{"id":146085,"date":"2026-06-19T08:51:51","date_gmt":"2026-06-19T08:51:51","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=146085"},"modified":"2026-06-19T08:51:51","modified_gmt":"2026-06-19T08:51:51","slug":"bozdo-shqiperia-po-kthehehet-ne-parajsen-evropiane-te-parave-te-pista","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/19\/bozdo-shqiperia-po-kthehehet-ne-parajsen-evropiane-te-parave-te-pista\/","title":{"rendered":"Bozdo: Shqip\u00ebria po kthehehet n\u00eb parajs\u00ebn evropiane t\u00eb parave t\u00eb pista!"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Eno Bozdo, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediet nga Kryesia e Kuvendit, tha se Shqip\u00ebria po kthehehet n\u00eb parajs\u00ebn evropiane t\u00eb parave t\u00eb pista.<\/p>\n<p>Bozdo tha se, nj\u00eb projekt i mir\u00ebfillt\u00eb politik ka kthyer vendin n\u00eb ekosistemin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr pastrimin e parave t\u00eb pista, duke fshehur gjith\u00e7ka pas mbules\u00ebs s\u00eb investimeve strategjike dhe projekteve zhvillimore.<\/p>\n<p>Partia Demokratike thekson se ky fenomen i pashembullt ka gjetur rrug\u00ebn e lir\u00eb p\u00ebrball\u00eb heshtjes s\u00eb organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, pavar\u00ebsisht skandaleve t\u00eb panum\u00ebrta si incinerator\u00ebt, koncesionet n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi dhe grabitja e pronave.<\/p>\n<p><strong>Deklarata<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb jave, disa qindra milion\u00eb euro u jan\u00eb sekuestruar krimit t\u00eb organizuar nga Prokuroria Speciale, para k\u00ebto t\u00eb investuara q\u00eb t\u00eb gjitha n\u00eb sektor\u00ebt e nd\u00ebrtimit dhe turizmit, t\u00eb cil\u00ebt, aspak p\u00ebr koincidenc\u00eb, jan\u00eb edhe dy sektor\u00ebt e vet\u00ebm ku qeveria e Edi Ram\u00ebs ka bazuar modelin e saj fals t\u00eb rritjes dhe zhvillimit ekonomik t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb dashur vet\u00ebm nj\u00eb jav\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar tashm\u00eb, pa asnj\u00eb m\u00ebdyshje, p\u00ebrpara shqiptar\u00ebve se formula qeveris\u00ebse e Edi Ram\u00ebs, prej nj\u00eb dekade, \u00ebsht\u00eb krimi m\u00eb i madh kund\u00ebr interesave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo qeverisje \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzierja, me bekimin e tij, e njer\u00ebzve politik\u00eb t\u00eb mazhoranc\u00ebs s\u00eb tij, e bos\u00ebve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar dhe e projekteve ekonomike, t\u00eb ideuara n\u00ebn sigl\u00ebn e investimeve strategjike, t\u00eb paketuara si projekte zhvillimore dhe t\u00eb financuara nga lumi i pafund i parave kriminale.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjet\u00eb vitet e fundit, ky fenomen, si dhe megakorrupsioni i qeveris\u00eb, i provuar me skandale t\u00eb panum\u00ebrta, \u00ebsht\u00eb denoncuar politikisht, n\u00eb t\u00eb gjitha format dhe m\u00ebnyrat, me t\u00eb gjitha mjetet q\u00eb ka pasur n\u00eb dispozicion, nga Partia Demokratike. Njer\u00ebzit e saj, deputet\u00ebt e saj, me sakrifica dhe kosto personale, jan\u00eb ngritur, kan\u00eb folur dhe kan\u00eb denoncuar \u00e7do skandal, \u00e7do grabitje, \u00e7do fenomen kriminal. Pjesa m\u00eb e madhe ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb veshin e shurdh\u00ebr t\u00eb organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Por edhe kaq sa \u00ebsht\u00eb ekspozuar, mjafton p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se ne kemi pasur shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb kur denonconim pastrimin e parave, investimet strategjike, zhb\u00ebrjen e zonave t\u00eb mbrojtura dhe paket\u00ebn e maleve, incenerator\u00ebt, koncesionet n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi dhe infrastruktur\u00eb, ushqimet e rrezikshme dhe barnat e falsifikuara, grabitjen e pronave dhe bashk\u00ebpunimin e qeveris\u00eb me krimin p\u00ebr t\u00eb vjedhur zgjedhje e p\u00ebr t\u00eb zhb\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb!<\/p>\n<p>Sepse \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb dekad\u00ebn e fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen i papar\u00eb dhe i pahasur, qoft\u00eb edhe n\u00eb p\u00ebrmasa shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla, n\u00eb asnj\u00eb nga vendet e ish-bllokut komunist q\u00eb kaluan tranzicionin midis ekonomis\u00eb s\u00eb centralizuar dhe asaj t\u00eb tregut.<\/p>\n<p>Sepse nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen ekonomik. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fenomen q\u00eb verifikohet vet\u00ebm sepse ka nj\u00eb projekt t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb politik p\u00ebr ta kthyer Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb ekosistemin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb ofron mb\u00ebshtetje institucionale p\u00ebr pastrimin e parave t\u00eb pista, pa pyetur p\u00ebr koston d\u00ebrrmuese q\u00eb po i shkakton ekonomis\u00eb, shoq\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb ardhmes s\u00eb vendit!<\/p>\n<p>Institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr mbrojtjen ndaj kriminalizimit t\u00eb ekonomis\u00eb, ato q\u00eb supozohet se jan\u00eb garantuesit dhe gardian\u00ebt e interesit ekonomik dhe shoq\u00ebror dhe q\u00eb mbrojn\u00eb vendin nga dep\u00ebrtimi i krimit t\u00eb organizuar, jan\u00eb n\u00eb gar\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb justifikuar \u201cpse\u201d-n\u00eb e r\u00ebnies drastike t\u00eb euros. Qeveria dhe Banka e Shqip\u00ebris\u00eb k\u00ebndojn\u00eb refrenin e flukseve hyr\u00ebse nga turizmi; agjencit\u00eb e inteligjenc\u00ebs financiare dhe ato kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave, inspektor\u00ebt tatimor\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb, flasin p\u00ebr normalitet. Po, ka normalitet, por \u00ebsht\u00eb normaliteti i t\u00eb keqes s\u00eb madhe, i nj\u00eb s\u00ebmundjeje terminale q\u00eb ka kapur ekonomin\u00eb dhe qeverisjen, me bekimin e k\u00ebsaj t\u00eb fundit, dhe me simptomat e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e fundit, prodhimi bujq\u00ebsor dhe ai industrial kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebt\u00eb. Vendi \u00ebsht\u00eb zbrazur sepse 1\/3 e popullsis\u00eb e ka braktisur Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00eb dy vitet e fundit, 50 mij\u00eb shqiptar\u00eb lan\u00eb vendin, nga t\u00eb cil\u00ebt 33 mij\u00eb jan\u00eb t\u00eb rinj! Ne nuk prodhojm\u00eb m\u00eb, por vet\u00ebm konsumojm\u00eb. Rritja ekonomike, n\u00ebse i besojm\u00eb INSTAT-it, bazohet vet\u00ebm n\u00eb sektor\u00ebt e nd\u00ebrtimit dhe turizmit, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb shum\u00eb vulnerab\u00ebl dhe ciklik\u00eb, dhe jan\u00eb tashm\u00eb duke u ezauruar. Konkurrueshm\u00ebria e eksporteve tona ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb minimumin historik, produktiviteti i pun\u00ebs e rendit Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb rajon dhe n\u00eb Evrop\u00eb. Ne prodhojm\u00eb 35% m\u00eb pak n\u00eb nj\u00eb or\u00eb pune nga sa prodhon mesatarisht rajoni dhe 75% m\u00eb pak nga \u00e7far\u00eb prodhon BE-ja. Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb vend normal p\u00ebr t\u00eb jetuar e nd\u00ebrtuar familje!<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb, vendi po shpartallohet dhe, sa koh\u00eb kjo qeveri t\u00eb jet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb tij, ajo do t\u00eb kujdeset jo p\u00ebr t\u00eb luftuar k\u00ebto fenomene, por p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb alibin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Dhjet\u00ebra mij\u00ebra shqiptar\u00eb tashm\u00eb kan\u00eb tre jav\u00eb q\u00eb protestojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr pasigurin\u00eb e pron\u00ebs, sepse ajo tjet\u00ebrsohet nga grupet kriminale; p\u00ebr munges\u00ebn e rendit dhe ligjit, sepse ato kontrollohen nga krimi i organizuar; p\u00ebr ekonomin\u00eb q\u00eb nuk ofron vende pune dinjitoze, sepse aty ka investuar krimi i organizuar.<\/p>\n<p>Dhjet\u00ebra mij\u00ebra t\u00eb rinj e t\u00eb reja, me dinjitet dhe qytetari, e mbi t\u00eb gjitha me dashuri t\u00eb pakufishme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, po protestojn\u00eb q\u00eb vendi nes\u00ebr t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme. Mund\u00ebsisht evropiane, sado e larg\u00ebt q\u00eb ajo duket n\u00ebn drit\u00ebn e zhvillimeve t\u00eb fundit. Z\u00ebrin e tyre tashm\u00eb po e d\u00ebgjon e gjith\u00eb Evropa dhe bota, dhe Evropa, m\u00eb s\u00eb fundmi, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, po reagon.<\/p>\n<p>Projektit satanik t\u00eb kriminalizimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe ekonomis\u00eb, m\u00eb s\u00eb fundmi, i ka ardhur fundi. \u00c7do qytetar, \u00e7do deputet, pavar\u00ebsisht bindjeve apo p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb politike q\u00eb ka, duhet t\u00eb bashkohet p\u00ebr t\u00eb reaguar sa nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb. Shp\u00ebtimi nuk do t\u00eb na vij\u00eb n\u00ebse, si spektator\u00eb, vet\u00ebm komentojm\u00eb zhvillimet, por n\u00ebse, si qytetar\u00eb me nd\u00ebrgjegje, reagojm\u00eb s\u00eb bashku ndaj t\u00eb keqes s\u00eb madhe q\u00eb ka zaptuar Shqip\u00ebrin\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Eno Bozdo, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediet nga Kryesia e Kuvendit, tha se Shqip\u00ebria po kthehehet n\u00eb parajs\u00ebn evropiane t\u00eb parave t\u00eb pista. Bozdo tha se, nj\u00eb projekt i mir\u00ebfillt\u00eb politik ka kthyer vendin n\u00eb ekosistemin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr pastrimin e parave t\u00eb pista, duke fshehur gjith\u00e7ka pas mbules\u00ebs &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":128154,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-146085","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146085","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=146085"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146085\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":146086,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146085\/revisions\/146086"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/128154"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=146085"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=146085"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=146085"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}