{"id":146314,"date":"2026-06-21T19:09:53","date_gmt":"2026-06-21T19:09:53","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=146314"},"modified":"2026-06-21T19:09:53","modified_gmt":"2026-06-21T19:09:53","slug":"qytetaret-protestues-shqiptare-kane-vetem-nje-algoritem-doreheqjen-e-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/21\/qytetaret-protestues-shqiptare-kane-vetem-nje-algoritem-doreheqjen-e-edi-rames\/","title":{"rendered":"Qytetar\u00ebt protestues shqiptar\u00eb kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb algorit\u00ebm: DOR\u00cbHEQJEN E EDI RAM\u00cbS!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Bujar Leskaj<\/strong><\/p>\n<p>Dit\u00ebn e djeshme, kreu i sektit Rama, n\u00eb nj\u00eb takim me deputet\u00ebt dhe kabinetin e tij, mbajti nj\u00eb fjalim t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb nuk solli as reflektim, as p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike dhe as transparenc\u00eb e llogaridh\u00ebnie p\u00ebrball\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. P\u00ebrkundrazi, ai d\u00ebshmoi qart\u00eb ankthin dhe panikun q\u00eb e ka p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebto 21 dit\u00eb, nga protesta qytetare shqiptare brenda dhe jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t&#8217;u jap\u00eb p\u00ebrgjigje qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr skandalet, korrupsionin, kapjen e institucioneve dhe munges\u00ebn e llogaridh\u00ebnies, ai zgjodhi t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr veten, duke ngritur nj\u00eb mur justifikimesh dhe retorike boshe.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt, k\u00ebto 21 dit\u00eb protest\u00eb e revolt\u00eb qytetare presin p\u00ebrgjegj\u00ebsi nga njeriu q\u00eb ka drejtuar vendin p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, por kan\u00eb marr\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb shfaqje politike t\u00eb mbushur me nervoziz\u00ebm, paranoja, frik\u00eb dhe shmangie t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr 13 vite me radh\u00eb, qeverisja e sektit Rama ka prodhuar centralizimin e pushtetit, dob\u00ebsimin e institucioneve t\u00eb kontrollit dhe munges\u00ebn sistematike t\u00eb transparenc\u00ebs e llogaridh\u00ebnies. N\u00eb vend t\u00eb llogaridh\u00ebnies publike, qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb k\u00ebto 13 vite u \u00ebsht\u00eb ofruar propagand\u00eb, arroganc\u00eb, korrupsion e keqqeverisje.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb meritokracis\u00eb, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem klientelist q\u00eb ka favorizuar nj\u00eb grusht individ\u00ebsh n\u00eb kurriz t\u00eb interesit publik.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb qeverisje n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesit komb\u00ebtar, \u00ebsht\u00eb konsoliduar nj\u00eb sekt njer\u00ebzish q\u00eb rrotullohen rreth d\u00ebshirave dhe orekseve t\u00eb nj\u00eb njeriu, t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Autokrati Rama tregoi edhe nj\u00eb her\u00eb se \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur nga realiteti i qytetar\u00ebve. Ai foli p\u00ebr protestuesit si p\u00ebr nj\u00eb fenomen q\u00eb nuk po ndodh, sikur nuk \u00ebsht\u00eb e vertet\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn ai n\u00eb vazhd\u00ebn e paranojave q\u00eb kapin \u201cautokrat\u00ebt\u201d n\u00eb fund t\u00eb regjimit t\u00eb tyre, i quajti algorit\u00ebm.<\/p>\n<p>Por qindra mij\u00ebra qytetar\u00eb nuk jan\u00eb algoritme, nuk jan\u00eb statistika dhe as instrumente propagande.<\/p>\n<p>Ata jan\u00eb njer\u00ebz, qytetar\u00eb t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb ndersh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij vendi q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb llogari p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb qeverisur vendi, p\u00ebr pasurit\u00eb publike, p\u00ebr korrupsionin, p\u00ebr varf\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr munges\u00ebn e perspektiv\u00ebs. Njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb ngritur kund\u00ebr k\u00ebtij sistemi kleptokrat, antikomb\u00ebtar, 13 vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Kur nj\u00eb qeveri refuzon t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb qytetar\u00ebt dhe kur nj\u00eb drejtues e sheh \u00e7do kritik\u00eb si k\u00ebrc\u00ebnim personal, at\u00ebher\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me simptomat e nj\u00eb pushteti q\u00eb ka humbur kontaktin me realitetin.<\/p>\n<p>Autokrati Rama po p\u00ebrpiqet ta zhvendos\u00eb debatin nga thelbi i revolt\u00ebs qytetare, duke e reduktuar at\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ve\u00e7anta, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb protestuesit kan\u00eb artikuluar qart\u00eb arsyen e ngritjes e revolt\u00ebs s\u00eb tyre: d\u00ebshtimin e nj\u00eb modeli qeverisjeje t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi arroganc\u00ebn, munges\u00ebn e transparenc\u00ebs dhe refuzimin e llogaridh\u00ebnies.<\/p>\n<p>Protesta qytetare nuk \u00ebsht\u00eb ngritur vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje apo p\u00ebr nj\u00eb vendim t\u00eb vet\u00ebm. Ajo \u00ebsht\u00eb ngritur kund\u00ebr nj\u00eb sistemi t\u00eb t\u00ebr\u00eb keqqeverisjeje. Kund\u00ebr nj\u00eb modeli ku koncesionet, tender\u00ebt, pasurit\u00eb publike, energjia, portet dhe resurset komb\u00ebtare jan\u00eb shoq\u00ebruar vazhdimisht me dyshime p\u00ebr favorizime, klienteliz\u00ebm dhe korrupsion. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse k\u00ebrkesa e protestuesve nuk kufizohet n\u00eb nj\u00eb problem t\u00eb vet\u00ebm, por synon rikthimin e p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb politike dhe t\u00eb kontrollit demokratik mbi pushtetin.<\/p>\n<p>Sot n\u00eb dit\u00ebn e 21-t\u00eb, mij\u00ebra qytetar\u00eb, kryesisht t\u00eb rinj, vazhdojn\u00eb t\u00eb protestojn\u00eb kund\u00ebr korrupsionit, keqqeverisjes, arroganc\u00ebs s\u00eb pushtetit dhe munges\u00ebs s\u00eb thell\u00eb t\u00eb llogaridh\u00ebnies q\u00eb ka karakterizuar qeverisjen e sektit Rama. Ata k\u00ebrkojn\u00eb transparenc\u00eb, llogaridh\u00ebnie, drejt\u00ebsi dhe rikthimin e besimit tek institucionet.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesat e protestuesve jan\u00eb t\u00eb qarta dhe t\u00eb panegociueshme:Dor\u00ebheqjen e menj\u00ebhershme t\u00eb autokratit Rama dhe largimin e qeveris\u00eb aktuale, si e vetmja m\u00ebnyre dhe e vetmja k\u00ebrkes\u00eb e panegociueshme p\u00ebr qytetar\u00ebt protestues; Krijimin e nj\u00eb qeverie teknike q\u00eb garanton proces t\u00eb drejt\u00eb zgjedhor dhe stabilitet institucional deri n\u00eb zgjedhjet e ardhshme; Shfuqizimin e ligjeve t\u00eb kontestuara q\u00eb konsiderohen n\u00eb kund\u00ebrshtim me interesin publik dhe q\u00eb kan\u00eb favorizuar interesa klienteliste dhe oligarkike; Rishikimin e Kodit Zgjedhor p\u00ebr t\u00eb garantuar barazin\u00eb e vot\u00ebs, lista t\u00eb hapura, p\u00ebrfaq\u00ebsim m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb politik dhe kufizim t\u00eb p\u00ebrqendrimit afatgjat\u00eb t\u00eb pushtetit; Forcimin e mekanizmave t\u00eb transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies n\u00eb \u00e7do nivel t\u00eb qeverisjes.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm i shk\u00ebputur nga realiteti, me gjuh\u00eb paniku e arrogance, ku fjalimet e rr\u00ebfimet i jep vet\u00ebm para \u201ct\u00eb tij\u00ebve\u201d, por kreu i sektit po p\u00ebrdhos dhe denigron simbolet tona komb\u00ebtare me gjuh\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse, ku bashk\u00ebkombasit tan\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb e Maqedonin\u00eb e Veriut, i quan terminologjikisht \u201cdiaspor\u00eb\u201d, duke treguar qartazi se edhe k\u00ebsaj radhe kostumi i tij i p\u00ebrhersh\u00ebm, si n\u00eb 13 vite, \u00ebsht\u00eb kostumi i nj\u00eb antikomb\u00ebtari.<\/p>\n<p>Sot, Deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pavar\u00ebsisht p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb politike, kan\u00eb detyrimin kushtetues dhe moral t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb z\u00ebrin e qytetar\u00ebve protestues dhe t\u00eb mb\u00ebshtesin k\u00ebrkesat legjitime p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, transparenc\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi publike.<\/p>\n<p>Revolta qytetare q\u00eb po zhvillohet sot nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb l\u00ebvizje \u00e7far\u00ebdo qytetare. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr rikthimin e llogaridh\u00ebnies n\u00eb qeverisje, p\u00ebr fundin e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebr rivendosjen e standardeve demokratike. Sa m\u00eb gjat\u00eb q\u00eb autokrati Rama t\u00eb refuzoj\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb jehon\u00ebn e protest\u00ebs, aq m\u00eb i madh b\u00ebhet hendeku mes pushtetit dhe qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb analiz\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse e botuar n\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmen e gazet\u00ebs \u201cSot\u201d, me autor opinionistin tejet t\u00eb spikatur Ilir Dako, po citoj nj\u00eb pasazh: \u201cZullumet e k\u00ebtij kryeministri flen\u00eb si gjaku i Makbethit n\u00eb duart e tij, ku \u00e7do pasuri e grabitur, \u00e7do krim apo bashk\u00ebpunim me krimin i r\u00ebndojn\u00eb nd\u00ebrgjegjen dhe i kan\u00eb kallur dat\u00ebn nga sht\u00ebpia pa qera q\u00eb ka p\u00ebrgatitur drejt\u00ebsia\u201d.<\/p>\n<p>Koha e justifikimeve ka mbaruar. Qytetar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. K\u00ebrkojn\u00eb transparenc\u00eb. K\u00ebrkojn\u00eb llogaridh\u00ebnie. Dhe mbi t\u00eb gjitha, k\u00ebrkojn\u00eb ndryshim. Qytetar\u00ebt protestues shqiptar\u00eb kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb algorit\u00ebm: DOR\u00cbHEQJEN E EDI RAM\u00cbS!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Dit\u00ebn e djeshme, kreu i sektit Rama, n\u00eb nj\u00eb takim me deputet\u00ebt dhe kabinetin e tij, mbajti nj\u00eb fjalim t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb nuk solli as reflektim, as p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike dhe as transparenc\u00eb e llogaridh\u00ebnie p\u00ebrball\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. P\u00ebrkundrazi, ai d\u00ebshmoi qart\u00eb ankthin dhe panikun q\u00eb e ka p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebto 21 dit\u00eb, nga &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":73556,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-146314","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146314","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=146314"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146314\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":146315,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146314\/revisions\/146315"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73556"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=146314"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=146314"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=146314"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}