{"id":146736,"date":"2026-06-26T11:11:57","date_gmt":"2026-06-26T11:11:57","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=146736"},"modified":"2026-06-26T11:11:57","modified_gmt":"2026-06-26T11:11:57","slug":"vokshi-ne-asamblene-parlamentare-te-ke-protestuesit-kerkojne-doreheqjen-e-kryeministrit-institucionet-europiane-te-reagojne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/26\/vokshi-ne-asamblene-parlamentare-te-ke-protestuesit-kerkojne-doreheqjen-e-kryeministrit-institucionet-europiane-te-reagojne\/","title":{"rendered":"Vokshi n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb KE: Protestuesit k\u00ebrkojn\u00eb dor\u00ebheqjen e Kryeministrit, institucionet europiane t\u00eb reagojn\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Albana Vokshi ka ngritur n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshilli i Europ\u00ebs \u00e7\u00ebshtjen e protestave t\u00eb zhvilluara n\u00eb Shqip\u00ebri, duke k\u00ebrkuar v\u00ebmendjen e institucioneve europiane ndaj situat\u00ebs politike dhe sociale n\u00eb vend.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e saj, Vokshi deklaroi se shtypja e protestave paq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shenjat e para t\u00eb autoritarizmit dhe se qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb po p\u00ebrballen, sipas saj, me kufizime t\u00eb liris\u00eb s\u00eb protest\u00ebs, intimidim t\u00eb aktivist\u00ebve dhe presion ndaj z\u00ebrave kritik\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje protestat n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb komunitetet shqiptare jasht\u00eb vendit, duke th\u00ebn\u00eb se ato kan\u00eb nisur fillimisht p\u00ebr mbrojtjen e zonave t\u00eb mbrojtura dhe tok\u00ebs publike, por m\u00eb pas jan\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb kund\u00ebr korrupsionit, kapjes s\u00eb shtetit dhe lidhjeve mes politik\u00ebs, interesave ekonomike dhe krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Vokshi i b\u00ebri thirrje Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb \u00e7do form\u00eb intimidimi ndaj protestuesve paq\u00ebsor\u00eb dhe t\u00eb ndjek\u00eb nga af\u00ebr zhvillimet n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Vokshit<\/strong><\/p>\n<p>E dashur Znj Presidente,<\/p>\n<p>Sot do t\u00eb flas n\u00eb lidhje me protestat n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Historia na m\u00ebson se nj\u00eb nga shenjat e para t\u00eb autoritarizmit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb shtypur protestat paq\u00ebsore. Udh\u00ebheq\u00ebsit autoritar\u00eb kan\u00eb frik\u00eb nga qytetar\u00ebt q\u00eb protestojn\u00eb dhe reagojn\u00eb duke kufizuar lirin\u00eb e protest\u00ebs, duke intimiduar aktivist\u00ebt, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr gazetar\u00ebt dhe duke p\u00ebrdorur gjith\u00eb pushtetin p\u00ebr t\u00eb heshtur z\u00ebrat kritik\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb po ndodh sot n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej jush i keni par\u00eb pamjet e protestave masive n\u00eb Tiran\u00eb, si edhe n\u00eb komunitetet shqiptare n\u00eb mbar\u00eb Europ\u00ebn, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australi e m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb nisi prej keqtrajtimit t\u00eb nj\u00eb protestuesi paq\u00ebsor nga rojet e nj\u00eb kompanie private sigurie, n\u00eb prani t\u00eb policis\u00eb s\u00eb shtetit q\u00eb q\u00ebndroi pasive, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe. Fillimisht, qytetar\u00ebt protestuan p\u00ebr mbrojtjen e zonave t\u00eb mbrojtura dhe tok\u00ebs publike nga projekte jo transparente. Sot, k\u00ebto protesta jan\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb gjer\u00eb qytetare kund\u00ebr korrupsionit, kapjes s\u00eb shtetit dhe aleanc\u00ebs mes pushtetit politik, interesave oligarkike dhe krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Prej gati nj\u00eb muaji, \u00e7do dit\u00eb, dhjet\u00ebra mij\u00ebra qytetar\u00eb shqiptar\u00eb, Gjenerata Z, kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb rrug\u00eb n\u00eb protesta paq\u00ebsore, dinjitoze dhe plot ngjyra.<\/p>\n<p>Ata nuk k\u00ebrkojn\u00eb privilegje. Ata k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme n\u00eb vendin e tyre. Shum\u00eb prej tyre besojn\u00eb se e vetmja mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar jet\u00ebn e tyre \u00ebsht\u00eb emigrimi, sepse nuk shohin m\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb merit\u00ebs.<\/p>\n<p>Protestuesit k\u00ebrkojn\u00eb dor\u00ebheqjen e Kryeministrit dhe krijimin e nj\u00eb qeverie teknike, t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb organizuar zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb z\u00ebrin e qytetar\u00ebve, autoritetet jan\u00eb p\u00ebrgjigjur me fyerje, intimidim, fushata denigruese dhe p\u00ebrndjekje ligjore ndaj aktivist\u00ebve, ekspert\u00ebve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile. Kryeministri ka akuzuar armiqt\u00eb e huaj q\u00eb synojn\u00eb destabilizimin e Shqip\u00ebris\u00eb, ai i ka fyer dhe mallkuar protestuesit dhe vazhdon t\u00eb refuzoj\u00eb t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e fundit, Prokuroria e Posa\u00e7me ka l\u00ebshuar urdh\u00ebr-arreste p\u00ebr akuza t\u00eb trafikut dhe pastrimit t\u00eb parave ndaj disa prej nd\u00ebrtuesve m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, duke ekspozuar nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb pastrimit t\u00eb parave n\u00eb shkall\u00eb industriale pas bumit t\u00eb nd\u00ebrtimeve n\u00eb vend. Hetimet kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah lidhje shqet\u00ebsuese mes krimit t\u00eb organizuar, interesave t\u00eb fuqishme ekonomike dhe zyrtar\u00ebve qeveritar\u00eb.<\/p>\n<p>Por, t\u00eb nderuar koleg\u00eb,<\/p>\n<p>Parat\u00eb e krimit q\u00eb pastrohen p\u00ebrmes projekteve gjigante t\u00eb nd\u00ebrtimit nuk mbeten brenda kufijve. Ato shtremb\u00ebrojn\u00eb tregjet, minojn\u00eb konkurrenc\u00ebn e ndershme dhe ndikojn\u00eb n\u00eb ekonomit\u00eb e mbar\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb sistemi q\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb po sfidojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore. Ata k\u00ebrkojn\u00eb llogaridh\u00ebnie, sundim t\u00eb ligjit, mbrojtjen e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs dhe t\u00eb mjedisit, institucione demokratike dhe zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>Kjo \u00e7\u00ebshtje shkon p\u00ebrtej nj\u00eb grupi politik, p\u00ebrtej partive politike dhe p\u00ebrtej PPE, PS etj. Protestuesit paq\u00ebsore ndajn\u00eb vlerat mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb themeluar kjo Organizat\u00eb: dinjitetin njer\u00ebzor, lirin\u00eb, demokracin\u00eb dhe sundimin e ligjit.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Europ\u00ebs ekziston p\u00ebr t\u00eb mbrojtur k\u00ebto vlera.<\/p>\n<p>Prandaj, i b\u00ebj thirrje k\u00ebsaj Asambleje t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb krah t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb \u00e7do form\u00eb intimidimi apo represioni ndaj protestuesve paq\u00ebsor\u00eb, t\u00eb ndjek\u00eb nga af\u00ebr zhvillimet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb nj\u00eb zgjidhje t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb demokratike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Albana Vokshi ka ngritur n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshilli i Europ\u00ebs \u00e7\u00ebshtjen e protestave t\u00eb zhvilluara n\u00eb Shqip\u00ebri, duke k\u00ebrkuar v\u00ebmendjen e institucioneve europiane ndaj situat\u00ebs politike dhe sociale n\u00eb vend. N\u00eb fjal\u00ebn e saj, Vokshi deklaroi se shtypja e protestave paq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shenjat e para t\u00eb autoritarizmit dhe se &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":134918,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-146736","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146736","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=146736"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146736\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":146737,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146736\/revisions\/146737"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/134918"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=146736"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=146736"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=146736"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}