{"id":146347,"date":"2026-06-22T09:06:55","date_gmt":"2026-06-22T09:06:55","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=146347"},"modified":"2026-06-22T09:06:55","modified_gmt":"2026-06-22T09:06:55","slug":"bozdo-zhvleresimi-i-euros-si-pasoje-e-kanabizimit-pastrimit-te-parave-dhe-kapjes-se-shtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/22\/bozdo-zhvleresimi-i-euros-si-pasoje-e-kanabizimit-pastrimit-te-parave-dhe-kapjes-se-shtetit\/","title":{"rendered":"Bozdo: Zhvler\u00ebsimi i euros, si pasoj\u00eb e kanabizimit, pastrimit t\u00eb parave dhe kapjes s\u00eb shtetit!"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Eno Bozdo, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, tha se r\u00ebnia e euros n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta historike nuk mund t\u00eb justifikohet vet\u00ebm me rritjen e turizmit apo faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ekonomik\u00eb, por lidhet drejtp\u00ebrdrejt me dep\u00ebrtimin e parave t\u00eb krimit n\u00eb ekonomi, pastrimin e parave dhe d\u00ebshtimin e institucioneve p\u00ebr ta luftuar k\u00ebt\u00eb fenomen.<\/p>\n<p>Bozdo theksoi se Shqip\u00ebria po p\u00ebrballet me nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz p\u00ebr prodhimin vendas, eksportet dhe konkurrenc\u00ebn e ndershme, duke i b\u00ebr\u00eb thirrje Kuvendit dhe institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb reagojn\u00eb me urgjenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndalur at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsoi si nj\u00eb nga sfidat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ekonomike dhe shoq\u00ebrore t\u00eb vendit.<\/p>\n<p><strong>Deklarata<\/strong><\/p>\n<p>Dje euro kapi nivelin minimum historik t\u00eb saj: posht\u00eb 94 lek\u00ebve, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb zhvler\u00ebsim t\u00eb paralajm\u00ebruar.<\/p>\n<p>Ky fenomen q\u00eb karakterizon prej nj\u00eb dekade qeverisjen Rama, ka sjell\u00eb zhvler\u00ebsimin total t\u00eb euros me rreth 33% q\u00eb nga viti 2016, vit i cili jo rast\u00ebsisht p\u00ebrkon me mbjelljen masive, n\u00eb nivel industrial, t\u00eb kanabisit, dhe kthimin e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e saj n\u00eb nj\u00eb republik\u00eb kanabisi.<\/p>\n<p>Dhjet\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, n\u00ebn mbrojtjen e policis\u00eb s\u00eb shtetit, droga u mboll kudo, nga lindja n\u00eb per\u00ebndim dhe nga veriu n\u00eb jug. U braktis bujq\u00ebsia sepse kultivimi i kanabisit ishte shum\u00eb m\u00eb fitimprur\u00ebs se mbjellja e misrit apo domates. Viti 2016 pra, ishte viti i keq i fillimit t\u00eb projektit t\u00eb qeverisjes socialiste p\u00ebr ta kthyer Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb ekosistem droge, ku droga kultivohet, p\u00ebrpunohet, por edhe ku fitimet e saj mund t\u00eb investohen me shum\u00eb leht\u00ebsi.<\/p>\n<p>Dhjet\u00eb vjen m\u00eb von\u00eb, kur euro \u00ebsht\u00eb zhvler\u00ebsuar me rreth 33%, dhe kur goditjet e Prokuroris\u00eb Speciale kan\u00eb provuar shkrirjen e qeverisjes Rama me krimin e organizuar, situata \u00ebsht\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb tep\u00ebr dramatike.<\/p>\n<p>Sektori bujq\u00ebsor, p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij fenomeni por edhe t\u00eb braktisjes nga qeveria, \u00ebsht\u00eb n\u00eb vitin e tij t\u00eb gjasht\u00eb t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb prodhimit n\u00eb terma absolut\u00eb; sektori industrial \u00ebsht\u00eb n\u00eb vitin e tret\u00eb t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb prodhimit n\u00eb terma absolut\u00eb; sektori i eksporteve, ve\u00e7an\u00ebrisht ai i manifaktur\u00ebs, po p\u00ebrjeton nj\u00eb kolaps t\u00eb plot\u00eb: vet\u00ebm n\u00eb 5 mujorin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, sipas INSTAT, ai sh\u00ebnon nj\u00eb r\u00ebnie prej 14%.<\/p>\n<p>Sot, pik\u00ebrisht prej projektit t\u00eb filluar n\u00eb vitin 2016 nga qeverisja socialiste, gjendemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb dramatike p\u00ebrsa i p\u00ebrket jo thjesht r\u00ebnies drastike ekonomike dhe produkteve \u201cmade in Albania\u201d, por mbi t\u00eb gjitha sepse kapitali i kriminalizuar ka dep\u00ebrtuar thell\u00eb n\u00eb cdo sektor t\u00eb ekonomis\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb nd\u00ebrtim n\u00eb qytetet kryesore e ato bregdetare.<\/p>\n<p>Me ritmin e parashikuar, sidomos kur t\u00eb dh\u00ebnat e para tregojn\u00eb se p\u00ebr vitin 2026 jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb qindra leje dhe miliona m2 sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi, dhe duke e ditur se nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e k\u00ebsaj industrie sh\u00ebrben si makineri gjigande e pastrimit t\u00eb parave t\u00eb pista, parashikimi p\u00ebr euron, fatkeq\u00ebsish, nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 r\u00ebnie e m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, qeveria shqiptare dhe agjencit\u00eb e saj b\u00ebjn\u00eb sikur ky fenomen q\u00eb po i merr frym\u00ebn ekonomis\u00eb dhe shoq\u00ebris\u00eb, nuk ekziston. Refreni i p\u00ebrs\u00ebritur se e gjitha vjen nga turizmi dhe se jemi duke thyer rekordet e numrit t\u00eb turist\u00ebve \u00e7do vit, thjesht nuk q\u00ebndron. Po, turizmi ndikon, por shum\u00eb pak kundrejt t\u00ebr\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij fenomeni.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij realiteti, edhe agjencit\u00eb e specializuar p\u00ebr t\u00eb mbrotur Shqip\u00ebrin\u00eb nga dep\u00ebrtimi i parave t\u00eb krimit dhe terrorizmi, k\u00ebnaqen vet\u00ebm me disa raporte konstantuese, por fakti \u00ebsht\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb plot\u00eb vullneti p\u00ebr ta trajtuar seriozisht k\u00ebt\u00eb fenomen. Ndryshe nuk kishte sesi t\u00eb zbulohej q\u00eb dit\u00ebn p\u00ebr diell, nd\u00ebrtimet e disa kullave n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs apo resorteve dhe hoteleris\u00eb turistike t\u00eb nivelit t\u00eb par\u00eb, t\u00eb ishin instrument\u00eb t\u00eb pastrimit t\u00eb parave, haptazi, pa asnj\u00eb kontroll apo mbikqyrje!<\/p>\n<p>Po ashtu, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, vitin e kaluar, bleu 1 miliard\u00eb e 27 milion\u00eb euro n\u00eb treg, ku vler\u00ebsohet se rreth 800 deri 900 milion\u00eb euro jan\u00eb bler\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00ebn kontroill r\u00ebnien pikiat\u00eb t\u00eb euros.<\/p>\n<p>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb iu bashkua refrenit qeveritar duke justifikuar k\u00ebt\u00eb fenomen me \u201cfondamentet e forta\u201d t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare, por faktet flasin se pa nd\u00ebrhyrjen e saj masive n\u00eb treg, euro do t\u00eb kishte kapur nivele shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ulta.<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb jemi p\u00ebrpara nj\u00eb situate kur pastrimit t\u00eb parave u jan\u00eb hapur dyer plot\u00ebsisht. Institucionet nuk funksionojn\u00eb sepse nuk ka asnj\u00eb vullnet p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar fenomenin m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm dhe sfidues p\u00ebr ekonomin\u00eb ton\u00eb n\u00eb 30 vitet e fundit!<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb duhet ta trajtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje me seriozitetin maksimal! Sigurisht kjo nuk varet vet\u00ebm nga deputet\u00ebt e opozit\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb denoncuar q\u00eb p\u00ebrpara 10 vitesh fenomenin e kanabizimit, at\u00ebher\u00eb kur askush, madje edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, nuk flisnin, edhe pse ishin plot\u00ebsisht n\u00eb dijeni!<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i deputet\u00ebve t\u00eb mazhoranc\u00ebs \u00ebsht\u00eb kritik p\u00ebr t\u00eb luftuar k\u00ebt\u00eb fenomen! Ne jemi pik\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn e hartimit t\u00eb rezolutave parlamentare, p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb institucioneve q\u00eb jan\u00eb zyrtarisht p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit!<\/p>\n<p>K\u00ebto rezoluta duhet t\u00eb shprehin vullnetin e pal\u00ebkundur t\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr t\u00eb luftuar k\u00ebt\u00eb fenomen, duke detyruar institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr t\u00eb reaguar!<\/p>\n<p>N\u00ebse kjo do ndodh\u00eb apo jo, mbetet p\u00ebr tu par\u00eb. Por t\u00eb mos harrojm\u00eb: kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb fenomen q\u00eb po prek r\u00ebnd\u00eb dhe po infekton me krim jo vet\u00ebm ekonomin\u00eb, por edhe shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, ku familjet tona jan\u00eb pjes\u00eb e saj. Dhe k\u00ebtu nuk ka m\u00eb as t\u00eb majt\u00eb e as t\u00eb djatht\u00eb, por ka individ\u00eb q\u00eb e duan apo jo vendin e tyre, e duan apo jo Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb!<\/p>\n<p>Shpresojm\u00eb q\u00eb mazhoranca t\u00eb kaloj\u00eb nga fjal\u00ebt tek veprat! Dhe veprat m\u00eb urgjente duhet t\u00eb jen\u00eb ato t\u00eb luft\u00ebs ndaj pastrimit t\u00eb parave t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, trafikut t\u00eb drog\u00ebrave dhe korrupsionit!<\/p>\n<p>Ju faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Eno Bozdo, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, tha se r\u00ebnia e euros n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta historike nuk mund t\u00eb justifikohet vet\u00ebm me rritjen e turizmit apo faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ekonomik\u00eb, por lidhet drejtp\u00ebrdrejt me dep\u00ebrtimin e parave t\u00eb krimit n\u00eb ekonomi, pastrimin e parave dhe d\u00ebshtimin e institucioneve p\u00ebr ta &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":128154,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-146347","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146347","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=146347"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146347\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":146348,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146347\/revisions\/146348"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/128154"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=146347"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=146347"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=146347"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}