{"id":147074,"date":"2026-06-30T09:02:06","date_gmt":"2026-06-30T09:02:06","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=147074"},"modified":"2026-06-30T09:08:14","modified_gmt":"2026-06-30T09:08:14","slug":"albanian-files-kellici-te-ngrihet-komision-hetimor-per-projektet-e-arkitekteve-te-huaj-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/30\/albanian-files-kellici-te-ngrihet-komision-hetimor-per-projektet-e-arkitekteve-te-huaj-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"\u201cAlbanian Files\u201d\/ K\u00eblli\u00e7i: T\u00eb ngrihet komision hetimor p\u00ebr projektet e arkitekt\u00ebve t\u00eb huaj n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>Libri &#8220;Albanian Files&#8221; ishte n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb deputetit t\u00eb PD, Belind K\u00eblli\u00e7i n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb &#8220;aktakuz\u00eb&#8221; ndaj modelit t\u00eb qeverisjes s\u00eb Edi Ram\u00ebs, K\u00eblli\u00e7i pretendoi se botimi p\u00ebrmban prova mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si, sipas tij, jan\u00eb marr\u00eb vendime p\u00ebr projekte publike, investime dhe zhvillimin urban n\u00eb vend.<\/p>\n<p><strong>K\u00eblli\u00e7i:<\/strong> T\u00eb nderuar qytetar\u00eb!<\/p>\n<p>Sot nuk jam para jush me opinione. Vij me prova. Prova q\u00eb shpjegojn\u00eb pse prej 30 dit\u00ebsh mij\u00ebra shqiptar\u00eb protestojn\u00eb \u00e7do mbr\u00ebmje n\u00eb bulevard. Prova q\u00eb shpjegojn\u00eb pse ne k\u00ebrkuam nj\u00eb mocion me debat n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kuvend, dhe pse mazhoranca zgjodhi ta refuzoj\u00eb. Dhe ja ironia e par\u00eb, m\u00eb e r\u00ebnda: shumic\u00ebn e k\u00ebtyre provave nuk i ka mbledhur opozita. I kan\u00eb shkruar, me dor\u00ebn e tyre, njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb pran\u00eb Edi Ram\u00ebs. Prandaj sot nuk flas me fjal\u00ebt e mia. Flas me faktet e tyre.<\/p>\n<p><strong>PROVA NR. 1<\/strong><br \/>\nP\u00ebrse protestojn\u00eb shqiptar\u00ebt? Prej 30 dit\u00ebsh qytetar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb shesh. Ata nuk protestojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb parti, p\u00ebr nj\u00eb slogan apo p\u00ebr nj\u00eb afer\u00eb t\u00eb vetme. Ata protestojn\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb modeli. Nj\u00eb modeli q\u00eb e ka kthyer shtetin n\u00eb pron\u00eb private.<\/p>\n<p>Nj\u00eb model ku ligjet ndryshohen sipas porosis\u00eb s\u00eb klientit. Ku zonat e mbrojtura shihen si mund\u00ebsi biznesi. Ku trash\u00ebgimia kulturore trajtohet si penges\u00eb p\u00ebr betonin. Dhe ku investimet strategjike jan\u00eb kthyer n\u00eb privilegje strategjike, t\u00eb shp\u00ebrndara me dor\u00eb, jasht\u00eb \u00e7do procedure ligjore.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkuam nj\u00eb debat parlamentar. Sepse ky Kuvend nuk mund t\u00eb sillet sikur jasht\u00eb k\u00ebtyre mureve nuk po ndodh asgj\u00eb. Ju e refuzuat debatin. Por nuk mund t\u00eb refuzoni realitetin.<\/p>\n<p>Ironia shkon m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Ju ia dol\u00ebt q\u00eb shqet\u00ebsimet e shqiptar\u00ebve t\u00eb diskutohen n\u00eb Parlamentin Europian, nd\u00ebrsa k\u00ebtu, n\u00eb Kuvendin q\u00eb i p\u00ebrfaq\u00ebson ata, nuk lejoni asnj\u00eb fjal\u00eb. M\u00eb 17 qershor, dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, Parlamenti Europian miratoi rezolut\u00ebn P10_TA (2026) 0217 mbi raportin e Komisionit Europian p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, ku k\u00ebrkoi shprehimisht shfuqizimin e ndryshimeve t\u00eb vitit 2024 n\u00eb Ligjin p\u00ebr Zonat e Mbrojtura.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, k\u00ebtu, heshtje. Madje dymb\u00ebdhjet\u00eb deputet\u00ebt q\u00eb propozuan ato amendamente:<\/p>\n<p>1. Fadil Nasufi,<br \/>\n2. Florenc Spaho,<br \/>\n3. Arkend Balla,<br \/>\n4. Edona Bilali,<br \/>\n5. Bujar Cela,<br \/>\n6. Anduel Tahiraj,<br \/>\n7. Shpresa Marnoj,<br \/>\n8. Mirela Pitushi,<br \/>\n9. Denis Deliu,<br \/>\n10. Klodiana Spahiu,<br \/>\n11. Ensemvlera Zake dhe<br \/>\n12. Eduard Ndreca<br \/>\nende nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shpjegim, asnj\u00eb reflektim p\u00ebr propozimet q\u00eb i hap\u00ebn rrug\u00ebn shkat\u00ebrrimit mjedisor t\u00eb vendit, nga nj\u00ebri skaj n\u00eb tjetrin.<\/p>\n<p><strong>PROVA NR. 2<\/strong><br \/>\n\u201cThe Albanian Files\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb mes t\u00eb k\u00ebsaj proteste del nga shtypi libri \u201cThe Albanian Files\u201d.<\/p>\n<p>Dua ta them q\u00eb n\u00eb fillim, qart\u00eb: ky lib\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb problemi. Ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb prova, pasi mjafton t\u00eb jetosh n\u00eb Shqip\u00ebri \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb ditur gjith\u00e7ka faktohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr. \u201cSmoking gun\u201d, do t\u00eb thoshin amerikan\u00ebt.<\/p>\n<p>Sepse p\u00ebr 13 vite me radh\u00eb, nj\u00eb rresht i t\u00ebr\u00eb arkitekt\u00ebsh nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb k\u00ebtij modeli at\u00eb q\u00eb parat\u00eb nuk mund ta blejn\u00eb vet\u00eb: pseudoprestigjin.<\/p>\n<p>\u00c7do kull\u00eb e re, \u00e7do render, ka sh\u00ebrbyer si perde, p\u00ebr t\u00eb penguar pyetjen e thjesht\u00eb se nga vijn\u00eb k\u00ebto para, kush fshihet pas tyre, dhe kush, n\u00eb fund, do t\u00eb mund t\u00eb jetoj\u00eb v\u00ebrtet n\u00eb k\u00ebto nd\u00ebrtesa. Dhe ja q\u00eb sot, vet\u00eb ata e kan\u00eb mbledhur k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmi n\u00eb k\u00ebto shtat\u00ebqind e pes\u00ebdhjet\u00eb faqe.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb lib\u00ebr i opozit\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb pamflet politik. \u00cbsht\u00eb libri i njer\u00ebzve q\u00eb e kan\u00eb projektuar Shqip\u00ebrin\u00eb e Edi Ram\u00ebs si \u00e7ifligun e tij privat. Arkitekt\u00eb, studio nd\u00ebrkomb\u00ebtare, konsulent\u00eb, njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb projekteve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb k\u00ebsaj qeverie. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron pesha e tij. Flet vet\u00eb rrethi q\u00eb kryeministri ka zgjedhur p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar planin e tij mbi \u00e7do p\u00ebll\u00ebmb\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Vini re nj\u00eb detaj q\u00eb rr\u00ebfen gjith\u00e7ka: n\u00eb nj\u00eb v\u00ebllim prej shtat\u00ebqind e pes\u00ebdhjet\u00eb faqesh mbi t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb, nuk gjendet pothuajse asnj\u00eb arkitekt shqiptar. Vendi shfaqet jo si atdhe me qytetar\u00eb, por si tok\u00eb e lir\u00eb, \u201cterra incognita\u201d, ku t\u00eb huajt zbresin nga avioni p\u00ebr t\u00eb zbuluar natyr\u00eb \u201ct\u00eb paprekur\u201d dhe vendas t\u00eb bindur e t\u00eb n\u00ebnshtruar.<\/p>\n<p><strong>\u00a0PROVA NR. 3<\/strong><br \/>\nSi merren vendimet: me nj\u00eb telefonat\u00eb<\/p>\n<p>Lejom\u00ebni t\u2019ju lexoj nj\u00eb histori t\u00eb shkruar brenda k\u00ebtij libri. Nj\u00eb nga arkitekt\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb bot\u00eb rr\u00ebfen se ndodhej n\u00eb Santiago t\u00eb Kilit kur mori nj\u00eb mesazh:<\/p>\n<p>\u201cBenedetta Tagliabue m\u00eb shkroi duke m\u00eb pyetur n\u00ebse isha dakord q\u00eb numri im t\u2019i jepej kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. I thash\u00eb: sigurisht. Pes\u00eb minuta m\u00eb von\u00eb m\u00eb kontaktoi vet\u00eb kryeministri, duke m\u00eb pyetur n\u00ebse mund t\u00eb vija n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar nj\u00eb projekt. K\u00ebshtu, n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb majit, kalova rreth nj\u00ebzet e kat\u00ebr or\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb jam kthyer edhe kat\u00ebr her\u00eb t\u00eb tjera.\u201d<\/p>\n<p>Dhe sot, n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, po ngrihet nj\u00eb projekt me dhjet\u00ebra miliona euro, q\u00eb e ka zanafill\u00ebn pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb telefonat\u00eb. Dhe ky nuk \u00ebsht\u00eb rast i izoluar, libri \u00ebsht\u00eb plot me t\u00eb tilla. Nj\u00ebri rr\u00ebfen se kryeministri i shkroi n\u00eb Instagram. Tjetri se mori nj\u00eb telefonat\u00eb n\u00eb mesnat\u00eb, sepse \u201cEdi\u201d do t\u2019i fliste.<\/p>\n<p>Modeli \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb i nj\u00ebjti, dhe arkitekt\u00ebt e pranojn\u00eb vet\u00eb, pa droj\u00eb, madje me mir\u00ebnjohje: flasin p\u00ebr \u201cnj\u00eb lider vizionar\u201d, p\u00ebr nj\u00eb kryeminist\u00ebr \u201ct\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb personalisht\u201d, p\u00ebr \u201cfleksibilitetin e rregullave\u201d si virtyt. Nj\u00ebri prej tyre e thot\u00eb tro\u00e7 se n\u00eb Shqip\u00ebri gj\u00ebrat \u201cduhet t\u00eb b\u00ebhen nga lart-posht\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>D\u00ebgjojeni mir\u00eb k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb, sepse aty \u00ebsht\u00eb gjith\u00eb problemi. Kjo \u00ebsht\u00eb gjuha e dikujt q\u00eb e do pushtetin pa kufij, sepse kufiri, ligji, gara, konsultimi, vota, p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb penges\u00eb.<\/p>\n<p>Kam nj\u00eb pyetje p\u00ebr ju, dhe nj\u00eb pyetje p\u00ebr prokuror\u00ebt e SPAK-ut: a nd\u00ebrtohet k\u00ebshtu nj\u00eb kryeqytet europian? Me nj\u00eb telefonat\u00eb? Me nj\u00eb takim nj\u00ebzet e kat\u00ebr or\u00ebsh? Pa debat publik, pa transparenc\u00ebn m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, pa asnj\u00eb konkurrenc\u00eb t\u00eb hapur?<\/p>\n<p>Sepse problemi nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb kryeministri flet me arkitekt\u00eb. Problemi \u00ebsht\u00eb q\u00eb vendimi mbi pasurin\u00eb publike lind nga marr\u00ebdh\u00ebnia personale me kryeministrin, jo nga institucionet.<\/p>\n<p>Edi Rama e ka kthyer Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb vendin ku telefoni z\u00ebvend\u00ebson ligjin, ku d\u00ebshira z\u00ebvend\u00ebson planifikimin, ku qytetar\u00ebt m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb projekt vet\u00ebm kur vin\u00e7at jan\u00eb futur tashm\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Ky nuk \u00ebsht\u00eb standard europian. Ky \u00ebsht\u00eb pushtet personal i kthyer n\u00eb grabitje.<\/p>\n<p><strong>PROVA NR. 4<\/strong><br \/>\nLetra q\u00eb nuk duhej botuar<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr gjendet edhe nj\u00eb let\u00ebr e arkitektit holandez Reinier de Graaf, drejtuar kryeministrit. Ironike a jo, po e them sinqerisht: kur e lexova, nuk u ndjeva i fyer si opozitar. U ndjeva i fyer si shqiptar.<\/p>\n<p>Sepse n\u00eb at\u00eb let\u00ebr, ky zot\u00ebri i lutet kryeministrit q\u00eb zgjedhjet e radh\u00ebs thjesht t\u00eb mos mbahen. Shkon edhe m\u00eb tej: shpreson q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mos ket\u00eb m\u00eb kurr\u00eb zgjedhje, dhe q\u00eb Edi Rama, pas mandatit t\u00eb pest\u00eb, t\u00eb vazhdoj\u00eb si president i p\u00ebrjetsh\u00ebm, \u201cmadje, ndoshta, edhe Mbret\u201d. K\u00ebt\u00eb e quan \u201csakrific\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme\u201d p\u00ebr Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>A do t\u00eb guxonte ky arkitekt t\u2019ua jepte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn k\u00ebshill\u00eb bashk\u00ebqytetar\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb Holand\u00eb, apo n\u00eb \u00e7do vend tjet\u00ebr t\u00eb Bashkimit Europian? Sigurisht q\u00eb jo. As nuk i shkon n\u00ebp\u00ebr mend.<\/p>\n<p>Ndaj e udh\u00ebs do t\u00eb ishte q\u00eb ne t\u00eb ngrem\u00eb nj\u00eb komision hetimor p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar t\u00eb gjith\u00eb procedurat sesi arkitekt\u00eb t\u00eb till\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar miliona euro projekte n\u00eb vendin m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs dhe se \u00e7far\u00eb lobimi u \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb k\u00ebmbim.<\/p>\n<p>Por problemi nuk \u00ebsht\u00eb letra. Problemi \u00ebsht\u00eb se ajo let\u00ebr u p\u00ebrzgjodh, u botua dhe u b\u00eb pjes\u00eb e librit nga vet\u00eb Edi Rama. Pa asnj\u00eb distancim. Pa asnj\u00eb reagim. \u00c7far\u00eb mesazhi i jep kjo bot\u00ebs? Se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ku zgjedhjet mund t\u00eb anulohen? Ku demokracia \u00ebsht\u00eb luks i tep\u00ebrt?<\/p>\n<p>Ne jemi nj\u00eb popull q\u00eb jetoi 45 vjet pa zgjedhje. Ne nuk e kemi luksin t\u00eb luajm\u00eb me kujtes\u00ebn ton\u00eb, e aq m\u00eb pak me standardin e zgjedhjeve t\u00eb lira, t\u00eb nj\u00ebjtat zgjedhje q\u00eb, si\u00e7 u tha edhe n\u00eb Parlamentin Europian nga eurodeputeti Andreas Schieder, ende e kan\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb sjellin rotacion politik n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve t\u00eb pushtetit me krimin e organizuar dhe blerjen e votes.<\/p>\n<p><strong>PROVA NR. 5<\/strong><br \/>\nNga arkitekt\u00eb, n\u00eb patronazhist\u00eb<\/p>\n<p>Lexoni m\u00eb tej kontributin e studios Bolles+Wilson. Aty nuk gjeni vet\u00ebm arkitektur\u00eb. Gjeni politik\u00eb. Gjeni sulme ndaj opozit\u00ebs. Gjeni manipulim t\u00eb historis\u00eb son\u00eb politike. Gjeni, me nj\u00eb fjal\u00eb militantiz\u00ebm politik, fenomen i pahasur deri m\u00eb sot me asnj\u00eb studio nd\u00ebrkomb\u00ebtare arkitekture.<\/p>\n<p>Kjo studio, q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb \u00e7\u2019ka dashur me qytetin e Kor\u00e7\u00ebs, e quan Partin\u00eb Demokratike \u201cforca politike ish-komuniste\u201d.<br \/>\nPra partia q\u00eb rr\u00ebzoi komunizmin n\u00eb Shqip\u00ebri quhet ish-komuniste, nd\u00ebrsa partia q\u00eb n\u00eb qershor 1991 thjesht nd\u00ebrroi emrin nga Partia e Pun\u00ebs n\u00eb Partia Socialiste quhet \u201cforc\u00eb progresiste dhe moderne\u201d. Historia p\u00ebrmbyset, dhe p\u00ebrmbyset nga njer\u00ebz q\u00eb paguhen me para publike, th\u00ebn\u00eb shkoqur: parat\u00eb e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Pyetja lind vetvetiu: \u00e7far\u00eb e shtyn nj\u00eb studio nd\u00ebrkomb\u00ebtare arkitekture t\u00eb flas\u00eb si patronazhist dhe t\u00eb manipuloj\u00eb historin\u00eb? Pse njer\u00ebz q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb projekte publike ndihen t\u00eb detyruar t\u00eb mbrojn\u00eb politikisht qeverin\u00eb? A \u00ebsht\u00eb kjo rast\u00ebsi, apo kultura q\u00eb prodhon klientelizmi dhe korrupsioni?<\/p>\n<p><strong>PROVA NR. 6<\/strong><br \/>\nEdhe Europa po thot\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt protestojn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Parlamenti Europian ngre sakt\u00ebsisht t\u00eb nj\u00ebjtat shqet\u00ebsime. Kritik\u00eb p\u00ebr ligjin e investimeve strategjike. Kritik\u00eb p\u00ebr ndryshimet n\u00eb ligjin p\u00ebr zonat e mbrojtura. Shqet\u00ebsim t\u00eb hapur p\u00ebr Vjos\u00eb-Nart\u00ebn. K\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr transparenc\u00eb, p\u00ebr konsultim publik, p\u00ebr respektimin e standardeve europiane.<\/p>\n<p>Pra qytetar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb n\u00eb shesh nuk jan\u00eb kund\u00ebr Europ\u00ebs. Ata po e k\u00ebrkojn\u00eb Europ\u00ebn. Ata po k\u00ebrkojn\u00eb pik\u00ebrisht ato standarde q\u00eb kjo qeveri po i shkallmon, gur pas guri, plazh pas plazhi, mal pas mali.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar shqiptar\u00eb,<\/p>\n<p>Ky lib\u00ebr apo m\u00eb mir\u00eb nga tash e tutje \u201ckjo dosje\u201d, zgjedhje profetike ajo q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ta quajtuar dosje, nuk \u00ebsht\u00eb personazhi kryesor i k\u00ebsaj historie. Personazhi kryesor jan\u00eb qindra mij\u00ebra shqiptar\u00ebt q\u00eb prej 30 dit\u00ebsh dalin \u00e7do mbr\u00ebmje n\u00eb bulevard, dhe q\u00eb si\u00e7 u tha mbr\u00ebm\u00eb dhe nga disa eurodeputet\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb shesh, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shembull frym\u00ebzimi edhe p\u00ebr vendet m\u00eb t\u00eb zhvilluara per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Ata nuk kan\u00eb para. Nuk kan\u00eb zyra arkitekture. Nuk kan\u00eb kontrata me miliona euro. Nuk shfaqin luks. Ata kan\u00eb vet\u00ebm nd\u00ebrgjegjen e tyre. Dhe historia na ka m\u00ebsuar nj\u00eb ligj t\u00eb vet\u00ebm: kur nd\u00ebrgjegjja e qytetarit p\u00ebrplaset me arroganc\u00ebn dhe lakmin\u00eb e pushtetit, n\u00eb fund p\u00ebrher\u00eb fiton qytetari.<\/p>\n<p>Ju faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Libri &#8220;Albanian Files&#8221; ishte n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb deputetit t\u00eb PD, Belind K\u00eblli\u00e7i n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. Duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb &#8220;aktakuz\u00eb&#8221; ndaj modelit t\u00eb qeverisjes s\u00eb Edi Ram\u00ebs, K\u00eblli\u00e7i pretendoi se botimi p\u00ebrmban prova mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si, sipas tij, jan\u00eb marr\u00eb vendime p\u00ebr projekte publike, investime dhe zhvillimin urban n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":147075,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-147074","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147074","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=147074"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147074\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":147080,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147074\/revisions\/147080"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/147075"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=147074"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=147074"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=147074"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}