebndetje doktor, p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb gjith\u00ebve. Un\u00eb vij nga Saranda. M\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb u prek edhe \u00e7\u00ebshtja e Butrintit, sepse ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plag\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb sarandiot\u00ebt dhe nj\u00eb nga arsyet kryesore q\u00eb un\u00eb jam n\u00eb protest\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb jetoj dhe punoj prej 15 vitesh n\u00eb Teksas. Jam k\u00ebrkues shkencor n\u00eb transport, n\u00eb dizajn dhe n\u00eb sigurin\u00eb e transportit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Jam inxhinier aerohap\u00ebsinor dhe gjithashtu inxhinier nd\u00ebrtimi. Kam pasur eksperienca pune n\u00eb disa prej kompanive m\u00eb prestigjioze t\u00eb bot\u00ebs. Shpesh do t\u00eb thuhej se at\u00ebher\u00eb ndihesh i kompletuar, i arritur, por n\u00eb fakt jo. Jam i pak\u00ebnaqur dhe k\u00ebt\u00eb e shoh edhe si nj\u00eb pasiguri q\u00eb ka Shqip\u00ebria: shum\u00eb akademik\u00eb t\u00eb arritur jasht\u00eb ndiejn\u00eb nj\u00eb plag\u00eb, nj\u00eb boshll\u00ebk, sepse nuk ndihen t\u00eb afiluar apo t\u00eb asociuar me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe nuk ndihen pran\u00eb instituteve akademike shqiptare.<\/p>\n<p>Nuk dua t\u00eb them se nuk u hapet dera, sepse un\u00eb jam munduar shum\u00eb t\u00eb kontribuoj, t\u00eb ftoj student\u00eb, t\u00eb bashk\u00ebpunoj me Akademin\u00eb e Shkencave q\u00eb ne kemi. T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb gjendjen, dhe nuk dua t\u00eb jem i afiluar fare, por ka disa individ\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb doja t\u00eb bashk\u00ebpunoja dhe kam trokitur n\u00eb shum\u00eb raste. Edhe kur kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb, shpesh nuk din\u00eb as \u00e7far\u00eb dere t\u00eb hapin, sepse nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur. Dhe si un\u00eb ka shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb; kemi nj\u00eb grup akademik\u00ebsh n\u00eb diaspor\u00eb, disa grupe n\u00eb fakt, por nj\u00eb prej m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjve ndodhet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pozicion si un\u00eb.<\/p>\n<p>Pse ndodh kjo? Un\u00eb them se jemi n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb intelektuale si vend. Dhe si\u00e7 do t\u00eb thoshte George Orwell tro\u00e7: \u201cNe qeverisemi nga mediok\u00ebr dhe p\u00ebrfaq\u00ebsohemi nga idiot\u00eb.\u201d K\u00ebtu nuk p\u00ebrfshij vet\u00ebm disa individ\u00eb q\u00eb shohim n\u00eb parlamentin shqiptar, por edhe kryetar\u00ebt e bashkive. Kryetar\u00ebt e bashkive, q\u00eb p\u00ebr mua jan\u00eb t\u00eb em\u00ebruar nga patronazhist\u00ebt, kan\u00eb nj\u00eb nivel mediokriteti n\u00eb menaxhimin e qyteteve dhe i kan\u00eb kthyer qytetet n\u00eb shatra dhe, fatkeq\u00ebsisht, fshatrat n\u00eb varreza.<\/p>\n<p>Fshatrat shqiptar\u00eb sot popullohen vet\u00ebm kur ka ceremoni mortore; vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb ka njer\u00ebz n\u00eb fshat, kur vdes dikush. Pse protestojm\u00eb p\u00ebr arsimin? T\u00eb lutem, edhe nj\u00eb minut\u00eb. Pse protestojm\u00eb p\u00ebr arsimin, p\u00ebr dijen, p\u00ebr k\u00ebrkimin shkencor? Pse kemi marr\u00eb gaz p\u00ebr arsimin? Imagjinoni t\u00eb marr\u00ebsh gaz lotsjell\u00ebs sepse proteston p\u00ebr plagjiaturat dhe p\u00ebr nivelin universitar.<\/p>\n<p>Sepse zhvillimi ekonomik dhe mir\u00ebqenia lidhen drejtp\u00ebrdrejt me k\u00ebrkimin shkencor. Duhet zhvilluar mendimi kritik. Pa arsim nuk zhvillohet mendimi kritik, dhe pa mendim kritik nuk krijohen njer\u00ebz t\u00eb mir\u00ebkualifikuar dhe nuk ka vende pune t\u00eb mir\u00ebkualifikuara.<\/p>\n<p>Ne n\u00eb Shqip\u00ebri jemi si nj\u00eb kuti e zbraz\u00ebt: importojm\u00eb njer\u00ebz t\u00eb pakualifikuar nga Filipinet dhe Nepali, nd\u00ebrsa p\u00ebr shkak t\u00eb nivelit shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb universiteteve shqiptare eksportojm\u00eb student\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pakualifikuar edhe n\u00eb vendet ku shkojn\u00eb. Nuk prodhojm\u00eb asnj\u00eb lloj kapitali intelektual.<\/p>\n<p>Ka dal\u00eb nj\u00eb renditje e fundit e universiteteve nga QS World Ranking; n\u00eb 1500 universitete t\u00eb renditura n\u00eb bot\u00eb nuk ka asnj\u00eb universitet shqiptar. M\u00eb vjen shum\u00eb keq q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb shpenzojn\u00eb vitet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb universitete shqiptare, ku diploma vlen shum\u00eb pak. Jan\u00eb t\u00eb pakualifikuar p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb pun\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe t\u00eb pakualifikuar edhe p\u00ebr Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe do ta mbyll me nj\u00eb eksperienc\u00eb personale. Kur po vija tranzit nga Gjermania, sepse kam ardhur vet\u00ebm p\u00ebr protest\u00ebn, edhe dje kam ardhur, n\u00eb avion pash\u00eb vet\u00ebm pleq shqiptar\u00eb dhe pleq gjerman\u00eb; nuk kishte asnj\u00eb t\u00eb ri. N\u00eb krahun tim ishte Arbeni nga Kor\u00e7a, i moshuar. I thash\u00eb: \u201cDo vish n\u00eb protest\u00eb?\u201d Ishte shum\u00eb i emocionuar kur i thash\u00eb se do shkoja n\u00eb protest\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb tha: \u201cJo, nuk shkoj dot n\u00eb protest\u00eb sepse do shkoj t\u00eb varros maman\u00eb, m\u00eb ka vdekur mamaja n\u00eb Kor\u00e7\u00eb.\u201d Dhe i thash\u00eb: \u201cPo kur ke ardhur her\u00ebn e fundit?\u201d M\u00eb tha: \u201cKam ardhur kur m\u00eb vdiq babai.\u201d<\/p>\n<p>Por m\u00eb tha gjithashtu se, n\u00ebse b\u00ebhet protest\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, do t\u00eb shkonte n\u00eb protest\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Prandaj i b\u00ebj thirrje t\u00eb gjith\u00eb kor\u00e7ar\u00ebve, t\u00eb gjith\u00eb sarandiot\u00ebve, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb rinjve dhe t\u00eb gjith\u00eb akademik\u00ebve t\u2019i bashkohen protest\u00ebs. Ne k\u00ebrkojm\u00eb vet\u00ebm meritokraci, asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb aktivitetin e zhvilluar sot nga Departamenti i Arsimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe \u2018L\u00ebvizja Studentore 2.O\u2019 me pjes\u00ebmarrjen e doktor Berish\u00ebs, Sofokli \u00c7akalli, pjes\u00eb e Departamentit \u201cBrain Gain\u201d dhe k\u00ebrkues shkencor n\u00eb SHBA, denoncoi kriz\u00ebn e thell\u00eb t\u00eb arsimit n\u00eb Shqip\u00ebri, munges\u00ebn e meritokracis\u00eb dhe largimin e t\u00eb rinjve, duke e cil\u00ebsuar vendin si nj\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":145811,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-145810","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145810","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=145810"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145810\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":145813,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145810\/revisions\/145813"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/145811"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=145810"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=145810"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=145810"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}