{"id":147102,"date":"2026-06-30T11:16:27","date_gmt":"2026-06-30T11:16:27","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=147102"},"modified":"2026-06-30T11:16:27","modified_gmt":"2026-06-30T11:16:27","slug":"gjekmarkaj-shqiptaret-jane-ne-rruge-kunder-padrejtesise-kudo-ne-zyra-eshte-idioti-kopuku-xhahili-hajduti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/06\/30\/gjekmarkaj-shqiptaret-jane-ne-rruge-kunder-padrejtesise-kudo-ne-zyra-eshte-idioti-kopuku-xhahili-hajduti\/","title":{"rendered":"Gjekmarkaj: Shqiptar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb rrug\u00eb kund\u00ebr padrejt\u00ebsis\u00eb! Kudo n\u00eb zyra \u00ebsht\u00eb idioti, kopuku, xhahili, hajduti&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, mbajti nj\u00eb fjalim me tone t\u00eb ashpra n\u00eb Kuvend, ku akuzoi mazhoranc\u00ebn se ka bllokuar institucionet, pluralizmin dhe shpres\u00ebn e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ai tha se protestat e p\u00ebrditshme jan\u00eb shprehje e revolt\u00ebs ndaj korrupsionit dhe padrejt\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi zgjedhje t\u00eb lira dhe krijimin e nj\u00eb qeverie teknike.<\/p>\n<p>Gjekmarkaj paralajm\u00ebroi se, asnj\u00eb pushtet nuk mbijeton kur humbet mb\u00ebshtetjen e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Agron Gjekmarkaj:<\/strong> Teksa mbahej me dor\u00eb aq fort duke bllokuar nj\u00eb anije perse, persian\u00ebt i pren\u00eb dor\u00ebn. Dhe ai zgjati dor\u00ebn tjet\u00ebr dhe p\u00ebrs\u00ebri e mb\u00ebrtheu anijen. I pren\u00eb p\u00ebrs\u00ebri dor\u00ebn. Dhe pastaj ai ishte aq i vendosur p\u00ebr ta mbrojtur lirin\u00eb e Athin\u00ebs saq\u00eb e mb\u00ebrtheu anijen me dh\u00ebmb\u00ebt e tij. I pren\u00eb kok\u00ebn. Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb u \u00e7liruan nga luft\u00ebtari trim q\u00eb luftonte p\u00ebr liri. Po t\u00eb ishte mes nesh Fan Noli, sigurisht do t\u00eb thoshte q\u00eb ky, luft\u00ebtari i Salamin\u00ebs, \u00ebsht\u00eb ndoshta m\u00eb pak i paepur sesa kolltukofag\u00ebt e k\u00ebsaj mazhorance, t\u00eb kapur pas karrigeve, pas tenderave, pas korrupsionit, pas banalitetit, pas nj\u00eb arrogance publike q\u00eb ka pushtuar \u00e7do sfer\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i marr\u00eb peng nga nj\u00eb pushtet q\u00eb ka bllokuar gjith\u00e7ka. Ju keni bllokuar institucionet, keni bllokuar zgjedhjet politike, keni bllokuar zgjedhjet lokale, keni bllokuar rotacionin politik. Keni bllokuar konkurrenc\u00ebn, keni kthyer pluralizmin n\u00eb fasad\u00eb, keni bllokuar shpres\u00ebn, keni prishur paktin social dhe keni shkat\u00ebrruar hierarkin\u00eb sociale. Keni denatyruar k\u00ebt\u00eb parlament n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ai mos t\u00eb ndiqet m\u00eb nga qytetar\u00ebt duke patur parasysh \u00e7far\u00eb keni futur brenda n\u00eb t\u00eb dhe \u00e7far\u00eb marrin p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb thon\u00eb para qytetar\u00ebve, pa u skuqur, pa u zverdhur, me nj\u00eb fytyr\u00eb q\u00eb ju b\u00ebhet m\u00eb e keqe sesa sholli i k\u00ebpuc\u00ebs.<\/p>\n<p>Prandaj shqiptar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb rrug\u00eb. Prej 30 dit\u00ebsh ata protestojn\u00eb. Nuk k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb rikthehet e shkuara, pa\u00e7ka se grabitja e asaj i zem\u00ebron. Por ata k\u00ebrkojn\u00eb drejt\u00ebsi dhe kush e ka detyrim ta b\u00ebj\u00eb at\u00eb, duhet ta b\u00ebj\u00eb. Ata k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb tashmen, q\u00eb u \u00ebsht\u00eb mohuar, dhe t\u00eb ardhmen q\u00eb po ju vidhet n\u00eb syt\u00eb e tyre. Kudo mes pushtetit dhe qytetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb korrupsioni si mur q\u00eb nuk shembet. Kudo mes qeveris\u00eb dhe njer\u00ebzve \u00ebsht\u00eb arroganca, me fjal\u00ebt e saj pompoze q\u00eb ka desemantizuar edhe gjuh\u00ebn shqipe. Kudo mes zyr\u00ebs dhe komunikimit \u00ebsht\u00eb idioti, kopuku, xhahili, hajduti.<\/p>\n<p>T\u00eb zgjidh\u00ebsh sot nj\u00eb hall, duhet t\u00eb jesh i njohur, duhet t\u00eb jesh i fort\u00eb, duhet t\u00eb kesh para. Nuk mjafton statusi i qytetarit, ai status q\u00eb ndryshoi historin\u00eb e Evrop\u00ebs q\u00eb nga koha e Volterit e k\u00ebtej. Kudo mes varf\u00ebris\u00eb dhe mir\u00ebqenies \u00ebsht\u00eb oligarku, klienti i qeveris\u00eb dhe i kryeministrit. Ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb det, ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb mal, ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb fush\u00eb. Prania e tij \u00ebsht\u00eb kudo si prania e Zotit. Dhe na vjen t\u00eb themi: &#8220;Oligark, buk\u00ebn e p\u00ebrditshme falna Zot&#8221;, si lutjen q\u00eb i drejtojm\u00eb hyjnis\u00eb.<\/p>\n<p>Kudo mes propagand\u00ebs dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs \u00ebsht\u00eb kryeministri, q\u00eb gjithmon\u00eb ai zgjedh propagand\u00ebn. Tani kryeministri Edi Rama \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebm p\u00ebrball\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Sot p\u00ebrball\u00eb shqiptar\u00ebve nuk q\u00ebndron nj\u00eb pushtet i fort\u00eb, as i drejt\u00eb, as i ndersh\u00ebm. Q\u00ebndron nj\u00eb pushtet lakuriq, nj\u00eb pushtet banal, q\u00eb guxon e mbyll studentat dhe i dryn me dryn sepse vendosin nj\u00eb pankart\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre q\u00eb \u00ebsht\u00eb universiteti. Nj\u00eb pushtet i fshehur pas kukullave dhe kullave.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pushtet i futur n\u00eb paket\u00ebn e malit t\u00eb madh t\u00eb korrupsionit. Ky pushtet sot flet me gjuh\u00ebn e injoranc\u00ebs dhe guximit q\u00eb lind nga frika e t\u00eb p\u00ebrllyerit. Pas t\u00eb ashtuquajturave investime strategjike, nuk fshihet ndonj\u00eb strategji komb\u00ebtare, apo ndonj\u00eb mister i madh p\u00ebr zhvillimin. Fshihet vet\u00ebm strategjia e thjesht\u00eb e pasurimit t\u00eb nj\u00eb kaste me pasurit\u00eb e k\u00ebsaj toke. Strategjia e grabitjes, strategjia e depersonalizimit t\u00eb individit, me pas e depersonalizimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb duke pranuar autoritarizmin.<\/p>\n<p>Populli n\u00eb rrug\u00eb po p\u00ebrpiqet t\u00eb ndal\u00eb nj\u00eb transformim, nj\u00eb regres, nj\u00eb mallkim: at\u00eb q\u00eb toka e shqiponjave mos t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb emrin e t\u00eb quhet toka e hajdut\u00ebve. Nj\u00eb qytetar q\u00eb humbet dinjitetin \u00ebsht\u00eb m\u00eb i leht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u sunduar. Nj\u00eb shoq\u00ebri pa kujtes\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u manipuluar. Kur ai dhe ajo vendosin t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb dinjitet, kur ata regjejn\u00eb kujtes\u00ebn, qytetari dhe shoq\u00ebria marrin n\u00eb dor\u00eb fatet e vendit. Ju nd\u00ebrtoni kulla, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria zbrazet e para, zbrazet me para q\u00eb vijn\u00eb nga bota e zez\u00eb e krimit.<\/p>\n<p>Ju nd\u00ebrtoni me t\u00eb rrasat nj\u00eb stadium miliona euro q\u00eb t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtar i d\u00ebbuar nga shum\u00eb shtete p\u00ebr gjuh\u00eb raciste, nd\u00ebrsa familjet num\u00ebrojn\u00eb dit\u00ebt p\u00ebr t&#8217;u larguar. Ju flisni p\u00ebr rekorde imagjinare, nd\u00ebrsa t\u00eb rinjt\u00eb kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb rekord: largimin nga vendi. Asgj\u00eb evropiane nuk ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb qeverisje, asgj\u00eb. Keni nd\u00ebrtuar nj\u00eb qeveri me ministra xhuxha n\u00eb vlera. Nuk i njeh familja e vet, nuk i njeh lagjja, nuk i njeh Shqip\u00ebria, por luan n\u00eb bab\u00ebzi. Matrahul n\u00eb gjuh\u00eb, t\u00eb verb\u00ebr n\u00eb karakter.<\/p>\n<p>Gjigant\u00eb n\u00eb etjen p\u00ebr pushtet, p\u00ebr privilegje dhe pasuri. Trima me t\u00eb dob\u00ebtit, t\u00eb heshtur p\u00ebrball\u00eb t\u00eb fort\u00ebve, sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb lepe-peqe ndaj tyre. Historia \u00ebsht\u00eb e pam\u00ebshirshme me pushtetet q\u00eb p\u00ebrbuzin qytetar\u00ebt. Ato fillojn\u00eb t\u00eb besojn\u00eb propagand\u00ebn q\u00eb prodhojn\u00eb vet\u00eb. E ngat\u00ebrrojn\u00eb frik\u00ebn me respektin, heshtjen me pajtimin dhe n\u00ebnshtrimin me besnik\u00ebrin\u00eb. Por historia nuk \u00ebsht\u00eb shkruar kurr\u00eb nga oborret, \u00ebsht\u00eb shkruar nga qytetar\u00ebt. Ndaj shqiptar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb rrug\u00eb. P\u00ebr veten, p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre, p\u00ebr vendin e tyre, p\u00ebr zhg\u00ebnjimet, p\u00ebr frustrimet.<\/p>\n<p>E nuk jan\u00eb aty as p\u00ebr iranianin, as p\u00ebr izraelitin, as p\u00ebr Sorosin. Ata jan\u00eb aty kund\u00ebr padrejt\u00ebsis\u00eb. Ata jan\u00eb aty p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri normale, t\u00eb cil\u00ebn prej 14 vitesh jua keni mohuar. Ata nuk jan\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb kthyer pas or\u00ebn e historis\u00eb, por p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb at\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e demokracis\u00eb. Ata k\u00ebrkojn\u00eb zgjedhje t\u00eb lira dhe qeveri teknike. Ata k\u00ebrkojn\u00eb institucione q\u00eb u sh\u00ebrbejn\u00eb qytetar\u00ebve dhe jo nj\u00eb piramid\u00eb q\u00eb mbyllet me nj\u00eb individ n\u00eb krye t\u00eb saj. K\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb shtet ku ligji t\u00eb mos jet\u00eb llastik i t\u00eb mbrapsht\u00ebve p\u00ebr barkun q\u00eb rritet, por garanci themelore p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00eb. Ju sot ndjeni vetmi.<\/p>\n<p>Ajo t\u00eb b\u00ebn t\u00eb humbas\u00ebsh toruan, t\u00eb b\u00ebn t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr\u00e7art, ajo t\u00eb b\u00ebn t\u00eb g\u00ebnjesh, ajo t\u00eb b\u00ebn t\u00eb d\u00eblirosh. Dhe nes\u00ebr do ta ndjeni edhe m\u00eb shum\u00eb, sepse nj\u00eb pushtet q\u00eb ndahet nga populli dhe q\u00eb nuk lind prej tij \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb lis i that\u00eb. Mund t\u00eb duket ende n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, por rr\u00ebnj\u00ebt i ka t\u00eb kalbura. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe se \u00e7do qeveri, m\u00eb e madhe se \u00e7do parti, se \u00e7do individ, se \u00e7do matrapaz, se \u00e7do tuf\u00eb batak\u00e7injsh apo patronazhist\u00ebsh q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tyre p\u00ebrdhunsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Demokracia \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe se \u00e7do shumic\u00eb. Vullneti i popullit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se \u00e7do shumic\u00eb. Liria \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se \u00e7do pushtet. Dhe kur nj\u00eb popull vendos t\u00eb mos ket\u00eb m\u00eb frik\u00eb, nuk ka kolltuk q\u00eb e shp\u00ebton pushtetin. Nuk ka kolltuk q\u00eb nuk i thyhen k\u00ebmb\u00ebt. Nuk ka mazhoranc\u00eb q\u00eb nuk rr\u00ebzohet. Nuk ka kryeminist\u00ebr q\u00eb nuk dor\u00ebzohet.<br \/>\nFaleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, mbajti nj\u00eb fjalim me tone t\u00eb ashpra n\u00eb Kuvend, ku akuzoi mazhoranc\u00ebn se ka bllokuar institucionet, pluralizmin dhe shpres\u00ebn e qytetar\u00ebve. Ai tha se protestat e p\u00ebrditshme jan\u00eb shprehje e revolt\u00ebs ndaj korrupsionit dhe padrejt\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi zgjedhje t\u00eb lira dhe krijimin e nj\u00eb qeverie teknike. Gjekmarkaj paralajm\u00ebroi se, asnj\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":130188,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-147102","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147102","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=147102"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147102\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":147103,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147102\/revisions\/147103"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/130188"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=147102"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=147102"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=147102"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}