{"id":146846,"date":"2026-06-27T17:53:45","date_gmt":"2026-06-27T17:53:45","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=146846"},"modified":"2026-06-27T17:53:45","modified_gmt":"2026-06-27T17:53:45","slug":"sezoni-turistik-mes-kaosit-te-cmimeve-dhe-alarmit-per-sigurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/27\/sezoni-turistik-mes-kaosit-te-cmimeve-dhe-alarmit-per-sigurine\/","title":{"rendered":"Sezoni turistik, mes kaosit t\u00eb \u00e7mimeve dhe alarmit p\u00ebr sigurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebt\u00eb sezon turistik, qeveria ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr administrimin e vij\u00ebs bregdetare, duke ndryshuar rr\u00ebnj\u00ebsisht rregulloren e stacioneve t\u00eb plazhit. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, bashkive u jepet e drejta t\u00eb vendosin tavane p\u00ebr \u00e7mimet e shezlong\u00ebve, nd\u00ebrsa krijohet nj\u00eb kategori e re: \u201cplazhi publik me pages\u00eb\u201d, i administruar drejtp\u00ebrdrejt nga pushteti vendor.<\/p>\n<p>Kjo reform\u00eb synon t\u00eb frenoj\u00eb abuzimet me \u00e7mimet, t\u00eb garantoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb kontroll mbi operator\u00ebt privat\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb standardet e sh\u00ebrbimit. Por n\u00eb terren, pik\u00ebpyetjet mbeten t\u00eb m\u00ebdha: a do t\u00eb paguajn\u00eb pushuesit p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb cil\u00ebsi, apo p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb deri dje e kishin falas? Mbi t\u00eb gjitha, n\u00eb nj\u00eb sezon q\u00eb ka nisur me bilance tragjike, a do t\u00eb garantoj\u00eb ky ndryshim sigurin\u00eb e jet\u00ebs n\u00eb det?<\/p>\n<p><strong>Nga plazhi publik falas te ai me pages\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Vendimi vjen pas kritikave t\u00eb vazhdueshme t\u00eb Kryeministrit Edi Rama ndaj tarifave t\u00eb larta t\u00eb aplikuara n\u00eb disa prej destinacioneve m\u00eb t\u00eb frekuentuara turistike, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Ksamil dhe Dh\u00ebrmi. P\u00ebr vite me radh\u00eb, \u00e7mimet stratosferike jan\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt debatesh, duke d\u00ebmtuar imazhin e turizmit vendas.<\/p>\n<p>Me ndryshimet e reja, k\u00ebshillat bashkiak\u00eb do t\u00eb miratojn\u00eb p\u00ebrpara \u00e7do sezoni \u00e7mimet maksimale p\u00ebr \u00e7do zon\u00eb bregdetare. Operator\u00ebt privat\u00eb q\u00eb tejkalojn\u00eb tarifat e miratuara rrezikojn\u00eb gjoba t\u00eb r\u00ebnda dhe humbjen e kontrat\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, hap\u00ebsirat e reja \u201cpublik me pages\u00eb\u201d do t\u00eb menaxhohen vet\u00eb nga bashkit\u00eb dhe nuk mund t\u2019u delegohen privat\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar ku jemi, duhet par\u00eb se si ka ndryshuar bregdeti vitet e fundit:<\/p>\n<p>Viti 2023 (vet\u00ebm 20% publik): Rregullorja e vjet\u00ebr linte vet\u00ebm 1\/5 e vij\u00ebs bregdetare n\u00eb dispozicion t\u00eb qytetar\u00ebve pa pages\u00eb. Edhe pse n\u00eb let\u00ebr ekzistonin standarde p\u00ebr sigurin\u00eb dhe higjien\u00ebn, n\u00eb terren mungonin tualetet, dushet dhe rojet e plazhit, nd\u00ebrsa privat\u00ebt zaptonin \u00e7do hap\u00ebsir\u00eb.<\/p>\n<p>Viti 2025 (detyrimi p\u00ebr 30% falas): Rregullat e reja p\u00ebrcaktonin se t\u00eb pakt\u00ebn 30% e sip\u00ebrfaqes s\u00eb plazhit duhej t\u00eb ishte falas. Parashikohej nj\u00eb korridor i lir\u00eb prej 2.5 metrash pran\u00eb detit dhe vendosja e \u00e7adrave minimalisht 10 metra larg ujit. Megjithat\u00eb, zbatimi d\u00ebshtoi, qytetar\u00ebt vazhduan t\u00eb ankoheshin p\u00ebr \u00e7adra t\u00eb futura deri n\u00eb det dhe munges\u00eb totale kushtesh n\u00eb zonat falas.<\/p>\n<p><strong>Ankesat e para<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vit bashkit\u00eb kan\u00eb marr\u00eb zyrtarisht kontrollin e \u00e7mimeve. Ministri i Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka deklaruar gjat\u00eb inspektimeve se \u201cmbetemi t\u00eb angazhuar p\u00ebr mbrojtjen e hap\u00ebsirave publike, respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb banor\u00ebve dhe krijimin e kushteve q\u00eb plazhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pastra e t\u00eb sigurta.\u201d<\/p>\n<p>Por, n\u00eb terren, z\u00ebri i qytetar\u00ebve thot\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. N\u00eb Durr\u00ebs, denoncimet se hap\u00ebsirat publike po zvog\u00eblohen n\u00eb favor t\u00eb privat\u00ebve jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme. Nj\u00eb qytetar n\u00eb zon\u00ebn e Vollg\u00ebs shprehet i revoltuar: \u201cPlazh i lir\u00eb zero. U zgjerua r\u00ebra p\u00ebr privat\u00ebt dhe tavolinat e lokaleve\u201d.<\/p>\n<p>Ankesa t\u00eb ngjashme raportohen edhe n\u00eb Gjirin e Lalzit, ku hap\u00ebsirat e dedikuara si plazh publik jan\u00eb z\u00ebn\u00eb pothuajse t\u00ebr\u00ebsisht nga subjektet private, duke ngritur pik\u00ebpyetje t\u00eb m\u00ebdha mbi efektivitetin e kontrolleve t\u00eb bashkive.<\/p>\n<p>A kan\u00eb fuqi bashkit\u00eb t\u00eb \u201cluftojn\u00eb\u201d me privatin?<\/p>\n<p>Ekspertja e turizmit, Flora Xhemali shprehet mjaft skeptike p\u00ebr aft\u00ebsin\u00eb e pushtetit vendor: \u201cBashkia nuk po menaxhon dot hap\u00ebsirat e veta publike, q\u00eb jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit. \u00c7far\u00eb do b\u00ebj\u00eb? Bashkia nuk ka aq infrastruktur\u00eb shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb kontrolluar privatin, sidomos n\u00eb pikun e sezonit. Do jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u implementuar si ligj. Lufta e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr plazhet e jugut dhe p\u00ebr \u00e7mimet e \u00e7adrave.\u201d<\/p>\n<p><strong>Modeli i Lezh\u00ebs dhe Velipoj\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Lezha \u00ebsht\u00eb bashkia q\u00eb ka zbatuar m\u00eb gjer\u00ebsisht modelin e ri p\u00ebr vitin 2026, duke ndar\u00eb pothuajse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn: 94,195 m\u00b2 plazh publik falas dhe 96,070 m\u00b2 plazh publik me pages\u00eb (me tarifa q\u00eb variojn\u00eb nga 300 deri n\u00eb 2.000 lek\u00eb). Kryebashkiaku Pjerin Ndreu ka mbrojtur projektin duke th\u00ebn\u00eb se qytetar\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi zgjedhjeje sipas xhepit dhe komoditetit.<\/p>\n<p>Velipoja: Shifrat tregojn\u00eb nj\u00eb rritje progresive t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs publike falas n\u00eb tri vitet e fundit, nd\u00ebrsa n\u00eb 2024, hap\u00ebsira publike zinte 31.5% e plazhit (70,760 m\u00b2) k\u00ebt\u00eb vit z\u00eb 37.8% e plazhit\u00a0 (82,052 m\u00b2).<\/p>\n<p>Edhe pse K\u00ebshilli Bashkiak ka vendosur nj\u00eb \u00e7mim tavan prej 900 lek\u00ebsh p\u00ebr \u00e7ad\u00ebr, monitorimet n\u00eb terren tregojn\u00eb se n\u00eb zonat publike ende mungojn\u00eb dushet, tualetet dhe mir\u00ebmbajtja baz\u00eb.<\/p>\n<p>Kaosi i \u00e7mimeve nga Durr\u00ebsi n\u00eb Sarand\u00eb:<\/p>\n<p>N\u00eb Durr\u00ebs, rreth 70% e plazhit mbetet privat. Nga 128 hap\u00ebsira publike n\u00eb total, numrin m\u00eb t\u00eb madh e ndan Plazhi i Madh (52) dhe Shk\u00ebmbi i Kavaj\u00ebs (34). N\u00eb Vlor\u00eb, tarifa zyrtare \u00ebsht\u00eb 700 lek\u00eb, por qytetar\u00ebt raportojn\u00eb se n\u00ebn dor\u00eb paguajn\u00eb deri n\u00eb 1.500 lek\u00eb. Nd\u00ebrsa tavanet m\u00eb t\u00eb larta i ka miratuar Saranda (deri n\u00eb 3.000 lek\u00eb) dhe Ksamili, ku nj\u00eb \u00e7ad\u00ebr n\u00eb plazh publik mund t\u00eb kushtoj\u00eb deri n\u00eb 4.000 lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c<strong>Karta VIP\u201d: Si i nxjerrin jasht\u00eb loje investitor\u00ebt strategjik\u00eb bashkit\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht rregullave t\u00eb reja, \u201cligjin\u201d n\u00eb bregdet vazhdojn\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb investitor\u00ebt strategjik\u00eb. Rregullorja ruan p\u00ebrpar\u00ebsin\u00eb p\u00ebr k\u00ebto projekte, n\u00eb momentin q\u00eb nj\u00eb projekt strategjik vihet n\u00eb funksion, ai ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb prish\u00eb kontratat ekzistuese dhe t\u00eb marr\u00eb n\u00eb administrim pjes\u00eb t\u00eb vij\u00ebs bregdetare. Kjo ka ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr tkurrjen graduale t\u00eb hap\u00ebsirave publike n\u00eb zonat m\u00eb t\u00eb lakmueshme.<\/p>\n<p>Eksperti i turizmit Lyto Alliu argumenton: \u201cP\u00ebr t\u00eb arritur turizmin elitar nuk mjafton vet\u00ebm nd\u00ebrtimi i hoteleve apo vendosja e \u00e7mimeve. Menaxhimi \u00ebsht\u00eb problemi i v\u00ebrtet\u00eb. Zona pa pages\u00eb shpesh lihet ajo m\u00eb larg dhe pa asnj\u00eb standard, ku nuk shkon askush.\u201d<\/p>\n<p><strong>\u00c7mimet n\u00ebn kontroll, por siguria e jet\u00ebs n\u00eb alarm<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa i gjith\u00eb debati publik \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar te parat\u00eb, sezoni 2026 ka nisur me nj\u00eb bilanc tragjik n\u00eb plazhe. Vet\u00ebm gjat\u00eb muajit qershor jan\u00eb regjistruar pes\u00eb viktima, p\u00ebrfshir\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb rinj:<\/p>\n<p>3 qershor: Dy t\u00eb rinj nga Kosova (21 dhe 22 vje\u00e7) humb\u00ebn jet\u00ebn te Rana e Hedhun nga rrymat e forta.<\/p>\n<p>9 qershor: Dy vajza t\u00eb mitura (9 dhe 11 vje\u00e7) u mbyt\u00ebn n\u00eb plazhin publik t\u00eb Tales.<\/p>\n<p>21 qershor: Nj\u00eb 11-vje\u00e7ar humbi jet\u00ebn n\u00eb plazhin e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>K\u00ebto ngjarje t\u00eb r\u00ebnda kan\u00eb rikthyer me urgjenc\u00eb v\u00ebmendjen te d\u00ebshtimi i siguris\u00eb, mungesa e vrojtuesve t\u00eb plazhit, sinjalistika e dob\u00ebt dhe mungesa e zonave t\u00eb certifikuara p\u00ebr not.<\/p>\n<p>Vera e k\u00ebtij viti mund t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kthehe n\u00eb menaxhimin e bregdetit shqiptar, ku bashkit\u00eb po eksperimentojn\u00eb si \u201cbiznesmene\u201d t\u00eb plazheve me pages\u00eb. Megjithat\u00eb, suksesi i k\u00ebsaj reforme nuk do t\u00eb matet me numrin e tarifave t\u00eb miratuara n\u00eb letra apo me premtimet politike.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra e vetme se si do t\u00eb matet suksesi \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb qytetari do t\u00eb gjej\u00eb realisht n\u00eb terren: Plazhe t\u00eb pastra dhe pa mbeturina, dushe dhe tualete publike funksionale e t\u00eb mir\u00ebmbajtura, rreziqe t\u00eb sinalizuara dhe vrojtues plazhi q\u00eb garantojn\u00eb jet\u00ebn dhe mbi t\u00eb gjitha, respektim t\u00eb rrept\u00eb t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb lir\u00eb q\u00eb u takon qytetar\u00ebve.\u00a0<a href=\"https:\/\/acqj.al\/bregdeti-2026-mes-kaosit-te-cmimeve-dhe-alarmit-per-sigurine\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>\/ACQJ<\/strong><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebt\u00eb sezon turistik, qeveria ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr administrimin e vij\u00ebs bregdetare, duke ndryshuar rr\u00ebnj\u00ebsisht rregulloren e stacioneve t\u00eb plazhit. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, bashkive u jepet e drejta t\u00eb vendosin tavane p\u00ebr \u00e7mimet e shezlong\u00ebve, nd\u00ebrsa krijohet nj\u00eb kategori e re: \u201cplazhi publik me pages\u00eb\u201d, i administruar drejtp\u00ebrdrejt nga pushteti vendor. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":146847,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-146846","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146846","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=146846"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146846\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":146848,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146846\/revisions\/146848"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/146847"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=146846"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=146846"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=146846"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}