{"id":146410,"date":"2026-06-22T18:07:10","date_gmt":"2026-06-22T18:07:10","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=146410"},"modified":"2026-06-22T18:07:10","modified_gmt":"2026-06-22T18:07:10","slug":"doreheqje-e-panegociueshme-e-rames-dhe-qeveri-teknike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/22\/doreheqje-e-panegociueshme-e-rames-dhe-qeveri-teknike\/","title":{"rendered":"Dor\u00ebheqje e panegociueshme e Ram\u00ebs dhe qeveri teknike!"},"content":{"rendered":"<p>Pas 22 dit\u00ebsh tubime dhe propozime nga qytetar\u00ebt, grupi koordinues i protest\u00ebs ka dal\u00eb me nj\u00eb deklarat\u00eb zyrtare drejtuar qeveris\u00eb dhe mbar\u00eb opinionit publik.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e mbajtur para qytetar\u00ebve, aktivisti Dritan Goxhaj lexoi pes\u00eb k\u00ebrkesat thelb\u00ebsore, q\u00eb protestuesit i cil\u00ebsojn\u00eb si legjitime dhe t\u00eb panegociueshme, duke paralajm\u00ebruar vijimin e rezistenc\u00ebs paq\u00ebsore deri n\u00eb plot\u00ebsimin e tyre.<\/p>\n<p>Pika e par\u00eb dhe m\u00eb e forta e ultimatumit qytetar \u00ebsht\u00eb dor\u00ebheqja e menj\u00ebhershme e kryeministrit aktual. P\u00ebr t\u00eb menaxhuar kriz\u00ebn dhe tranzicionin, k\u00ebrkohet formimi i nj\u00eb qeverie teknike, jo partiake, me nj\u00eb mandat t\u00eb kufizuar prej 12 muajsh. Protestuesit gjithashtu kan\u00eb k\u00ebrkuar nd\u00ebrhyrje t\u00eb thella n\u00eb sistemin ligjor dhe at\u00eb zgjedhor.<\/p>\n<p>Mes k\u00ebrkesave renditen ndryshimet kushtetuese t\u00eb miratuara me referendum popullor, reformimi i kodit zgjedhor dhe ligjit p\u00ebr financimin e partive politike, si dhe nj\u00eb propozim drastik p\u00ebr klas\u00ebn politike: kufizimi i postit t\u00eb kryeministrit n\u00eb jo m\u00eb shum\u00eb se dy mandate gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb nj\u00eb individi.<\/p>\n<p>Krahas k\u00ebrkesave t\u00eb reja politike, sheshi nuk ka hequr dor\u00eb nga kauzat mjedisore dhe kulturore. \u00cbsht\u00eb k\u00ebrkuar anulimi urgjent i ligjeve t\u00eb debatuara p\u00ebr zonat e mbrojtura dhe trash\u00ebgimin\u00eb kulturore, si dhe shfuqizimi i statusit t\u00eb investimeve strategjike dhe t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs &#8216;paketa e maleve&#8217;.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, qytetar\u00ebt propozojn\u00eb hartimin e nj\u00eb kontrate t\u00eb re sociale mes shtetit dhe popullit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Fjala e Dritan Goxhajt<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje bashk\u00ebkombas, bashk\u00ebqytetar\u00eb dhe bashk\u00ebprotestues! T\u00eb gjith\u00eb ju q\u00eb jeni k\u00ebtu n\u00eb shesh dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nuk kan\u00eb mundur t\u00eb vijn\u00eb dot n\u00eb shesh, por q\u00eb jan\u00eb me ne me zem\u00ebr dhe me shpirt dhe me mendje. Sot jam i autorizuar nga grupi koordinues i protest\u00ebs t\u00eb lexoj nj\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb grupit koordinues t\u00eb protest\u00ebs, duke d\u00ebgjuar propozimet e sovranit p\u00ebr 22 dit\u00eb me radh\u00eb, po dalim sot para jush me k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr t\u00eb sqaruar protestuesit, si dhe t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebkombasit tan\u00eb, qoft\u00eb ata t\u00eb pranish\u00ebm fizikisht n\u00eb shesh, qoft\u00eb ata q\u00eb na mb\u00ebshtesin me zem\u00ebr dhe mendje.<\/p>\n<p><strong>Kjo protest\u00eb mbar\u00ebpopullore dhe paq\u00ebsore k\u00ebrkon sa m\u00eb posht\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb:<\/strong>\u00a0Dor\u00ebheqjen e panegociueshme t\u00eb kryeministrit t\u00eb qeveris\u00eb!<\/p>\n<p><strong>Dy:<\/strong>\u00a0Krijimin e nj\u00eb qeverie teknike tranzitore, jo partiake, me mandat 12 mujor.<\/p>\n<p><strong>Tre:\u00a0<\/strong>Ndryshimet kushtetuese ku t\u00eb gjith\u00eb shtetasit shqiptar\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb barabart\u00eb para ligjit, si dhe miratimin e saj me referendum popullor, duke p\u00ebrfshir\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera: ndryshimin e kodit zgjedhor; ndryshimin e ligjit p\u00ebr financimin e partive politike dhe organizatave t\u00eb ndryshme; kufizimin e ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb kryeministrit n\u00eb jo m\u00eb shum\u00eb se dy mandate, t\u00eb plota ose t\u00eb pjesshme, gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs politike t\u00eb nj\u00eb individi.<\/p>\n<p><strong>Kat\u00ebr:\u00a0<\/strong>Paralelisht, ne nuk heqim dor\u00eb nga k\u00ebrkesat fillestare: anulimin e ndryshimeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb ligjin p\u00ebr zonat e mbrojtura; anulimin e ndryshimeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb ligjin p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb kulturore; shfuqizimin e paket\u00ebs ligjore t\u00eb njohur si &#8216;paketa e maleve&#8217;; shfuqizimin e statusit dhe t\u00eb kuadrit ligjor p\u00ebr investimet strategjike.<\/p>\n<p><strong>Pes\u00eb:<\/strong>\u00a0Nj\u00eb kontrat\u00eb e re sociale mes qytetar\u00ebve dhe shtetit, e cila do t\u00eb p\u00ebrpilohet pas konsultimit me intelektual\u00eb, ekspert\u00eb teknik\u00eb dhe qytetar\u00eb apartiak\u00eb, t\u00eb propozuar nga sheshi i protest\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb k\u00ebrkesat tona t\u00eb qarta, legjitime dhe t\u00eb panegociueshme, t\u00eb dala nga z\u00ebri i qytetar\u00ebve dhe nga vullneti i sovranit. Ne mbetemi t\u00eb vendosur n\u00eb rrug\u00ebn e protest\u00ebs paq\u00ebsore, demokratike dhe qytetare deri n\u00eb realizimin e tyre. Shqip\u00ebria e shqiptar\u00ebve!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas 22 dit\u00ebsh tubime dhe propozime nga qytetar\u00ebt, grupi koordinues i protest\u00ebs ka dal\u00eb me nj\u00eb deklarat\u00eb zyrtare drejtuar qeveris\u00eb dhe mbar\u00eb opinionit publik. N\u00eb fjal\u00ebn e mbajtur para qytetar\u00ebve, aktivisti Dritan Goxhaj lexoi pes\u00eb k\u00ebrkesat thelb\u00ebsore, q\u00eb protestuesit i cil\u00ebsojn\u00eb si legjitime dhe t\u00eb panegociueshme, duke paralajm\u00ebruar vijimin e rezistenc\u00ebs paq\u00ebsore deri n\u00eb plot\u00ebsimin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":146297,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-146410","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146410","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=146410"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146410\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":146411,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146410\/revisions\/146411"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/146297"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=146410"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=146410"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=146410"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}