{"id":146530,"date":"2026-06-24T08:45:42","date_gmt":"2026-06-24T08:45:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=146530"},"modified":"2026-06-24T08:45:42","modified_gmt":"2026-06-24T08:45:42","slug":"rinia-po-largohet-sula-renia-e-vazhdueshme-e-numrit-te-maturanteve-tregues-i-qarte-i-shpopullimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/24\/rinia-po-largohet-sula-renia-e-vazhdueshme-e-numrit-te-maturanteve-tregues-i-qarte-i-shpopullimit\/","title":{"rendered":"Rinia po largohet\/ Sula: R\u00ebnia e vazhdueshme e numrit t\u00eb maturant\u00ebve, tregues i qart\u00eb i shpopullimit"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrfundimi i provimeve t\u00eb Matur\u00ebs Shtet\u00ebrore ka rikthyer n\u00eb v\u00ebmendje problematikat e sistemit arsimor dhe fenomenin e largimit t\u00eb t\u00eb rinjve nga Shqip\u00ebria. Pedagogia dhe drejtuesja e Departamentit t\u00eb Arsimit n\u00eb PD, Lili Sula, ngriti shqet\u00ebsimin p\u00ebr r\u00ebnien e vazhdueshme t\u00eb numrit t\u00eb maturant\u00ebve, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb tregues t\u00eb qart\u00eb t\u00eb shpopullimit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cOra News\u201d, Sula tha se k\u00ebt\u00eb vit numri i maturant\u00ebve ka zbritur n\u00eb rreth 26.600, nd\u00ebrsa mbi 4.000 prej tyre kan\u00eb k\u00ebrkuar dokumentacionin p\u00ebr t\u00eb vijuar studimet jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Sul\u00ebs, largimi i t\u00eb rinjve \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e nj\u00eb politike t\u00eb vazhdueshme q\u00eb po \u00e7on drejt plakjes s\u00eb popullsis\u00eb dhe dob\u00ebsimit t\u00eb mendimit kritik n\u00eb vend. Ajo akuzoi qeverin\u00eb se po ndjek politika q\u00eb synojn\u00eb largimin e rinis\u00eb nga angazhimi publik dhe politik.<\/p>\n<p><strong>Lili Sula:<\/strong> \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb e tradit\u00ebs dhe e p\u00ebrvitshme t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet i nj\u00ebjti ritual n\u00eb lidhje me daljen e tez\u00ebs. Por t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn k\u00ebt\u00eb vit nuk m\u00eb shqet\u00ebson pik\u00ebrisht ky fenomen, do ta diskutojm\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnjestruar n\u00eb periferi tani.Nuk m\u00eb intereson dhe nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr mua \u00e7\u00ebshtje diskutimi sa \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb ashtu si\u00e7 edhe that\u00eb ju n\u00eb fillim, r\u00ebnia e thell\u00eb e numrit t\u00eb maturant\u00ebve nga viti n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Ne kemi nga vjet, sivjet kemi mbi 2.000 maturant\u00eb m\u00eb pak k\u00ebt\u00eb vit shkollor. Pra, k\u00ebt\u00eb vit ne kemi 26.600, nd\u00ebrkoh\u00eb prej tyre 4.000 maturant\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb studiojn\u00eb jasht\u00eb vendit, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e totalisht e verifikueshme, sepse kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb pajisen me list\u00ebn e notave dhe me dokumentacionin p\u00ebrkat\u00ebs q\u00eb u nevojitet atyre p\u00ebr t\u00eb aplikuar n\u00eb universitete e jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>P\u00ebr mendimin tim, si\u00e7 edhe besoj p\u00ebr shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, \u00ebsht\u00eb dramatike kjo situat\u00eb e p\u00ebrvitshme e maturant\u00ebve, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb reflektohet m\u00eb pas edhe n\u00eb universitete, gjithmon\u00eb e m\u00eb pak ne kemi n\u00eb auditor student\u00eb n\u00eb vitin e par\u00eb, gjithnj\u00eb e m\u00eb pak m\u00ebsues ne kemi n\u00eb tregun e pun\u00ebs dhe r\u00ebnia e cil\u00ebsis\u00eb edhe n\u00eb raport me sasin\u00eb e student\u00ebve ose t\u00eb maturant\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm \u00ebsht\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse.<\/p>\n<p>Pra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shpjegim ose \u00ebsht\u00eb nj\u00eb argumentim q\u00eb cil\u00ebsia sigurisht kur ka shum\u00eb pak maturant\u00eb q\u00eb do t\u00eb konkurrojn\u00eb p\u00ebr n\u00eb universitete dhe kur pjesa m\u00eb e madhe e tyre, pjesa m\u00eb e mir\u00eb e tyre, synojn\u00eb dhe aplikojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb studiuar jasht\u00eb vendit, sigurisht q\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb universitetet e tjera do t\u00eb bjer\u00eb cil\u00ebsia.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb n\u00eb vijimin e nj\u00eb politike shpopullimi, mir\u00ebfilli shpopullimi, q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb \u00e7komb\u00ebtarizimi. R\u00ebnia e numrit t\u00eb maturant\u00ebve do t\u00eb sjell\u00eb ashtu si\u00e7 edhe kan\u00eb th\u00ebn\u00eb statistikat e nivelit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, plakjen e popullsis\u00eb, munges\u00ebn e fuqis\u00eb pun\u00ebtore, t\u00eb fuqis\u00eb intelektuale n\u00eb tregun e pun\u00ebs, munges\u00ebn e intelektual\u00ebve n\u00eb artikulimin e mendimit publik, t\u00eb mendimit politik.<\/p>\n<p>Gj\u00eb q\u00eb edhe pse protestat e sotme sigurisht jan\u00eb p\u00ebr t&#8217;u lavd\u00ebruar, jan\u00eb t\u00eb \u00e7muara, ne kemi v\u00ebrejtur gjith\u00eb k\u00ebto vite q\u00eb mendimi i hapur publik, mendimi alternativ dhe kritika, gjykimi kritik ka qen\u00eb i rrafshuar, ka qen\u00eb i topitur.<\/p>\n<p>Shum\u00eb pak njer\u00ebz kan\u00eb folur dhe kan\u00eb analizuar me sy kritik situatat n\u00eb vendin ton\u00eb. T\u00eb largosh t\u00eb ardhmen e kombit, p\u00ebr mendimin tim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb strategji p\u00ebr ta shp\u00ebrqendruar v\u00ebmendjen p\u00ebr t\u00eb mos pasur rini. Dje ka patur nj\u00eb zhvillim tjet\u00ebr, kryeministri ka qen\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebr projektin e kampusit studentor n\u00eb Universitetin \u201cAleksand\u00ebr Moisiu\u201d, por mos harroni q\u00eb kjo lidhet me at\u00eb \u00e7far\u00eb ai ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb janar p\u00ebr student\u00ebt, p\u00ebr t&#8217;i spostuar student\u00ebt e Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb mendimin tim ka nj\u00eb v\u00ebmendje nga kryeministri p\u00ebr t&#8217;i pasur larg mendjes dhe larg syve t\u00eb rinjt\u00eb sepse t\u00eb rinjt\u00eb, student\u00ebt jan\u00eb forc\u00eb reaguese, n\u00eb \u00e7do moment historik kan\u00eb treguar q\u00eb din\u00eb t\u00eb reagojn\u00eb dhe jan\u00eb nj\u00eb forc\u00eb q\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb pushtetin e st\u00ebrgjat\u00eb t\u00eb k\u00ebtij kryeministri. Nga ana tjet\u00ebr un\u00eb besoj q\u00eb duhet par\u00eb, kur t\u00eb dalin t\u00eb plota dhe t\u00eb ket\u00eb statistika, duhet par\u00eb se \u00e7far\u00eb ka sjell\u00eb menaxhimi i k\u00ebsaj mature shtet\u00ebrore n\u00eb krahasim me maturat e tjera.<\/p>\n<p>Pra sa real \u00ebsht\u00eb ky vler\u00ebsim dhe se si mosdalja e tez\u00ebs t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb disa provime&#8230; \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u th\u00ebn\u00eb n\u00eb fakt q\u00eb teza k\u00ebt\u00eb vit \u00ebsht\u00eb deri diku e siguruar dhe nuk ka dal\u00eb si\u00e7 ka dal\u00eb n\u00eb vitet e tjera q\u00eb n\u00eb 20 minutat e para t\u00eb provimit. \u00c7far\u00eb ka prodhuar? A ka prodhuar v\u00ebrtet cil\u00ebsi vler\u00ebsimi, pra \u00ebsht\u00eb ruajtur realisht nota q\u00eb maturant\u00ebt kan\u00eb pasur gjat\u00eb viteve, gjat\u00eb tre viteve t\u00eb gjimnazit n\u00eb let\u00ebrsi ose n\u00eb matematik\u00eb ose n\u00eb l\u00ebnd\u00ebt me zgjedhje, apo ka p\u00ebrs\u00ebri hendek q\u00eb si\u00e7 ka pasur vitet e tjera, un\u00eb b\u00ebj shembull kujtoj para dy vitesh rreth 300 maturant\u00eb kan\u00eb pasur hendek t\u00eb not\u00ebs, ose diferenc\u00eb t\u00eb not\u00ebs midis not\u00ebs s\u00eb matur\u00ebs dhe not\u00ebs vjetore, kan\u00eb pasur 5 nota diferenc\u00eb.<\/p>\n<p>Pra nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs i 5-s ka shkruar drejtp\u00ebrdrejt te 10-ta. K\u00ebto lloj tronditjesh t\u00eb sistemit, t\u00eb kurb\u00ebs s\u00eb vler\u00ebsimit k\u00ebto ndikojn\u00eb shum\u00eb. Ndikojn\u00eb sigurisht p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka kopjuar, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka marr\u00eb tez\u00ebn dhe ka dal\u00eb, por ndikojn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr komunitetin e maturant\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebve iu prish dhe iu c\u00ebnon gar\u00ebn, iu c\u00ebnon konkurrueshm\u00ebrin\u00eb, kur ata do t\u00eb konkurrojn\u00eb p\u00ebr t&#8217;u regjistruar n\u00eb universitete n\u00eb shtator t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Matura shtet\u00ebrore teorikisht duhet ta mas\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument p\u00ebr t\u00eb matur rezultatin e studimeve dhe t\u00eb m\u00ebsimeve p\u00ebrgjat\u00eb tre viteve t\u00eb gjimnazit. Por un\u00eb besoj se nuk e mat. Vler\u00ebsimet e PISA-s t\u00eb 2022-shit kan\u00eb treguar q\u00eb ne kemi maturant\u00eb t\u00eb dob\u00ebt, sepse vjet kan\u00eb dal\u00eb maturant\u00ebt q\u00eb jan\u00eb testuar n\u00eb 2022-shin.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb jan\u00eb testuar n\u00eb 2025-n t\u00eb tjer\u00eb 15-vje\u00e7ar\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjimnaz. Dhe nuk ka sesi t\u00eb ket\u00eb maturant\u00eb q\u00eb do t\u00eb masin dijet reale t\u00eb tyre kur vler\u00ebsimet e PISA-s kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb alarmin p\u00ebr r\u00ebnie t\u00eb vler\u00ebsimeve aq shum\u00eb saq\u00eb nuk mund t\u00eb krahasohet as me vendet q\u00eb jan\u00eb t\u00eb prapambetura n\u00eb syt\u00eb e nj\u00eb Evrope per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>N\u00eb mendimin tim matura do t\u00eb duhej formatuar n\u00eb sistemin digjital, t\u00eb ishte totalisht nj\u00eb tjet\u00ebr format p\u00ebr t\u00eb matur realisht dijet e nx\u00ebn\u00ebsve dhe t\u00eb mos b\u00ebhej nj\u00eb shfaqje publike dhe nj\u00eb propagand\u00eb e radh\u00ebs e qeveris\u00eb se si po zhvillohet me masa nd\u00ebshkuese dhe me masa t\u00eb kontrollit t\u00eb im\u00ebt, deri n\u00eb presion t\u00eb maturant\u00ebve.<\/p>\n<p>Sidomos t\u00eb maturant\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt jam e sigurt q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e tyre kalojn\u00eb gati nj\u00eb shok kontrolli dhe shok psikologjik sepse ata do futen n\u00eb provim vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb kontrolleve t\u00eb im\u00ebta q\u00eb u b\u00ebhen, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb qytetet e tjera sigurisht ka qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb e lir\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe t\u00eb themi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi testet kan\u00eb dal\u00eb pik\u00ebrisht jo n\u00eb gjimnazet e kryeqytetit ose t\u00eb pakt\u00ebn jo n\u00eb gjimnazet kryesore t\u00eb kryeqytetit. Kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb zona t\u00eb tjera, por n\u00ebse testi del, del p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb sepse n\u00eb koh\u00eb p\u00ebr shum\u00eb pak minuta ai b\u00ebhet publik p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb m\u00ebsuesit dhe maturant\u00ebt q\u00eb jan\u00eb aty. Mjafton t\u00eb dal\u00eb nj\u00eb kopje e tez\u00ebs. Besoj q\u00eb testimi i matur\u00ebs shtet\u00ebrore nuk mat realisht dijet e nx\u00ebn\u00ebsve q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb nd\u00ebr vite dhe nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mat\u00ebs i kulmit t\u00eb tyre ose q\u00eb tregon realisht se \u00e7far\u00eb kan\u00eb m\u00ebsuar ata maturant\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrfundimi i provimeve t\u00eb Matur\u00ebs Shtet\u00ebrore ka rikthyer n\u00eb v\u00ebmendje problematikat e sistemit arsimor dhe fenomenin e largimit t\u00eb t\u00eb rinjve nga Shqip\u00ebria. Pedagogia dhe drejtuesja e Departamentit t\u00eb Arsimit n\u00eb PD, Lili Sula, ngriti shqet\u00ebsimin p\u00ebr r\u00ebnien e vazhdueshme t\u00eb numrit t\u00eb maturant\u00ebve, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb tregues t\u00eb qart\u00eb t\u00eb shpopullimit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":146531,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-146530","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146530","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=146530"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146530\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":146532,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146530\/revisions\/146532"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/146531"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=146530"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=146530"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=146530"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}