{"id":146140,"date":"2026-06-19T16:24:58","date_gmt":"2026-06-19T16:24:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=146140"},"modified":"2026-06-19T16:24:58","modified_gmt":"2026-06-19T16:24:58","slug":"bajaziti-emigrimi-masiv-deshmia-me-e-forte-e-krizes-qe-po-kalon-vendi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/19\/bajaziti-emigrimi-masiv-deshmia-me-e-forte-e-krizes-qe-po-kalon-vendi\/","title":{"rendered":"Bajaziti: Emigrimi masiv, d\u00ebshmia m\u00eb e fort\u00eb e kriz\u00ebs q\u00eb po kalon vendi!"},"content":{"rendered":"<p>Shqiptar\u00ebt jasht\u00eb kufijve t\u00eb vendit jan\u00eb ngritur n\u00eb nj\u00eb val\u00eb protestash masive, duke u organizuar paralelisht me tubimet q\u00eb po zhvillohen n\u00eb Tiran\u00eb dhe qytete t\u00eb tjera t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ky mobilizim i diaspor\u00ebs po konsiderohet si nj\u00eb l\u00ebvizje vet\u00eborganizimi, e cila ka tejkaluar kufijt\u00eb e fushatave tradicionale politike dhe po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb thirrje t\u00eb fuqishme qytetare p\u00ebr ndryshim.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr SYRI TV, Erisa Bajaziti, aktiviste e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Belgjik\u00eb,\u00a0e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb angazhim si nj\u00eb zhvillim tejet pozitiv, duke theksuar se shqiptar\u00ebt n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn po tregojn\u00eb solidaritet me protestuesit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Sipas saj, protestat p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb moment ku shqiptar\u00ebt, pavar\u00ebsisht vendit ku jetojn\u00eb, mund t\u00eb bashkohen rreth k\u00ebrkesave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr ndryshim. Ajo theksoi se shum\u00eb prej shqiptar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit kan\u00eb krijuar jet\u00ebn e tyre n\u00eb emigracion, por ndjejn\u00eb se Shqip\u00ebria po i th\u00ebrret p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb nj\u00eb moment vendimtar p\u00ebr t\u00eb ardhmen e saj.<\/p>\n<p><strong>Bajaziti:<\/strong> \u00cbsht\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb pozitive q\u00eb po ndodh, sepse shqiptar\u00ebt an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs po tregojn\u00eb nj\u00eb solidaritet me t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb duke protestuar n\u00eb rrug\u00ebt dhe sheshet e Shqip\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb solidarizim q\u00eb tregon nj\u00eb bashkim mesazhi dhe nj\u00eb unifikim t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb keqen m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke i ndodhur vendit. Dhe gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb zotit Rama, padyshim opozita ka qen\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme duke protestuar p\u00ebr t\u00eb gjitha gj\u00ebrat q\u00eb ajo i ka cil\u00ebsuar si di\u00e7ka q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb politik\u00ebs shqiptare n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si kryeministri e trajton Shqip\u00ebrin\u00eb dhe qytetar\u00ebt e saj. Ndaj m\u00eb duket nj\u00eb zhvillim mjaft pozitiv dhe m\u00eb duhet t\u00eb them q\u00eb \u00e7do ndryshim apo \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb, qoft\u00eb edhe kjo e fundit p\u00ebr dor\u00ebheqjen e zotit Rama, e shoh si nj\u00eb moment ku shqiptar\u00ebt mund t\u00eb bashkohen bashk\u00eb dhe nj\u00eb shenj\u00eb solidarizimi dhe me shqiptar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Kuptohet, shqiptar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb kan\u00eb krijuar jet\u00ebn e tyre jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe kan\u00eb pasur nj\u00eb arsye pse jan\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Por tani e kuptojn\u00eb q\u00eb vendi i tyre i th\u00ebrret n\u00eb nj\u00eb mesazh m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, i th\u00ebrret p\u00ebr t\u00eb kontribuar p\u00ebr vendin sepse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi qytetare t\u00eb kuptosh at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke ndodhur dhe n\u00ebse ndjen q\u00eb mund t\u00eb jap\u00ebsh kontributin t\u00ebnd dhe mund t\u00eb forcosh z\u00ebrin t\u00ebnd me z\u00ebrat e qytetar\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb, padyshim \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb pozitive. Un\u00eb e shoh si nj\u00eb simbioz\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ndodh\u00eb midis qytetar\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb dhe atyre q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sepse nuk mund ta l\u00ebn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebto momente n\u00eb t\u00eb cilat Shqip\u00ebria ka m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb se kurr\u00eb p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb fund nj\u00eb epoke t\u00eb kryeministrit Rama q\u00eb e ka \u00e7uar Shqip\u00ebrin\u00eb, besoj, n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb saj. Ndaj un\u00eb e quaj si nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi qytetare dhe do t&#8217;i b\u00ebja thirrje \u00e7do qytetari shqiptar brenda apo jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb \u00e7far\u00ebdo lloj forme t\u00eb mundshme ku secili e ndjen q\u00eb mund t\u00eb jap\u00eb kontributin e tij, ta b\u00ebj\u00eb pa u ndjer\u00eb i kompleksuar. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontribut jo p\u00ebr ndonj\u00eb parti politike, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontribut p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe ne nuk duhet ta humbasim k\u00ebt\u00eb moment.<\/p>\n<p>Un\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb dhe e them vazhdimisht q\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe sesa partia, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe sesa grupime t\u00eb caktuara me q\u00ebllime t\u00eb caktuara, ndaj un\u00eb do t\u00eb kisha dashur q\u00eb ne ta kap\u00ebrcenim k\u00ebt\u00eb element t\u00eb protest\u00ebs sepse ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb protesta q\u00eb mbledh shum\u00eb njer\u00ebz, shum\u00eb ngjyra, shum\u00eb qytetar\u00eb me bindje, me pik\u00ebpamje t\u00eb ndryshme, mendoj q\u00eb pik\u00ebrisht aty \u00ebsht\u00eb edhe elementi q\u00eb i bashkon ata. Dhe p\u00ebr mua elementi q\u00eb i bashkon shqiptar\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb protest\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa, mbi t\u00eb gjitha k\u00ebrkesa p\u00ebr dor\u00ebheqjen ndaj kryeministrit Edi Rama, sepse ai \u00ebsht\u00eb dhe shkaktari kryesor n\u00eb t\u00eb cilin gjendet sot Shqip\u00ebria n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb t\u00eb madhe. Dhe duket sikur i ka \u00e7orientuar komplet nj\u00eb komb t\u00eb t\u00ebr\u00eb, nj\u00eb komb q\u00eb nuk ndjen rehati.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe shqiptar\u00ebt nuk do t\u00eb ishin rrug\u00ebve duke protestuar dhe n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kur e mendoj nj\u00eb moment ideal se si do t\u00eb ishin duke jetuar shqiptar\u00ebt jet\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, mendoj q\u00eb do t\u00eb ishin duke shkuar n\u00ebp\u00ebr teatro, n\u00ebp\u00ebr festivale, duke jetuar p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e tyre, duke shijuar familjet e tyre dhe jo t\u00eb ishin shesheve. Sepse do t\u00eb kishin dashur q\u00eb jetesa e tyre t\u00eb ishte p\u00ebrmir\u00ebsuar tanim\u00eb dhe shqiptar\u00ebt t\u00eb ishin t\u00eb fokusuar m\u00eb shum\u00eb n\u00eb shijimin e nj\u00eb jete t\u00eb mir\u00eb ekonomike, t\u00eb nj\u00eb jete me prosperitet, me nj\u00eb jet\u00eb ku e ardhmja \u00ebsht\u00eb e garantuar, ku puna \u00ebsht\u00eb e garantuar. Por jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebto arsye p\u00ebr t\u00eb cilat edhe shqiptar\u00ebt m\u00eb s\u00eb shumti jan\u00eb larguar dhe si t\u00eb thuash ne jemi duke e k\u00ebrkuar forc\u00ebn dhe shpres\u00ebn tek nj\u00ebri-tjetri. Mos harroni q\u00eb \u00ebsht\u00eb larguar pjesa m\u00eb vitale e popullsis\u00eb.<\/p>\n<p>Mbi 1 milion shqiptar\u00eb t\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria t\u00eb cil\u00ebt kontributin e tyre nuk e japin dot n\u00eb vendin e tyre, por e japin diku gjetk\u00eb. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq sepse edhe n\u00eb rrethin tim familjar apo shoq\u00ebror un\u00eb njoh mjaft shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb me iden\u00eb p\u00ebr t&#8217;u rikthyer nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb vendin e tyre, sepse e dim\u00eb q\u00eb jetesa jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, jo domosdoshm\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb. Por edhe m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb jetesa n\u00eb Shqip\u00ebri ku njer\u00ebzit dhe qytetar\u00ebt nuk shohin nj\u00eb perspektiv\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar t\u00eb ardhmen e tyre atje, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb familje n\u00eb Shqip\u00ebri, pik\u00ebrisht n\u00eb munges\u00eb t\u00eb siguris\u00eb ekonomike, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb jet\u00ebs, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr pron\u00ebn. Pra, shteti nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb garantues p\u00ebr t\u00eb krijuar kushtet q\u00eb \u00e7do shqiptar t\u00eb ndihet zot n\u00eb vendin e tij dhe t\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb t\u00eb ardhmen e vet n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqiptar\u00ebt jasht\u00eb kufijve t\u00eb vendit jan\u00eb ngritur n\u00eb nj\u00eb val\u00eb protestash masive, duke u organizuar paralelisht me tubimet q\u00eb po zhvillohen n\u00eb Tiran\u00eb dhe qytete t\u00eb tjera t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ky mobilizim i diaspor\u00ebs po konsiderohet si nj\u00eb l\u00ebvizje vet\u00eborganizimi, e cila ka tejkaluar kufijt\u00eb e fushatave tradicionale politike dhe po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb thirrje t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":110830,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-146140","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146140","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=146140"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146140\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":146141,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146140\/revisions\/146141"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/110830"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=146140"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=146140"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=146140"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}