{"id":146005,"date":"2026-06-18T10:11:07","date_gmt":"2026-06-18T10:11:07","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=146005"},"modified":"2026-06-18T10:11:24","modified_gmt":"2026-06-18T10:11:24","slug":"bllokohet-foltorja-opozita-i-jep-ze-kerkesave-te-protestuesve-ska-seance-pa-paraqitur-rama-doreheqjen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/18\/bllokohet-foltorja-opozita-i-jep-ze-kerkesave-te-protestuesve-ska-seance-pa-paraqitur-rama-doreheqjen\/","title":{"rendered":"Bllokohet foltorja, opozita i jep z\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb protestuesve: S&#8217;ka seanc\u00eb pa paraqitur Rama dor\u00ebheqjen!"},"content":{"rendered":"<p>Seanca e dit\u00ebs s\u00eb sotme po shoq\u00ebrohet me p\u00ebrplasje dhe tensione pasi maxhoranca refuzon t\u00eb ndryshoj\u00eb axhend\u00ebn e seanc\u00ebs plenare dhe parlamenti t\u00eb fokusohet n\u00eb k\u00ebrkesat e protestuesve, p\u00ebr t\u00eb miratuar n\u00eb parlament dhe p\u00ebr t\u00eb zhb\u00ebr\u00eb ligjet q\u00eb PE ka k\u00ebrkuar.<\/p>\n<p>Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se maxhoranca po injoron qindra mij\u00ebra shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb 18 dit\u00eb q\u00eb dalin n\u00eb protest\u00eb. P\u00ebr Berish\u00ebn vazhdimi me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera n\u00eb k\u00ebt\u00eb parlament pa ardhur Edi Rama k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb paraqitur dor\u00ebheqjen, ose n\u00eb mocion me debat, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt sa tradhtie, aq edhe cinizmi ndaj qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb shtypni me kartona k\u00ebrkesat mbar\u00ebqytetare, t\u00eb cilat kan\u00eb marr\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesat e qytetar\u00ebve p\u00ebr largimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Edi Ram\u00ebs, p\u00ebr anulimet e t\u00eb gjitha ligjeve t\u00eb amenduara nga Edi Rama p\u00ebr mbrojtjen e mjedisit, me t\u00eb cil\u00ebn ju nd\u00ebrtuat aeroportin e Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndaj dhe flamengot i d\u00ebnuat me vdekje n\u00eb aeroportin e Vlor\u00ebs. Me t\u00eb cil\u00ebn ju nd\u00ebrtuat pik\u00ebn e vog\u00ebl n\u00eb parkun e Butrintit.<\/p>\n<p>Me t\u00eb cil\u00ebn ju shkat\u00ebrruat trash\u00ebgimin\u00eb kulturore dhe parqet komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve. Duke harruar se nuk jan\u00eb vet\u00ebm pasuri e shqiptar\u00ebve, por edhe pasuri evropiane.<\/p>\n<p>Ndaj dhe un\u00eb mendoj se edhe nj\u00ebher\u00eb, vazhdimi me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera n\u00eb k\u00ebt\u00eb parlament pa ardhur Edi Rama k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb paraqitur dor\u00ebheqjen, ose n\u00eb mocion me debat, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt sa tradhtie, aq edhe cinizmi ndaj qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk keni asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb injoroni qindra mij\u00ebra shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb 18 dit\u00eb me flamurin e liris\u00eb n\u00eb dor\u00eb, me flamurin e ligjit dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, t\u00eb mbrojtjes s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe mjedisit, sakrifikojn\u00eb or\u00eb t\u00eb t\u00ebra.<\/p>\n<p>Se kush tregohet fashist tani apo stalinist tani, ju apo ata, k\u00ebt\u00eb le ta gjykojn\u00eb vet\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb\u201d tha Berisha.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb kjo k\u00ebrkes\u00eb e zotit Berisha nuk \u00ebsht\u00eb pranuar nga kreu i kuvendit zoti Niko Peleshi, duke sjell\u00eb debate dhe p\u00ebrplasje.<\/p>\n<p>Edhe deputetja demokrate Ina Zhupa I quajti \u2018maxhoranc\u00eb strucash\u2019 socialist\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb zhytur kok\u00ebn n\u00eb r\u00ebr\u00eb dhe nuk shonin zullumin q\u00eb kan\u00eb shkaktuar.<\/p>\n<p>Zhupa sfidoi maxhoranc\u00ebn q\u00eb n\u00ebse v\u00ebrtet mb\u00ebshtet rezolut\u00ebn e PE-s\u00eb, t\u00eb ket\u00eb kurajo e t\u00eb fus\u00eb n\u00eb rend dite shfuqizimin e ligjit 21\/2024 p\u00ebr zonat e mbrojtura, heqjen e ligjit t\u00eb investimeve strategjike, kishte k\u00ebrkuar moratorium p\u00ebr zon\u00ebn Vjos\u00eb-Nart\u00eb.<\/p>\n<p>Zhupa theksoi se p\u00ebrball\u00eb maxhoranc\u00ebs e cila mashtron dhe keqinformon edhe zyrtar\u00ebt e Brukselit, opozita p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb Parlament protestuesit dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb \u00e7do dit\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb plot\u00ebsohet interesi publik, t\u00eb plot\u00ebsohen k\u00ebrkesat e Parlamentit Europian, t\u00eb votohen ligjet q\u00eb ka k\u00ebrkuar opozita. Zhupa i kujtoi se ka 35 dit\u00eb sot ligji p\u00ebr shfuqizimin e ligjit 21\/2024 fle n\u00eb Kuvend dhe sfidoi Peleshin t\u00eb ket\u00eb kurajo t\u00eb ndryshoj\u00eb rendin e dit\u00ebs dhe ta kthejm\u00eb at\u00eb n\u00eb rend dite.<\/p>\n<p>M\u00eb vjen shum\u00eb keq q\u00eb kemi zbuluar tashm\u00eb specje t\u00eb reja, meqen\u00ebse \u00ebsht\u00eb koha e shpend\u00ebve, e kafsh\u00ebve t\u00eb mbrojtura. Revolucioni i flamingove na zbuloi nj\u00eb mazhoranc\u00eb strucash. Mendoni se keni zhytur kok\u00ebn n\u00eb r\u00ebr\u00eb dhe nuk e kuptoni q\u00eb zullumi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh dhe duket qart\u00ebsisht. E pa Parlamenti Europian, e votoi Parlamenti Europian, at\u00eb q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa e t\u00eb gjith\u00eb protestuesve. Ato q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb fakt k\u00ebrkesat e opozit\u00ebs shqiptare dhe lufta e opozit\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Nuk e kuptoj ku e gjet\u00ebt at\u00eb entuziazmin p\u00ebr t\u00eb publikuar p\u00ebrsh\u00ebndetje p\u00ebr Parlamentin Europian, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Parlamenti Europian kishte dh\u00ebn\u00eb 300 detyra p\u00ebr ju. Kishte vendosur shfuqizimin e ligjit 21\/2024, kishte vendosur heqjen e ligjit t\u00eb investimeve strategjike, kishte k\u00ebrkuar moratorium p\u00ebr zon\u00ebn Vjos\u00eb-Nart\u00eb dhe ju e p\u00ebrsh\u00ebndetni. Po shum\u00eb mir\u00eb at\u00ebher\u00eb, n\u00ebse e p\u00ebrsh\u00ebndetni, hajde e fusim n\u00eb rend dite.<\/p>\n<p>Hajde e diskutojm\u00eb n\u00eb komisione. Taulant Balla ka th\u00ebn\u00eb k\u00ebtu seanc\u00ebn e kaluar, &#8220;ne do t&#8217;i votojm\u00eb kundra projektligjet tuaja&#8221;, n\u00eb ligj\u00ebrat\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Projektligjet tona jan\u00eb projektligjet q\u00eb k\u00ebrkon Parlamenti Europian. Do t&#8217;i votosh kundra? P\u00ebr \u00e7far\u00eb e p\u00ebrsh\u00ebndet at\u00ebher\u00eb? N\u00eb qoft\u00eb se do t&#8217;i votosh kundra, mos e p\u00ebrsh\u00ebndet. Thuaj distancohem nga Parlamenti Europian, ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb n\u00eb zonat e mbrojtura, ne nuk pyesim p\u00ebr juve fare, ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb me ligjin 21\/2024 dhe mos e p\u00ebrsh\u00ebndet.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb po p\u00ebrsh\u00ebndet? Kujt po i hedh hi syve? Se kjo nuk ka kuptim q\u00eb b\u00ebni ju. Ky parlament duhet t\u00eb kthehet n\u00eb funksion t\u00eb interesit publik, n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb Parlamentit Europian, si nj\u00eb standart rreth rrug\u00ebs s\u00eb Bashkimit Europian, po mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer mir\u00ebq\u00ebnies s\u00eb vendit, p\u00ebr ta mbrojtur trash\u00ebgimin\u00eb kulturore, p\u00ebr t&#8217;i mbrojtur zonat e mbrojtura.<\/p>\n<p>Keqinformoni nj\u00eb, dy, tre zyrtar\u00eb atje dhe mendoni se u b\u00eb deti kos. E t\u00eb marrim nga nj\u00eb lug\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e ta trajtojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb tepsi p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb mazhoranca dhe p\u00ebr t\u00eb ofruar nga parat\u00eb e shqiptar\u00ebve dhe nga prona publike e shqiptar\u00ebve. Jo, nuk u b\u00eb deti kos, jan\u00eb shqiptar\u00ebt atje, \u00ebsht\u00eb opozita q\u00eb i p\u00ebrfaq\u00ebson k\u00ebtu, q\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb \u00e7do dit\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb plot\u00ebsohet interesi publik, t\u00eb plot\u00ebsohen k\u00ebrkesat e Parlamentit Europian, t\u00eb votohen ligjet q\u00eb kemi k\u00ebrkuar ne. Ka 35 dit\u00eb sot ligji p\u00ebr shfuqizimin e ligjit 21\/2024 q\u00eb fle n\u00eb Kuvend. N\u00ebse e p\u00ebrsh\u00ebndet, ki kurajo, ndrysho rendin e dit\u00ebs dhe ta kthejm\u00eb at\u00eb n\u00eb rend dite. Rezolut\u00ebn e Parlamentit Europian<\/p>\n<p>Pasi e mori fjal\u00ebn kreun i grupit PS-s\u00eb Taulant Balla, Peleshi refuzoi ti jap\u00eb fjal\u00ebn Zhup\u00ebs e ja ka dh\u00ebn\u00eb deputetit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste zotit Ardit Bido. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment deputet\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike kan\u00eb shkuar para foltores duke bllokuar fjal\u00ebn e zotit Bido dhe duke k\u00ebrkuar q\u00eb zonj\u00ebs Zhupa t&#8217;i jepet fjala p\u00ebr procedur\u00eb. Megjith\u00ebse ka pasur disa k\u00ebrkesa dhe tentativa, ka qen\u00eb pik\u00ebrisht zoti Peleshi i cili ka k\u00ebrkuar pes\u00eb minuta pushim dhe ka nd\u00ebrprer\u00eb seanc\u00ebn.<\/p>\n<p>Edhe pasi seanca vijoi opozita k\u00ebmb\u00ebnguli p\u00ebr t\u00eb ndryshuar rendin e dit\u00ebs duke bllokuar foltoren e Kuvendit \u00e7ka e nxiti Peleshin edhe nj\u00eb her\u00eb t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb seanc\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Seanca e dit\u00ebs s\u00eb sotme po shoq\u00ebrohet me p\u00ebrplasje dhe tensione pasi maxhoranca refuzon t\u00eb ndryshoj\u00eb axhend\u00ebn e seanc\u00ebs plenare dhe parlamenti t\u00eb fokusohet n\u00eb k\u00ebrkesat e protestuesve, p\u00ebr t\u00eb miratuar n\u00eb parlament dhe p\u00ebr t\u00eb zhb\u00ebr\u00eb ligjet q\u00eb PE ka k\u00ebrkuar. Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se maxhoranca po injoron qindra mij\u00ebra shqiptar\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":146006,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-146005","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146005","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=146005"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146005\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":146008,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146005\/revisions\/146008"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/146006"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=146005"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=146005"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=146005"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}