{"id":147015,"date":"2026-06-29T11:00:15","date_gmt":"2026-06-29T11:00:15","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=147015"},"modified":"2026-06-29T11:01:27","modified_gmt":"2026-06-29T11:01:27","slug":"bardhi-thirrje-spak-kerkoni-heqjen-e-imunitetit-dhe-arrestimin-e-belinda-ballukut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/29\/bardhi-thirrje-spak-kerkoni-heqjen-e-imunitetit-dhe-arrestimin-e-belinda-ballukut\/","title":{"rendered":"Bardhi thirrje SPAK: K\u00ebrkoni heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi, i ka b\u00ebr\u00eb thirrje Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me (SPAK) q\u00eb t\u2019i drejtohet pa vones\u00eb Kuvendit me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministres Belinda Balluku.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb reagimi publik, Bardhi akuzon SPAK-un se po zbaton standarde t\u00eb dyfishta dhe ngre dyshime p\u00ebr nd\u00ebrhyrje politike n\u00eb procedurat ndaj Ballukut. Sipas tij, pas r\u00ebndimit t\u00eb pozit\u00ebs penale t\u00eb saj me dyshimet p\u00ebr korrupsion pasiv dhe pastrim parash, Prokuroria duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr sigurie.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb e kreut t\u00eb grupit t\u00eb PD, Gazment Bardhi<\/strong><\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb prej 4 qershorit 2026, Prokuroria e Posa\u00e7me ndodhet p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb testi vendimtar t\u00eb besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb saj n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Balluku: a do t\u2019i drejtohet pa vonesa t\u00eb tjera Kuvendit me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut, apo do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb standarde t\u00eb dyfishta, duke i dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Belinda Ballukut p\u00ebr manovra t\u00eb tjera politike?<\/p>\n<p>Testi \u00ebsht\u00eb vendimtar, sepse pozita penale e ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministres \u00ebsht\u00eb r\u00ebnduar, sipas vet\u00eb njoftimit publik t\u00eb 4 qershor-it me dyshimet p\u00ebr dy vepra t\u00eb reja penale: korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Prokuroria e Posa\u00e7me informoi se kishte zbuluar dhe kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb sekuestro vil\u00ebn e fshehur t\u00eb Belinda Ballukut n\u00eb nj\u00eb nga resortet luksoze n\u00eb Dh\u00ebrmi, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn dyshon se ishte p\u00ebrfituar si ryshfet dhe m\u00eb pas ishte fshehur p\u00ebrmes kontratave fiktive.<\/p>\n<p>Si p\u00ebr ironi, nd\u00ebrtuesi q\u00eb, sipas SPAK-ut, ka ndihmuar Belinda Ballukun t\u00eb fsheh\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti q\u00eb ka nd\u00ebrtuar edhe vil\u00ebn superluksoze t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb Surrel. Kjo ngre pyetje t\u00eb tjera, t\u00eb cilave do t\u2019u vij\u00eb radha m\u00eb von\u00eb. Sot, le t\u00eb ndalemi te korrupsioni, pastrimi i parave nga Belinda Balluku dhe standardi i dyfisht\u00eb i SPAK-ut.<\/p>\n<p>Pse standard i dyfisht\u00eb?<\/p>\n<p>Sepse n\u00eb dhjetor, SPAK k\u00ebrkoi heqjen e imunitetit p\u00ebr arrestimin e Belinda Ballukut duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb standard q\u00eb sot nuk po e zbaton m\u00eb: kur r\u00ebndohet pozita penale, duhet t\u00eb r\u00ebndohet edhe masa e sigurimit.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor, pasi pozita penale e ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministres u r\u00ebndua me 11 episode t\u00eb reja t\u00eb abuzimit me tenderat, SPAK e ashp\u00ebrsoi k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr mas\u00ebn e sigurimit, duke kaluar nga ndalimi i daljes jasht\u00eb shtetit te k\u00ebrkesa p\u00ebr arrest. Gjasht\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb, drejtuesi i SPAK-ut e argumentoi k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb para Kuvendit me fjal\u00ebt: \u201cR\u00ebndimi i pozit\u00ebs penale shton rrezikun dhe dikton nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb mas\u00eb sigurimi m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e mbajm\u00eb mend argumentin me t\u00eb cilin Edi Rama k\u00ebrkoi rr\u00ebzimin e k\u00ebsaj k\u00ebrkese: \u201cBelinda Balluku nuk akuzohet p\u00ebr korrupsion.\u201d Pik\u00ebrisht mbi k\u00ebt\u00eb argument mazhoranca refuzoi t\u2019i jepte SPAK-ut autorizimin p\u00ebr arrestimin e saj.<\/p>\n<p>Sot, vet\u00eb SPAK u ka th\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebve se Belinda Balluku dyshohet edhe p\u00ebr korrupsion, edhe p\u00ebr pastrim parash. At\u00ebher\u00eb, \u00e7far\u00eb ka ndryshuar? Argumenti i Edi Ram\u00ebs ka r\u00ebn\u00eb dhe mazhoranca nuk mund t\u00eb fshihet m\u00eb pas tij. SPAK nuk mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb standard n\u00eb dhjetor dhe nj\u00eb standard tjet\u00ebr n\u00eb qershor. Kur r\u00ebndohet pozita penale, duhet t\u00eb r\u00ebndohet edhe masa e sigurimit.<\/p>\n<p>Prandaj, Prokuroria e Posa\u00e7me u detyrohet shqiptar\u00ebve disa p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Pse, tani q\u00eb vet\u00eb SPAK ka b\u00ebr\u00eb publik r\u00ebndimin e pozit\u00ebs penale t\u00eb Belinda Ballukut me dyshimet p\u00ebr korrupsion dhe pastrim parash, nuk i drejtohet Kuvendit me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj?<\/p>\n<p>Kush po e pengon Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me t\u00eb zbatoj\u00eb ligjin, kur ligji dikton se, me r\u00ebndimin e pozit\u00ebs penale, duhet t\u00eb r\u00ebndohet edhe masa e sigurimit, pik\u00ebrisht standardi q\u00eb vet\u00eb SPAK vendosi n\u00eb dhjetor?<\/p>\n<p>A ka nd\u00ebrhyr\u00eb Edi Rama te drejtuesi i ri i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb shtator, zbatimin e ligjit dhe t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit standard n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Balluku?<\/p>\n<p>Standardet e dyfishta n\u00eb sjelljen e Prokuroris\u00eb nuk e rrisin besimin te drejt\u00ebsia, por e rr\u00ebnojn\u00eb at\u00eb. P\u00ebrpara ligjit duhet t\u00eb jemi t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj. Ligji duhet t\u00eb ket\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin efekt n\u00eb \u00e7do koh\u00eb. \u00cbsht\u00eb e papranueshme q\u00eb ligji t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb Prokuroris\u00eb n\u00eb dhjetor 2025 dhe nj\u00eb reagim tjet\u00ebr n\u00eb qershor 2026. Ligji \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti si n\u00eb dhjetor 2025, ashtu edhe n\u00eb qershor 2026, nd\u00ebrsa sjellja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me jo. Ajo po ndryshon n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb humorit t\u00eb Kryeministrit dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsi, por trajtim politik dhe preferencial.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me ka vet\u00ebm nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta kaluar testin e besueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Balluku: t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb politik\u00eb sipas interesave t\u00eb momentit t\u00eb Kryeministrit, t\u00eb mos b\u00ebhet pjes\u00eb e makinacioneve dhe llogarive politike, por t\u00eb zbatoj\u00eb ligjin.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, SPAK nuk ka m\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr deklarata. Ka nevoj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb akt: t\u2019i drejtohet, pa vonesa t\u00eb tjera, Kuvendit me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut.<\/p>\n<p>\u00c7do dit\u00eb q\u00eb kalon pa iu drejtuar Kuvendit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e keqe p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi, i ka b\u00ebr\u00eb thirrje Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me (SPAK) q\u00eb t\u2019i drejtohet pa vones\u00eb Kuvendit me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministres Belinda Balluku. P\u00ebrmes nj\u00eb reagimi publik, Bardhi akuzon SPAK-un se po zbaton standarde t\u00eb dyfishta dhe ngre dyshime p\u00ebr nd\u00ebrhyrje politike n\u00eb procedurat &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":136758,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-147015","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147015","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=147015"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147015\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":147018,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147015\/revisions\/147018"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/136758"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=147015"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=147015"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=147015"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}