{"id":146613,"date":"2026-06-24T21:38:12","date_gmt":"2026-06-24T21:38:12","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=146613"},"modified":"2026-06-24T21:38:12","modified_gmt":"2026-06-24T21:38:12","slug":"paralajmerimi-i-ish-mikut-te-rames-auron-tare-rama-do-betonizoje-te-gjitha-zonat-e-mbrojtura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/24\/paralajmerimi-i-ish-mikut-te-rames-auron-tare-rama-do-betonizoje-te-gjitha-zonat-e-mbrojtura\/","title":{"rendered":"Paralajm\u00ebrimi i ish-mikut t\u00eb Ram\u00ebs\/ Auron Tare: Rama do betonizoj\u00eb t\u00eb gjitha zonat e mbrojtura"},"content":{"rendered":"<p class=\"selectionShareable\">Studiuesi Auron Tare ka zb\u00ebrthyer at\u00eb q\u00eb po ndodh n\u00eb protest\u00ebn 24-ditore tashm\u00eb, duke e lidhur at\u00eb me miratimin nga qeveria Rama dhe deputet\u00ebt socialist\u00eb t\u00eb ligjit q\u00eb i \u00e7el rrug\u00ebn nd\u00ebrtimeve n\u00eb zonat historike me vler\u00eb unike.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">I ftuar n\u00eb A Sho\u00eb t\u00eb gazetariy Adi Krasta, Tare tha se Rama miratoi ligjin q\u00eb u jep t\u00eb drejt\u00ebn fondacioneve t\u00eb huaja t\u00eb administroj\u00eb pasurin\u00eb bot\u00ebrore dhe zonave t\u00eb mbrojtura duke \u00e7elur rrug\u00ebn p\u00ebr betonizmin e tyre.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><em>\u201cNe jemi takuar bashk\u00eb online disa vjet p\u00ebrpara ku kemi b\u00ebr\u00eb pak a shum\u00eb nj\u00eb debat t\u00eb ngjash\u00ebm mbi fatin e Butrintit dhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ju m\u00eb ftuat dhe un\u00eb po ju shpjegoja se \u00e7far\u00eb po ndodhte dhe n\u00eb fakt mbas kaq vjet\u00ebsh, tre apo kat\u00ebr gj\u00ebrat kan\u00eb evoluar m\u00eb shum\u00eb derisa kemi mb\u00ebrritur n\u00eb pik\u00ebn e vlimit. N\u00eb fakt ajo q\u00eb shohim n\u00eb bulevard \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nj\u00eb pik\u00ebvlimi mbi zonat e mbrojtura, trash\u00ebgimin\u00eb kulturore, trash\u00ebgimin e pejsazheve e t\u00eb tjer\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb, por n\u00eb fakt \u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rebelim i rinis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre, p\u00ebr faktin q\u00eb Shqip\u00ebria po mpaket gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, q\u00eb zonat rurale tashm\u00eb kan\u00eb vdekur e shum\u00eb e shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera. Tani ju m\u00eb fol\u00ebt ose m\u00eb sakt\u00eb m\u00eb pyet\u00ebt p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e kull\u00ebs tek pallati i kongreseve, un\u00eb mendoj q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb \u00e7\u00ebshtja e nj\u00eb kulle t\u00eb caktuar.\u201d<\/em>\u00a0\u2013 tha Tare.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Tare shtoi m\u00eb tej se n\u00eb disa zona, d\u00ebmtimi ndaj pasurive komb\u00ebtare dhe natyre \u00ebsht\u00eb i pakthyesh\u00ebm nd\u00ebrsa theksoi se operacioni p\u00ebr nd\u00ebrtimet n\u00eb zonat m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka nisur. Tare tha se pasuria e Butrintit dhe zonat p\u00ebrreth tij administrohen nga AADF-ja (Fondacion Shqiptaro Amerikan) dhe se kjo zon\u00eb po planifikohet t\u2019u jepet nd\u00ebrtuesve q\u00eb kan\u00eb nisur tashm\u00eb operacionin, duke p\u00ebrmendur nd\u00ebrtimet n\u00eb Gjirin e Manastirit dhe n\u00eb zon\u00ebn nga Ksamili n\u00eb Kanalin e Vivarit.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><em>\u201cN\u00eb fakt ato q\u00eb ju p\u00ebrmendni jan\u00eb pjes\u00eb e ligjit t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore jo t\u00eb zonave t\u00eb mbrojtura. Pra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj specifik vet\u00ebm p\u00ebr trash\u00ebgimin, nd\u00ebrsa p\u00ebr zonat e mbrojtura ka nj\u00eb ligj tjet\u00ebr. Tani ta kuptoni Adi, un\u00eb para disa dit\u00ebsh \u00eb kisha nj\u00eb takim, intervist\u00eb quani si duani ju, mbi tre or\u00eb me nj\u00eb gazetar shum\u00eb interesant t\u00eb Ne\u00eb Yorker i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Duhet th\u00ebn\u00eb q\u00eb Tirana \u00ebsht\u00eb pak a shum\u00eb n\u00eb nj\u00eb, p\u00ebr mua q\u00eb merrem me mediat, n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb lufte ku mediat nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet bot\u00ebs kan\u00eb zbarkuar n\u00eb Tiran\u00eb. Vet\u00ebm n\u00eb koh\u00ebn e Kosov\u00ebs ka ndodhur kjo. Megjithat\u00eb dhe ai po m\u00eb pyeste se \u00e7far\u00eb po ndodhte dhe un\u00eb i thash\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar \u00e7far\u00eb po ndodh duhet t\u00eb kuptoni se \u00e7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb Butrin k\u00ebto vjet. Pra, p\u00ebr t\u2019ju dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje dhe atyre pyetjeve tuaja, \u00e7far\u00eb ka ndodhur. P\u00ebrpjekjet e m\u00ebdha q\u00eb u b\u00ebn\u00eb n\u00eb 98-\u00ebn, 99-\u00ebn, 2000-shin, kur dhe zoti Rama ishte minist\u00ebr Kulture dhe disa prej kryeministrave t\u00eb koh\u00ebs si Nano, Meta dhe presidenti Mejdani punuan fort q\u00eb zona jo vet\u00ebm qyteti antik, por e gjith\u00eb zona p\u00ebr qark t\u00eb shpallej zona e mbrojtur, pasuri bot\u00ebrore, konventa Ramsare e tjer\u00eb e tjer\u00eb. Para kat\u00ebr vjet\u00ebsh n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb presi totalisht t\u00eb korruptuar dhe t\u00eb manipuluar nga qeveria shqiptare dhe AADF-ja, pra Fondi Shqiptaro Amerikan p\u00ebr mos ta zgjasur shum\u00eb, por u b\u00eb e mundur q\u00eb qytetit antik t\u2019i ngulej nj\u00eb flamur amerikan. Pra do menaxhohet nga nj\u00eb fond amerikan AADF-ja dhe zona p\u00ebrqark, pra gjith\u00eb zona m\u00eb e bukur e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrball\u00eb Korfuzit \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb apo po planifikohet t\u00eb jepet nd\u00ebrtuesve t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb filluar tashm\u00eb dy operacione t\u00eb m\u00ebdha. Nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb pik\u00ebza e vog\u00ebl e famshme, tjetra \u00ebsht\u00eb zona nga Ksamili n\u00eb kanalin e Vivarit. Pra po nd\u00ebrtohet dhe n\u00eb vende t\u00eb tjera si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shembull qyteti edhe m\u00eb i lasht\u00eb se Butrinti, Kalivoja planifikohet t\u00eb nd\u00ebrtohet por dhe zonat e bufit apo diapolitit e tjer\u00eb e tjer\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me vot\u00ebn e kukullave t\u00eb parlamentit, t\u00eb cil\u00ebt votuan p\u00ebr t\u00eb amenduar ligjin si ligjin e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, pra q\u00eb i hapte rrug\u00eb menaxhimit t\u00eb qendrave antike shqiptare apo t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore me fondacione si dhe amendimit t\u00eb ligjit t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb 2024-s i cili specifik specifikisht thot\u00eb q\u00eb tashm\u00eb n\u00eb zonat e mbrojtura mund t\u00eb nd\u00ebrtohen edhe resorte me pes\u00eb yje. Pra, t\u00eb dyja k\u00ebto ligje jan\u00eb b\u00ebr\u00eb specifikisht p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb zonat m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb duke\u2026si t\u00eb thuash prishur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakthyeshme disa prej trash\u00ebgimis\u00eb ton\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ne kemi dhe kjo mendoj un\u00eb e shpjegon fare mir\u00eb \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb Zv\u00ebrnec, Pishporo, etj, ku v\u00ebrtet\u00eb si t\u00eb thuash ajo protesta filloi p\u00ebr at\u00eb moment, pra p\u00ebr at\u00eb zon\u00eb, por \u00ebsht\u00eb e shtrir\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha zonat e tjera t\u00eb mbrojtura si\u00e7 \u00ebsht\u00eb RErjolli, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb delta e Vjos\u00ebs, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Langarica e cila \u00ebsht\u00eb shpartalluar komplet, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb lumi Vjos\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb shpallur park komb\u00ebtar, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Cesi apo Valbona e tjer\u00eb e tjer\u00eb. Pra zona t\u00eb cilat jan\u00eb zona t\u00eb mbrojtura. Tashm\u00eb me k\u00ebt\u00eb ligj u hap, pra u thye diga p\u00ebr t\u00eb shkuar dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar dhe e gjitha kjo n\u00eb dijenin\u00eb time e mb\u00ebshtetur, e sponsorizuar nga nj\u00eb grusht i vog\u00ebl njer\u00ebzish t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb par\u00eb jo vet\u00ebm vij\u00ebn bregdetare, por dhe vende t\u00eb tjera \u00eb t\u00eb natyr\u00ebs si mund\u00ebsi p\u00ebr zhvillim, pra p\u00ebr nd\u00ebrtim, p\u00ebr vila, p\u00ebr t\u2019i shitur. Por kjo, e gjitha kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe me nj\u00eb mbrapa, si t\u00eb thuash, mbrapavij\u00eb tjet\u00ebr. \u00a0M\u00ebnyra se si k\u00ebto pes\u00eb, gjasht\u00eb, shtat\u00eb vjet e fundit \u00ebsht\u00eb zhvilluar turizmi, pra rendja mbas numrave, sa m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz, sa m\u00eb shum\u00eb numra, e gjitha kjo sigurisht do t\u00eb sillte dhe presionin ndaj natyr\u00ebs, ndaj zonave t\u00eb mbrojura. Pra si t\u00eb thuash rritja e numrit edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb artificiale, pra artikujt p\u00ebr ata q\u00eb praktikisht nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje ta kuptojn\u00eb dimensionin e k\u00ebsaj q\u00eb ka ndodhur me aq sa ti di dhe un\u00eb e di q\u00eb ti di. N\u00eb qoft\u00eb se bregdeti shqiptar konsiderohet, le t\u00eb themi, nga nj\u00eb deri n\u00eb 10, sa sipas mendimit t\u00ebnd sa \u00ebsht\u00eb ndryshimi i pakthyesh\u00ebm dhe i parikuperuesh\u00ebm?<\/em><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><em>Mjafton t\u00eb dal\u00ebsh n\u00eb Llogora dhe e shikon \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb posht\u00eb. \u00cb \u00ebsht\u00eb i pakthyesh\u00ebm. N\u00eb shum\u00eb vende \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakthyeshme. Ka dhe di\u00e7ka tjet\u00ebr . Un\u00eb sa n\u00eb fakt do nes\u00ebr apo pasnes\u00ebr do botoj nj\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb shkurt\u00ebr mbi t\u00eb drejt\u00ebn romake t\u00eb vij\u00ebs bregdetare q\u00eb n\u00eb Rom\u00ebn antike q\u00eb nga i pari nj\u00eb nga jurist\u00ebt e famsh\u00ebm romak Mariusi dhe m\u00eb von\u00eb n\u00eb kodin e Justinianit. E drejta e daljes n\u00eb det ishte garantuar \u00e7do qytetari dhe askush nuk kishte t\u00eb drejt\u00eb askush, se dhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka pasur t\u00eb pasur politikan\u00ebt e tjer\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb d\u00ebshironin t\u00eb si t\u00eb thuash kishin nj\u00eb cop\u00eb bregdet. Askush nuk kishte t\u00eb drejt\u00ebn sipas ligjit romak 2000 e kusur vjet t\u00eb bllokonte daljen n\u00eb det t\u00eb qytetar\u00ebve edhe t\u00eb skllev\u00ebrve p\u00ebrfshir\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb 2000 vjet m\u00eb von\u00eb, k\u00ebto 10 vjet e fundit, ne kemi bllokuar \u00e7do dalje n\u00eb det dhe ja kemi dh\u00ebn\u00eb bregdetin vet\u00ebm 10-15 duarve, t\u00eb cilat po b\u00ebjn\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb duan ata me mb\u00ebshtetjen e parlamentit, me mb\u00ebshtetjen e qeveris\u00eb dhe prandaj kemi k\u00ebt\u00eb lloj revolte kaq t\u00eb madhe ku shikojm\u00eb tashm\u00eb\u2026apo edhe nd\u00ebrhyrje t\u00eb cilat jo domosdoshm\u00ebrisht jan\u00eb ligjore, por t\u00eb kuptueshme nga zem\u00ebrata e madhe e njer\u00ebzve t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb 20 30 vjet nuk dalin dot n\u00eb deten p\u00ebr shembull si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i fshatit Nivic\u00eb dhe gjirit Kakomes\u00eb. Q\u00eb t\u2019i kthehem t\u2019i kthehem pyetjes tuaj, nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e bregdetit \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakthyeshme.\u201d<\/em>\u00a0\u2013 shtoi Tare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Studiuesi Auron Tare ka zb\u00ebrthyer at\u00eb q\u00eb po ndodh n\u00eb protest\u00ebn 24-ditore tashm\u00eb, duke e lidhur at\u00eb me miratimin nga qeveria Rama dhe deputet\u00ebt socialist\u00eb t\u00eb ligjit q\u00eb i \u00e7el rrug\u00ebn nd\u00ebrtimeve n\u00eb zonat historike me vler\u00eb unike. I ftuar n\u00eb A Sho\u00eb t\u00eb gazetariy Adi Krasta, Tare tha se Rama miratoi ligjin q\u00eb u &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":146614,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-146613","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146613","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=146613"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146613\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":146615,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146613\/revisions\/146615"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/146614"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=146613"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=146613"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=146613"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}