{"id":146658,"date":"2026-06-25T11:23:06","date_gmt":"2026-06-25T11:23:06","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=146658"},"modified":"2026-06-25T11:24:32","modified_gmt":"2026-06-25T11:24:32","slug":"bardhi-rama-i-vuri-kycin-kuvendit-nga-frika-e-protestes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/25\/bardhi-rama-i-vuri-kycin-kuvendit-nga-frika-e-protestes\/","title":{"rendered":"Bardhi: Rama i vuri ky\u00e7in Kuvendit nga frika e protest\u00ebs, refuzoi debatin p\u00ebr k\u00ebrkesat e qytetar\u00ebve!"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i grupit parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi, akuzoi qeverin\u00eb Rama p\u00ebr bllokimin e Kuvendit dhe refuzimin e \u00e7do debati mbi shqet\u00ebsimet e qytetar\u00ebve q\u00eb protestojn\u00eb prej disa jav\u00ebsh n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat nga Kryesia e Kuvendit, Bardhi tha se mazhoranca ka rr\u00ebzuar k\u00ebrkesat e opozit\u00ebs p\u00ebr interpelanc\u00eb urgjente dhe mocione debati, duke shmangur diskutimin mbi rezolut\u00ebn e Parlamentit Europian dhe k\u00ebrkesat e protestuesve.<\/p>\n<p>Sipas Bardhit, mungesa e reflektimit n\u00eb Kuvend tregon frik\u00ebn e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me realitetin politik dhe qytetar.<\/p>\n<p><strong>Deklarata<\/strong><\/p>\n<p>Partia socialiste q\u00eb foli p\u00ebr gjith\u00e7ka po nuk tha asgj\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb sot shqet\u00ebsojn\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb. Grupi parlamentar i Partis\u00eb Demokratike me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb \u00e7do deputet i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ka d\u00ebgjuar dhe vler\u00ebsuar me shum\u00eb vler\u00ebsim shqet\u00ebsimet e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb prej 26 dit\u00ebve protestojn\u00eb n\u00eb Bulevardin D\u00ebshmor\u00ebt e Kombit t\u00eb Tiran\u00ebs. \u00cbsht\u00eb fakt i njohur bot\u00ebrisht q\u00eb protesta e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb ka marr\u00eb v\u00ebmendjen e disa parlamenteve europiane. Protesta e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb ka marr\u00eb v\u00ebmendjen e eurodeputet\u00ebve n\u00eb seanc\u00ebn e fundit plenare t\u00eb Parlamentit Europian.<\/p>\n<p>I vetmi parlament n\u00eb rruzullin tok\u00ebsor q\u00eb nuk i ka kushtuar asnj\u00eb v\u00ebmendje shqet\u00ebsimeve t\u00eb qytetar\u00ebve prej 26 dit\u00ebve n\u00eb shesh \u00ebsht\u00eb Parlamenti i Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb q\u00eb na dikton detyra si parlamentar, grupi parlamentar i Partis\u00eb Demokratike ka dor\u00ebzuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr interpelanc\u00eb urgjente me kryeministrin, n\u00eb raport me shqet\u00ebsimet e qytetar\u00ebve, do duhet t\u00eb jap\u00eb informacion Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00ebse ka marr\u00eb apo jo ndonj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr t\u00eb adresuar shqet\u00ebsimet e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, ka dor\u00ebzuar nj\u00eb mocion me debat p\u00ebr rolin q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb luaj\u00eb Kuvendi n\u00eb adresimin e shqet\u00ebsimeve t\u00eb qytetar\u00ebve. Dhe gjithashtu, ka dor\u00ebzuar nj\u00eb mocion me debat mbi rezolut\u00ebn e fundit t\u00eb Parlamentit Europian q\u00eb cakton detyrat e sht\u00ebpis\u00eb p\u00ebr Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb integrimit europian. Dhe kjo rezolut\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb ishte q\u00eb nga dita e nj\u00eb, plani yn\u00eb i vet\u00ebm i pun\u00ebs n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. T\u00eb tre k\u00ebrkesat jan\u00eb refuzuar sot n\u00eb Konferenc\u00ebn e Kryetar\u00ebve, pa asnj\u00eb argument nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e mazhoranc\u00ebs, dhe me g\u00ebnjeshtr\u00ebn e tyre se ne po tentojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb rolin e z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb protestuesve.<\/p>\n<p>N\u00eb asnj\u00eb moment, as n\u00eb k\u00ebrkesat e dor\u00ebzuara me shkrim, dhe as n\u00eb mbledhjen e sotme, nuk kemi pretenduar t\u00eb b\u00ebjm\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin e qytetar\u00ebve q\u00eb protestojn\u00eb prej 25 apo 26 dit\u00ebve. Mir\u00ebpo ne nuk mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb sikur nuk jetojm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Ne nuk mund t\u00eb sillemi sikur qytetar\u00ebt nuk kan\u00eb shqet\u00ebsime t\u00eb drejta q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb adresohen. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse kemi k\u00ebrkuar nj\u00eb debat n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, debat q\u00eb e p\u00ebrs\u00ebris \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00eb Parlamentin Europian, qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb realizuar n\u00eb Bundestag-un gjerman, deputet\u00eb t\u00eb Bundestag-ut gjerman kan\u00eb folur n\u00eb seancat e tyre plenare p\u00ebr shqet\u00ebsimet e protestuesve n\u00eb Tiran\u00eb. Dhe ne nuk mund t\u00eb sillemi sikur qytetar\u00ebt nuk kan\u00eb shqet\u00ebsime. Ne nuk mund t\u00eb sillemi sikur ata qytetar\u00eb q\u00eb protestojn\u00eb prej 25 apo 26 dit\u00ebsh nuk ekzistojn\u00eb. Jan\u00eb qytetar\u00eb shqiptar\u00eb, pavar\u00ebsisht se k\u00eb kan\u00eb votuar, kan\u00eb votuar nj\u00eb apo dy apo tre, apo m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb at\u00eb kuvend me 140 deputet\u00eb. Mir\u00ebpo Taulant Balla dhe Edi Rama \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar q\u00eb n\u00eb kuvend t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin e interesave t\u00eb grupeve kriminale, ku gjat\u00eb k\u00ebtyre 14 viteve, n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vetme, nuk jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin apo p\u00ebrcjell\u00ebsin, adresuesin e shqet\u00ebsimeve t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>T\u00eb treja k\u00ebrkesat tona jan\u00eb t\u00eb drejta, t\u00eb pakusht\u00ebzuara nga vullneti i krimit t\u00eb organizuar p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb kuvend nga Taulant Balla dhe nga Edi Rama. E drejta p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar mocion me debat \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb na e njeh rregullorja e Kuvendit dhe nuk mund t\u00eb shmanget. Dhe mocionin me debat t\u00eb cilin un\u00eb e kam k\u00ebtu dhe po e citoj p\u00ebr t\u00eb shmangur \u00e7do keqkuptim, e kemi k\u00ebrkuar mbi tre rekomandime t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb rezolut\u00ebn e Parlamentit Europian q\u00eb korrespondojn\u00eb edhe me k\u00ebrkesat e protestuesve.<\/p>\n<p>Ndryshe nga sa g\u00ebnjeu publikisht Taulant Balla dhe Edi Rama, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb shqet\u00ebsimet e qytetar\u00ebve q\u00eb protestojn\u00eb prej dit\u00ebsh tashm\u00eb n\u00eb bulevardin qendror t\u00eb Tiran\u00ebs, kan\u00eb gjetur pasqyrim n\u00eb paragrafin 47, 48 dhe 49 t\u00eb rezolut\u00ebs s\u00eb Parlamentit Europian. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kemi k\u00ebrkuar t\u00eb diskutojm\u00eb n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. Ne nuk mund t\u00eb diskutojm\u00eb p\u00ebr projektet e artur shehut n\u00eb kuvend, nuk \u00ebsht\u00eb kjo detyra jon\u00eb. Nuk mund t\u00eb diskutojm\u00eb n\u00eb kuvend p\u00ebr projekte ku pastrohen parat\u00eb e krimit t\u00eb organizuar, apo t\u00eb votojm\u00eb ligje speciale p\u00ebr t&#8217;i favorizuar p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e krimit t\u00eb organizuar. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebn Taulant Balla me gjith\u00eb tuf\u00ebn e deputet\u00ebve n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ne nuk jemi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb n\u00eb kuvend, ne jemi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar interesin e qytetar\u00ebve. Dhe shqet\u00ebsimet e atyre qytetar\u00ebve q\u00eb protestojn\u00eb prej dit\u00ebsh do t\u00eb duhet t\u00eb diskutohen dhe t\u00eb adresohen nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb. E d\u00ebgjova t\u00eb fliste lloj-lloj budallall\u00ebqesh n\u00eb konferenc\u00ebn me ju. T\u00eb luante at\u00eb rol q\u00eb nuk e luan asnj\u00eb parlamentar n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb nxjerrjes s\u00eb flet\u00ebrrufeve ndaj qytetar\u00ebve q\u00eb protestojn\u00eb, t\u00eb fyej\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb protestojn\u00eb, t\u00eb intimidoj\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb protestojn\u00eb, t\u00eb arrij\u00eb deri aty sa t\u00eb keqp\u00ebrdor\u00eb luft\u00ebn \u00e7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr tem\u00eb dhe debat dite n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb keqp\u00ebrdor\u00eb figura komb\u00ebtare si\u00e7 ishte rasti i djesh\u00ebm i Ali Ahmetit me g\u00ebnjeshtra dhe bro\u00e7kulla n\u00eb raport me qytetar\u00ebt q\u00eb ishin nj\u00eb rrezik, ishte shqet\u00ebsuar shum\u00eb i nderuari miku i Shqip\u00ebris\u00eb Ali Ahmeti p\u00ebr rrezikun q\u00eb po i vinte shqiptar\u00ebve nga shqiptar\u00ebt q\u00eb protestojn\u00eb.<\/p>\n<p>Detyruan djalin e Hashim Tha\u00e7it t\u00eb vinte se kishte nevoj\u00eb Edi Rama p\u00ebr nj\u00eb foto. Kjo nuk tregon q\u00eb qytetar\u00ebt nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Kjo tregon q\u00eb qytetar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe Edi Rama \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar. Prandaj edhe refuzoi t\u00eb trija k\u00ebrkesat e grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb p\u00ebrputhje me kushtetut\u00ebn dhe rregulloren q\u00eb Kuvendi t\u00eb trajtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Dhe arrit\u00ebn deri aty sa k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, edhe pse ishte e planifikuar n\u00eb kalendarin e Kuvendit t\u00eb kishte dy seanca plenare, t&#8217;i vinin ky\u00e7in Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb jav\u00eb e gjelb\u00ebr kjo ku ne jemi.<\/p>\n<p>E kan\u00eb mbyllur Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb jav\u00eb sepse jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar q\u00eb n\u00eb at\u00eb kuvend t\u00eb diskutohet p\u00ebr k\u00ebrkesat e qytetar\u00ebve, p\u00ebr shqet\u00ebsimet e qytetar\u00ebve dhe p\u00ebr arsyet q\u00eb i kan\u00eb nxjerr\u00eb qytetar\u00ebt n\u00eb protest\u00eb. Pa diskutim p\u00ebr ne kjo \u00ebsht\u00eb e papranueshme. \u00cbsht\u00eb e papranueshme q\u00eb i vetmi parlament n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb q\u00eb nuk flet p\u00ebr shqet\u00ebsimet e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb Parlamenti i Shqip\u00ebris\u00eb. Pra ne shohim dhe komentojm\u00eb&#8230; ai q\u00eb kishit ju p\u00ebrpara n\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp, komenton \u00e7far\u00eb fol\u00ebn eurodeputet\u00ebt n\u00eb Parlamentin Europian p\u00ebr protest\u00ebn e qytetar\u00ebve, por nuk lejon q\u00eb deputet\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Parlamentin e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb diskutojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebrkesat e qytetar\u00ebve. Kaq e sharrak i ka b\u00ebr\u00eb kjo protest\u00eb 25 dit\u00eb e qytetar\u00ebve, protest\u00eb paq\u00ebsore e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb me k\u00ebrkesa t\u00eb drejta dhe me shqet\u00ebsime t\u00eb drejta.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i grupit parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi, akuzoi qeverin\u00eb Rama p\u00ebr bllokimin e Kuvendit dhe refuzimin e \u00e7do debati mbi shqet\u00ebsimet e qytetar\u00ebve q\u00eb protestojn\u00eb prej disa jav\u00ebsh n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat nga Kryesia e Kuvendit, Bardhi tha se mazhoranca ka rr\u00ebzuar k\u00ebrkesat e opozit\u00ebs p\u00ebr interpelanc\u00eb urgjente dhe mocione debati, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":127105,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-146658","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146658","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=146658"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146658\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":146661,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146658\/revisions\/146661"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/127105"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=146658"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=146658"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=146658"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}