{"id":147066,"date":"2026-06-30T08:49:59","date_gmt":"2026-06-30T08:49:59","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=147066"},"modified":"2026-06-30T08:49:59","modified_gmt":"2026-06-30T08:49:59","slug":"bardhi-kryeministri-eshte-marre-peng-nga-trafikantet-ndaj-nuk-dorehiqet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/30\/bardhi-kryeministri-eshte-marre-peng-nga-trafikantet-ndaj-nuk-dorehiqet\/","title":{"rendered":"Bardhi: Kryeministri \u00ebsht\u00eb marr\u00eb peng nga trafikant\u00ebt ndaj nuk dor\u00ebhiqet!"},"content":{"rendered":"<p>Kuvendi ka nisur seanc\u00ebn k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb, nd\u00ebrsa opozita nuk i ka kursyer akuzat ndaj kreut t\u00eb qeveris\u00eb dhe shumic\u00ebs socialiste.<br \/>\nGjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur n\u00eb foltore, kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi tha se refuzimi i interpelancave nga ana e kryeministrit, nuk shihet thjesht si nj\u00eb refuzim ndaj opozit\u00ebs, por ndaj vet\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb dhe institucionit t\u00eb parlamentit.<br \/>\nSipas Bardhit, kryeministri refuzon t\u00eb p\u00ebrballet me llogaridh\u00ebnien sepse \u00ebsht\u00eb marr\u00eb peng nga nj\u00eb sistem i korruptuar q\u00eb e ka nd\u00ebrtuar vet\u00eb gjat\u00eb 13 viteve t\u00eb fundit dhe si i till\u00eb nuk e jep dot dor\u00ebheqejen.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Bardhit<\/strong><\/p>\n<p>Zoti Kryetar,<br \/>\nA ju ka th\u00ebn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb Edi Rama &#8220;fuck you&#8221;?<br \/>\nJu mund t\u00eb thoni \u201dJo\u201d dhe t\u00eb mbroni t\u00eb pambrojtshmen. Por ne e dim\u00eb q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb.<br \/>\nUa tha protestuesve para gjith\u00eb bot\u00ebs, duke turp\u00ebruar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb median nd\u00ebrkomb\u00ebtare. E cila edhe ajo, si protestuesit dhe opozita, e sheh Edi Ram\u00ebn n\u00eb rolin e nj\u00eb kumbari mafioz.<br \/>\nPor, zoti Kryetar, koleg\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, sot po jua thot\u00eb edhe juve.<br \/>\nJo me fjal\u00eb. Me veprime.<br \/>\nSepse \u00e7far\u00eb kuptimi tjet\u00ebr ka refuzimi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur nj\u00eb detyrim kushtetues? \u00c7far\u00eb kuptimi tjet\u00ebr ka refuzimi p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb Kuvend dhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb llogari? \u00c7far\u00eb kuptimi tjet\u00ebr ka refuzimi p\u00ebr t&#8217;iu p\u00ebrgjigjur qytetar\u00ebve p\u00ebrmes institucionit q\u00eb i p\u00ebrfaq\u00ebson?<br \/>\nKy nuk \u00ebsht\u00eb refuzim ndaj opozit\u00ebs.<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb refuzim ndaj Parlamentit.<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb refuzim ndaj qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<br \/>\nDhe, zoti Kryetar, sot nuk d\u00ebshtoi vet\u00ebm Kryeministri. Sot d\u00ebshtuat edhe ju. Sepse detyra juaj nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbroni Kryeministrin nga llogaridh\u00ebnia. Detyra juaj \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbroni dinjitetin e Kuvendit dhe t\u00eb garantoni t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese t\u00eb k\u00ebtij Parlamenti p\u00ebr t&#8217;i k\u00ebrkuar llogari qeveris\u00eb. Sot zgjodh\u00ebt t\u00eb mbroni Kryeministrin, jo Parlamentin.<br \/>\nMegjithat\u00eb, un\u00eb e di pse Edi Rama nuk erdhi as sot.<br \/>\nSado makiavelist dhe manipulator, Edi Rama e di q\u00eb nuk mund t\u00eb flas\u00eb n\u00eb publik p\u00ebr krimet e tij shtet\u00ebrore. Ai \u00ebsht\u00eb peng i tyre. Un\u00eb besoj se Edi Rama e ka menduar dor\u00ebheqjen. Por nuk mund ta jap\u00eb, sepse nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb njeri i lir\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb peng i sistemit q\u00eb vet\u00eb ka nd\u00ebrtuar. \u00cbsht\u00eb peng i interesave q\u00eb vet\u00eb ka ushqyer p\u00ebr 13 vjet.<br \/>\nEdi Ram\u00ebn nuk e lejojn\u00eb t\u00eb largohet, sepse ka ende borxhe p\u00ebr t\u00eb shlyer. Borxhe q\u00eb i shlyen duke shitur copa t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Borxhe q\u00eb i shlyen duke hapur zonat e mbrojtura p\u00ebr beton. Borxhe q\u00eb i shlyen duke ndryshuar ligje p\u00ebr t&#8217;u sh\u00ebrbyer klient\u00ebve t\u00eb tij financiar\u00eb dhe trafikant\u00ebve t\u00eb drog\u00ebs. Borxhe q\u00eb i shlyen duke v\u00ebn\u00eb interesin e tyre mbi interesin e shqiptar\u00ebve.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht ky sistem q\u00eb shqiptar\u00ebt po sfidojn\u00eb prej jav\u00ebsh n\u00eb shesh. Nuk protestojn\u00eb m\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr flamingot. Nuk protestojn\u00eb m\u00eb thjesht kund\u00ebr nj\u00eb ligji. Shqiptar\u00ebt po protestojn\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb modeli qeverisjeje ku ligji ndryshohet p\u00ebr klient\u00ebt, prona publike vihet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave private dhe shteti p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pushtetin, jo qytetar\u00ebt.<br \/>\nPrandaj pes\u00eb k\u00ebrkesat e protestuesve nuk jan\u00eb t\u00eb rast\u00ebsishme. Jan\u00eb pes\u00eb goditje ndaj t\u00eb nj\u00ebjtit sistem. Jan\u00eb k\u00ebrkesa q\u00eb Partia Demokratike i ka ngritur prej koh\u00ebsh. Dhe sot, nj\u00eb pjes\u00eb e tyre jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe kushte q\u00eb Bashkimi Europian i vendos Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit. Sepse secila prej tyre godet nj\u00eb hallk\u00eb t\u00eb sistemit t\u00eb ngritur nga Edi Rama.<br \/>\nK\u00ebrkojn\u00eb dor\u00ebheqjen e Kryeministrit, sepse sistemi ka nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs politik.<br \/>\nK\u00ebrkojn\u00eb shfuqizimin e ligjit p\u00ebr investimet strategjike, sepse ai \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb instrument i privilegjimit t\u00eb klient\u00ebve t\u00eb pushtetit.<br \/>\nK\u00ebrkojn\u00eb shfuqizimin e Paket\u00ebs s\u00eb Maleve, sepse territori i Shqip\u00ebris\u00eb nuk mund t\u00eb trajtohet si pla\u00e7k\u00eb p\u00ebr interesa private.<br \/>\nK\u00ebrkojn\u00eb anulimin e ndryshimeve n\u00eb ligjin p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb kulturore, sepse historia dhe identiteti i k\u00ebtij vendi nuk mund t\u00eb zhb\u00ebhen p\u00ebr interesat private t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<br \/>\nK\u00ebrkojn\u00eb anulimin e ndryshimeve n\u00eb ligjin p\u00ebr zonat e mbrojtura, sepse Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb ec\u00eb drejt Europ\u00ebs duke u larguar nga standardet europiane p\u00ebr mbrojtjen e natyr\u00ebs.<br \/>\nBesoj se tani e keni shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb pse Edi Rama nuk guxoi t\u00eb vinte sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb.<br \/>\nSi do ta mbronte ligjin p\u00ebr investimet strategjike, q\u00eb ka betonizuar t\u00eb pakt\u00ebn 6 milion\u00eb metra katror\u00eb bregdet? Ligjin me t\u00eb cilin u hapi rrug\u00eb trafikant\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb drog\u00ebs t\u00eb pastrojn\u00eb parat\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtim dhe n\u00eb turiz\u00ebm?<br \/>\nSi do ta mbronte Paket\u00ebn e Maleve, q\u00eb legalizon zaptimin e pron\u00ebs shtet\u00ebrore me 1 euro, q\u00eb e kthen pron\u00ebn publike n\u00eb privilegj t\u00eb padrejt\u00eb privat dhe q\u00eb klient\u00ebt e Edi Ram\u00ebs, n\u00eb fund, i shp\u00ebrblen edhe me p\u00ebrjashtime t\u00eb gjera nga taksat p\u00ebr 10 vjet?<br \/>\nSi do t&#8217;i mbronte ndryshimet n\u00eb ligjin p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb kulturore, t\u00eb cilat e trajtojn\u00eb at\u00eb si penges\u00eb p\u00ebr betonizimin?<br \/>\nSi do t&#8217;i mbronte ndryshimet n\u00eb ligjin p\u00ebr zonat e mbrojtura, kur edhe vet\u00eb Parlamenti Europian i k\u00ebrkon Shqip\u00ebris\u00eb ta shfuqizoj\u00eb at\u00eb dhe t\u00eb pezulloj\u00eb lejet n\u00eb zonat e mbrojtura derisa kjo t\u00eb ndodh\u00eb?<br \/>\nNe sot nuk do t&#8217;i vinim prangat Edi Ram\u00ebs p\u00ebr krimet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb. Besoj se do t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb drejt\u00ebsia t\u00eb jet\u00eb n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e ligjit p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb.<br \/>\nNe sot kishim nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb, n\u00eb vendet me demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, konsiderohet elementare, ABC-ja e parlamentarizmit.<br \/>\nNe k\u00ebrkuam q\u00eb Kryeministri t\u00eb informoj\u00eb Kuvendin, po citoj k\u00ebrkes\u00ebn: &#8220;mbi masat q\u00eb ka marr\u00eb K\u00ebshilli i Ministrave p\u00ebr adresimin e shqet\u00ebsimeve t\u00eb evidentuara n\u00eb Rezolut\u00ebn e Parlamentit Europian p\u00ebr ligjin e investimeve strategjike dhe at\u00eb t\u00eb zonave t\u00eb mbrojtura dhe trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, q\u00eb rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb gjithashtu k\u00ebrkesa t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb protestojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore.&#8221;<br \/>\nAsgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Nuk i k\u00ebrkuam t\u00eb pranonte krimet. Nuk i k\u00ebrkuam t\u00eb pranonte k\u00ebrkesat e protestuesve. I k\u00ebrkuam t\u00eb b\u00ebnte at\u00eb q\u00eb b\u00ebn \u00e7do kryeminist\u00ebr n\u00eb nj\u00eb demokraci normale: t\u00eb vij\u00eb n\u00eb Parlament dhe t\u00eb jap\u00eb llogari p\u00ebr veprimet e qeveris\u00eb s\u00eb tij. Ai refuzoi, duke shkelur Kushtetut\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur.<br \/>\nPas 13 vitesh n\u00eb pushtet, Edi Rama nuk sillet m\u00eb si Kryeminist\u00ebr. Sillet si pronari i Shqip\u00ebris\u00eb. Prandaj refuzon interpelancat. Prandaj sulmon protestuesit. Sepse n\u00eb mendjen e tij, askush nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t&#8217;i k\u00ebrkoj\u00eb llogari. P\u00ebrve\u00e7 krimit.<br \/>\nPo shikoja k\u00ebto dit\u00eb sesi ka ndryshuar udh\u00ebheqja e Europ\u00ebs n\u00eb k\u00ebto 13 vjet. Kemi par\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb qeverit\u00eb n\u00eb Gjermani, Britani, Suedi, Finland\u00eb, Belgjik\u00eb, Irland\u00eb, Itali, Austri e shum\u00eb vende t\u00eb tjera. S\u00eb fundmi, edhe n\u00eb Hungari. Kryeministrat vijn\u00eb e ikin. Askush nuk \u00ebsht\u00eb i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm.<br \/>\nVet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri kemi nj\u00eb Kryeminist\u00ebr q\u00eb pas tremb\u00ebdhjet\u00eb vitesh n\u00eb pushtet u thot\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb anglisht, para gjith\u00eb bot\u00ebs: &#8220;Fuck you&#8221;. Kemi nj\u00eb Kryeminist\u00ebr q\u00eb e konsideron Parlamentin noter t\u00eb akteve t\u00eb tij dhe mburoj\u00eb p\u00ebr korrupsionin e qeveris\u00eb dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij.<br \/>\nDhe \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo arsyeja pse qytetar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb protest\u00eb dhe k\u00ebrkojn\u00eb dor\u00ebheqjen e Edi Ram\u00ebs. Ata ndihen t\u00eb trajtuar me t\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebr\u00e7mim me t\u00eb cilin Kryeministri trajton Parlamentin.<br \/>\nZoti Kryetar,<br \/>\nSot Edi Rama nuk pranoi t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb Parlamentin.<br \/>\nPrej jav\u00ebsh refuzon t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb edhe qytetar\u00ebt.<br \/>\nPor z\u00ebrin e qytetar\u00ebve ju nuk mund ta shuani. Nuk e shuan dot as propaganda, as shumica e karton\u00ebve, as refuzimi p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb llogari.<br \/>\nMeqen\u00ebse Kryeministri nuk pranoi t\u00eb vij\u00eb n\u00eb Kuvend p\u00ebr t&#8217;i d\u00ebgjuar, le ta d\u00ebgjoj\u00eb tani, k\u00ebrkes\u00ebn rreth s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb bashkuar me vullnet t\u00eb lir\u00eb shumica e shqiptar\u00ebve.<br \/>\n&#8220;Rama, ti jepe dor\u00ebheqjen!&#8221;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi ka nisur seanc\u00ebn k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb, nd\u00ebrsa opozita nuk i ka kursyer akuzat ndaj kreut t\u00eb qeveris\u00eb dhe shumic\u00ebs socialiste. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur n\u00eb foltore, kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi tha se refuzimi i interpelancave nga ana e kryeministrit, nuk shihet thjesht si nj\u00eb refuzim ndaj opozit\u00ebs, por ndaj vet\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":104544,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-147066","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147066","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=147066"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147066\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":147067,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147066\/revisions\/147067"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/104544"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=147066"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=147066"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=147066"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}